Shifra prej 35% e shqiptarëve që nuk votojnë as PS-në e as PD-në në sondazhin e fundit është një tregues i rëndësishëm.
Kjo shifër është realisht alternativa politike e mundshme ndaj mazhorancës socialiste, e cila ka shkuar në rekordin e zgjatjes së saj në qeverisje.
Deri tani, analiza që po i bëhet këtij zvillimi është semplist e sipëërfaqësor. Duke i mëshuar faktit se këta nuk janë as me mazhorancën e as me Sali Berishën. Në të vërtetë ky fakt nuk është risi, pasi ka mjaft kohë që demnstron zhurmshëm si një realitet i ri.
Po përse ky realitet i ri nuk organizohet, nuk kthehet në një parti, në një realitet politik që mund të sjellë ndryshimin?
Gjasat janë shumë, së pari kjo masë votuesish nuk është ideologjikisht e ngjizur, siç gjithmonë ka qenë masa politike anti-e majtë anti-komuniste, apo anti-PS. Ky ëstë një fakt politik tashmë i verifikuar. Të gjitha forcat që kanë dalë të konkurrojnë me të majtën shqiptaret që nga 1923 e më pas, nuk kanë pasur sukses real dhe faktik politik. Që nga Balli, Legaliteti, apo të gjitha partitë e tjera që kanë dalë pas 1990, ja kanë arritur të kenë sukses të herë pas hershëm, por ë strategji, Shqipëria nuk e ka krijuar dot një parti të djathtë që të ngulet gozhdë si socialistët.
Read more:PSG synon t'ia rrëmbejë objektivin kryesor Barcelonës
Ky është fakt politik që flitet prej kohsh në mjediset e të gjithë atyre që nuk janë as votues e as përkrahës të PS-së, madje kanë qenë në shumicën e kohës mlitantë të PD-së. e kanë bërë këtë ndër vite me duart në hundë, tani nuk duan ta bëjnë këtë gjë.
Me logjikë, mjaft militantë e votues anti-PS, janë më afër Edi Ramës sesa Sali Berishës. Këtë e kanë treguar jo vetëm e mendime e qëndrime, pore dhe me voa herë pas here. Që nga vti 2000 e deri tek Shkodra e 2023-shit, maft demokratë e kanë demonstruar se preferojnë më shumë të votojnë Edi Ramën sesa Sali Berishën. Ky është një fakt, fenomen dhe ka një historik të argumentimit politik të këtij qëndrimi.
Read more:Anija e prekur nga Hantavirus niset për në Holandë, pasagjerët e fundit evakuohen në Tenerife
Por në fund, ky lloj votuesi nuk është majtë, ai është në kërkim të identiteti të tij, por me kufijtë e limitet e tij.
Po përse nuk po orgnizohet politikisht ky habitat? Sepse nuk ka një homogjenitet t lëvizjes, e cila gjthmonë ka qenë larushane. Modelet e organizimit të suksesshëm të sa mnd të jenë konferederativë nën një lidership të dashur nga të gjithë dhe me një mbështetje të rëndësshme ndërkombëtare.
Read more:Arbneshët në Kroaci shënojnë 300-vjetorin e migrimit nga Shkodra
Sali Berisha, ka kalëruar në vitet e para të luajë me sentimentet e kësaj larushie, duke tentuar të joshë herë njërën e herë tjetrën. Logjika e doktorit ka tentuar të kapë ekstremet emocional, të cilat herë pas here i ka futur në poste të rëndësishme. Aleancën e parë Sali Berisha e nisi me fanatikët islamikë në lëvizje, me shpresën se arabët do ta mbulonin me flori siç bëri Sulltani i Brneit me një set kalërimi që ja fali familjes së tij.
I zhgënjyer nga ky grupim, Berisha ka kërcyer në disa fronte, duke mos bërë realisht asnjë deal politik me përfaqësuesit e fraksioneve. Të cilat edhe pse mund të mohohen apo injorohen, ekzistojnë. i zhgëjyer nga krahu fanatik islamik, Berisha ju rikthye aleancës me grekët që nga 2004, duke ju ofruar gjithçka deri edhe detin. Rezultati dihet; sot Sali Berisha është i djegur përfudimisht si përfaqësues i botës apo kozmosit anti-PS.
Kozmos, i cili është në kërkim të një procesi politik kompleks, të fuqishëm, pore dhe shumë të vështirë. Ku një lider politik i këtij kozmosi, për të pasur sukses duhet të ndërtojë e respektojë realitetet e një lëvizjeje, e cila nuk u bë e nuk mund të bëhet asnjëherë një parti. Së paku si PS! Eksperimenti i partive të vogla të 11 majit të 2025-s duket ka shërbyer si një boomerang edhe më i fortë, pasi erdhi si krijesë berishjane.




