Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Rezoluta për integrimin/ Kikia: S’ka asnjë efekt, PS u përpoq t’i ngecte dopio 6-ën opozitës! Shella: BE s’do që ta pranojë Shqipërinë brenda Unionit! Karanxha: Drejtësia, gropë e madhe
Aktualitet

Rezoluta për integrimin/ Kikia: S’ka asnjë efekt, PS u përpoq t’i ngecte dopio 6-ën opozitës! Shella: BE s’do që ta pranojë Shqipërinë brenda Unionit! Karanxha: Drejtësia, gropë e madhe

• 15 Maj, 2026 • 7 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ditën e sotme, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 114 vota pro projekt-rezuolutën e përbashkët mes PS dhe PD, për integrimin e Shqipërisë në BE.

Analisti Mentor Kikia tha në emisionin ‘Frontline’ me gazetaren Marsela Karapanço në Report Tv se rezoluta e miratuar ditën e sotme është një akt politik pa asnjë efekt në përcaktimin e ecurisë së procesit të anëtarësimit.

Për analistin Kikia, projekt-rezoluta ishte përpjekje e qeverisë për t’i ngecur ‘dopio 6-ën’ në dorë opozitës dhe për të fajësuar më pas PD-në se nuk janë dakord me hyrjen e Shqipërisë në BE.

“Rezoluta është një akt politik pa asnjë efekt. Mund të ketë qenë një përpjekje provokimi nga mazhoranca për t’i ngecur ndonjë dopio 6 opozitës dhe të thoshin ‘këta nuk pranojnë dhe janë pengesa për integrimin’. Opozita e votoi dhe është një mesazh në Bruksel që në Tiranë politika vazhdon të jetë e dakordësuar për çështjen e integrimit. Por është zero absolute ndikim, sepse integrimi nuk bazohet as mbi vullnetin apo jo vullnetin e politikës shqiptare”, tha mes të tjerash Kikia.

Read more:Bashkëhartuesi i rezolutës PS-PD, Erion Malaj flet për Report TV: Integrimi në BE na bashkoi, kjo rezolutë do të gjykohet nga historia

Kikia shtoi se ajo që përcakton ecurinë e procesit është përmbushja e kritereve për të 32 kapitujt që janë hapur për integrimin në BE.

Më tej Kikia deklaroi se Shqipëria është në një moment historik, pasi sipas tij ka një vullnet të mirë politik në Bruksel për ta bërë vendin tonë pjesë të Unionit.

Lidhur me një editorial të botuar në një media gjermane pak muaj më parë nga kryeministri Edi Rama dhe Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, për anëtarësimin pa të drejtë vetoje të Shqipërisë dhe Serbisë në BE, Kikia tha se kjo është e pamundur, pasi sipas tij, nuk ka asnjë lloj pranimi tjetër në Union, veç anëtarësimit me të drejta të plota.

Read more:‘Nuk ka armëpushim në front me Rusinë’, Zelensky: Moska po përgatit sulme të reja pavarësisht ndërmjetësimit amerikan

“Ajo që përcakton ecurinë e procesit të integrimit është nga A te ZH përmbushja e kritereve për të 32 kapitujt që janë hapur tashmë të gjithë. Ajo që duhet theksuar është se Shqipëria është në një moment historik, sepse si asnjë vend tjetër në proces anëtarësimi, ne kemi pasur dashamirësinë dhe vullnetin politik të Brukselit. Tapeti i kuq na është shtruar, shampanjë është hapur, krahëhapur na kanë pritur. BE është treguar më dashamirëse edhe se vetë ne. Në rezolutën e miratuar nga Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian para 10 ditësh ishte e shkruar në mënyrë taksative ‘nuk ka asnjë lloj pranimi tjetër, përveç pranimit me të drejta të plota, bazuar në përmbushjen e të gjitha kritereve teknike. Tani ne jemi në këtë fazë, na duhet të shtrojmë kurrizin, të punojmë, për të përmbushur kriteret për të hyrë në BE”, vijoi më tej Kikia.

Ndërsa Gert Shella nga Infocip deklaroi se BE nuk është e interesuar për ta bërë Shqipërinë pjesë të Unionit.

Për Shellën, edhe elita qeverisëse në Shqipëri nuk është e interesuar për futjen e Shqipërisë në BE.

Read more:Adriatik Doçi: 40 shtëpi! Pse Berisha është politikani më i pasur dhe i korruptuar në Ballkan, në 2003 kishte vetëm 1 apartament 69 m2

“BE nuk është i interesuar për ta pranuar Shqipërinë në familjen e vet. Dhe kur them BE, nënkuptoj elita burokratike apo e politikës që merr këto vendime. Po aq sa elita qeverisëse në Shqipëri nuk është e interesuar për të sjellë Shqipërinë në gjirin e atyre vendeve të emancipuara, të përparuara të BE-së. Të gjitha oshilacionet e BE-së, qoftë në rastin e Shqipërisë, qoftë në ndryshimin në 2 raste të metodologjisë së pranimit. Gjithçka kthehet në pikën zero. Unë mendoj se ne duhet të thellohemi nëse ka ndonjë fobi ndaj shqiptarëve, shqipfolësve. Marta Kos nuk ka guxuar që ta bëjë detin kos, në kuptimin që ‘mbaroi kjo punë tashmë, mbushni vetëm letrat dhe hajdeni’. Trup po synon të bëjë shtet të 51 Groenlandën. Ne jemi një lagje e vogël e Brukselit dhe këtu valojnë kapitujt, vjen Marta Kos mijëra herë… Kjo është hipokrizia më e thellë. Ata nëse duan që këtë vend të lashtë ta bëjnë pjesë të BE, të na pranojnë kështu si jemi”, tha mes të tjerash Shella.

Nga ana tjetër, ish-drejtuesi i lartë i Policisë, Shemsi Prençi, është shprehur se as kryeministri Edi Rama dhe as kryedemokrati Sali Berisha nuk duan që Shqipëria të hyjë në Bashkimin europian.

Kjo pasi sipas Prençit, Rama dhe Berisha duan që Shqipëria të jetë rrëmujë, në mënyrë që të kontrollojnë kollaj.

Read more:‘Budallai hodhi një gurë në lumë’, Rama i përgjigje Berishës për integritetin e prokurimeve publike: S’ka rënie

Ai shtoi se miratimi i rezolutës ditën e sotme u bë sepse Rama dhe Berisha nuk mund të prezantohen para partnerëve europianë si politikanë anti-europianë.

“Unë shikoj rrugëtimin e Ramës. Rama në fakt tani nuk justifikohet as para të vetëve. Për integrimin në BE fajet i ka kryekëput qeveria nga mëngjesi në darkë. Berisha për të mos bërë autogol, sot ishte dashamirësi më i madh për ta votuar këtë rezolutë. U bënë bashkë sepse para partnerëve të tyre me të cilin takohen ata çdo javë, nuk mund të prezantohen ata si njerëz që nuk e duan Europën. Por në fakt asnjëri prej të dyve nuk e do. Këta e duan Shqipërinë rrëmujë”, tha mes të tjerash Prençi.

Ndërsa për ish-Prokurorin Ervin Karanxha mos-përmbushja e kritereve nga ana e Shqipërisë është pengesa kryesore në procesin e anëtarësimit të vendit në BE.

Read more:Salianji në ‘Repolitix’: Nesër depozitoj në PD kërkesën për informacion se si u përjashtova! Berishën nuk e do 80% e partisë

Karanxha deklaroi se studio se Drejtësia në Shqipëri ka problematika shumë të mëdha. Ai përmendi edhe afatet e paraburgimit, teksa tha se drejtësia shqiptare është dënuar nga disa vendime të Gjykatës së Strasburgut.

“Drejtësia është një problem shumë i madh, është një gropë e madhe. Mendoj se drejtësia ka shumë punë për të bërë. Nuk është vetëm SPAK drejtësia. Kemi vendime të Strasburg që po dënon drejtësinë shqiptare. Pra qoftë për afatet e paraburgimit, qoftë për afatet e arsyeshme. Pra drejtësia ka probleme shumë të mëdha. Unë mendoj që këto kritere duhen plotësuar që të hyjmë në BE. Sepse vjen një qytetar europian, të ketë një problem me drejtësinë dhe të ngelet”, tha Karanxha.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Bruksel #drejtesia shqiptare #Edi Rama #Ervin Karanxha #Europë #frontline #Integrimi #integrimi ne be #rezolute #sali berisha

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • VIDEO/ Rrethohet Kryeministria, protestuesit “pushtojnë” edhe rrugët. 5 orë revoltë në Tiranë, Diaspora shton presionin ndaj Ramës
  • 🔴LIVE | Kryeministria e rrethuar, protestuesit “pushtojnë” edhe rrugët. Mbi 4 orë revoltë, Diaspora merr në dorë Tiranën – rritet presioni ndaj Ramës
  • “Rrethoni Kryeministrinë”/ Përsëritet thirrja në protestë, Rama nxjerr policët për të mbrojtur godinën
  • Aktivisti Bledar Meti: Nuk do të tërhiqemi, qëndrojmë në shesh! Do t’i japim fund regjimit të Ramës
  • Mbi 3 orë revoltë, Kryeministria e rrethuar, Diaspora nuk largohet nga sheshi: Rama të japë dorëheqje
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Rama i zënë ngushtë”, Shpend Gashi: Tre muaj protestë rekord botëror. Tirana nesër do ziejë, qeveria të bjerë 11 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Rama shpërthen ndaj Gjykatës Administrative: Hapi dyert e Thesarit për rrogat e veta pa kaluar nga Parlameni 11 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Një vilë në këmbim të tenderit”/ BIRN: Si e fshehu Balluku pronën e dytë në Palasë! Pagoi qindra mijëra euro për pajisje luksi 9 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Rama shpërthen ndaj Gjykatës Administrative: Hapi dyert e Thesarit për rrogat e veta pa kaluar nga Parlamenti 8 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Blindohen dyert e Kryeministrisë/ Gazetari Stafa: Protestues para godinës së qeverisë, disa e kanë rrethuar. Bllokohet dhe rruga tek Unaza 8 lexime · 8 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Kryeministri Rama nxiti konflikt mes pushteteve”/ Ish-prokurori Beci për pagat e magjistratëve: Qeveria konsumoi vepra penale të moszbatimit të vendimit të gjykatës 7 lexime · 11 orë më parë
  7. 07
    Politikë Përplasja për pagat/ “Mbreti thotë, silluni mirë, paratë i kam unë” – Gjyqtari i GJKKO i përgjigjet Ramës: Shantazh politik, tenton të kontrollojë drejtësinë 7 lexime · 11 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by