Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. “Një grup ‘grenzash agresive’ prishi rregullat demokratike në PD”- Berisha e përjashtoi nga gara, por çfarë përmbante platforma e Vladimir Mulajt: Partia të çlirohet nga frika e ndryshimit
Aktualitet

“Një grup ‘grenzash agresive’ prishi rregullat demokratike në PD”- Berisha e përjashtoi nga gara, por çfarë përmbante platforma e Vladimir Mulajt: Partia të çlirohet nga frika e ndryshimit

• 10 Maj, 2026 • 9 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kandidatët rivalë u sulmuan nga përkrahësit e Berishës dhe vete kreu aktual i PD, ndërkohë që njëri prej tyre, Vladimir Mulaj, pretendon se zëri i tij nuk është dëgjuar, edhe pse është ndër themeluesit dhe kontribuuesit e hershëm të PD-së.

Në platformën e dorëzuar në PD më 30 prill 2026 nga Vladimir Mulaj për drejtimin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, ai premton reformim të thellë të selisë blu, rikthim të pushtetit tek anëtarësia dhe ndryshim të mënyrës së funksionimit të strukturave drejtuese.

Vladimir Mulaj e nis platformën me citimin e Martin Luther King: “Koha është gjithmonë e duhur për të bërë atë çfarë është e duhur”, ndërsa thekson se kandidimi i tij vjen pas “një beteje të gjatë morale, njerëzore dhe ligjore”. Ai kujton angazhimin e tij si student i Dhjetorit ’90 dhe mbështetjen për Sali Berishën në fillimet e pluralizmit politik në Shqipëri. “Jam i pari student i Dhjetorit që kam kërkuar mbështetjen e profesorit dhe intelektualit të shquar z. Sali Berisha”, shkruan Mulaj.

“Pas ardhjes se Profesorit Berisha, ne mbështetje dhe drejtimin tone, unë vetëm kam kontribuar dhe pa menduar asgjë me shume, pasi i isha i lumtur qe erdhi liria, erdhi demokracia dhe se dyti ndihesha i përfaqësuar me se miri nga Zoti Berisha. Me kete mendim dhe veprim kam vazhduar jeten, dhe punen time deri ne vitin 1997, ku jam thirrur për te mbështetur PDSH, si jurist dhe me vone si drejtues i Departamentit te Ligjeve te kësaj Partie, deri ne vitin 2003. Kam qene edhe sekretar i komisionit disiplinore te PDSH-se.

Read more:‘Squllet’ protesta e PD, pjesëmarrja më e ulët! Policia s’lejon marshimin drejt ministrive, i ‘rrethon’ në Bulevard! Militantët u hedhin molotovë, shpërndahen me ujë e spraj

Kam qene edhe nen kryetar i Forumit per te Drejtat e Njeriut ne PDSH, ku kryetar ka qene I ndjeri Zoti. Pjeter Arbnori. Ne, nen drejtimin i Z. Sali Berisha, megjithse ne një periudhe shume te vështire per Partine Demokratike por edhe per kombin tone, me pune te madhe, përkushtim dhe dinjitet arritem te ngrinim menjehere moralin dhe shpirtin e demokrateve, te cilet padrejtesisht ishim rrezuar nga pushteti me dhune, me arme, me metoda komuniste, te Partise Socialiste qe sot eshte ne pushtet. Ne atehere ristrukturuam Partine Demokratike, nga ana formale dhe ne permbajtje, ribeme statutin sipas CDU, krijuam departamentet sipas degeve, gjithnje nen drejtimin e Kryetarit Z. Berisha”, thekson ai ne platformën e dorëzuar ne PD.

KRITIKAT

Në platformë, Vladimir Mulaj kritikon mënyrën sesi, sipas tij, është administruar Partia Demokratike ndër vite, duke folur për një “grup të vogël ‘grenzash agresive’” që, sipas tij, “po cenonin rëndë demokratizimin e partisë”.

“Nga fundi i vitit 2003, vura re që një grup i vogël ‘grenzash agresive’, të djallëzuara dhe aspak me kulturë demokratike, po prishnin rregullat e lojës demokratike të partisë, po prishnin dhe po cenonin rëndë demokratizimin e partisë, duke vështirësuar dhe penguar jashtëzakonisht shumë ardhjen e PDSH-së, në atë kohë në pushtet. Ky grup ‘grenzash’, që kishte për qëllim vetëm përfitimet e tyre personale, në të gjitha fushat, nuk pyeste për asgjë, nuk pyeste as për ardhjen e PDSH-së në pushtet. Në këto kushte, unë së bashku me disa mbështetës, demokratë, të cilët i përshëndes, megjithëse në kushte të vështira të lirisë së fjalës, krijuam të parin fraksion në PDSH, ku kërkuam që zgjedhjet brenda partisë të bëhen sipas parimit një anëtar, një votë, të futet mendimi ndryshe, të ketë konkurrencë të ndershme në zgjedhjet brenda partisë”, thuhet në platformën e tij.

Read more:Zgjedhje formale për kreun e PD/ Berisha i vetëm në ‘garë’, skualifikohen nga kandidimi Mereme Sela dhe Vladimir Mulaj

LEGALIZIMI FRAKSIONEVE

Vladimir Mulaj deklaron se synon legalizimin e fraksioneve në parti dhe garantimin e mendimit ndryshe. “Do të legalizohen realisht, njëherë e mirë, fraksionet në parti, si struktura bashkimi dhe zgjerimi”, thuhet në platformë.

“Gjatë 8 viteve në pushtet, 2005-2013, unë megjithëse kisha gjithë këtë investim, nuk jam thirrur kurrë nga lidershipi i partisë, por jam trajtuar sikur nuk kam ekzistuar. Nuk pyeti njeri për mua, për familjen time, ku po punon, ku po jeton, ku të punon gruaja dhe si po i ushqen fëmijët. Sot familja ime e madhe nuk ka dhe nuk ka pasur asnjë anëtar të punësuar në qeverinë e PDSH-së dhe as të PS-së.

Falë Zotit dhe mundit tonë, jetojmë mirë. U morën nga rrugët pa asnjë kontribut dhe u bënë ministra, drejtorë dhe drejtues të lartë të qeverisë, ndërsa unë, edhe pse kisha kontribuar pa fund, nuk u thirra dhe nuk u pyeta asnjëherë: Çfarë mund të punoni? Çfarë mund të bëni? Me çfarë mund t’ju ndihmojmë?

Read more:‘Më pak se 100 veta në protestë’, Evi Kokalari: Bravo demokratë, super mesazh i dhatë Berishës sot

Pra, lidershipi i PDSH-së nuk pyeti për mua, dhe jo më të pyesë për anëtarët dhe militantët e thjeshtë të saj. Ministrat (pjesa më e madhe), zyrtarët kryesorë u shkëputën nga hallet konkrete dhe reale të demokratëve, duke menduar me parimin që: jam unë në rregull, edhe demokratët janë në rregull. Kjo sjellje e tyre, si me mua, është bërë edhe me ju, dhe kjo sjellje e ka çuar Partinë Demokratike në këtë ditë”, shprehet Mulaj.

“Duhet të jem garant i Kartës për të Drejtat e Njeriut, për lirinë ekonomike sipas ligjeve të tregut. Do të garantoj lirinë e fjalës dhe të mendimit ndryshe. Në rast se unë fitoj, garantoj se kjo do të legjitimohet dhe respektohet menjëherë. Mendoj dhe garantoj që do të legalizohen realisht, njëherë e mirë, fraksionet në parti, si struktura bashkimi dhe zgjerimi. Do të krijojmë një kamp dhe strukturë më të gjerë të partive të djathta dhe të qendrës, me qëllim që, duke bashkëpunuar me to, ne të rrisim mbështetjen e elektoratit të djathtë dhe të qendrës.

Duhet të mbështeten këto subjekte të spektrit të djathtë edhe për demokratizimin e tyre dhe rritjen e cilësisë së lidershipit të tyre, duke i trajtuar si partnerë natyralë dhe me bashkëpunim të sinqertë e produktiv, duke e përmirësuar më shumë eficiencën elektorale tonën dhe jo siç është bërë deri tani, ku janë mbështetur dhe ndihmuar në seleksionimin e liderëve të këtyre subjekteve në mënyrë artificiale, çka ka bërë që shumica e tyre të jenë kthyer pothuajse në partnerë inekzistentë”.

Read more:Dita e Lirisë së Shtypit, Haxhiu: Informimi i saktë është shtyllë e demokracisë

Një nga pikat kryesore të programit të tij është aplikimi i parimit “një anëtar, një votë” në të gjitha nivelet e Partisë Demokratike. “Nuk do të kemi më emërime nga qendra, në bazë të rekomandimeve, njohjeve apo miqësisë”, shkruan Mulaj, ndërsa shton se edhe deputetët duhet të zgjidhen nga baza dhe jo përmes listave të mbyllura. Ai thekson se “është më e vështirë të manipulohen 100 mijë anëtarë sesa 700 delegatë”. Në platformë parashikohet edhe kufizimi i kompetencave të kryetarit të partisë.

“Kryetari i Partise Demokratike per here te pare, nuk do te kete asnje kopetence pervec perfaqesimit te partise me te tretet dhe mbikeqyres te programeve dhe statutit te saj.(i gjithe pushteti do ti kaloje strukturave) Deputetet dhe cdo drejtues do te zgjidhet vetem nga strukturat drejtuese ne rrethe . Pra stuktura me e vogel e partise do te jete me respektura dhe me e fuqishmja. Do te percaktoj se nese humbas zgjedhjet palamentare do te jap doreheqje te menjehershme, duke u kthyer ne menyre automatike ne nje anetare i thjeshte dhe pa te drejte rikandidimi per mandatin e rradhes, duke mbajtur nje qendrim absolut neutral. Do te rrisim dhe te ndryshojme aksionin qytetare ne shkalle vendi ne mbrojtje te vlerave qytetare dhe kombetare”, thuhet nw platformën e Vladimir Mulajt.

AFRIMI I FIGURAVE

Mulaj premton gjithashtu bashkimin e demokratëve dhe afrimin e figurave të larguara nga PD. “Nëse unë fitoj besimin tuaj, menjëherë do të bashkoj të gjithë demokratët e Shqipërisë, partitë e djathta, fraksionet dhe individët hatërmbetur”.

Read more:Pas dështimit të protestës, Salianji sfidon Berishën nesër me foltore: Ka uzurpuar partinë, me një lider të ri sheshi do ishte tejmbushur

Në planin ekonomik, kandidati për kreun e PD premton “taksat më të ulëta në Europë”, ndërsa shton se nafta dhe energjia “do të bëhen me çmimin barazi me koston”. Sa i përket reformës në drejtësi dhe sistemit zgjedhor, Mulaj propozon që krimet zgjedhore të dënohen me jo më pak se 15 vite burg dhe të konsiderohen “krime kundër sigurisë kombëtare dhe rendit kushtetues”.

SISTEMI DHE NDRYSHIMI

Ai kërkon gjithashtu ndryshim të sistemit zgjedhor në “mazhoritar të pastër ose proporcional kombëtar me lista të hapura”. Në fund të platformës së tij, Mulaj deklaron se “Partia Demokratike duhet të çlirohet nga frika e ndryshimit”, duke e cilësuar reformimin e partisë si të domosdoshëm “për hir të Shqipërisë”.

“Deshiroj dhe kam besim qe konkurrenca do te jete demokratike, e ndershme, e barabarte dhe e moralshme. Nese do te jete keshtu gara, atehere nuk ka rendesi se kush fiton prej nesh, ju garantoj qe do te fitoje Partia Demokratike e Shqiperise. Nese do te jete e kunderta large qofte, atehere rruga jone per te ardhe ne pushtet do te jete e gjate dhe e veshtire, por une perseri do te jem ne te njetin pozicion. Partia Demokratike duhet te çlirohet nga frika e ndryshimit !Kete duhet ta beje per hire te Shqipërisë”, thekson ai./ Panorama

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Besim #Burg #Demokracia #Demokratët #Deputetet #Europë #PD #sali berisha #vladimir mulaj #zgjedhjet ne pd

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • SHBA planifikon reduktim të madh të forcave në NATO/ Avionë luftarakë, anije dhe nëndetëse pritet të tërhiqen nga Europa
  • Zbulimi tronditës në Poloni/ Gjenden mbetje të embrioneve njerëzore në kopshtin e një shtëpie, arrestohet mjekja 57-vjeçare
  • Trazira në Belfast pas sulmit me thikë, akte dhune ksenofobike përfshijnë edhe qytete të tjera të Britanisë
  • Akuzohet se dërgoi dronë në Phenian për të justifikuar gjendjen e jashtëzakonshme, ish-presidenti i Koresë së Jugut dënohet me 30 vite burg
  • Efekti Magyar: Si u permbys regjimi ne Hungari – Blog
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Ekonomi Pagat rriten, puna ngadalësohet/ Të ardhurat rriten, por të rinjtë hasin më shumë vështirësi për punësim, 16.9% të papunë 4 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Ekonomi Blegtoria kryeson aplikimet/ 21 mijë fermerë aplikojnë për subvencione, interesi zhvendoset nga toka te bagëtitë 4 lexime · 2 orë më parë
  3. 03
    Botë Laboratorë biologjikë në 30 vende, SHBA publikon listën: Potencial rreziku, përfshihet Ukraina 4 lexime · 22 orë më parë
  4. 04
    Botë Autoritete mjedisore greke në alarm, tre arinj gjenden të vrarë brenda pak ditësh/ Ekspertët: Po i afrohen zonave të banuara 3 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Botë Ukraina sulmon rajonin e Bryanskut në Rusi/ Një i vdekur dhe një i plagosur, rrëzohen dronët që po i afroheshin Moskës 3 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Botë Kina tejkalon Rusinë, zyrtarisht investitori më i madh i huaj në Azinë Qendrore 2 lexime · 5 orë më parë
  7. 07
    Ekonomi Qershitë mbeten në pemë, mungon fuqia punëtore në Korçë, shumica e të rinjve ikin në Greqi sepse paguhen dyfish 1 lexime · 2 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 5 ditë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 5 ditë më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 5 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by