Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Editoriale
  3. Ikja e Orban një fitore për liberalizmin në botë – Blog
Editoriale

Ikja e Orban një fitore për liberalizmin në botë – Blog

Viral Alert News • 17 Qershor, 2026 • 4 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
Ikja e Orban një fitore për liberalizmin në botë

Rrallë ndodh që një alë zgjedhje të jenë po aq të rëndësishme jashtë një vendi se sa brenda tij. Hungaria është një rast i tillë. Fitorja vendimtare e Péter Magyar-it i jep Hungarisë mundësinë të dalë nga gropa që Orbán ka hapur që prej marrjes së pushtetit në vitin 2010. Populli hungarez ka votuar në mënyrë dërrmuese për ndryshim, dhe kjo tani është e mundur – por nuk është e garantuar.

Shembulli i Polonisë tregon sa e vështirë është të zhbëhen vite autoritarizmi, sidomos kur sistemi është manipuluar për të siguruar vetë-mbijetesën. Nuk do të jetë e lehtë për Magyar-in të rindërtojë shtetin ligjor, një gjyqësor të pavarur, një shtyp të lirë, një shoqëri civile aktive dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Ai do të përballet me kundërshtim të fortë nga të gjithë ata që përfituan nga kapitalizmi klientelist i Orbán-it. Prandaj, zgjedhja e Magyar-it ishte një betejë vendimtare në një luftë që mbetet e gjatë.

Rruga e Hungarisë drejt demokracisë ka gjasa të jetë e ngadaltë dhe e pasigurt, por ndikimi më i gjerë politik i humbjes së Orbán-it është i thellë dhe i menjëhershëm. Ajo heq një pengesë nga rruga e BE-së – veçanërisht në lidhje me Ukrainën.

Read more:Politikani hungarez sërish bëhet hit në rrjetet sociale me vallëzimin e tij unik

Në nivel global, Orbán ka qenë një pararendës, simbol dhe frymëzim për të djathtën nacionaliste. Ai erdhi në pushtet kur Trump ishte zhvillues pasurish të paluajtshme, Giorgia Meloni një ministre e re pak e njohur, Marine Le Pen dhe Nigel Farage figura margjinale politike, dhe Alice Weidel një konsulente financiare. Autokrati hungarez ka shërbyer si model për politikanët e ekstremit të djathtë në Evropë dhe SHBA.

Humbja e Orbán-it nuk garanton një rikthim të menjëhershëm të demokracisë në Hungari, por shënon një fitore për liberalizmin në botë, më shumë sesa në vetë Hungarinë.

Asnjë lider i ekstremit të djathtë nuk mund ta zëvendësojë

Read more:Hungaria i jep fund gjendjes së jashtëzakonshme, Magyar: Kthehemi në normalitet

Zgjedhjet në Hungari janë një kujtesë se diskursi publik shpesh e ekzagjeron forcën e autoritarizmit dhe dobësinë e demokracisë. Pranimi i rezultatit nga Orbán tregon gjithashtu se sa i jashtëzakonshëm ishte rasti i Donald Trump në refuzimin për të pranuar humbjen në 2020.

Rezultati do të përdoret për shumë interpretime të gabuara – nga ideja se kjo shënon fundin e ekstremit të djathtë në Evropë, deri te pretendimi se Orbán humbi për shkak të lidhjes me Trump-in. Në fakt, kjo ishte një ngjarje specifikisht hungareze, e shpjegueshme nga faktorë të brendshëm si korrupsioni dhe keqmenaxhimi ekonomik.

Read more:Trump sulmon Netanyahun: Duhet të jetë mirënjohës ndaj SHBA-së, pa ne Izraeli nuk do të ekzistonte për dy orë

Megjithatë, ky rezultat ka një vlerë të fortë simbolike për politikën evropiane. Orbán i dha ekstremit të djathtë një prani të përhershme në Këshillin Evropian dhe ndikim në vendimmarrjen e BE-së.

Orbán është larguar, të paktën tani për tani. Dhe megjithëse ka shumë politikanë të tjerë të ekstremit të djathtë, asnjëri nuk ka synimin, fuqinë apo burimet për të mbushur boshllëkun që krijon largimi i tij. Kjo është arsyeja për të festuar sot.

Ky është një moment historik për Hungarinë dhe hungarezët. Një eksperiment 16-vjeçar joliberal dhe antidemokratik ka marrë fund, dhe është momenti për festë. Por me një shumicë të madhe vjen edhe një përgjegjësi e jashtëzakonshme për qeverinë e re në Budapest.

Read more:Skandali “Bunga Bunga” trondit sërish Italinë, falja e ish-politikanes ndez krizë të re politike në qeverinë Meloni

Fitorja e Magyar-it i jep Evropës një mundësi për t’u forcuar dhe për t’u përballur me problemet e saj të brendshme. BE-ja duhet të mësojë nga kjo dhe të përgatitet më mirë për të trajtuar raste të ngjashme në të ardhmen.

Me zgjedhjet e vitit 2027 që afrohen, BE-ja duhet të veprojë shpejt. Ajo që Evropa do të bëjë në muajt në vijim do të përcaktojë nëse kjo fitore shënon një kthesë të vërtetë, apo thjesht një pushim të përkohshëm.

The Guardian, pergatiti T.Çela,Lapsi.al

Lexo edhe
Editoriale

Shqiptarët mes frikës, mjerimit dhe heshtjes – Blog

Editoriale

Tutkunet e bidonëve dhe lundërtarët e Magelanit – Blog

Tags: #budapest #Donald Trump #Evropa #Giorgia meloni #Hungari #Hungaria #jetë #Nigel Farage
Viral Alert News
Viral Alert News

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Shqiptarët mes frikës, mjerimit dhe heshtjes – Blog
  • Tutkunet e bidonëve dhe lundërtarët e Magelanit – Blog
  • Hamza, Abdixhiku e Haradinaj të barabartë me Kurtin më 28 dhjetor? – Blog
  • Larg thikave çuna, mos ia bëni qejfin gjyqtarëve që inkurajojnë krimin – Blog
  • Paratë tona në duart e zyrtarëve të pandehur – Blog
Nga të njëjtat tag-e
  • Foto/ NASA vëzhgon me rreze X vrimën e parë të zezë të fotografuar ndonjëherë nga njerëzimi, zbulon detaje mahnitëse nga galaktika Messier 87
  • Andy Burnham fiton zgjedhjet e pjesshme, rriten presionet ndaj Keir Starmer në Partinë Laburiste
  • Ngërç në negociatat SHBA-Iran, sulmet izraelite në Liban shtyjnë bisedimet
  • Taksa e pronës do të rritet/ Propozohet projektligji, do të përafrohet me vlerën e tregut
  • Marrëveshja SHBA-Iran/ Nis trafiku detar në Hormuz, kalojnë tre supertankerët e parë me flamur saudit
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Dibër/ Zyrtarët e Kadastrës dhe një noterë tjetërsuan pronat në favor të një familje, në kërkim zv.drejtori i ASHK, noterja dhe përfituesi i pronave (EMRAT) 16 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Ata nuk kanë lidhje me qeverinë”/ Rama shpërndan deklaratën e Unionit të Gazetarëve dhe video nga protesta: Kanë rrahur shoferët se nuk i binin burisë 7 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Pas disa ditësh në gjendje të rëndë, humb jetën 53-vjeçari i aksidentuar në Librazhd (EMRI) 6 lexime · 23 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Ekstremizmi e kërkon pushtetin duke filluar me rrugën”, Rama nxjerr videon nga protesta: Fjalor me sharje, kore linçimi dhe ulërima marshuese 6 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Memaliaj/ Ishte duke punuar, 45-vjeçari bie nga skela në Teqenë e Koshtanit! Në gjendje të rëndë shëndetësore (EMRI) 5 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Ha e pi me paratë tuaja”/ Zagani publikoi video të Ramës nga Zvicra, reagon Kryeministri: Isha i ftuar, kurrë s’kam udhëtuar privatisht me lekët e shtetit 5 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë U mbyt teksa po lundronte me motor uji, nxirret pas 2 ditë kërkimesh nga Liqeni i Ulzës trupi i 37-vjeçarit! U pikas nga dronët ujorë në disa metra thellësi 5 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Editoriale

Shqiptarët mes frikës, mjerimit dhe heshtjes – Blog

Këtë tetor nisa një bashkëpunim me BIRN për të realizuar disa reportazhe me tema të ndryshme, kryesisht sociale…

Viral Alert News • 1 ditë më parë • 8 min lexim
Editoriale

Tutkunet e bidonëve dhe lundërtarët e Magelanit – Blog

I hedhur nga njê tutkun në një korije, bidoni plastik qendroi gjate aty. Shiu dhe era e përudhi…

Viral Alert News • 1 ditë më parë • 4 min lexim
Editoriale

Hamza, Abdixhiku e Haradinaj të barabartë me Kurtin më 28 dhjetor? – Blog

Në zgjedhjet e fundit lokale, Albin Kurti ka fituar vetëm 18.42 komuna të Kosovës, kandidatët e tij për…

Viral Alert News • 1 ditë më parë • 7 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by