Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Teknologji
  3. Nis projekti i NASA-s për ndërtimin e bazës në Hënë, synohet rikthimi i astronautëve amerikanë përpara përfundimit të mandatit të Trumpit
Teknologji

Nis projekti i NASA-s për ndërtimin e bazës në Hënë, synohet rikthimi i astronautëve amerikanë përpara përfundimit të mandatit të Trumpit

• 27 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Agjencia amerikane e hapësirës NASA ka zbuluar detaje të reja mbi misionet e saj të ardhshme në Hënë, përfshirë landerë robotikë, dronë që “kërcejnë” mbi sipërfaqe dhe mjete eksplorimi, si pjesë e planit për ndërtimin e një baze të përhershme hënore.

Në projekt janë përfshirë disa kompani private, mes tyre edhe kompania hapësinore e themeluesit të Amazon-it Jeff Bezos, Blue Origin, e cila do të ndërtojë një nga mjetet e uljes në Hënë.

Shtetet e Bashkuara synojnë rikthimin e astronautëve në sipërfaqen hënore përpara përfundimit të mandatit të presidentit Donald Trump në vitin 2029, ndërsa projekti shihet si pjesë e një gare të re hapësinore me Kinën.

Read more:VIDEO/ Rezidenca ku jetonte ambasadori shqiptar në Kiev u shkatërrua nga sulmet ruse, Ernal Filo tregon ekskluzivisht për Top Channel pasojat

Në anën tjetër, Kina po avancon me shpejtësi drejt objektivit të saj për të ulur astronautë në Hënë deri në vitin 2030, duke forcuar konkurrencën globale në eksplorimin hapësinor.

Sipas planit të NASA-s, programi i quajtur “Ignition Moon Base” parashikon tre faza zhvillimi: fillimisht dërgimin e robotëve dhe dronëve për hartëzimin e sipërfaqes hënore, më pas transportimin e mjeteve të eksplorimit dhe komunikimit, dhe në fund ndërtimin e infrastrukturës për misione me ekuipazh.

NASA ka nënshkruar kontrata edhe me kompani të tjera si Intuitive Machines dhe Astrobotic për zhvillimin e landerëve dhe pajisjeve që do të përdoren në sipërfaqen e Hënës.

Read more:eBay refuzon ofertën prej 56 miliardë dollarësh për blerje nga GameStop: Nuk është e besueshme dhe as tërheqëse

Në plan parashikohet që deri në vitin 2029 të realizohen rreth 25 lëshime dhe të dërgohen disa tonë ngarkesa shkencore në Hënë, përfshirë kamera me rezolucion të lartë dhe instrumente kërkimore.

Një nga qëllimet kryesore të projektit është krijimi i burimeve të energjisë në Hënë, përfshirë reaktorë bërthamorë dhe sisteme diellore, të cilat do të mundësojnë funksionimin e një baze “gjysmë të përhershme” deri në vitin 2032.

Zona e Polit Jugor të Hënës konsiderohet veçanërisht e rëndësishme, pasi mendohet se përmban ujë të ngrirë që mund të shërbejë për prodhimin e oksigjenit dhe furnizimin e astronautëve.

Read more:"Si mund të martohesh me një miliarder dhe prapë të dukesh sikur je nga Temu?" – pamja e jashtme e Lauren Sanchez po kritikohet nga fansat pas 'Met Gala 2026'

Megjithatë, ekspertët shprehen skeptikë për afatet e vendosura, duke theksuar se sfida kryesore mbetet krijimi i një mjeti të sigurt për uljen e astronautëve në sipërfaqen hënore.

Ndërkohë, kompania SpaceX e Elon Musk është kontraktuar për të zhvilluar sistemin e uljes njerëzore në Hënë, por projekti ka hasur vonesa dhe vështirësi teknike.

Lexo edhe
Teknologji

Musk kërkon kufizime për Starshield në Ukrainë, disa dronë të Kievit mbeten jashtë funksionit

Teknologji

Studimi i The Lancet: Njerëzimi rrezikon të zhduket deri në vitin 2100 nga inteligjenca artificiale dhe lufta bërthamore

Tags: #Amazon #Donald Trump #dronë #Elon musk #Gare #Jeff bezos #Kamera #Kina

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Musk kërkon kufizime për Starshield në Ukrainë, disa dronë të Kievit mbeten jashtë funksionit
  • Studimi i The Lancet: Njerëzimi rrezikon të zhduket deri në vitin 2100 nga inteligjenca artificiale dhe lufta bërthamore
  • ChatGPT dhe marrëdhëniet njerëzore, ekspertët paralajmërojnë për rrezikun e izolimit emocional
  • Shpyllëzim për qendrat e Google/ Finlanda ndalon punimet, kompania investon 13 miliardë euro
  • OpenAI pranon gabimin pas sulmit ndaj sistemeve të qeverisë australiane
Nga të njëjtat tag-e
  • Musk kërkon kufizime për Starshield në Ukrainë, disa dronë të Kievit mbeten jashtë funksionit
  • Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi
  • Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre – Ide
  • Starship hyn në orbitë për herë të parë, pavarësisht defektit të motorit dhe përfundon misionin me shpërthim në Paqësor
  • “Ursula s’i tha vajzës shko luaj me gangsterin rus, as djalit me lojëra kineze”/ Rama mesazh BE-së: S’mund të na përjashtoni nga tavolina e Europës, mos na lini në baltë (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Radonshiqi: Dëmi ekonomik është më i madh seç është deklaruar, faturën do ta paguajnë qytetarët 4 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Studenti Ardesian Binjakaj: Studentët janë të revoltuar dhe duhen dëgjuar! Kërkesa kryesore është dorëheqja e Ramës 3 lexime · 4 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Protesta, studentja për Report Tv: Jemi kundër dhunës, duam zgjidhje politike! Ogreni: Ka protestues që kanë kontakte me ‘Listën Studentore’ serbe (VIDEO) 1 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Ekonomi Ulja e TVSH-së për ushqimet dhe rritja e taksave me 120 milionë euro për bizneset/ Si do të rriten çmimet dhe korrupsioni nga paketa e re fiskale e Qeverisë 1 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Transferimi i Veliajt nga burgu i Durrësit në Fier, avokati Ndreca: E takova, ndodhet në izolim për 10 ditë! Qelia pa ajrim e dritë, s’ka arsye për transferimin! Do shkojmë në gjykatë 1 lexime · 4 orë më parë
  6. 06
    Sociale Kadastra derë më derë në Finiq, Goxhobelli ndjek nga afër procesin: Përfundojmë 52 fshatra brenda nëntorit 1 lexime · 4 orë më parë
  7. 07
    Teknologji Musk kërkon kufizime për Starshield në Ukrainë, disa dronë të Kievit mbeten jashtë funksionit 1 lexime · 3 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Teknologji

Musk kërkon kufizime për Starshield në Ukrainë, disa dronë të Kievit mbeten jashtë funksionit

Elon Musk ka kërkuar kufizimin e përdorimit të rrjetit satelitor ushtarak Starshield në Ukrainë, raportoi të martën The…

• 3 orë më parë • 3 min lexim
Teknologji

Studimi i The Lancet: Njerëzimi rrezikon të zhduket deri në vitin 2100 nga inteligjenca artificiale dhe lufta bërthamore

Njerëzimi mund të përballet me rrezikun e zhdukjes deri në fund të këtij shekulli, si pasojë e përdorimit…

• 2 ditë më parë • 3 min lexim
Teknologji

ChatGPT dhe marrëdhëniet njerëzore, ekspertët paralajmërojnë për rrezikun e izolimit emocional

Përdorimi masiv i inteligjencës artificiale, veçanërisht i ChatGPT-së, po ndryshon rrënjësisht mënyrën si njerëzit komunikojnë, mendojnë dhe ndërtojnë…

• 6 ditë më parë • 4 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin