Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Irani është në gjunjë dhe nuk mund të kërkojë asgjë domethënëse nga Trumpi
Aktualitet

Irani është në gjunjë dhe nuk mund të kërkojë asgjë domethënëse nga Trumpi

• 11 Maj, 2026 • 6 min lexim • 👁 6
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

E vetmja marrëveshje realiste që i ofrohet Republikës Islamike, pas humbjeve të saj shkatërrimtare, është thjesht t’i japë fund armiqësive.

Burimi: The Telegraph
Përkthimi: Telegrafi.com

Pavarësisht asaj se sa shumë iranianët përpiqen të pretendojnë se kanë epërsinë në negociatat për t’i dhënë fund armiqësive me ShBA-në, realiteti i pamohueshëm është se ajatollahët kanë dëshpërimisht nevojë të arrijnë një marrëveshje – dhe atë shpejt – nëse Republika Islamike dëshiron të ketë ndonjë shans për t’i mbijetuar konfliktit.

Read more:Lufta me Iranin 'nuk ka mbaruar', uraniumi duhet të hiqet – thotë Netanyahu

Ndërsa negociatorët iranianë po bëjnë çmos për t’i zvarritur negociatat me administratën Trump – me shpresën për të siguruar një marrëveshje më të mirë – përpjekjet e tyre nuk janë gjë tjetër veçse përpjekje për të fshehur dobësinë katastrofike të regjimit.

Ekonomia e rrënuar e Iranit është shembur pothuajse tërësisht si rezultat i luftës 40-ditore me ShBA-në dhe Izraelin, ndërsa iranianët mbështeten pothuajse ekskluzivisht në ekonominë e zezë për të mbijetuar.

Shkatërrimi i infrastrukturës kyçe, si aeroportet dhe objektet e naftës, pa dyshim ka kontribuar në përkeqësimin e krizës. Por, as masat e marra nga vetë regjimi, si vendosja e një bllokade kombëtare të internetit për të penguar aktivitetet e protestuesve antiqeveritarë, nuk kanë ndihmuar situatën. Rreth gjashtë përqind e PBB-së së Iranit mbështetet në ekonominë digjitale dhe bllokimi nxjerr në pah indiferencën e plotë të regjimit ndaj mirëqenies së qytetarëve të tij.

Read more:Kurti uron Ditën e Evropës: Mandatin e ardhshëm marrim statusin e kandidatit

As Irani nuk mund ta përballojë për shumë më gjatë ndikimin shkatërrues ekonomik të bllokadës detare amerikane. Rreth 90 përqind e tregtisë vjetore të Iranit – prej 109.7 miliardë dollarësh [90.1 miliardë euro] – kalon përmes Ngushticës së Hormuzit dhe vlerësohet se bllokada po i kushton Iranit me rreth 435 milionë dollarë [370 milionë euro] aktivitet ekonomik çdo ditë, ndërsa mund të detyrojë vendin të mbyllë fushat e veta të naftës.

Me parashikimet që inflacioni mund të arrijë së shpejti në 180 përqind dhe papunësia të rritet me dy milionë të tjerë pasi fabrikat detyrohen të mbyllen, është e vështirë të imagjinohet një perspektivë më e zymtë ekonomike e cila do të jetë në qendër të mendimeve të negociatorëve iranianë teksa shqyrtojnë ofertën më të fundit për paqe – prej 14 pikash – të presidentit Trump.

Situata është bërë aq kritike saqë banka qendrore e Iranit së fundmi paralajmëroi presidentin Masoud Pezeshkian se rindërtimi i ekonomisë së dëmtuar nga lufta mund të zgjasë më shumë se një dekadë.

Read more:Izraeli deporton dy aktivistë të ndaluar në bordin e flotës së Gazës

Ndërkohë, regjimi i është kthyer metodave të tij të njohura të represionit shtetëror për të shtypur çdo shenjë mospajtimi, me raportime për tortura, rrëfime të detyruara dhe ekzekutime që tashmë janë bërë dukuri të përditshme.

Dhe, me radhët e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) që thuhet se janë dobësuar nga goditjet e pamëshirshme që kanë pësuar nga amerikanët dhe izraelitët, regjimi thjesht ka importuar ekstremistë islamistë nga jashtë për ta ndihmuar që të mbajë nën kontroll çdo shenjë të mundshme trazirash.

I parë nga çdo këndvështrim i mundshëm, është e vetëkuptueshme se regjimi iranian është qartazi në gjunjë dhe nuk është në asnjë pozitë për të kërkuar lëshime domethënëse nga administrata Trump – në negociatat e vazhdueshme për t’i dhënë fund konfliktit, të cilat në çdo tjetër kontekst mund të konsideroheshin si kushtet e dorëzimit të Iranit.

Read more:A e kuptoi Amerika se nuk ecën dot vetëm? Ekspertët në Report TV zbërthejnë vizitën e Rubios në Vatikan: Pa Europën nuk mbyllet lufta me Iranin

Megjithatë, duke gjykuar nga komentet e fundit të bëra nga komentatorë të njohur perëndimorë, ekziston një bindje e përhapur se Irani jo vetëm që ka epërsinë në bisedime, por është plotësisht në të drejtën e tij të vendosë kufizimet e veta mbi transportin tregtar që përdor Ngushticën e Hormuzit, edhe pse kjo rrugë ujore njihet si kalim ndërkombëtar sipas ligjeve të detit.

Shumë prej atyre që përpiqen të mbrojnë pozicionin e Iranit duket qartë se vuajnë nga një rast klasik i Sindromës së Çrregullimit nga Trumpi ku supozohet se, për shkak të urrejtjes së tyre të thellë ndaj presidentit amerikan, çdo nismë e ndërmarrë nga administrata e tij është e destinuar të dështojë.

Megjithatë, duke krijuar përshtypjen se Irani ka një pozitë të fortë në raundin e ardhshëm të bisedimeve, të cilat pritet të rifillojnë në Pakistan më vonë gjatë kësaj jave, apologjetët e Teheranit po luajnë një lojë të rrezikshme, pasi rrezikojnë t’i bindin negociatorët iranianë se vërtet kanë epërsinë, kur në fakt ndodh e kundërta.

Read more:Sony Xperia 1 VIII lansohet, do të dalë më 13 maj – rrjedhin informacionet për serinë Xiaomi 17T

Trumpi mund të jetë nën presion, si brenda vendit ashtu edhe në aspektin ndërkombëtar, për të zgjidhur një konflikt që po shkakton tronditje të gjera në ekonominë globale. Por, është e paimagjinueshme që ai do të pranonte një marrëveshje me Teheranin që do të rezultonte në marrjen e sovranitetit mbi Ngushticën e Hormuzit nga Irani. Po ashtu, presidenti nuk do të tolerojë asnjë marrëveshje bërthamore që do t’i jepte Teheranit qoftë edhe mundësinë më të vogël për të rifilluar punën mbi programin e tij të fshehtë të armëve bërthamore.

E vetmja marrëveshje realiste që i ofrohet Iranit është ajo që thjesht i jep fund armiqësive dhe i lejon vendit të rindërtohet pas humbjeve shkatërruese që ka pësuar gjatë muajve të fundit. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Aktivitet #Amerika #Banka #Con coughlin #ekonomia #euro #Inflacioni #Irani #Lufta në iran #Ngushtica e hormuzit

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Dhunoi dhe kërcënoi të shoqen me pistoletë, arrestohet në Palasë ‘Visi i Garave’! Arma gjendet e fshehur te tubat e ujit
  • Kërcënoi të shoqen me armë pa leje, arrestohet në Palasë ‘Visi i Garave’
  • Pas eklipsit magjepsës të 12 gushtit, Spanja përgatitet për një tjetër spektakël në qiell! Më 28 gusht Hëna do të mbulohet pothuajse plotësisht
  • Arrestohet ‘si nëpër filma’, 32-vjeçari rrethohet nga policia në Tiranë dhe nxirret nga makina në 5 sekonda! I gjendet pistoleta pa leje dhe 15 800 euro (EMRI+VIDEO)
  • Inflacioni shqiptar kalon Eurozonën, arrin në 3.4%, ushqimet, transporti dhe shërbimet rëndojnë buxhetet familjare
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Një grusht njerëzish kanë privatizuar hapësirat publike”, Ditmir Bushati: Protestat në Shqipëri, më shumë se thjesht mbrojtja e natyrës 35 lexime · 20 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Do të punojmë për atdheun siç ti nuk ke bërë kurrë”/ Protestuesi i drejtohet Ramës: Në shtator do të kesh përballë një rini që nuk njeh parti dhe organizata 23 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Kanabis me THC të lartë nga Kanadaja, kapen në Durrës 80 kg me vlerë 1 mln euro! Pranga 3 shqiptarëve nga Kosova, 2 në kërkim (EMRAT+VIDEO) 13 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Vrasje e dyfishtë në Mgull të Dukagjinit, humbin jetën babë e bir, plagoset rëndë një tjetër! Në të njëjtën zonë u ekzekutua një muaj më parë Aleksandër Koçeku (EMRAT) 13 lexime · 13 orë më parë
  5. 05
    Politikë VIDEO/ “Duhet larguar qeveria” – Fjalët në opozitë i kthehen Ramës kundër në pushtet, shqiptarët prej 84 ditësh kërkojnë dorëheqjen e tij 12 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Revolta e 85-të kundër qeverisë/ “I pabesi nuk ka besë”, aktivisti Arben Kola: Nuk pranojmë asnjë ndryshim kabineti! Shqiptarëve i ka ardhur në majë të hundës! Objektivi i qartë, dorëheqja e Ramës 10 lexime · 13 orë më parë
  7. 07
    Politikë Revolta kundër Ramës/ “Kanë aq frikë sa vetëm na numërojnë”, ironizon aktori Mehdi Malkaj: O nëne nëne si do ikin këta…Do ikin me brekë nëpër këmbë 8 lexime · 12 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by