Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Botë
  3. Konsiderohej pasardhësja e denjë e fronit, ndërron jetë pas më shumë se tre vitesh në koma princesha e Tajlandës
Botë

Konsiderohej pasardhësja e denjë e fronit, ndërron jetë pas më shumë se tre vitesh në koma princesha e Tajlandës

• 12 Qershor, 2026 • 3 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Familja mbretërore e Tajlandës ka njoftuar vdekjen e Princeshës Bajrakitiyabha, e cila kishte kaluar më shumë se tre vite në koma pas një kolapsi të pësuar në fund të vitit 2022. Ajo ishte 47 vjeçe.

Sipas deklaratës së pallatit mbretëror, princesha ndërroi jetë në spitalin Chulalongkorn në Bangkok, pasi gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua gradualisht pavarësisht kujdesit intensiv të ekipit mjekësor.

Bajrakitiyabha u rrëzua në dhjetor të vitit 2022 ndërsa po stërviste qentë e saj. Mjekët konstatuan se shkaku ishte një çrregullim i rëndë i ritmit të zemrës, i shkaktuar nga një infeksion mykoplazmatik në zemër, shkruan BBC.

Read more:Harry dhe Meghan humbin lidhjet me miqtë, pse Vip-at e tyre të pasur dhe të famshëm i kanë shmangur

E njohur për karrierën e saj të suksesshme dhe angazhimin në çështjet sociale, ajo konsiderohej një nga figurat më të respektuara dhe më të afta të familjes mbretërore tajlandeze. Princesha ishte vajza e madhe e Mbretit Maha Vajiralongkorn dhe lindi më 7 dhjetor 1978.

Ajo kishte studiuar drejtësi dhe kishte përfunduar dy diploma pasuniversitare në Universitetin Cornell në Shtetet e Bashkuara. Më pas shërbeu në misionin e Tajlandës pranë Kombeve të Bashkuara në Nju Jork dhe punoi në zyrat e Prokurorit të Përgjithshëm në vendin e saj.

Nga viti 2012 deri në vitin 2014, Bajrakitiyabha ishte ambasadore e Tajlandës në Austri, ku bashkëpunoi ngushtë me Zyrën e OKB-së për Drogën dhe Krimin (UNODC). Ajo u bë një zë i rëndësishëm për reformimin e sistemit penal, duke mbrojtur veçanërisht të drejtat e grave të burgosura dhe personave në nevojë.

Read more:Prej dy ditësh asnjë gjurmë nga i riu, familja ngre policinë e Tiranës ‘në këmbë’, enigmë fati i Eglant Koçit

Në vitin 2021, mbreti e emëroi shefe të stafit në njësinë e tij private të sigurisë, duke i dhënë gradën gjenerale.

Përveç karrierës publike, princesha ishte e apasionuar pas sportit dhe aktivitetit fizik, duke marrë pjesë shpesh në gara të vrapimit në distanca të gjata dhe aktivitete çiklizmi.

Read more:Erdogani sulmon sërish Netanyahun: Fati i tij do të jetë i njëjtë me atë të tiranëve të tjerë në histori

Vdekja e saj rihap diskutimet mbi trashëgiminë e fronit tajlandez. Mbreti Vajiralongkorn, 73 vjeç, ende nuk ka emëruar zyrtarisht një pasardhës. Për shumë mbështetës të monarkisë, Bajrakitiyabha konsiderohej si një figurë e fortë dhe e besueshme që mund të luante një rol kyç në të ardhmen e institucionit mbretëror.

Me largimin e saj, një nga figurat më të spikatura të familjes mbretërore tajlandeze lë pas një boshllëk të madh, ndërsa çështja e pasardhësit të fronit mbetet ende e paqartë.

Lexo edhe
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Tags: #Aktivitete #Bbc #Familja #Familja mbretërore #Gara #jetë #Okb #Private

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite
  • Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…
  • “Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë
  • Ngërç në negociatat SHBA-Iran, sulmet izraelite në Liban shtyjnë bisedimet
  • Andy Burnham fiton zgjedhjet e pjesshme, rriten presionet ndaj Keir Starmer në Partinë Laburiste
Nga të njëjtat tag-e
  • “Aeroporti i Vlorës u përdor për propagandë”, protestuesi: Kjo qeveri s’është për qytetarët! Shqipëria nuk është pronë që Rama ta shesë apo ta blejë
  • Zjarri aktiv prej disa ditësh në Pukë, digjen 120 hektarë pyje! Flakët u afrohen dy fshatrave, në Gojan banorët bëhen gati për evakuim!
  • VIDEO/ Revolta kundër Ramës! Protestuesja: Qeveria e pavlerë! Pensioni s’na del as për ilaçet, rrimë me muaj pa i blerë…
  • Zjarr pranë QSUT-së në Tiranë, digjet banesa private! Flakët vihen nën kontroll, dyshohet për shkëndijë elektrike (VIDEO)
  • Revolta kundër Ramës/ “Balla i quajti protestuesit terroristë, shumë e rëndë”, Krenar Ahmeti: Protesta ka zgjuar ndërgjegjen europiane, jemi në një moment historik. Kokat e nxehta…
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë 80 ditë protestë kundër Ramës dhe qeverisë – Edlira Çepani : Po kërkohet përmbysja e kulturës politike! Institucionet të mos numërojnë pjesëmarrjen, por të dëgjojnë qytetarët 31 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Dinamika/ Si u vra portugezi te ‘Principotes’! Sherri nisi për zhurmën, shqiptaro-britaniku e goditi me grushte, dëshmon autori: Thikën e kishte turisti, ia mora nga dora (VIDEO) 12 lexime · 8 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Shtatori do të jetë i fuqishëm”/ 80 ditë revoltë, profesori në protestë: Dorëheqja e Ramës është e panegociueshme! Rinia dhe artistët të dalin në shesh 10 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Rama jepe dorëheqjen”, revoltë kundër gjithë klasës politike! Mbyllet protesta 79: Shqipëria kërkon revolucion! Nesër më shumë!-VIDEO 9 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Aksident tragjik në Manëz të Durrësit! Vdes çifti i martuar të dielën dhe një 15-vjeçar, 2 të plagosur! Po ktheheshin nga një lokal nate (EMRAT+VIDEO) 9 lexime · 13 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Drejtorët firmosin, oligarkët grabisin!”/ Pankartat pikante në protestë: Populli do ta çojë Ramën me pushime! 8 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Protesta prej 80 ditësh kundër Ramës, aktivisti Alimadhi: Kjo revoltë një moment historik për të treguar dashurinë ndaj Atdheut! 7 lexime · 7 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

Izraeli dhe Hezbollahu kanë rënë dakord për një armëpushim, i cili ka hyrë në fuqi në orën 16:00…

Viral Alert News • 2 muaj më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Irani nuk do të rifillojë bisedimet me Shtetet e Bashkuara pa u vendosur një armëpushim gjithëpërfshirës në Liban,…

• 2 muaj më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

“Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shkaktuar polemika me deklaratat e tij për kryeministren italiane Giorgia Meloni, duke…

• 2 muaj më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by