Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Lufta/ Trump takohet me gjeneralët: Po shqyrtojmë mundësinë e rifillimit të luftës me Iranin! Rriten kontrollet e Teheranit në Hormuz
Aktualitet

Lufta/ Trump takohet me gjeneralët: Po shqyrtojmë mundësinë e rifillimit të luftës me Iranin! Rriten kontrollet e Teheranit në Hormuz

• 12 Maj, 2026 • 4 min lexim • 👁 11
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Presidenti Donald Trump ka zhvilluar një takim me ekipin e tij të sigurisë kombëtare dhe zyrtarë të lartë ushtarakë për të diskutuar mbi strategjinë e ardhshme me Iranin, duke mos përjashtuar mundësinë e rifillimi të veprimeve ushtarake. Armëpushimin me Iranin, Trump e cilësoi dje si shumë të brishtë dhe me shumë pak shanse për të mbijetuar.

Zëdhënësi i Komisionit Parlamentar të Iranit për sigurinë kombëtare, ka thënë se “Një nga opsionet në dispozicion të Iranit në rast të një sulmi tjetër mund të jetë pasurimi i uraniumit deri në 90%. Ne do ta diskutojmë këtë në parlament“.

Kryeparlamentari iraniane Mohammad Bagher Ghalibaf në një postim ka shkruar se e vetmja mundësi për arritjen e paqes, është pranimi i planit të tyre me 14 pika nga Shtetet e Bashkuara.

“Nuk ka zgjidhje tjetër veçse të pranohen të drejtat e popullit iranian, siç përcaktohen në propozimin me 14 pika”, shkoi ai.

Read more:Politikani iranian kërcënon kalimin në uranium të nivelit të armëve nëse SHBA-të sulmojnë

Ndërkohë në një deklaratë zëvendëskomandanti i Marinës së Republikës Islamike i Iranit tha se ‘Kontrolli ynë mbi Ngushticën e Hormuzit është zgjeruar’. Ai theksoi se çdo lëvizje po monitorohet.

Një bombardues strategjik B-1B Lancer i Forcave Ajrore Amerikane ka kryer një fluturim operativ drejt Lindjes së Mesme, njoftoi sot Komanda Qendrore e SHBA-së. Sipas Aleancës së Gjurmimit të Ajrit Ushtarak (MATA), bombarduesit strategjikë amerikanë B-1B Lancer dhe B-52H Stratofortress të vendosur në Bazën Ajrore Fairford në Mbretërinë e Bashkuar po kryejnë misione stërvitore në Lindjen e Mesme pothuajse çdo ditë.

Sipas The Wall Street Journal, Emiratet e Bashkuara Arabe kanë kryer fshehurazi sulme ushtarake kundër Iranit, përfshirë një sulm ajror në prill kundër një rafinerie në ishullin iranian Lavan.

Read more:Ndërprerja e trafikut të plehrave kimike përmes Hormuzit, OKB: Bota ka vetëm disa javë kohë para se të gjendet përballë një krize të madhe humanitare

Lajmi në përditësim…

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 15:27

Teherani: Jemi të gatshëm për çdo skenar! Kushdo që shkel në Iran do të përballet me dëme serioze

1776252860_luftaniran.JPG

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baghaei, tha se Irani është i përgatitur për çdo skenar, duke iu referuar kërcënimeve të SHBA-së për një sulm të mundshëm tokësor ndaj Iranit.

“Kushdo që guxon të shkelë në tokën iraniane do të pësojë dëme serioze”, paralajmëroi ai.

Sipas IRNA-s, Baghaei i tha India Today Global se Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, do të vizitojë Indinë dhe do të marrë pjesë në samitin e ardhshëm të ministrave të Jashtëm të BRICS në atë vend.

Read more:Nën kërcënimin e armës rrëmbeu taksistin, shtiu edhe me armë drejt policisë turke – momenti kur taksisti ia rrëmben pushkën

“Teherani pret me padurim takime dypalëshe me ministrat e tjerë që marrin pjesë në samit, përfshirë ministrin e Jashtëm indian, si një vend mik”, shtoi ai.

Ora 14:22

Turqia: Ngushtica e Hormuzit nuk duhet të përdoret si armë

1777807935_ngushticaehormuzit.jpg

Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, tha se është e rëndësishme për stabilitetin rajonal dhe ekonominë globale që Ngushtica e Hormuzit të mos përdoret si armë.

“Problemi me të cilin po përballemi në Gjirin Persik nuk duhet të lejojë në asnjë mënyrë që çështja e Gazës të harrohet”, tha ai gjatë një konference për shtyp me Mohammed bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani.

Read more:Bllokada amerikane po përpiqet ta bëjë Iranin “të shembet nga brenda”, thotë një zyrtar i lartë

Fidan shtoi se “ekspansionizmi i Izraelit mbetet kërcënimi më i madh për stabilitetin dhe sigurinë” në nivel rajonal.

Ora 13:49

Pasdaran: Kontrolli ynë mbi Hormuzin është zgjeruar, po monitorojmë çdo lëvizje

1776431862_64438194913950783326317216707218786919750850n.jpg

Foto: Anije duke kaluar në Ngushticën e Hormuzit

“Kontrolli ynë mbi Ngushticën e Hormuzit është zgjeruar”, tha në një deklaratë zëvendëskomandanti i Marinës së IRGC-së, sipas mediave të Republikës Islamike.

“Në të kaluarën, Ngushtica e Hormuzit përcaktohej si një zonë e kufizuar rreth ishujve si Hormuzi dhe Hengami, por tani, sipas planit të ri, zona është zgjeruar ndjeshëm dhe përcaktohet si një zonë strategjike që shtrihet nga brigjet e Jaskut dhe Sirit deri përtej ishujve kryesorë”, shtoi zyrtari, duke specifikuar se Irani “po monitoron nga afër çdo lëvizje”.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Abbas araghchi #Anije #Armë #Brigjet #Donald Trump #Emiratet e Bashkuara Arabe #iran #Lufta në iran #Mohammad Bagher Ghalibaf #Shba

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Musk kërkon kufizime për Starshield në Ukrainë, disa dronë të Kievit mbeten jashtë funksionit
  • Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi
  • Vranësira të dendura dhe rrebeshe shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme (VIDEO)
  • Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre – Ide
  • I sanksionuar nga SHBA dhe BE/ Televizioni iranian raporton protestat e dhunshme në Tiranë, i ‘shet’ si tubime mbarë-popullore (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale Kadastra derë më derë në Finiq, Goxhobelli ndjek nga afër procesin: Përfundojmë 52 fshatra brenda nëntorit 5 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Transferimi i Veliajt nga burgu i Durrësit në Fier, avokati Ndreca: E takova, ndodhet në izolim për 10 ditë! Qelia pa ajrim e dritë, s’ka arsye për transferimin! Do shkojmë në gjykatë 4 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Studenti Ardesian Binjakaj: Studentët janë të revoltuar dhe duhen dëgjuar! Kërkesa kryesore është dorëheqja e Ramës 3 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Editoriale As shkopi e as karrota nuk e shpëtojnë dot Edi Ramën – Ide 2 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Regjim 14-vjeçar dhe rotacion i bllokuar, qytetarët duan dorëheqjen e Ramës”/ Duka: Mesazhi i protestës kundër sistemit, duhet qeveri kujdestare dhe ndryshim i Kodit Zgjedhor 2 lexime · 22 orë më parë
  6. 06
    Ekonomi Aleanca e Profesionistëve të Lirë kundërshton Paketën Fiskale 2027: Rrezikohet rritja e barrës tatimore dhe konkurrueshmëria e biznesit 2 lexime · 21 orë më parë
  7. 07
    Teknologji Musk kërkon kufizime për Starshield në Ukrainë, disa dronë të Kievit mbeten jashtë funksionit 1 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 5 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 5 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 5 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin