Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Editoriale
  3. Protesta që e mplaku qeverisjen Rama – Ide
Editoriale

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama – Ide

• 13 Korrik, 2026 • 6 min lexim • 👁 7
◉ WhatsApp 𝕏 X

Kontributet e protestës qytetare në konsolidimin e demokracisë shqiptare tashmë janë të shumta. Protesta ka denoncuar modelin aktual zhvillimor që pasuron një pakicë dhe varfëron shumicën dërrmuese të qytetarëve, duke dhuruar dhe privatizuar hapësirat publike. Ajo ka tronditur në themel sistemin tonë politik të liderëve të përjetëshëm dhe të partive kazerma pa mendim, pa pluralizëm dhe demokraci të brendëshme.

Nuk mungojnë edhe arritje konkrete të protestës siç është integriteti i SPAK-ut, një institucion që Rama dhe Berisha po planifikonon ta hiqnin qafe nëpërmjet një reforme të reformës në drejtësi. Protesta, që në një masë të madhe buron nga puna e SPAK-ut në demaskimin e korrupsionit sa ramist edhe berishist, i ka dhënë legjitimitet dhe oksigjen SPAK-ut për të vazhduar me punën e tij.

Ama arritja më e madhe e protestës është mplakja politike e qeverisjes aktuale dhe e kryeministrit Rama. Fryma rinore dhe pjesmarrja masive e rinisë në protesta e ka nxjerrë zbuluar vjetërsinë e qeverisjes dhe të politikës së kryeministrit aktual.

Përballja e kryeministrit Rama me kreativitetin, entuziazmin dhe kurajon e rinisë shqiptare ka nxjerrë në pah të njëtat taktika që sunduesit shqiptar kanë përdorur përballë protestës qytetare, që nga Enveri, deri tek Ramizi dhe Berisha.

Read more:42 ditë revoltë! Qytetarët shprehen të vendosur, se nuk tërhiqen deri në largimin e Ramës

Sa herë populli dhe rinia shqiptare është ngritur për të protestuar kundër diktaturës, mungesës së lirisë, korrupsionit qeveritar dhe padrejtësive sociale sunduesit tanë kanë filluar të argumentojnë se pas protestave qëndrojnë forcat e errëta. Në vitet 1990-1 Ramiz Alia denonconte “forcat e errëta” që qëndronin pas protestës rinore dhe popullore kundër regjimit mbytës komunist që ai përfaqësonte.

Një refren i ngjashëm përsëritej nga Sali Berisha në protestat e vitit 1997 pas rënies së firmave piramidale. Edhe këtu problemi nuk ishte me sunduesin apo qeverisjen e tij por me agjenturat greke dhe serbe apo me grupet radikale komuniste që manipulonin qytetarët e thjeshtë.

I njëjti reagim i vjetër sa vetë politika e sundimit në Shqipëri u shfaq edhe në rastin e Ramës. Edhe një herë sunduesi Rama filloi të denonconte agjenturat greke, iraniane apo lëvizjet fashiste dhe naziste brenda protestës. E njëjta llogjikë denoncuese si ajo e Berishës në vititn 1997, vetëm se kësaj rradhe në vend të konspiracionit të kuq komunist denoncohet fashizmi i protestuesve.

Read more:Mazhoranca pengoi arrestimin e Ballukut/ Bardhi në PE: Mbrojtja politike e korrupsionit të zyrtarëve të lartë pengon integrimin në Bashkimin Evropian

Në pamundësi për ta delegjitimuar protestën kryeministri ka vendosur tashmë ta injorojë atë me parrullën “protesta në punën e vet dhe ne në punën tonë”. Duhet pranuar që asnjë sundimtar shqiptar deri tani nuk e ka shprehur kaq hapur dhe me arrogancë tezën: “nuk më plas për qytetarin!”

Është një risi që në fakt nxjerr në pah vjetërsinë e qeverisjes aktuale. Është e njëjta mënyrë të qeverisuri që në qendër vendos sundimtarin dhe jo qytetarin. Protestës dhe kërkesës qytetare për tu dëgjuar dhe për të qenë pjesë e vendimmarrjes i përgjigjet me injorim dhe shurdhëri.

Filozofia e kryeministrit është “ju keni të drejtë të dilni të protestoni unë kam të drejtën time t´ju injoroj”.

Read more:Shqiptarë të diasporës vijnë në protestë, kërkesë Ramës: Jep dorëheqjen deri nesër! Pas largimit nga PS, Marjana Koçeku del në shesh! Marshojnë nëpër Tiranë

Ndaj protesta ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit.

Është po e njëjta politikë e vjetër që eleminon garën, pluralizmin dhe demokracinë brenda partive, duke e bërë të pamundur demokracinë jashtë tyre. Është po e njëjta qeverisje e Maliqit dhe jo e ligjit që ia merr të gjitha kompetencat pushtetit vendor duke e pamundësuar demokracinë lokale. Është e njëjta mënyrë sundimi që sakrifikon shtetin për të zgjeruar pushtetin.

Deri dje Rama e kish të lehtë ta fshihte vjetërsinë e modelit të tij politik. Përballë fosileve politike si Berisha dhe berishizmi ai dukej i ri, inovator dhe avan-gard. Ndaj qeveria e tij u investua fort për ti mbajtur gjallë këto fosile.

Read more:“Na keni mësuar bukurinë e të jetuarit në tokën tonë. Jam me ju”/ Eurodeputetja Guarda shuplakë Ramës për përuljen ndaj Melonit: Në BE shkohet me kokën lart

Natyrisht që propaganda qeveritare, aftësia mediatike e vetë kryeministrit dhe një dorë arkitektësh të njohur ndërkombëtar që mbushin xhepat me para nga Shqipëria e varfër ndihmonin në kurimin dhe konsolidimin e këtij imazhi.

Sot ky imazh është çjerrë si brenda edhe jashtë vendit. Për herë të parë mediat e huaja kanë përjetuar arrogancën dhe përçmimin që kryeministri Rama ka për qytetarinë dhe gazetarinë e lirë që bie ndesh me vullnetin e tij.

Dhe kjo është merita ekskluzive e protestës rinore dhe qytetare. Ajo ka nxjerrë në pah si për shqiptarët edhe për ndërkombëtarët realitetin e mykur të qeverisjes dhe të kryeministrit aktual. Imazhi i Ramës si një model inovator i qeverisjes demokratike artistike është zëvendësuar tashmë me realitetin e një sundimtari të vjetër që po plaket në pushtet.

Read more:Thaçi për zgjedhjet e 7 qershorit: Në listat e partive ka kandidatë me aktakuza

Kërkesa e protestuesve për një Shqipëri të re, ku kryetarët e partive dhe kryeministrat nuk janë të përjetëshëm, ku nga zhvillimi përfitojnë të gjithë dhe jo vetëm oligarkët, ku qytetarët marrin pjesë në vendimmarrje, ku vota nuk kërcënohet, nuk blihet dhe nuk shitet, ku në zgjedhje ka realisht zgjedhje dhe jo riciklim, kanë nxjerrë në pah se sa e vjetër ishte Shqipëria që po ndërtonte kryeministri Rama.

Falë protestës kullat e larta në Tiranë dhe rezortet luksoze të famlijes Trump dhe Kushner tashmë janë dëshmi të politikës së vjetër të Edi Ramës, ku pushtetit është në shërbim të parasë dhe krimit më shumë se të qytetarit. Janë të njëjtat fasada që deri dje shërbenin për të na e shitur sundimin politik, kapjen dhe kriminalizmin e shteti si një vizion modern, evropian, futurist dhe avan-guard.

LAPSI.AL

Lexo edhe
Editoriale

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër – Ide

Editoriale

Deputetë, mos iu fshihni historisë! – Blog

Tags: #ama #Institucion #Mediat #Para #Partitë politike #Politika #Protesta

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër – Ide
  • Deputetë, mos iu fshihni historisë! – Blog
  • Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm – Ide
  • Kriza në Shqipëri në shtatë pika – Blog
  • Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile – Ide
Nga të njëjtat tag-e
  • Kriza në Shqipëri në shtatë pika – Blog
  • Sot është turp të jesh socialist – Blog
  • 303 të lënduar në 6 ditë protesta, 190 prej tyre policë! Ministrja Spahiu nga Trauma: Të mbrojmë fëmijët, mos përhapni lajme të rreme
  • Gabimi i përsëritur që rrezikon përplasjen sociale – Ide
  • Vlerat e mëdha testohen në vendet e vogla – Blog
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Editoriale Deputetë, mos iu fshihni historisë! – Blog 5 lexime · 4 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Djem e vajza me zemër luani”, Aulon Kalaja: Kjo protesta më e fuqishme ndonjëherë. Fitorja është afër 5 lexime · 4 orë më parë
  3. 03
    Sociale Protestat/ Rreth 1 mijë pedagogë (nga 10 mijë gjithsej) firmosin peticionin: Rama të dorëhiqet! Nga dhëndri Malltezi te Argita Berisha, mes firmëtarëve edhe figura të atashuar me PD 4 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Editoriale Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër – Ide 3 lexime · 2 orë më parë
  5. 05
    Kronikë U rrëzua gjatë punës në fabrikë, lëndohet 39-vjeçari italian në Tepelenë, dërgohet te ‘Trauma’ 3 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Editoriale Kriza në Shqipëri në shtatë pika – Blog 2 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Ky është revolucioni i të rinjve”, Edlira Çepani: Presidenti të ulët palët në tavolinë 2 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Editoriale

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër – Ide

Dhuna që ka përfshirë rrugët e Tiranës dhe Shqipërisë nuk është produkt as i agjenturave të huaja, as…

• 2 orë më parë • 9 min lexim
Editoriale

Deputetë, mos iu fshihni historisë! – Blog

Por, kjo kërkon që : 1. Deputetët të mos sillen si grup parlamentar politik në urdhërat e partive.…

• 4 orë më parë • 3 min lexim
Editoriale

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm – Ide

Prej një dekade, ose më saktë që pas zgjedhjeve të 2017, kur PS-ja mori timonin e vetme, një…

• 1 ditë më parë • 7 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin