Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Editoriale
  3. Tutkunet e bidonëve dhe lundërtarët e Magelanit – Blog
Editoriale

Tutkunet e bidonëve dhe lundërtarët e Magelanit – Blog

Viral Alert News • 18 Qershor, 2026 • 4 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
VA News
News
Tutkunet e bidonëve dhe lundërtarët e Magelanit

I hedhur nga njê tutkun në një korije, bidoni plastik qendroi gjate aty. Shiu dhe era e përudhi ca me vonë. Në zabele pa se kishte jo pak si ai. Kur sosi në brigjet e lumit vuri re sa shumë ishin. Një mizëri. Mote me radhë, pa bërë zë bidoni vuri re se soji i tij zmadhohej, ngjishej. Aty, anes lumenjve. Mes atyre visoreve mahnitëse, idilike. Prapê ndjente se ishte ndalesë e perkohshme. Kur njē rrebesh i çartur erdhi afer, i shkuli rrenjet, e pa veten në një lundrim epik. Nëpêr fshatra, qytete e lugina, njê eksod i vertetë. Derisa, bidoni plastik që tutkuni e leshoi diku pasi u dend me lengun e tij, ndryshoi perfundimisht vendbanim. E gjen veten nê breg të detit, ngulur në rërë, mes mijera si ai. Miliona si ai. Një kontinent hedhurinash tani ka mbirë aty. Kudo ku lumenjte nga jugu në veri kane hequr nga kurrizi, kanë leshuar me merzi, me nje lloj bezdie, mbeturinat e tutkuneve. Tani për ta flitet në lajme. Pamje e fundbotshme.

Ky shkarkim i lumenjve ka nxjerre zbuluar një dramë, një krim të pashoq. Ndotja dhe vrasja e mjedisit me duart tona. Gjurmet e kesaj paturpesie janë jo vetem në skaje, në periferi atje ku dikush mendon se nuk e sheh njeri, po dhe në mes të qytetit.

Përpos ndergjegjes, ngjan se tutkunëve u mungon dhe një ndjenjë. Hapësirat ku lënē plastiken, nuk u duken mbase si të pêrbashketa. U vjen se nuk u perkasin. Si te jenê të huaja, të dikujt tjetër. Kjo me gjasë i ka bere dhe armiqesorë, pos tutkunë. Patjetêr se ka ndikuar te kjo gjendje dhe grykesia e disave pêr të marrë gjithçka, pêr të futur nê kthetra territore e vende.

Read more:Stuhia tropikale ‘Arthur’ godet Teksasin, autoritetet paralajmërojnë për reshje të dendura shiu dhe përmbytje të rrezikshme

***

Në një ditë si kjo, 500 vjet më parë, Magelani nisi nga porti i Seviles një prej lundrimeve më të guximshme e heroike në histori, atë të kalimit në anen tjetêr të botës, të pashkelur më parë nga njeriu.

Në krye te nja 100 burrave e me 5 anije, ai para se te gjente shtegun që kaloi nga Atlantiku në Paqesor, e me tej, pati ndalesa në ishuj, ngushtica e gjire.

Read more:Shpërthim në një fabrikë fishekzjarrësh në Kinë – 21 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të lënduar

Cvajgu me profilin e lundertarit, sjell detaje se si keta zbulues që ishin kaq larg shtëpisë, tregoheshin miqesor e të kujdesshem me mjediset e reja, me boten e panjohur krejt nën kembet e tyre.

Ishte në filozofinë e Magelanit se me ato toka e banore do ndertonin marrëdhenie e tregti.

Pasi shkelen në Ishujt e Erezave duke i rene nga ana tjetër, dhe kuptuan se bota qe e rrumbullaket, ata që kishin ngelur prej asaj aventure të çmendur vendosen të kthehen.

Read more:Moska konfirmon incidentin në Kanalin Anglez: Fregata ruse hapi zjarr ndaj një veliere britanike

Mjeshter është Cvajku qê na i sjell gjallë ato detaje. Kur dalluan pas 3 viteve mundim, kepin e Vinsentit në Portugali, skajin e fundit kontinental tē Europës, ata u ndjenë në shpi.

***

Mjafton njē ecje rreth stadiumit Dinamo që të ngresh pyetjen; Pse nuk ndihen nē shpi këtu? Ata që kanë hedhur mijera shishe e kanoçe cepave, tek pjesa rreze kangjellave, në gjithë perimetrin që rrethon këtë stacion sportiv.

Read more:Irani nuk ka nevojë për fitore, ka nevojë për të nesërmen – Blog

Kjo në mes të Tiranës. Po mund ta dallosh te liqeni, dhe te ai i Thati pak më tutje. Lehtësia më të cilen dekorohet ambjenti i perbashket me këtë turp, është e pabesueshme.

Veshtire se kjo do ndalet me ligj, me penalitete, e me fushata. Ndoshta, do të mbarojë kur ashtu si lundertaret e Magelanit 500 vjet më parë, ata ta shohin si token, vendin, ambjentin, shpinë e tyre.

Lexo edhe
Editoriale

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi – Ide

Editoriale

Zgjedhja e presidentes/ Më mirë një krizë serioze, se sa një shtet qesharak – Ide

Tags: #Anije #Atlantiku #bota #Brigjet #Dinamo #Mbeturinat #Para
Viral Alert News
Viral Alert News

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi – Ide
  • Zgjedhja e presidentes/ Më mirë një krizë serioze, se sa një shtet qesharak – Ide
  • Fërkimet Turqi-Izrael dhe ndikimi i tyre në Ballkan – Blog
  • Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin – Ide
  • Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës – Ide
Nga të njëjtat tag-e
  • Protesta e 133/ “Shqipëria po bën revolucion”, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës, kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe kabinetit qeveritar
  • “Bardhi si zjarrfikës, Berisha si komandant…”/ Kuvendi miratoi Territorialen, protestuesi: Janë të gjithë bashkë me Ramën! Opozita duhet të ishte në grevë
  • “Rama po shkatërron Shqipërinë”, aktivisti Lika: Nesër të gjithë në protestë, ta shkërrmoqim regjimin
  • “Protestojmë për të ardhmen dhe jo për parti”, Lush Susaj: Universiteti të kryejë funksionin e tij, mesazhi për studentët
  • Pallatet, kush i përfundon?/ AAPSK parashikon fond për objektet e konfiskuara kur investitori falimenton
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Në kërkim për vrasje, zhduket Inez Hajrulla? Mediat: U rrëmbye, familja ende pa denoncim 19 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Protesta e 133/ “Shqipëria po bën revolucion”, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës, kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe kabinetit qeveritar 6 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Protesta e 134-të, vijon marshimi i qytetarëve: Poshtë qeveria, Rama jep dorëheqjen 4 lexime · 8 orë më parë
  4. 04
    Ekonomi Inflacioni pritet të rritet, Sejko: Kanë ndikuar tensionet gjeopolitike, shtrenjtim i çmimeve në 6 muajt e ardhshëm 2 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Ekonomi Ulet në 2,9% inflacioni/ Ushqimet më të shtrenjta, një tjetër valë çmimesh mund të prekë vendin 2 lexime · 7 orë më parë
  6. 06
    Sociale 68-vjeçari nga Saranda apel në Report TV: Jam i sëmurë, jetoj në errësirë prej 8 vitesh! OSHEE s’më lidh energjinë, Kadastra nuk bën legalizimin e banesës 1 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Sociale Pas furtunës qetësohet moti, reshje të dobëta edhe të hënën 1 lexime · 8 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Editoriale

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi – Ide

Pavarësisht se Edi Rama demonstroi një fuqi numerike jashtë normales duke votuar reformën territoriale me një shumicë të…

• 2 ditë më parë • 6 min lexim
Editoriale

Zgjedhja e presidentes/ Më mirë një krizë serioze, se sa një shtet qesharak – Ide

Kosova po nxitonte me shpejtësi drejt njërës prej krizave më të rënda që ka kaluar ky shtet i…

• 4 ditë më parë • 7 min lexim
Editoriale

Fërkimet Turqi-Izrael dhe ndikimi i tyre në Ballkan – Blog

Zgjedhjet në Bosnjë e Hercegovinë sollën fitore për partinë e Millorad Dodikut, si në garën për presidencë qendrore…

• 5 ditë më parë • 7 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by