Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Gjykata e Tiranës i ktheu mbrapsht padinë për mohimin e kandidaturës nga PD, Mereme Sela për Report Tv: Do ta ankimoj!
Aktualitet

Gjykata e Tiranës i ktheu mbrapsht padinë për mohimin e kandidaturës nga PD, Mereme Sela për Report Tv: Do ta ankimoj!

• 14 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Mjekja Mereme Sela ka reaguar ekskluzivisht për “Studio Live” në Report TV për refuzimin e padisë së saj nga Gjykata e Tiranës për mohimin e kandidimit në garën e PD për kryetar.

Mjekja nga Fushë-Kruja shkruan se nuk është thirrur në gjykatë a ndonjë institucion tjetër lidhur me padinë dhe sapo kjo të ndodhë, do të informojë menjëherë. Sela nënvizon se do t’u shkojë gjërave deri në fund.

“Mua nuk më ka thirrur akoma asnjë në gjykatë. As nuk më ka lajmëruar asnjë institucion drejtësie apo politik në Shqipëri në lidhje me padinë e ngritur nga ana ime. Në momentin që unë do të thirrem apo do të lajmërohem për seancë apo dhomë këshillimi siç e thotë ligji, do ju bëj me dije. Unë do i shkoj gjërave deri në fund, të bardhës i them e bardhë, e të zezës e zezë”, ka thënë Sela.

Read more:Mero Baze: Në dorë të një idioti

Vladimir Mulaj, një tjetër kandidat që shprehu aspiratën për garën për kryetar, por gjithashtu u përjashtua prej saj, tha:

“Për këtë padi nuk kam dijeni, nuk kam informacion, nuk e di”, u shpreh ai.

Konkretisht, Gjykata arsyeton se padia nuk plotëson një sërë kushtesh ligjore, si: të dhënat për identifikimin e paditësit (emrin, atësinë, mbiemrin, vendbanimin ose vendqëndrimin), mosparashtrimin e qartë për rrethanat e faktit dhe faktet që kërkohen të provohen në këtë gjykim, provat që kërkohen të merren dhe aktin e pagimit të tarifës.

Read more:‘Dështak prej 30 vitesh në politikë’, Balliu dhe Merkoçi përplasen në studio: Ti nuk di se çfarë flet! Je iluzionar

Me këto arsyetime, Selës i duhet të ribëjë padinë dhe ta paraqesë duke plotësuar kërkesat e renditura nga gjykata.

Mereme Sela çoi në gjykatë zgjedhjet në PD, pasi ajo pretendonte se është lënë pa të drejtë jashtë garës së 23 majit. Kandidimi iu refuzua edhe Ervin Salianjit, Alesia Balliut e Evi Kokalarit, të cilët deri më tani nuk kanë bërë asnjë ankimim, duke lënë të vetëm në garë Sali Berishën.

Read more:The Life Of Sound sjell premierën e dokumentarit muzikor “Zero AI”

Sipas padisë së Selës, tashmë të papranuar, ajo akuzonte Partinë Demokratike me argumentin se u përjashtua nga gara me një vendim të paarsyetuar, të pamotivuar dhe në mungesë transparence procedurale. Sela thoshte se përjashtimi u bë “në shkelje të drejtpërdrejtë të të drejtave të saj statutore dhe parimit të barazisë në konkurrim.”

Ajo kërkonte pezullimin e procesit të zgjedhjeve të 23 majit e më tej pranimin e kandidaturës së saj.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Gara #Gjykata #Gjykata e Tiranes #Institucion #Kandidat #Live #mereme sela #PD #studio live

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Ahmetaj nxori audiopërgjimin, akuzoi KAYO-n për trafik armësh/ Tritan Shehu: Në një vend demokratik do ishin rrëzuar 5 qeveri! Protesta nxori në pah korrupsionin
  • Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi – Ide
  • Dënimet e ish-krerëve të UÇK-së/ Spiropali: Skandal që shqiptarët dënohen 150 vite burg më shumë se serbët. Luftëtarët në Kosovë u ngritën kundër gjenocidit
  • Si ndihen sot ata që dikur thoshin “duhet votuar Gjykata Speciale se ia pastron imazhin UÇK-së dhe Kosovës”? – Blog
  • Nuk ndalet aksioni qytetar! Protestuesit bllokojnë Rrugën e Elbasanit me kazanë mbeturinash. Shoqërohet “djali i pankartës”
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Hapat e Ramës, të gabuar!”, Petro Koçi s’i fsheh kritikat: Kur drejtësia të kërkon t’i heqësh imunitetin dikujt, duhet ta bësh! 11 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Balla ironizoi Shehajn: Të shtyjmë deklaratën e përbashkët për “Hagën” se mungon Agroni?! Ndërhyn Kapri: Ju doli boja, lot krokodili për Kosovën 11 lexime · 8 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Sherr mes të rinjve në Sarandë, 3 të plagosur me thika! 2 në pranga dhe 1 në kërkim 10 lexime · 10 orë më parë
  4. 04
    Politikë PS i doli kundër arrestimit të Ballukut/ “Hapat e Ramës, të gabuar!”, Petro Koçi s’i fsheh kritikat: Kur drejtësia të kërkon që të heqësh imunitetin e dikujt, duhet ta bësh! 9 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Po na vdesin të afërmit! Keni turp dhe fytyrë?” Protestuesi: Balluku të arrestohet, ku shkuan milionat e Llogarasë? 7 lexime · 9 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Nuk votojmë se s’është Agroni”, Shehaj për ironinë e Ballës: I plas shpirti?! Taulanti nuk del dot në rrugë. Ja pse Rama s’më do në Kuvend 6 lexime · 4 orë më parë
  7. 07
    Kronikë ‘Balluku’, Bardhi: SPAK po i jep kohë Ramës për manovra politike, pse nuk sjell kërkesë te re për arrest 5 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by