Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. ‘Ju kam sjell pak diell nga Ballkani’- Rama nga Estonia: Shqiptarët janë ‘talebanë’ perëndimorë, jemi me aleancën Trans-Atlantike deri në fund! Europa të trajtojë problemet strukturore
Aktualitet

‘Ju kam sjell pak diell nga Ballkani’- Rama nga Estonia: Shqiptarët janë ‘talebanë’ perëndimorë, jemi me aleancën Trans-Atlantike deri në fund! Europa të trajtojë problemet strukturore

• 16 Maj, 2026 • 8 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës në Estoni, ka marrë pjesë në panelin hapës të Konferencës ‘Lennart Meri’, një nga forumet më të rëndësishme ndërkombëtare për sigurinë, diplomacinë dhe të ardhmen e Europës.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se shqiptarët janë ‘talebanë perëndimorë’, duke nënkuptuar se kursi Trans-Atlantik i Shqipërisë është i qartë dhe i pandryshuar.

Më tej Rama me batuta tha se ishte përpjekur që të çonte pak diell në takim, duke qenë se sipas tij vendi ishte ‘errësirë’.

“Zbulova se ushqimi këtu është i shkëlqyer, ç’ka nuk e prisja. Dhe u sigurova t’ju sillja pak diell këtu. Shoh që tani që do largohem është sërish errësirë, por ndjesë të dashur miq, nuk rri dot më gjatë këtu. Ju thashë që nëse doni që njerëzit të flasin shkurtimisht, mos ftoni dikë nga Ballkani.

Read more:Hoxha: Shqipëria nuk do ta zgjasë marrëveshjen e migrantëve me Italinë pas vitit 2030

Shqiptarët janë talebanë perëndimorë. Çfarë do të thotë kjo? Ne jemi me aleancën Trans-Atlantike deri në fund, çfarëdo që të jetë. Dje pata nderin të merrja pjesë në një ceremoni shumë të bukur në Gjermani, ku u nderua Marjo Dragri me një titull. Nuk dua të provokoj askënd këtu, por jam shumë i tunduar të heq jo një paralele, por të bëj pikënisje ish-Bashkimin Sovjetik, kur vjen fjala si gjërat kuptohen apo perceptohen, por nuk trajtohen. Kjo është tunduese, jo se Europa mund të bëhet BS, por sepse ka një pyetje themelore që kërkon përgjigje”, tha mes të tjerash Rama.

Më tej kryeministri bëri thirrje që Europa të rishikojë dhe rivlerësojë kontekstin e ri gjeopolitik dhe të përshtatet me ndryshimet që sipas tij po pësoj bota. Kryeministri e vuri theksin te harmonizimi i të gjitha shteteve të BE-së në politikat e jashtme dhe të mbrojtjes. Sipas kryeministrit, Europa e ka të nevojshme që të realizojë vetë sigurinë e Unionit dhe të mos drejtojë ‘gishtin’ nga SHBA apo Presidenti Donald Trump.

“A mundet Europa të lejojë imperativat e mbrojtjes, ankthin gjeopolitik dhe përgjigjet e fragmentarizuara për të krijuar një mungesë afatgjatë ekuilibri mes ambicieve të sigurisë dhe asaj që unë e quaj qëndresa e civilizimit? Çka me fjalë të tjera do të thotë se po përballemi me rrezikun që barra e sigurisë të shtrembërojë përparësitë ekonomike dhe fragmentarizimi burokratik dobëson reagimin, çka na çon në një tjetër pikë, e cila është që legjitimiteti politik minohet nga kërkimi për fuqi ushtarake. Të gjitha këto gjëra më shqetësojnë për atë se ku po shkon Europa. Europa në vend të fajësojmë, të rivlerësojmë pozicionin tonë duke drejtuar gishtin drejt Presidentit Trump, na duhet të bëjmë një vlerësim të mirëfilltë dhe të kuptojmë se konteksti ka ndryshuar. Kemi shumë barriera brenda vetes sonë që na bëjnë të mos dukemi të fortë kur reagojmë. Europa të trajtojë problemet strukturore”, vijoi më tej Rama.

Read more:Brenda Q9, SUV-i luksoz i Audi

Lajm në përditësim…

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 20:00

Rama nga Estonia: Europa duhet të flasë me Vladimir Vladimiroviçin, për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se liderët e Bashkimit Europian duhet të flasim me Vladimir Putinin, të cilin e quajti Vladimir Vladimiroviç, për zgjidhjen e krizës në Ukrainë.

Komentet Rama i bëri nga një forum për sigurinë dhe diplomacinë në Estoni, ku tha se të flasësh me Putinin nuk do të thotë të mos mbështesësh Ukrainën, por ta mbështesësh atë deri në fund.

Më tej Rama tha se vjen nga një vend që qysh prej 1960 asnjë nuk ka shkuar në Moskë dhe askush nuk vjen nga Moska. Pavarësisht kësaj, Rama shtoi se dikush duhet të takohet për t’i dhënë zgjidhje problemeve.

Read more:Dokumentari francez zbulon lidhjet e errëta mes shtetit, huliganëve dhe krimit të organizuar në Serbi

“Europa duhet të flasë me Vladimir Vladimiroviçin. Jo thjeshtë të flasë për Trump. Dhe të flasësh për Vladimir Vladimiroviç nuk është e thjeshtë. Kjo nuk do të thotë të mos mbështesësh Ukrainën. Kjo do të thotë të mbështesësh Ukrainën deri në fund. Por edhe të kuptosh që për të nderuar Europën dhe kulturën e historinë europiane na duhet ta luajmë ndryshe. Ne duhet të synojmë për diçka krejt ndryshe. Unë vij nga një vend që qysh prej 1960 asnjë nuk ka shkuar në Moskë dhe askush nuk vjen nga Moska. Por dikush duhet të takohet”, tha mes të tjerash Rama.

Ora 19:46

Rama nga Estonia: U desh ardhja në pushtet e Trump dhe agresioni në Ukrainë i Putinit që Europa të zgjohej

Kryeministri Edi Rama është shprehur se duhej që Presidenti rus Vladimir Putin të niste agresionin në Ukrainë, në mënyrë që Europa të ‘zgjohej’ dhe të kujtohej për vendet që aspirojnë prej vitesh që të bëhen pjesë e unionit.

Komentet Rama i bëri gjatë fjalës në panelin hapës të Konferencës ‘Lennart Meri’ në Estoni, një nga forumet më të rëndësishme ndërkombëtare për sigurinë, diplomacinë dhe të ardhmen e Europës.

Read more:Macroni ka të drejtë – e kemi humbur mirësjelljen

Rama përmendi gjithashtu ardhjen e Presidentit amerikan Donald Trump në pushtet në SHBA, si një faktor që Europa të rishikojë politikat e saj të mbrojtjes.

Kryeministri deklaroi gjithashtu se shtetet e Europës, anëtare të NATO-s, duhet jo vetëm të rrisin buxhetet e tyre të mbrojtjes, por duhet edhe një koordimin më i mirë politik mes këtyre vendeve, në mënyrë që kontinenti i vjetër të arrijë ‘të mbijetojë’.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Dua të them se kur Trump u zgjodh tha se Zoti kishte një plan dhe donte ta sillte në Shtëpinë e Bardhë për të shpëtuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dhe në fakt asokohe thashë se ai tha vetëm gjysmën e së vërtetës, sepse plani i Zotit përmes shpëtimit të Trump ishte që të zgjonte Europën. Nuk e kuptoj vërtetë kur europianët harxhojnë kohë me çfarë tha Trump. Unë besoj më shumë miqtë amerikanë kur thonë ‘merreni Presidentin Trump seriozisht, por jo fjalë për fjalë’. Pra pjesa serioze është që Trump ka bërë që Europa ta shohë veten me të gjitha dobësitë e saj. Duke folur si kryeministër i Shqipërisë, një vend që po kërkon të hyjë në BE dhe tashmë një veteran mes liderëve, kam dëgjuar shumë herë ‘iu duam në Europë’, por kurrë nuk ndodhte që të hidhej një hap. Na duhej Vladimir Putin që ata të zgjohedhin dhe të thoshin ‘kërcënimi gjeopolitik qenka i vërtetë’.

Read more:Komisionerja Kos do të qëndrojë të enjten në Prishtinë

Nga njëra anë Putin ndihmoi Europën të zgjohej dhe të përshpejtonte procesin për ne dhe nga ana tjetër, Trump e ndihmoi Europën të kuptonte që duhet të mblidhte veten. Ajo që shoh si problem është shkëputja tërësore në diskutimin tonë midis asaj që duhet të bëjmë në pikëpamjen ushtarake dhe çfarë duhet të bëjmë në të gjithë pjesën tjetër. Por këto janë të ndërlidhura. Unë kam shumë frikë se nëse këto shpenzime të mbrojtjes mbeten në këto përqindje abstrakte dhe nuk lidhen me produktivitetin industrial dhe konkurrueshmërinë në Europë dhe me integrimin e prokurimeve, që është një tjetër problem i madh dhe më pas me novacionin në përgjithëse, plus me legjitimitetin demokratik për Europën, jo vetëm për qeveritë e zgjedhura, atëherë ka shumë gjasë që Europa do të ketë më shumë armë, por do të jetë më e dobët.

Përmasa politike është kaq e rëndësishme, sepse nga ana tjetër është edhe një alternativë që gjithë kjo angështi për sigurinë të ringjallë forcat e errëta që kanë qenë prej kohësh në Europë dhe këtu duhet të bëhemi shumë serioz. Sepse nëse riarmatimi dhe të gjitha këto shpenzime do të ndodhin, pra recensioni ekonomik, pabarazia, paniku për migracionin, besimi në rënie te partitë politike të qendrës, atëherë Europa do të haset me një të djathtë ekstreme shumë të fortë dhe neofashizmi mund të shfaqet me ngjyrat e veta të vërteta. Pra sfida e Europës nuk është thjeshtë si të armatoset, por duhet të sigurohet që armatimi të mos bëhet një mjet për destabilizimin demokratik. Ne e kemi admiruar dhe adhuruar Europën dhe BE-në si një fuqi e madhe për paqen dhe sigurinë. Befas përballemi me një dilemë të madhe strategjike. Problemi më i madh është si zgjidhen këto probleme, kur bëhet fjalë për aspektin konkurrues dhe sigurinë energjitike.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Armatimi #Armë #Ballkani #BE #bota #Diell #Donald Trump #Edi Rama #Estonia #Nato

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • U arrestua pasi iu gjet arsenal armësh në një magazinë, Prokuroria e Fierit mbyll hetimet për Milasim Ramaj, dërgon dosjen për gjykim
  • Me armë në makinë e shtëpi, arrestohet 38-vjeçari në Vlorë! I sekuestrohen 2 pistoleta, granatë dhe 4 jelekë antiplumb (EMRI+VIDEO)
  • Gjyqi në GJKKO/ Avokati i ri i Metës kërkon pavlefshmëri të provave! Kreu i PL: Nuk e kam marrë dosjen e plotë
  • Revista franceze: Skandal në Shqipëri, Rama jep 4 mln euro para publike për koncertin e Kanye West. Këngëtari admiron Hitlerin
  • Ndalimi i deputetëve të VLEN/ Berisha: PD dënon këtë akt të shëmtuar të Edi Ramës, ky është një veprim antishqiptar i paprecedent që nga koha e Enver Hoxhës
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Deputetë shqiptarë të RMV u ndaluan në kufi/ “E tmerrshme që të ndalohen se nuk do kryeministri”, protestuesi: I vetmi që duhet të jetë non-grata në Shqipëri është Rama dhe jo shqiptarët 30 lexime · 17 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Më larguan nga puna sepse nuk sigurova 5 vota nga diaspora”/ Arsimtari: Rama jo të dorëhiqet, por jemi bërë ta zëmë për fyti! Qeverisemi nga një organizatë kriminale 20 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Do të vijë dita që Rama ta dorëzojë telefonin në SPAK”/ Havari: Nëpunësit që ndërhynë në ligj duhet të hetohen si Balluku, kanë bërë akt kriminal 14 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Shehaj: Koncerti dështoi, Rama bleu spektatorë për 4.2 milionë euro nga paratë e shqiptarëve 12 lexime · 16 orë më parë
  5. 05
    Politikë LIVE- “Shqiptarët të dalin në shesh deri sa të shporret”/ Qytetarja-Ramës: Sorrat dhe korbat i ke në kabinetin tënd, gjysmën e ke edhe në burg! 10 lexime · 19 orë më parë
  6. 06
    Politikë Mit’hat Havari: Protesta qytetare po vijon misionin e papërmbushur të ‘90-ës. Të heqim kastën e vjetër, sundohemi nga fëmijët e bolshevikëve 10 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë VIDEO/ Trump injoron Ramën që kërkon të marrë vëmendje me atletet e bardha, në nisje të Samitit të NATO-s 8 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 1 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 1 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 1 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by