Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. "Pse u larguat nga puna?" Kjo është përgjigjja më e keqe që mund ta jepni në intervistë
Aktualitet

"Pse u larguat nga puna?" Kjo është përgjigjja më e keqe që mund ta jepni në intervistë

• 4 Maj, 2026 • 4 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ekspertja e karrierës Erin McGoff tregon si nuk duhet t’i përgjigjeni pyetjes për largimin nga puna e mëparshme dhe si ta ktheni përgjigjen në favorin tuaj

Mos shkoni kurrë në një intervistë pune pa disa përgjigje të përgatitura më parë, këshillon Erin McGoff, eksperte e karrierës.

Sipas saj, të kesh disa përgjigje të menduara paraprakisht mund t’ju ndihmojë të mos ngecni kur përballeni me pyetje të vështira. Në librin e saj “The Secret Language of Work: Hyper-Helpful Scripts for Every Situation”, McGoff thekson se ushtrimi i asaj që dëshironi të thoni ju ndihmon të ndiheni më të qetë dhe më të përqendruar në situata me presion të lartë.

Një nga pyetjet që më së shpeshti i huton kandidatët është: “Pse u larguat nga pozita juaj e mëparshme?”.

Read more:Hasani: Ndalimi i shtetësisë së dyfishtë do të hap probleme për diasporën shqiptare

Sipas McGoff, kjo është një pyetje e zakonshme, por shumë njerëz nuk dinë si ta formulojnë përgjigjen në mënyrë që të tingëllojë e sinqertë, pa zbuluar domosdoshmërisht të gjithë historinë.

Si nuk duhet të përgjigjeni

Në thelb, punëdhënësit nuk janë aq të interesuar për arsyen e saktë pse e keni lënë punën e mëparshme. Ajo që ata kërkojnë janë sinjalet paralajmëruese. Ata përpiqen të kuptojnë nëse mund ta lini edhe këtë punë për arsye të ngjashme.

Gjëja më e rëndësishme që duhet ta mbani mend është se intervista nuk është vend për të nxjerrë frustrimet.

Nuk është momenti për të folur gjatë për një shef “të tmerrshëm”, për kolegë të vështirë ose për pakënaqësitë nga kompania e kaluar.

Read more:Deklarata e bujshme e ish-partnerit të Kim Kardashian, Ray J: Kam bërë seks me mbi 12,000 femra

Kur një kandidat ankohet për punën e mëparshme, nga këndvështrimi i punëdhënësit kjo mund të tingëllojë kështu: “Ky person po sjell shumë ngarkesë nga e kaluara” ose “Ky kandidat mund të sjellë shumë dramë”.

Prandaj, McGoff këshillon që të shmangni çdo koment negativ për ish-kompaninë, ish-shefin ose kolegët. Për më tepër, varësisht nga fusha ku punoni, punëdhënësi i ri mund t’i njohë njerëzit me të cilët keni punuar më parë, transmeton Telegrafi.

Si duhet të përgjigjeni

Sipas McGoff, përgjigjja duhet të jetë e kujdesshme. Ju ende mund ta thoni të vërtetën, por në një mënyrë që i shërben qëllimit të intervistës: të lini përshtypje të mirë.

Ajo rekomandon tri hapa.

1. Përmendni diçka që ju ka pëlqyer në punën e mëparshme

Read more:BDI: Rrjeti korruptiv me kompaninë e afërt me Milorad Dodik është më i thellë

Mund të thoni, për shembull: “Më ka pëlqyer shumë puna me produktet për të cilat kam qenë i angazhuar” ose “Jam krenar për rezultatet që kam arritur në atë pozitë”.

2. Shpjegoni shkurt pse u larguat

Përdorni gjuhë neutrale. Në vend që të thoni se jeni larguar për shkak të një shefi toksik, mund të formuloni përgjigjen kështu: “Kompania bëri një ndryshim në menaxhim dhe kjo, fatkeqësisht, ndryshoi dinamikën e rolit tim”.

Nëse nuk dëshironi të hyni në detaje, përgjigjja mund të mbetet e përgjithshme: “E ndjeva se ishte momenti i duhur për të vazhduar më tej” ose “Po kërkoja më shumë mundësi për zhvillim në karrierë”.

3. Kthejeni vëmendjen te pozita e re

Në fund, lidheni përgjigjen me punën për të cilën po intervistoheni.

Read more:Rama: Adelina Sahiti vazhdon mandatin si drejtoreshë për Mirëqenie Sociale

Mund të thoni: “Kur e pashë këtë pozitë të hapur, mendova se mund t’i sjell vlerë të madhe kompanisë suaj. Kjo është arsyeja pse jam sot këtu”.

Në përgjithësi, përgjigjja duhet të fokusohet te aftësitë, përvoja dhe interesi juaj për pozitën e re, jo te pakënaqësitë nga puna e kaluar.

Rregulli kryesor është i thjeshtë: qëndroni të sinqertë, por pozitivë. Intervista është vend për të treguar pse jeni kandidat i mirë, jo për të shpjeguar me hollësi pse keni qenë të pakënaqur diku tjetër. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Intervista #Intervistë pune #Karriera #Kompania #Pozita

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • “Zall Gjoçaj po kthehet në shkretëtirë, po ngordhin kafshët dhe bletët”/ Pensionisti: Të mbrojmë Shqipërinë dhe të mbështesim rininë (VIDEO)
  • “SPAK e ka aleatin në shesh nëse e do! Arrestoni Ramën” – Aktivisti Lika: Kryeministri do e lëshojë Ballukun në shtator, por nuk mjaftohemi me kaq!
  • Banorët e Marinzës kërkojnë ndërhyrjen e Bashkisë për qiratë e tokave! Bufi premton negociatat me ‘Bankers’
  • Shembet dhe del jashtë shtratit kanali vaditës, bllokohet rruga Elbasan-Cërrik
  • “Albanian Files” nuk u printua në Zvicër siç thotë Rama, por nga “Dukagjini Group” i Ekrem Llukës, një nga përfituesit e lejeve. Aktivisti denoncon
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Një grusht njerëzish kanë privatizuar hapësirat publike”, Ditmir Bushati: Protestat në Shqipëri, më shumë se thjesht mbrojtja e natyrës 35 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Revolta e 85-të kundër qeverisë/ “I pabesi nuk ka besë”, aktivisti Arben Kola: Nuk pranojmë asnjë ndryshim kabineti! Shqiptarëve i ka ardhur në majë të hundës! Objektivi i qartë, dorëheqja e Ramës 25 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Duhen ndryshime si në Hungari, Serbia shkoi në zgjedhje”/ Osman Stafa për revoltën e shqiptarëve: 36 vite na kanë vjedhur, pse duhet të lodhemi ne pas 86 ditësh? 18 lexime · 6 orë më parë
  4. 04
    Politikë Revolta kundër Ramës/ “Kanë aq frikë sa vetëm na numërojnë”, ironizon aktori Mehdi Malkaj: O nëne nëne si do ikin këta…Do ikin me brekë nëpër këmbë 14 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Vrasje e dyfishtë në Mgull të Dukagjinit, humbin jetën babë e bir, plagoset rëndë një tjetër! Në të njëjtën zonë u ekzekutua një muaj më parë Aleksandër Koçeku (EMRAT) 13 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Balluku mbrohet nga mandatet e krimit”/ Berisha: I bën presion Ramës, ‘je në dosjet e mia dhe Kostandini…’ 12 lexime · 9 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Protesta është lëvizje heroike qytetare”, Osman Stafa: Politika ka 36 vite që ofron të njëjtat figura! Revolta ka krijuar presion te pushteti 10 lexime · 6 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by