Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Fokusi te gjurma financiare, identifikimi jo vetëm i autorëve, por dhe i organizatorëve”/ Braho: SPAK kërkon forcim të ligjit dhe bashkëpunimit për mbrojtjen e zgjedhjeve
Politikë

“Fokusi te gjurma financiare, identifikimi jo vetëm i autorëve, por dhe i organizatorëve”/ Braho: SPAK kërkon forcim të ligjit dhe bashkëpunimit për mbrojtjen e zgjedhjeve

• 1 Korrik, 2026 • 3 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Drejtuesi i SPAK, Klodian Braho, në një seancë dëgjimore para Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, theksoi se mbrojtja e integritetit të zgjedhjeve është çështje e sundimit të ligjit dhe besimit publik, jo e debatit politik.

Braho sqaroi se SPAK nuk ka mandat për të vlerësuar procesin politik apo rezultatin e zgjedhjeve, por ushtron ndjekje penale vetëm për veprat që lidhen me korrupsionin zgjedhor, siç përcaktohet nga Kodi Penal dhe Kodi i Procedurës Penale.

Ai theksoi se jo çdo parregullsi zgjedhore përbën vepër penale dhe se kompetenca e institucionit është e kufizuar, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e punës lidhet me vlerësimin fillestar të rasteve dhe ndarjen mes shkeljeve administrative dhe veprave penale.

Read more:Festa familjare bën bashkë Klodian Brahon dhe Joni Ketën, drejtuesit e SPAK dhe BKH-së drekojnë bashkë me familjet në kryeqytet

Duke iu referuar të dhënave nga tre cikle zgjedhore (2021, 2023 dhe 2025), Braho tha se problematika të përsëritura mbeten shitblerja e votës, presioni ndaj zgjedhësve dhe përdorimi i burimeve administrative, sipas edhe raporteve të OSBE/ODIHR.

Sipas tij, nga viti 2021 deri në 2025 janë trajtuar 233 materiale zgjedhore, nga të cilat 157 janë regjistruar si procedime penale, me një rritje të aktivitetit gjatë viteve zgjedhore.

Për zgjedhjet e vitit 2025, ai theksoi se SPAK ka ndjekur një qasje më proaktive përmes një strategjie të posaçme për hetimin dhe parandalimin e krimit zgjedhor, ku një pjesë e konsiderueshme e hetimeve është nisur mbi bazën e referimeve nga Policia e Shtetit dhe iniciativës së vetë institucionit.

Read more:“Çfarë ke bërë në 4 mandate”?/ Mjeku Allkja-Ramës: Lista e premtimeve të pambajtura është e pafund, ndaj jepe dorëheqjen

Braho nënvizoi gjithashtu nevojën për forcim të bashkëpunimit ndërinstitucional mes SPAK, Prokurorisë së Përgjithshme dhe KQZ-së, si dhe për zgjerimin e këtij bashkëpunimi me institucione të tjera ligjzbatuese.

Ai sugjeroi që reforma zgjedhore të përfshijë një strategji kombëtare për krimin zgjedhor, një mekanizëm të përhershëm bashkëpunimi ndërinstitucional dhe rishikim të politikës penale për veprat më të rënda zgjedhore.

Read more:Sterilizimi/ Report Tv sjell pamjet, ish-ministri Ilir Beqaj jashtë kafazit të qelqtë në GJKKO (VIDEO)

Në përfundim, drejtuesi i SPAK theksoi se hetimi i krimit zgjedhor duhet të fokusohet te gjurma financiare, për të identifikuar jo vetëm autorët e drejtpërdrejtë, por edhe organizatorët dhe përfituesit e skemave të korrupsionit elektoral.

“Lufta kundër krimit zgjedhor duhet të kthehet nga reagim pas faktit në një mekanizëm real mbrojtjeje të votës,” u shpreh Braho.

Lexo edhe
Politikë

Protesta përshkallëzohet në ditën e 94-t/ Bllokohet Kryeministria kur Rama ishte në zyrë, përplasje me policinë, shoqërime dhe revoltë te komisariatet! Mbyllet tubimi

Politikë

Shehaj shkon në Komisariat, takon protestuesit e arrestuar: Janë vajza e djem të rinj, paqësorë! I kanë dhunuar

Tags: #klodian braho #Kodi penal #Kqz #Mbrojtja #OSBE #Para #Policia

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Protesta përshkallëzohet në ditën e 94-t/ Bllokohet Kryeministria kur Rama ishte në zyrë, përplasje me policinë, shoqërime dhe revoltë te komisariatet! Mbyllet tubimi
  • Shehaj shkon në Komisariat, takon protestuesit e arrestuar: Janë vajza e djem të rinj, paqësorë! I kanë dhunuar
  • VIDEO/ Përshkallëzohet revolta në ditën e 94! Përplasjet te Komisariati Nr.3, 16 të shoqëruar. Mes tyre Arben Kola, Dritan Goxhaj dhe Edison Lika
  • “Lironi shqipet”/ Protestuesit para Komisariateve në mbështetje të të shoqëruarve nga policia! Revoltë kundër të gjithë klasës politike: Ju erdhi fundi!
  • “Po më marrin me urdhër të Ramës”/ Momenti kur policia shoqëron Dritan Goxhajn
Nga të njëjtat tag-e
  • Protesta përshkallëzohet në ditën e 94-t/ Bllokohet Kryeministria kur Rama ishte në zyrë, përplasje me policinë, shoqërime dhe revoltë te komisariatet! Mbyllet tubimi
  • Shehaj shkon në Komisariat, takon protestuesit e arrestuar: Janë vajza e djem të rinj, paqësorë! I kanë dhunuar
  • VIDEO/ Përshkallëzohet revolta në ditën e 94! Përplasjet te Komisariati Nr.3, 16 të shoqëruar. Mes tyre Arben Kola, Dritan Goxhaj dhe Edison Lika
  • “Lironi shqipet”/ Protestuesit para Komisariateve në mbështetje të të shoqëruarve nga policia! Revoltë kundër të gjithë klasës politike: Ju erdhi fundi!
  • “Po më marrin me urdhër të Ramës”/ Momenti kur policia shoqëron Dritan Goxhajn
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Makina përplas motorin në Gosë të Kavajës, humb jetën 49-vjeçari (EMRAT) 60 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Pushteti i kryeministrit është dobësuar, politikanët po i fshihen protestuesve. Iu shmangen dhe kafeneve”, aktivisti paralajmëron: Më 12 shtator në shesh, deri në rrëzimin e Ramës. Duhet të mobilizohemi për mosbindje civile! 19 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Lëvizja s’do të nxjerrë kryeministër, por…”, Lubonja: Protesta mund të sjellë qeveri teknike, Rama është në krye të një regjimi që nuk do të tërhiqet 18 lexime · 11 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Ministrat e tu vjedhin e s’i kontrollon dot! Jep dorëheqjen”, aktivisti tregon mesazhet që shkëmbeu me kryeministrin 11 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Sot protesta e 94-t kundër qeverisë! Qytetarët: Rama të ikë. Nisim demonstratat e fuqishme 7 lexime · 19 orë më parë
  6. 06
    Politikë Tedi Blushi: Greqia po ul çmimet, Rama po rrit taksat! TVSH-ja për ushqimet duhet të zbresë në 5% 7 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Vdekja e 36-vjeçares shtatzënë, nën hetim 3 mjekët në Pogradec që e ekzaminuan 6 lexime · 15 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Protesta përshkallëzohet në ditën e 94-t/ Bllokohet Kryeministria kur Rama ishte në zyrë, përplasje me policinë, shoqërime dhe revoltë te komisariatet! Mbyllet tubimi

TIRANË – Protesta e 94-të kundër qeverisë së Edi Ramës është përshkallëzuar mbrëmjen e kësaj të marte në…

• 2 orë më parë • 3 min lexim
Politikë

Shehaj shkon në Komisariat, takon protestuesit e arrestuar: Janë vajza e djem të rinj, paqësorë! I kanë dhunuar

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, shkoi në Komisariatin nr.1, ku pati mundësinë të takojë protestuesit e arrestuar…

• 3 orë më parë • 1 min lexim
Politikë

VIDEO/ Përshkallëzohet revolta në ditën e 94! Përplasjet te Komisariati Nr.3, 16 të shoqëruar. Mes tyre Arben Kola, Dritan Goxhaj dhe Edison Lika

Tensionohet situata te komisariati 3, mes policisë dhe protestuesve ka pasur përplasje. Gjithashtu policia ka shoqëruar edhe disa…

• 3 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by