Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Grimca e “fshehur” në gjak që mund të jetë më e rrezikshme se kolesteroli i keq
Aktualitet

Grimca e “fshehur” në gjak që mund të jetë më e rrezikshme se kolesteroli i keq

• 5 Maj, 2026 • 8 min lexim • 👁 6
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Lipoproteina(a), e njohur si Lp(a), mund të rrisë rrezikun për goditje në tru dhe vdekje kardiovaskulare edhe kur profili klasik i yndyrave në gjak duket normal

Shkencëtarët kanë identifikuar një nivel të veçantë të një grimce të “fshehur” të kolesterolit, e cila, pavarësisht faktorëve të tjerë, mund të shërbejë si tregues i saktë për rrezikun e vdekjes së parakohshme dhe të sëmundjeve të rënda të enëve të gjakut.

Për dekada të tëra, vëmendja kryesore e mjekësisë ka qenë e përqendruar te LDL, i njohur si “kolesteroli i keq”. Megjithatë, të dhënat më të reja tregojnë se një grimcë më pak e njohur, e lidhur me kolesterolin, mund të ketë rol shumë të rëndësishëm në vlerësimin e rrezikut kardiovaskular.

Kjo grimcë quhet lipoproteinë(a), ose Lp(a). Ajo mund të sinjalizojë rrezik edhe në rastet kur analizat standarde të yndyrave në gjak duken të kënaqshme. Kjo hap një drejtim të ri në parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe enëve të gjakut.

Një në pesë persona mund të jetë në rrezik

Rreth një në pesë persona ka nivel të rritur të lipoproteinës(a), por shumica nuk janë të vetëdijshëm për këtë, sepse ajo zakonisht nuk jep simptoma. Edhe pse lidhja e saj me sëmundjet e zemrës është e njohur për shkencëtarët, deri më tani nuk ka qenë plotësisht e qartë se sa mirë mund ta parashikojë rrezikun te personat me ose pa sëmundje të mëparshme.

Një analizë e gjerë e të dhënave, që përfshiu më shumë se 20 mijë pacientë, ka treguar se niveli i rritur i Lp(a) lidhet me rrezik të vazhdueshëm, madje edhe te pacientët që tashmë marrin terapi të përshkruar nga mjeku.

Read more:Miti i dritës blu: Pse studiuesit po rishikojnë gjithçka që dimë për ekranet dhe gjumin

Të dhënat e reja janë paraqitur si një zbulim i rëndësishëm në sesionet shkencore të Society for Cardiovascular Angiography and Interventions, SCAI 2026, si dhe në samitin e Canadian Association of Interventional Cardiology, CAIC, të mbajtur në fund të prillit në Montreal, përcjell Telegrafi.

Çfarë është lipoproteina(a), Lp(a)?

LDL dhe Lp(a) janë tregues në gjak që lidhen drejtpërdrejt me shëndetin e zemrës, por ndryshojnë në mënyrën se si mund ta dëmtojnë organizmin.

LDL, i njohur gjerësisht si “kolesteroli i keq”, bart kolesterolin që mund të grumbullohet në muret e enëve të gjakut dhe të krijojë pllaka aterosklerotike.

Lp(a), nga ana tjetër, i ngjan shumë LDL-së, por ka një dallim kyç që e bën më të rrezikshme. Ajo përmban një proteinë shtesë, të quajtur apolipoproteinë(a), e cila është e lidhur me grimcën LDL.

Kjo proteinë shtesë i shton efektet e dëmshme në zemër dhe enët e gjakut në dy mënyra:

  • përshpejton aterosklerozën, sepse mund të depozitohet më lehtë në muret e arterieve dhe të krijojë pllaka;
  • nxit mpiksjen e gjakut, sepse struktura e saj mund ta vështirësojë shpërbërjen natyrale të mpiksjeve, duke rritur rrezikun për bllokim të enëve të gjakut.
  • Read more:Rrahmani: Pasardhësit e shqiptarëve të dëbuar nga Kosova nuk përfitojnë lehtësira për shtetësi

Problemi më i madh me Lp(a) është se niveli i saj në gjak përcaktohet rreth 90 për qind nga gjenetika. Kjo do të thotë se ushqimi dhe aktiviteti fizik, të cilat ndihmojnë shumë në uljen e LDL-së, kanë ndikim shumë më të kufizuar te Lp(a).

Për më tepër, shumica e njerëzve nuk e dinë se kanë nivel të rritur të Lp(a), sepse analizat standarde biokimike zakonisht nuk e përfshijnë këtë matje. Ndryshe nga LDL-ja, aktualisht nuk ka trajtime të miratuara gjerësisht për uljen specifike të Lp(a).

Detajet e hulumtimit të ri

Studiuesit analizuan mostra plazme të ruajtura nga 20,070 pjesëmarrës të moshës 40 vjeç e lart. Analiza përfshiu pjesëmarrës nga tri studime të mëdha të National Institutes of Health, NIH, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mostrat u testuan në një laborator të specializuar, duke përdorur një test të standardizuar.

Pjesëmarrësit u ndanë në katër grupe sipas nivelit të Lp(a):

  • më pak se 75 nanomol për litër, nmol/L;
  • nga 75 deri në 125 nmol/L;
  • nga 125 deri në 175 nmol/L;
  • 175 nmol/L ose më shumë.

Rezultatet shqetësuese: goditje në tru dhe vdekje kardiovaskulare

Gjatë ndjekjes mesatare katërvjeçare, u regjistruan 1,461 ngjarje të mëdha kardiovaskulare, përfshirë infarktin, goditjen në tru dhe rastet me përfundim fatal.

Read more:Funksionalizimi i Gjykatës Administrative, Gërvalla: Një mekanizëm i ri i shtetit ligjor në Republikën e Kosovës

Rezultatet treguan se niveli i lartë i kësaj grimce lidhet me kërcënime të veçanta për shëndetin.

Personat me nivel Lp(a) prej 175 nmol/L ose më shumë kishin:

  • 64 për qind rrezik më të madh për goditje në tru;
  • 49 për qind rrezik më të madh për vdekje kardiovaskulare;
  • 31 për qind rrezik më të madh për ngjarje të mëdha kardiovaskulare.

Interesant është fakti se ky nivel i Lp(a) nuk ishte i lidhur drejtpërdrejt me rrezik më të madh për vetë infarktin, por roli i tij në shfaqjen e goditjes në tru ishte më i theksuar.

Rreziku ishte dukshëm më i lartë te personat që tashmë kishin histori të sëmundjeve të zemrës, me 30 për qind rritje të rrezikut, krahasuar me 18 për qind te personat pa sëmundje të mëparshme kardiake.

Read more:Ethet Hemorragjike Krime-Kongo, aktivizohet shtabi për menaxhimin e situatës në Malishevë

Pse testi mund të jetë i rëndësishëm?

Ekspertët theksojnë se këto gjetje mund ta ndryshojnë mënyrën se si kardiologët e vlerësojnë rrezikun te pacientët.

“Për herë të parë mund të përcaktojmë një nivel specifik të Lp(a), i cili i ekspozon pacientët ndaj një rreziku dukshëm më të lartë për ngjarje të mëdha kardiovaskulare, veçanërisht për goditje në tru dhe vdekje”, ka deklaruar Dr. Subhash Banerjee, autor kryesor i studimit dhe kardiolog intervenues në Baylor Scott & White Heart Hospital në Dallas.

Udhëzimet e reja për kolesterolin, të publikuara më 13 mars në revistën JACC, rekomandojnë që të gjithë të rriturit ta kontrollojnë të paktën një herë në jetë nivelin e Lp(a).

Sipas Dr. Banerjee, pavarësisht moshës, pacientët mund ta bëjnë një analizë të thjeshtë dhe të lirë të gjakut për të kuptuar nëse kanë këtë gjendje të përcaktuar gjenetikisht. Nëse zbulohen nivele të larta të Lp(a), ata duhet të bashkëpunojnë ngushtë me mjekun për të ulur në mënyrë më agresive LDL kolesterolin dhe për të kontrolluar sa më mirë faktorët e tjerë të rrezikut kardiovaskular.

Ky informacion është veçanërisht i vlefshëm, sepse në horizont po shfaqen mundësi të reja trajtimi të synuar.

Hulumtimet e ardhshme do të përqendrohen te grupe të veçanta pacientësh, përfshirë personat me sëmundje kronike të veshkave dhe ata me sëmundje të arterieve periferike, për të përcaktuar më qartë se cilët pacientë janë më të rrezikuar.

ApoB dhe Lp(a): dy analiza për vlerësim më të saktë të rrezikut

Read more:Yndyrat nuk duhen shmangur: rëndësi ka cilat zgjidhni dhe si i konsumoni

Shkenca bashkëkohore gjithnjë e më shumë po tregon se matja e kolesterolit në gjak shpesh nuk është e mjaftueshme për të vlerësuar saktë rrezikun nga sëmundjet e zemrës.

Një studim i madh, me më shumë se 200 mijë persona, i udhëhequr nga hulumtues të Chalmers University of Technology dhe Harvard University, tregon se numri i grimcave që bartin kolesterol mund të jetë më i rëndësishëm sesa vetë sasia e kolesterolit.

Me fjalë të tjera, apolipoproteina B, apoB, dhe Lp(a) japin një pamje më të thellë dhe më reale të rrezikut kardiovaskular.

Pra, nuk është vendimtare vetëm sa kolesterol keni, por sa “bartës” të këtij kolesteroli qarkullojnë në enët tuaja të gjakut.

Studimet kanë treguar se apoB është një nga treguesit më të mirë të vetëm për rrezikun kardiovaskular, sepse e pasqyron drejtpërdrejt numrin e përgjithshëm të grimcave të dëmshme. Disa ekspertë madje parashikojnë se në të ardhmen apoB mund ta zëvendësojë kolesterolin klasik si tregues standard i rrezikut.

Dy persona mund të kenë të njëjtin nivel të “kolesterolit të keq”, por numër të ndryshëm të grimcave apoB dhe, për rrjedhojë, rrezik të ndryshëm për infarkt. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Analiza #jetë #Kolesteroli i keq #Shkencëtarët #Shtetet e bashkuara #Ushqimi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • “Belinda më shembi shtëpinë”/ Protestuesi paralajmëron nga Sheshi Skënderbej: Pro grevës së urisë, derisa të shporret Rama
  • Helmimi i 64 studentëve të Akademisë së Sigurisë, AKU zhbllokon aktivitetin e ‘Sori-Al’: Analizat laboratorike rezultuan konform standardeve të sigurisë ushqimore
  • “S’ka reformim që ju shpëton!” – Propozimi i Spiropalit për PS-në, aktivistja Ira Kurti: Nëse je e zhgënjyer nga Rama, jep dorëheqjen! Kjo do ju jepte pak nder
  • Vrasja e Martin Canit te shkolla “Fan Noli”/ Rama ‘shfajëson’ TikTok-un pas mbylljes njëvjeçare: Fajin e ka algoritmi, rrugaçi i lagjes në xhepin e fëmijëve. “Smart City” përgjigjja jonë institucionale
  • “Sulmi i shtetit, hileqar dhe i padrejtë”/ Erebara i përgjigjet Ballës: E drejta për të protestuar është kushtetuese. Përdorimi i fuqisë ekzekutive, shqetësues
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë I riu plagos me thikë 32-vjeçarin në Shkodër, i vëllai tenton të vrasë autorin, vihet në pranga! Në kërkim 18-vjeçari (VIDEO) 16 lexime · 11 orë më parë
  2. 02
    Politikë 46 ditë revoltë për dorëheqjen e Ramës/ Presidenti i EDS nga Brukseli: Rinia shqiptare po frymëzon gjithë Europën 15 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Rama po mban të bllokuar çështjen ‘Balluku’ deri në shtator? Braho-deputetes së PD: Nëse keni prova, bën kallëzim! Të gjithë të barabartë para ligjit! 11 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë, “thumbon” Ramën: Qytetarëve duhet t’u përgjigjemi me përulësi, jo me arrogancë 10 lexime · 15 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Mijëra shqiptarë protestojnë kundër kryeministrit Edi Rama”/ Profesori i njohur amerikan citon Jefferson: Një rebelim i vogël herë pas here është një gjë e mirë 9 lexime · 15 orë më parë
  6. 06
    Politikë 46-të ditë revoltë/ “Për javë të tëra, mijëra demonstrues kanë dalë në rrugë”/ Media gjermane: Dua Lipa mbështet protestat në Shqipëri 8 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë A do nisë hetim ndaj Ramës për “Albanian Files”? Klodian Braho: Asnjë person nuk është imun ndaj SPAK! Provat… 8 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 1 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 1 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 1 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by