Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Botë
  3. Skandali i dosjeve Epstein, pjesë e hetimeve bëhet edhe ish-partnerja e financierit amerikan
Botë

Skandali i dosjeve Epstein, pjesë e hetimeve bëhet edhe ish-partnerja e financierit amerikan

• 20 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Nadia Marcinko, ish-partnerja e financierit Jeffrey Epstein, mund të përfshihet në hetime të reja nga Kongresi amerikan lidhur me rrjetin e trafikimit seksual të të miturëve që tronditi SHBA-në prej vitesh.

Marcinko, e lindur në Sllovaki, ishte për shtatë vite partnerja e Epstein pas Ghislaine Maxwell dhe më vonë pilote e avionit të tij privat. Edhe pse ajo nuk është akuzuar apo dënuar ndonjëherë për vepra penale, emri i saj është rikthyer në qendër të vëmendjes pas publikimit të dokumenteve dhe emaileve të reja që hedhin dritë mbi marrëdhënien e saj me Epstein.

Sipas një hetimi të BBC-së, Marcinko ishte një nga katër gratë e përfshira në marrëveshjen e vitit 2008 që u garantonte imunitet nga ndjekja penale si “bashkëpunëtore të mundshme” të Epstein. Dy prej tyre, Sarah Kellen dhe Lesley Groff, pritet të merren në pyetje nga ligjvënësit amerikanë, ndërsa disa kongresmenë kërkojnë që edhe Marcinko të hetohet.

Read more:Publikohet letra e fundit e Jeffrey Epstein, çfarë shkroi ish-financieri amerikan përpara se t’i jepte fund jetës në qeli: Më hetuan për muaj të tërë, por…

Dokumentet dhe komunikimet e siguruara nga BBC tregojnë se Epstein dhe Marcinko kishin planifikuar të krijonin familje së bashku dhe se ai i kërkonte vazhdimisht të gjente gra të tjera për të kënaqur dëshirat e tij seksuale.

Në një email të vitit 2006, Marcinko i shkruante Epstein se do të përpiqej të gjente vajza për të në Nju Jork, megjithëse shprehte shqetësimin për marrëdhënien e tyre. Megjithatë, nuk ka prova që ajo i ka prezantuar Epstein vajza të mitura.

Nga ana tjetër, dokumentet zbulojnë edhe aspektin kontrollues dhe abuziv të Epstein ndaj saj. Marcinko u ka treguar hetuesve federalë se ai ushtronte kontroll të plotë mbi jetën e saj, duke e detyruar të kryente operacione plastike dhe duke përdorur dhunë fizike ndaj saj.

Read more:AMP ‘zbarkon’ në Sarandë e Ksamil, në ‘lupë’ efektivët e korruptuar, dy të arrestuar

Në një email të vitit 2012, ajo i shkruante financierit: “Nuk dua të jem me ty, por më shqetëson të shoh se si manipulon dhe lëndon vajza të tjera”.

Pas arrestimit të dytë të Epstein në vitin 2019 për trafikim seksual, Marcinko nisi të bashkëpunonte me FBI-në. Agjencia amerikane më vonë mbështeti kërkesën e saj për të qëndruar në SHBA, duke e cilësuar atë si viktimë të një marrëdhënieje seksuale detyruese.

Sot, Marcinko është larguar nga jeta publike dhe sipas raportimeve jeton në Nju Jork, ku është përfshirë në aktivitete të një qendre budiste Zen.

Read more:Përfaqësuei izraelit në Eurovision flet pas fërshkëllimave dhe thirrjeve “Liri për Palestinën” nga audienca

Rasti ka hapur debat në SHBA mbi kufirin mes viktimës dhe bashkëpunëtores në rastet e trafikimit seksual. Ekspertët ligjorë theksojnë se shpesh viktimat mbeten nën kontrollin psikologjik të abuzuesve edhe pas largimit fizik prej tyre.

Ndërkohë, Kongresi amerikan pritet të vendosë nëse Nadia Marcinko do të thirret zyrtarisht për të dëshmuar mbi rolin e saj në rrjetin e Jeffrey Epstein.

Lexo edhe
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Tags: #Aktivitete #Arrestimit #Bbc #Familje #FBI #Gratë #hetime #Jeffrey Epstein

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite
  • Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…
  • “Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë
  • Ngërç në negociatat SHBA-Iran, sulmet izraelite në Liban shtyjnë bisedimet
  • Andy Burnham fiton zgjedhjet e pjesshme, rriten presionet ndaj Keir Starmer në Partinë Laburiste
Nga të njëjtat tag-e
  • DOKUMENTI/ “Mega-afera e kazinosë së prestanomes së Olsi Ramës”, Këlliçi zbardh skemën: GLG Investment përdori një kompani offshore për të marrë kontrollin e Space+, dosja do t’i dërgohet SPAK-ut
  • “Korrupsioni dhe pandëshkueshmëria problem serioz”/ Raporti i OSAC nga DASH: Shumë zyrtarë dhe politikanë arrijnë t’i shmangen ndjekjes penale, edhe pse SPAK…
  • “Korrupsioni dhe pandëshkueshmëria problem serioz”/ Raporti i OSAC nga Departamenti Amerikan i Shtetit: Shumë zyrtarë dhe politikanë arrijnë t’i shmangen ndjekjes penale, edhe pse SPAK…
  • “Qëndresa e teatrit i kaliti qytetarët për Revolucionin Flamingo”/ Aktivistja Lindita Komani: E shembën me njerëzit brenda. Ky ishte fundi i karrierës së Edi Ramës
  • “Sikur policia të vraponte pas Ballukut, ashtu si me protestuesit!”/ Arben Kola nga protesta: Policia futi individë të lidhur me bandat, të thernin Gent Prognin!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Kauza nuk ndalet”/ Sazan Guri: Protesta do të vazhdojë deri në kthimin e pasurive publike të vjedhura 22 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Mllefi është i madh, uroj mos ta zërë vjeshta Ramën!”, pensionistja: Kryeministri, Berisha e Balluku, si gjarpërinjtë! 17 lexime · 19 orë më parë
  3. 03
    Politikë VIDEO/ Deputetët e PD mbërrijnë në Kuvend, futen sërish nga hyrja dytësore, mungon Berisha 10 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Në vetëm 17 kilometra ka trafik që të merr peng 3-4 orë”/ Gjekmarkaj: Milot–Balldren, simbol i turpit dhe i premtimeve të pambajtura. Atentat ndaj cilësisë së jetës 10 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Dita e 58 e revoltës qytetare! Protestuesi thirrje policisë: Dorëzojeni Ramën, fatin e tij ta vendosë populli! 9 lexime · 18 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Vija e kuqe u kalua!”, Gent Progni nga protesta: Polici civil tentoi të më godiste me thikë! Presion bizneseve, po fshijnë pamjet e kamerave 8 lexime · 17 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Edi Rama i pabesë, ju me gaz ne me vezë”/ Arben Kola ironi me arsyen e arrestimit: Policia u bë xheloze… 7 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

Izraeli dhe Hezbollahu kanë rënë dakord për një armëpushim, i cili ka hyrë në fuqi në orën 16:00…

Viral Alert News • 1 muaj më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Irani nuk do të rifillojë bisedimet me Shtetet e Bashkuara pa u vendosur një armëpushim gjithëpërfshirës në Liban,…

• 1 muaj më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

“Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shkaktuar polemika me deklaratat e tij për kryeministren italiane Giorgia Meloni, duke…

• 1 muaj më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by