Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Anatomia e një lindjeje të munguar, pse çiftet po e shtyjnë vendimin për fëmijën e parë
Sociale

Anatomia e një lindjeje të munguar, pse çiftet po e shtyjnë vendimin për fëmijën e parë

• 20 Qershor, 2026 • 18 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Në Shqipërinë e sotme, familja nuk fillon më me një dasmë apo me një bebe. Fillon me një kalkulim. Dy paga, një qira, një makinë, një kredi e mundshme, çmimet e supermarketit, kostoja e çerdhes, ndonjë ndihmë për prindërit dhe, në fund, pyetja që dikur ishte intime, tani është financiare: a na del për një fëmijë?

Në letër, shumë çifte të reja ende e duan familjen tradicionale me dy fëmijë. Në praktikë, ekonomia ua zhvendos vazhdimisht vijën e nisjes.

Fillimisht duhet stabiliteti në punë. Pastaj një shtëpi më e madhe. Pastaj kursimet për mobilimin. Më pas vjen llogaria e çerdhes, e pampersave, e pediatrit, e formulës, e transportit. Deri atëherë, mosha biologjike ka ecur më shpejt se rritja e pagës.

Siç argumenton eksperti Selami Xhepa, “kur kostot fikse të jetës rriten më shpejt se pritshmëritë për të ardhurat, familja kthehet nga projekt emocional në projekt financiar”. Në këtë kuptim, shtyrja e lindjeve nuk është vetëm zgjedhje kulturore, por një reagim racional ndaj pasigurisë ekonomike.

Nëse do ta konsideronim si transformim, do të pohonim që lindjet nuk po shtyhen vetëm nga ndryshimi i kulturës, por nga rritja e kostove fikse të jetës.

Në thelb, nuk është se brezi i ri nuk do fëmijë. Shpesh nuk arrin dot t’i përballojë pa rrëshqitur në pasiguri financiare. Sipas z. Xhepa, “në ekonomi, familjet reagojnë ndaj kostos margjinale të çdo vendimi të madh, dhe sot fëmija i parë është kthyer në vendimin me barrën më të lartë financiare për çiftet e reja”.

Në vitin 2025, Shqipëria regjistroi vetëm 21,425 lindje, niveli më i ulët në më shumë se tri dekada, ndërsa fertiliteti ka rënë në 1.21 fëmijë për grua. Pas emigracionit dhe plakjes, një pjesë gjithnjë e më e madhe e shpjegimit lidhet me koston e jetesës së familjeve të reja. Në krahasim me fillimin e viteve ’90, kur kishte rreth 80 mijë lindje në vit, aktualisht numri i tyre është katër herë më i ulët (shiko grafikun).

Dikur hyrja në jetën e rritur kishte një kronologji pothuajse lineare: mbaroje shkollën, gjeje një punë, martoheshe, merrje një shtëpi dhe më pas vinin fëmijët. Sot, për një pjesë në rritje të të rinjve shqiptarë, kjo renditje është kthyer në një seri pengesash ekonomike që duhen kaluar një nga një, shpesh me vite vonesë.

Pragu i parë është strehimi. Në Tiranë dhe qytetet kryesore, qiraja për një apartament modest konsumon një pjesë disproporcionale të të ardhurave mujore.

Për shumë çifte, pagesa e shtëpisë, bashkë me faturat, internetin, energjinë dhe kostot e transportit, e çon menjëherë buxhetin familjar në kufijtë e mbijetesës. Rreth 24.2% e familjeve shqiptare rezultojnë me detyrime të prapambetura për qira, fatura apo këste prone, një tregues i qartë i brishtësisë financiare edhe për kostot bazë të banesës.

“Kur aksesi në strehim bëhet vetë një barrë afatgjatë financiare, çdo hap tjetër i ciklit familjar shtyhet automatikisht”, vëren z. Xhepa. Kjo e bën strehimin jo vetëm koston e parë të jetës adulte, por edhe filtrin kryesor që përcakton nëse një çift mund të avancojë drejt prindërimit.

Read more:Pedri thyen rekordin e Messit

Por kostoja e hyrjes në jetën e rritur nuk mbaron te çelësi i shtëpisë. Ajo vazhdon me mobilimin, elektroshtëpiaket, makinën ose shpenzimet e transportit urban, me një supermarket që zë një peshë gjithnjë e më të madhe në buxhet dhe me nevojën për të krijuar një fond minimal sigurie. Një familje e re sot nuk blen vetëm një apartament ose paguan një qira. Ajo duhet të financojë një infrastrukturë të tërë jetese.

Rriten familjet pa fëmijë

Një nga ndryshimet më të dukshme në strukturën familjare pas viteve ’90 nuk është vetëm rënia e lindshmërisë, por zgjerimi i fazës së jetës në çift pa fëmijë. Të dhënat e Censit 2023 tregojnë se në Tiranë numërohen rreth 99 mijë çifte pa fëmijë përballë 350 mijë me fëmijë, një raport afërsisht 1 me 3.5, që e vendos kryeqytetin në një profil më urban dhe më të afërt me modelet europiane, ku krijimi i familjes nuk përkthehet menjëherë në lindje.

E njëjta prirje shfaqet edhe në Durrës dhe Vlorë, duke sugjeruar se ky nuk është një fenomen i izoluar, por i lidhur me strukturën ekonomike të zonave më dinamike.

Në këto qarqe, vendimmarrja për të pasur fëmijë po shtyhet në kohë, jo domosdoshmërisht duke u refuzuar, por duke u kushtëzuar nga faktorë konkretë ekonomikë. Kostoja e banimit, sidomos në tregje të shtrenjta si Tirana, pasiguria në tregun e punës dhe investimi më i gjatë në arsim dhe karrierë e zgjatin periudhën e jetës pa fëmijë.

Ndaj sociologët argumentojnë se rritja e çifteve pa fëmijë nuk lidhet vetëm me preferenca kulturore, por me një riorganizim të prioriteteve ekonomike të familjes.

Shifrat në nivel kombëtar e bëjnë këtë ndryshim edhe më të qartë.

Në vitin 2023, familjet e martuara ose në bashkëjetesë pa fëmijë arrijnë në 264,882, nga rreth 105 mijë që ishin në vitin 2011, një rritje prej 152%. Në të njëjtën periudhë, numri total i familjeve është rritur vetëm me rreth 33 mijë, ose 4.5%. Pra, rritja e çifteve pa fëmijë nuk është thjesht pasojë e zgjerimit të përgjithshëm të popullsisë apo familjeve, por një ndryshim strukturor brenda vetë modelit familjar.

Kjo diferencë tregon se pesha e çifteve pa fëmijë në totalin e familjeve po rritet me ritme shumë më të shpejta se vetë familjet, duke krijuar një realitet të ri demografik.

Kur fëmija i parë bëhet vendim financiar

Në ekonominë urbane të Shqipërisë, fëmija i parë po humbet gradualisht statusin e tij si vazhdimësi “natyrale” e çiftit. Ai po hyn në të njëjtën kategori me blerjen e një apartamenti, me marrjen e një kredie apo me hapjen e një biznesi të vogël: një vendim që kërkon kapital fillestar, fluks financiar të qëndrueshëm dhe një tolerancë të lartë ndaj riskut.

Dikur pyetja ishte nëse çifti ndihej emocionalisht gati. Sot pyetja është më e ftohtë, a e përballon buxheti?

Read more:Studimi zbulon: Punët e shtëpisë mund të ndikojnë edhe në jetën intime të çiftit

Përpara se të mendojnë për një bebe, çiftet kalojnë nëpër një seri llogaritjesh të heshtura: qiraja ose kësti i shtëpisë, shpenzimet në supermarket, karburanti, kësti i makinës, një fond emergjence, ndonjë pagesë kursi apo specializimi, dhe vetëm pas kësaj vjen hapësira mendore për të pyetur nëse ka vend edhe për një anëtar të ri.

Ajo çfarë po ndodh konsiderohet si zhvendosje e strukturës së riskut ekonomik. Një fëmijë nënkupton jo vetëm shpenzime të drejtpërdrejta, por një rritje të menjëhershme të kostove fikse të familjes: një shtëpi më të madhe, mobilim shtesë, shpenzime mujore për higjienë dhe ushqim, vizita pediatrike, çerdhe apo kujdes privat, si dhe humbje të përkohshme të të ardhurave gjatë lejes së lindjes. Në terma ekonomikë, ai bëhet investimi më i madh afatgjatë që merr një familje e re.

Prandaj edhe vendimi shtyhet. Jo domosdoshmërisht sepse dëshira mungon, por sepse rritet pragu i sigurisë që duhet kaluar përpara se çifti të ndihet “gati”. Në shumë raste, fëmija i parë shtyhet derisa të mbyllet kredia e makinës, të stabilizohet kontrata e punës, të gjendet një shtëpi me një dhomë më shumë ose derisa njëri prej gjyshërve të mund të ndihmojë me kujdesin. Kështu biologjia fillon të presë ekonominë.

Sipas sociologut Gëzim Tushi, “familja shqiptare po largohet nga modeli i dikurshëm ku fëmija vinte si vazhdimësi e natyrshme e martesës; sot ai hyn vetëm pasi çifti ka krijuar një minimum sigurie ekonomike dhe psikologjike”.

Ky transformim, sipas tij, lidhet drejtpërdrejt me jetën urbane, rritjen e kostove dhe ndryshimin e prioriteteve të brezave të rinj.

Më tej, ai e lexon këtë si një ndryshim të vetë raportit të shoqërisë me të ardhmen: “nuk kemi më frikë nga sakrifica e rritjes së një fëmije, por nga pasiguria që sjell mungesa e të ardhurave të qëndrueshme, strehimit dhe mbështetjes sociale”.

Në këtë kuptim, vendimi për t’u bërë prind nuk shtyhet nga mungesa e dëshirës, por nga rritja e standardit të sigurisë që çiftet i vendosin vetes përpara se të hedhin këtë hap.

Shifrat e bëjnë këtë mekanizëm të dukshëm. Në vitin 2025, Shqipëria regjistroi vetëm 21,425 lindje, 8.1% më pak se një vit më parë, ndërsa ekspertët po e lidhin rënien jo vetëm me emigracionin, por edhe me kostot e larta të jetesës për familjet e reja.

Në thelb, nuk është vetëm numri i çifteve që po zvogëlohet, por edhe numri i çifteve që ndihen financiarisht të afta për të kaluar në prindërim.

Nga dy fëmijë te një i vetëm

Tkurrja e lindjeve në Shqipëri nuk po ndodh gjithmonë si refuzim i idesë së familjes. Më shpesh po ndodh si tkurrje graduale e vetë projektit familjar. Nëse dikur modeli i dëshiruar ishte i qartë, martesë, një shtëpi dhe dy fëmijë, sot për shumë çifte urbane kjo formulë është në një fëmijë.

Presioni nuk vjen nga një faktor i vetëm. Ai ndërtohet nga një seri kostosh që nuk e ndalin rritjen: qiraja ose kësti i shtëpisë, ushqimet, çerdhja, transporti, kujdesi shëndetësor, aktivitetet pas shkolle, si dhe nevoja për të ruajtur një standard minimal jetese në qytet.

Read more:Ministria e Financave propozon ngritjen e këshillit fiskal, do t’i raportojë drejtpërdrejt kuvendit

Pas lindjes së fëmijës së parë, familja përballet me një realitet të ri: çdo shpenzim i dytë nuk është më linear, por shumëfishon nevojat për hapësirë, kohë dhe para.

Këtë logjikë e përmbledh edhe rasti i I.J., 35 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila thotë se ka vendosur të ketë vetëm një fëmijë pikërisht për të mos krijuar kufizime të forta as në jetën e saj dhe as në mundësitë që mund t’i ofrojë fëmijës.

“Dua të jem e lirë për të investuar te rritja e tij, tek aktivitetet, udhëtimet, shkollimi dhe njëkohësisht të mos heq dorë plotësisht nga jeta ime profesionale dhe personale”, shprehet ajo. Për shumë gra urbane në të njëjtën grupmoshë, kjo nuk shihet si mënyra më racionale për të ruajtur cilësinë e jetës së familjes.

Kjo është arsyeja pse fëmija i dytë po bëhet vendimi më i vështirë ekonomik i familjes së re shqiptare. Në terma praktikë, ai kërkon një shtëpi më të madhe, më shumë kujdes të paguar dhe një rezervë financiare që shumë çifte nuk e kanë.

Në vend që të heqin dorë nga ideja e familjes, ata e tkurrin atë deri në kufirin që mund të menaxhojnë pa rrezikuar stabilitetin financiar.

Ky tranzicion po reflektohet gradualisht edhe në kulturën e pritshmërive. Një brez që është rritur me idenë e familjes me disa fëmijë, sot po e normalizon modelin e “një të vetmi”, jo si zgjedhje ideologjike, por si kompromis ekonomik.

Në shumë raste, fëmija i dytë mbetet në kategorinë e planeve që shtyhen pafund: pas rritjes së pagës, pas blerjes së shtëpisë, pas stabilizimit në punës, pas ndonjë emigrimi të mundshëm. Deri atëherë, koha biologjike e mbyll vetë dritaren.

Statistikat e fundit e përforcojnë këtë zhvendosje. Me fertilitetin që ka rënë në rreth 1.12 fëmijë për grua në vitin 2025 dhe lindjet në minimum historik, Shqipëria po i afrohet gjithnjë e më shumë modelit të vendeve ku familja e vogël nuk është më zgjedhje kulturore, por rezultat i kostos së lartë të jetesës.

Sipas të dhënave të INSTAT, bazuar në Cesin 2023, në vend kishte 161 mijë çifte të martuar pa fëmijë, që jetonin më vete. Numri i tyre po arrin me shpejtësi çiftet e martuar me fëmijë, që jetonin vetëm, që në fund të 2023-t ishin rreth 230 mijë.

Incentiva të munguara

Përballë kostos në rritje të jetës së familjeve të reja, përgjigjja publike në Shqipëri ka mbetur kryesisht simbolike. Bonusi i bebes, i konceptuar fillimisht si çek i menjëhershëm në lindje, ishte më shumë një gjest fiskal sesa një instrument që ndryshon sjelljen ekonomike të çifteve. Për një familje që përballet me qira, ushqime, çerdhe dhe humbje të përkohshme të të ardhurave, një pagesë e vetme shuhet brenda javëve të para.

Pikërisht për këtë arsye, premtimi për skemën e re, kalimi nga një bonus i vetëm te një mbështetje mujore deri në moshën 5 vjeç, u lexua si një lëvizje më serioze drejt nxitjes së lindjeve. Sipas modelit të prezantuar publikisht nga kryeministri Rama gjatë fushatës së shkuar, mbështetja do të ishte 5 mijë lekë në muaj për fëmijën e parë, 7 mijë për të dytin dhe 10 mijë për të tretin, një ndryshim që teorikisht e kthen ndihmën nga simbolike në një fluks të vazhdueshëm cash për familjen.

Read more:Kina tejkalon Rusinë, zyrtarisht investitori më i madh i huaj në Azinë Qendrore

Megjithatë, hendeku mes premtimit dhe zbatimit mbetet vetë pjesë e problemit. Edhe pse viti 2026 u shpall si momenti kur skema do të hynte në fuqi, familjet ende nuk e ndiejnë këtë ndryshim si mekanizëm të konsoliduar, ndërsa vëmendja është zhvendosur te masa tjetër, kompensimi tatimor prej 48 mijë lekësh për fëmijët nën 18 vjeç, që nis nga deklarimi i marsit 2026.

Nga informacionet e marra nga Shërbimi Shtetëror Social, vendimi nuk është gati dhe nuk ka ende një ligj. Nga kjo skemë e re pritet të përfitojnë edhe fëmijët që nuk kanë mbushur ende 5 vjeç kur kjo skemë të hyjë në fuqi.

Sipas sociologut Tushi, pagesa mujore, edhe nëse nis të zbatohet, mbetet vetëm një pjesë e ekuacionit. “Ajo mund të ndihmojë konsumin afatshkurtër të familjes, por vështirë se ndryshon vendimin për lindje nëse kostot strukturore të jetës urbane vazhdojnë të rriten më shpejt se të ardhurat.

Për këtë arsye, drama demografike shqiptare nuk është thjesht çështje “sa para jep shteti për një bebe”, por sa i ul shteti kostot fikse të jetës që e bëjnë atë bebe të duket si luks. Derisa kjo të ndodhë, incentivat do të mbeten më shumë tituj politikë sesa mekanizma realë që ndryshojnë matematikën e familjes”- përfundon z. Tushi.

Jo vetëm apartamentet, edhe qiratë po bëhen të papërballueshme për vendasit e familjet e reja

Elona dhe Sokoli janë një çift i ri 24 dhe 26 vjeç, që kanë vendosur të fillojnë jetesën së bashku. Paga mujore bruto e Sokolit është 100 mijë lekë në muaj (gati 80 mijë lekë neto) dhe e Elonës 90 mijë lekë në muaj bruto, ose 72 mijë lekë. Të ardhurat e tyre mujore neto janë rreth 152 mijë lekë.

Fillimisht menduan të blinin një shtëpi, në një zonë relativisht të mirë, për të kursyer kostot e makinës, karburantit e parkimit. Me të ardhurat që kanë është e pamundur që të blejnë një shtëpi, që mesatarisht kushton 1800 – 2000 euro për metër katror, pra u duhen 160-180 mijë euro për një hyrje prej 90 metra katror. Banka u financon deri në 70% të vlerës, për një shumë prej 110 – 120 mijë eurosh.

Sipas Bankës së Shqipërisë, në nëntor, norma mesatare e interesit për kreditë e reja ishte 3.84% në Lek dhe 4.6% në Euro. Për një kredi prej 120 mijë eurosh, ose ekuivalentin në Lek, kësti mesatar mujor i një huaje prej 20 vitesh, sipas kalkulatorit të kredisë, do të ishte përkatësisht 770 euro, ose 70 mijë lekë.

Por, sipas kritereve të vendosura nga Banka e Shqipërisë, kredimarrësit duhet të çojnë për pagesën e kësteve 40% të të ardhurave për shtëpinë e parë dhe 35% për shtëpinë e dytë. Në valutë, financohen përkatësisht 35% dhe 30%.

Sipas këtyre kushteve, kësti maksimal që mund të përballojnë Elona dhe Sokoli është rreth 60 mijë lekë në muaj.

Krahas kësaj, ata do të duhet të kishin edhe kursime prej rreth 50 mijë eurosh, që do t’u duhej për të mbuluar 30% të vlerës së apartamentit, shumë e pamundur të kursehej me kostot aktuale të jetesës e pagat reale.

Read more:700 milionë euro taksa për mjedisin/ Qytetarët rrisin arkëtimet në buxhet, ambienti vijon të ndotet më shumë

Në këto kushte, ata vendosën të kërkonin një shtëpi me qira afër zonave të qendrës, për shkak të afërsisë me vendin e punës dhe për të shmangur përdorimin e makinës. Por dhe qiratë në lagje të mira nuk ishin më të lira se 700 euro në muaj, duke u marrë atyre gati gjysmën e të ardhurave mujore (46%).

Ky nivel i kalon ndjeshëm kufijtë e përballueshmërisë së pranuar gjerësisht nga standardet ndërkombëtare, ku qiraja nuk duhet të shkojë përtej 30% të buxhetit familjar.

Në terma praktikë, për të qenë në një situatë financiare të qëndrueshme, ata do të duhej të paguanin jo më shumë se rreth 450 euro në muaj për strehim, ndërsa diferenca prej mbi 250 eurosh në muaj që u kërkohet sot përkthehet drejtpërdrejt në më pak para për ushqim, shërbime, transport dhe kursime.

Pas pagesës së qirasë, atyre u mbeten rreth 82 mijë lekë për të përballuar të gjitha shpenzimet e tjera të jetesës, në një kohë kur çmimet e energjisë, ushqimeve dhe shërbimeve po rriten, duke e bërë gjithnjë e më të vështirë nisjen e një jete të pavarur në kryeqytet pa hyrë në një cikël të vazhdueshëm presioni financiar dhe sidomos të mendojnë për të shtuar familjen.

“Kërkesa e lartë për qira vjen kryesisht si pasojë e pamundësisë financiare të shumë familjeve të reja për të blerë një apartament, ndërkohë që edhe çmimet e shitjes janë rritur ndjeshëm. Këta dy faktorë kryesorë po ndikojnë vazhdimisht në rritjen e çmimeve të qirave.

Veçanërisht në zona si Liqeni i Thatë, pranë Digës dhe pranë shkollës së mesme ‘Petro Nini Luarasi’, ku kërkesa është më e lartë, qiratë janë rritur ndjeshëm.

Por në përgjithësi, në të gjithë Tiranën, është shënuar një tendencë në rritje e çmimeve të qirasë dhe nuk pritet ndonjë ulje në periudhën e afërt”, është shprehur më herët për “Monitor”, Dritan Leka, një drejtues agjencie imobiliare.

“Qiratë dhe apartamentet e shtrenjta janë një nga arsyet se pse të rinjtë po ikin në emigracion”, thotë Stela Dhami, duke shtuar që është detyrë e qeverisë që të bëjë të mundur që të ketë shtëpi të përballueshme për të rinjtë dhe popullatën në përgjithësi.

Bazuar në përvojat ndërkombëtar, znj. Dhami rekomandon që shteti mund të bëjë politika sociale, si të ofrojë kredi me norma interesi të ulëta për familjet e reja, të ofrojë garanci për kolateralin, të garantojë riskun me bankat.

“Në radhë të parë duhet regjistruar stoku i apartamenteve të pashitura. Pas regjistrimit të këtij stoku, institucionet mund të bëjnë marrëveshje me ndërtuesit dhe t’ ofrojnë apartamentet si partneritet me privatin”, sugjeron ajo./Monitor

Lexo edhe
Sociale

Zgjerimi i mbikalimit të Rinasit, bllokohet aksi Durrës-Tiranë gjatë natës më 6 dhe 7 gusht! Trafiku devijohet në Thumanë-Kashar dhe akset dytësore (FOTOT)

Sociale

Piku i sezonit turistik sjell trafik të rënduar në rrugët e Lezhës, radhë kilometrike mjetesh në aksin  Milot–Balldren (VIDEO)

Tags: #Banka #bankat #Biznesi #Brezi i ri #Buxheti #Çiftet #Instat #lindje #rritja e cmimeve

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Zgjerimi i mbikalimit të Rinasit, bllokohet aksi Durrës-Tiranë gjatë natës më 6 dhe 7 gusht! Trafiku devijohet në Thumanë-Kashar dhe akset dytësore (FOTOT)
  • Piku i sezonit turistik sjell trafik të rënduar në rrugët e Lezhës, radhë kilometrike mjetesh në aksin  Milot–Balldren (VIDEO)
  • Temperatura deri në 40 gradë celsius, parashikimi i motit për sot (VIDEO)
  • Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë me ujë qendrën e Gramshit dhe Vlorës, fëmijët i gëzohen ‘shiut’ të verës (VIDEO)
  • Nesër temperaturat deri në 37°C, IGJEO: Pjesa më e madhe e vendit e rrezikuar nga zjarret
Nga të njëjtat tag-e
  • “Histori mafioze dhe korrupsioni” – Berisha për Aeroportin e Vlorës: Treshja faqezezë Rama-Balluku-Balla donin t’i merrnin aksionet Pacollit! Lubia donte vjedhjen më të madhe në Ballkan!
  • Biznesi humbet ritmin në korrik/ Sezoni turistik nuk mjafton, bie besimi në ekonomi
  • Devijuan lumin Devoll me gërryerjet në shtratin e tij, arrestohen 2 punonjësit e kompanisë! Në kërkim administratori 22-vjeçar, pranga të afërmit për ndërtim pa leje (EMRAT)
  • Në mënyrë të pashërueshme të korruptuar! – Blog
  • “Territorialja”/ “Selenica i plotëson të gjitha kriteret për të qenë bashki”, Vullnet Sinaj kundër propozimit të PS: Duhet të dëgjohen ekspertët dhe zëri i qytetarëve
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë VIDEOLAJM/ Fishekzjarre në qiellin e Tiranës gjatë marshimit kundër Ramës, protestuesit njëzëri: Jepe dorëheqjen 28 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Frikë e madhe te politika nga qytetarët, deputetë të PS gati për dorëheqje”/ Çepa zbulon prapaskenat nga protesta 65-ditore: PS po çahet nga brenda, revolta popullore po trondit Ramën 27 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Rama nis pushimet, kryeministri ndodhet në Dhërmi (VIDEO) 27 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Në një shtet normal, Rama do të kishte dhënë dorëheqjen dhe PS do e largonte”, Lubonja: Jemi në një regjim kriminal, pakënaqësitë do të ushqejnë protestën! 23 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Nuk lëvizim nga sheshi deri sa ta largojmë. As deti s’e shpëton”/ Qytetari ia numëron Ramës: Erdhi në pushtet me mashtrime. Rrafshoi shtëpitë, shëndetësi falas nuk ka 22 lexime · 19 orë më parë
  6. 06
    Politikë VIDEO/ Pas aludimeve për shtatzëninë e Ballukut, Shehaj ironizon Ramën dhe Ballën: Nuk mbeteni dot shtatzënë 14 lexime · 22 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Alabbar pranoi se gaboi me Portin e Durrësit, SPAK të hetojë aferën”/ Kedhi: Godinat e para janë duke u fundosur, fatura iu mbetet shqiptarëve 12 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Zgjerimi i mbikalimit të Rinasit, bllokohet aksi Durrës-Tiranë gjatë natës më 6 dhe 7 gusht! Trafiku devijohet në Thumanë-Kashar dhe akset dytësore (FOTOT)

Qarkullimi në aksin Durrës-Tiranë do të bllokohet më 6 dhe 7 gusht, për shkak të punimeve që po…

• 3 orë më parë • 2 min lexim
Sociale

Piku i sezonit turistik sjell trafik të rënduar në rrugët e Lezhës, radhë kilometrike mjetesh në aksin  Milot–Balldren (VIDEO)

Muaji gusht ka rritur ndjeshëm fluksin e automjeteve në rrugët e qarkut të Lezhës, duke sjellë trafik të…

• 3 orë më parë • 1 min lexim
Sociale

Temperatura deri në 40 gradë celsius, parashikimi i motit për sot (VIDEO)

Ditën e mërkurë vendi ynë parashikohet të vijojë të jetë në ndikim të masave ajrore të qendrueshme dhe…

• 5 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by