Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Emigranti shqiptar ‘helmon’ qytetin francez
Aktualitet

Emigranti shqiptar ‘helmon’ qytetin francez

• 14 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 6
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Një shqiptar u arrestua të hënën rreth orës 18:30, ndërsa po derdhte afro 1.000 litra me përzierjeje toksike në një burim në Cahagnes të Francës.

Sipas medieve franceze, ky akt ndotjeje i qëllimshëm kërkoi ndërhyrjen e një njësie të specializuar të zjarrfikësve dhe solli mbylljen parandaluese të një stacioni të ujit të pijshëm.

I dyshuari, një shtetas shqiptar rreth të tridhjetave, që punonte në një kantier pranë zonës, u kap duke zbrazur një depozitë nga një kamion në këtë rrjedhë ujore, degë e lumit Drome. Sipas medieve franceze, depozita përmbante hidrokarbure dhe produkt kundër mykut për çati.

Alarmi u dha nga një dëshmitar okular, duke lejuar ndërhyrjen e shpejtë të xhandarmërisë. Shtatëmbëdhjetë zjarrfikës nga katër qendra shpëtimi u mobilizuan për të vendosur barriera thithëse me qëllim izolimin e shtresës ndotëse në ujë.

Read more:Mbahet në Universitetin e Korçës, aktiviteti në kuadër të prezantimit të ‘Fjalorit të Madh të Gjuhës Shqipe’

Kryebashkiaku Guillaume Dujardin mbylli menjëherë valvulat për të mbrojtur rrjetin lokal të ujit. Ai shprehu indinjatën e tij për incidentin, i ndodhur pranë kështjellës së Aubigny, ndërsa komuna po përpiqet të ruajë faunën ujore, veçanërisht amfibët.

“Mbylla shpejt valvulat kur pashë ujin e ndotur”, shpjegoi kryebashkiaku Guillaume Dujardin.

Zyrtari lokal sqaroi gjithashtu se individi nuk kishte të drejtë të drejtonte automjet në territorin francez dhe dukej i habitur nga pasojat mjedisore të veprimit të tij.

Read more:BYD po flet me Stellantis dhe të tjerë “për të marrë përsipër” fabrikat e tyre evropiane

“Ky individ, një shqiptar rreth të tridhjetave, nuk kishte të drejtë të drejtonte automjet në territor dhe punonte në një kantier pranë zonës. Uji kishte ngjyrë të ylbertë dhe mbante erë hidrokarburesh, por ai ishte i habitur nga pasojat”, shtoi kryebashkiaku.

Stacioni i pompimit, i vendosur më poshtë në rrjedhën e ujit dhe i inauguruar vetëm pesëmbëdhjetë ditë më parë, u mbyll për arsye sigurie.

Megjithëse nuk pati ndikim të menjëhershëm në furnizimin me ujë, stacioni do të mbetet i mbyllur deri në një njoftim të dytë. Kryebashkiaku i Cahagnes ritheksoi dëshirën e tij që ky akt të ndëshkohet nga autoritetet gjyqësore.

Read more:Thellohet skandali i korrupsionit në Ukrainë, përgjimet përmendin Zelenskyn në aferën miliona dollarëshe në sektorin e energjisë

“Nuk mund të tolerojmë një veprim të tillë, sidomos kur bëhet me qëllim”, përfundoi Guillaume Dujardin.

Prokuroria është marrë me çështjen dhe shqiptarit do t’i kërkohet së shpejti të paraqitet para drejtësisë për t’u përgjigjur për këtë vepër penale mjedisore.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #france #Kamion #Njoftim #Para #Produkt #Prokuroria #shqiptar

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Kushtoi mbi 4.7 mln euro, rruga e re ‘Vllahinë-Poçem’ e shembur prej 7 muajsh! Kalimi me 1 korsi, asnjë punim për riparimin e saj
  • ‘Kujdes me llogaritë në WhatsApp’, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike: Ja masat që duhet të merrni për të mbrojtur llogarinë tuaj
  • Vlorë/ Abuzoi seksualisht me një grua dhe i vodhi asaj një shumë parash, shpallet në kërkim 43-vjeçari (EMRI)
  • “Janë të sëmurë nga pushteti!”, Bamir Topi: S’kam dyshime, Vlora Hyseni i ka shërbyer shefit të saj politik. Kryeministrit duhet të mbajë përgjegjësi nëse…
  • Tentoi të kalonte 16 emigrantë drejt Malit të Zi, arrestohet 39-vjeçari në Shkodër
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Çfarë ndodh nëse Rama dorëhiqet?”, ish-presidenti Topi tregon këshillën që do t’i jepte Ramës: Fillo bëj ulje graduale… 13 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë ‘Jam Balla, më duhen 100 mijë € në kriptovaluta!’ Armand Duka i denoncon, 2 mashtruesit bien në kurthin e policisë! Ishin ‘vegël’ e Florian Gjergjit (EMRAT + VIDEO) 8 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Ballukun mos e prekni, Hysenin…”, Salianji: Ministrat Nufi, Dufi, Bufi janë kukulla! I zgjedh Rama për lidhjet e tyre me krimin 7 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “PD duhet të ngrejë në këmbë Shqipërinë, këta ikin për turizëm në Strasburg!”, Salianji: Berisha ‘patericë’ e Ramës. Nëse s’do ishte ai, kryeministri binte për 2 muaj 7 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Sociale Rama propozon krijimin e Këshillit Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe: Fuqizim i sistemit të mësuesve ndihmës dhe mbështetje ekstra financiare (VIDEO) 7 lexime · 19 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Kurti e hoqi, ai e mori”, Topi: Vlora Hyseni erdhi në Shqipëri kur marrëdhëniet Rama-Kurti ishin të tensionuara 6 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Kush e emëroi Vlora Hysenin në krye të SHISH? Topi: Përgjegjësia është e Ramës, nuk shoh asnjë të pavarur në krye të institucioneve 5 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 4 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 4 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 4 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by