Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Siguria në plazhe, policia e Vlorës: Zero tolerancë për shkelësit e ligjit! 66 mjete lundruese të bllokuara
Kronikë

Siguria në plazhe, policia e Vlorës: Zero tolerancë për shkelësit e ligjit! 66 mjete lundruese të bllokuara

• 13 Korrik, 2026 • 4 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ervin Ndreu, drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe ai për Kufirin dhe Migracionin Vlorë, në një konferencë për shtyp bënë bilancin e për muajin qershor. Në fokus të kësaj konference ishte gjithashtu edhe siguria në plazhe.

“Gjatë muajit qershor janë evidentuar 254 vepra penale të ndryshme, prej të cilave janë zbuluar 240 ose 94.5 %. Për këto vepra penale janë identifikuar 280 autorë të dyshuar, nga të cilët 65 janë arrestuar/ndaluar, 206 janë proceduar në gjendje të lirë dhe 9 janë shpallur në kërkim. Krahasuar me muajin e kaluar, janë evidentuar 42 raste më shumë të veprave penale, ndërsa zbulueshmëria është afërsisht në të njëjtat nivele, me 94%”, tha Ndreu.

Ai shtoi se këto rezultate u arritën pas pesë operacioneve të kryera për: goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e krimeve kundër personit; kapjen e shtetasve ne kërkim, me rrezikshmëri të lartë, goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e krimeve pronës, konkretisht vjedhjes së banesave.

Read more:Vrasje me armë zjarri në Prekal të Shkodrës, viktima gjendet brenda një automjeti! Dyshohet se ngjarja lidhet me ekzekutimin e 19-vjeçarit Pavlin Preka (EMRI)

“Gjatë këtij muaj kemi sekuestruar 6 armë zjarri (pistoleta), 4 armë të ftohta, 138 fishekë luftarak; mbi 700 doza lënde narkotike Tusi, Ketaminë, MDMA, Cannabis sattiva, Kokainë dhe Ekstazi; 4 pasuri të llojit “Apartament“; 1 pasuri e llojit “Njësi” (prona me vlere rreth 400 000 euro)”, tha ai.

Sa i përket aksidenteve rrugore në qershor janë shënuar 18 aksidente, ku 3 qytetarë kanë ndërruar jetë.

“Fatkeqësisht, gjatë këtij muaji kanë ndodhur 18 aksidente rrugore, si pasojë e të cilave kanë humbur jetën 3 shtetas. Gjatë kësaj periudhe, janë evidentuar 42 raste të drejtimit të mjeteve në mënyrë të parregullt ose 12 raste më shumë se në muaji maj, vepër për të cilën janë arrestuar 14 shtetas. Ndërkohë janë vendosur edhe 15 607 masa administrative”, tha ai teksa shtoi se sfidë mbetet lufta kundër kultivimit të bimëve narkotike”, tha ai.

Read more:“Te Pediatria nuk kishte gjenerator dhe karburant”/ Protestuesi i revoltuar në protestën kundër Ramës: 4.2 mln euro për propagandë, e neveritshme! Ta largohen të gjithë

Per mbarëvajtjen e sezonit turistik veror, Ndreu tha se ‘janë vënë në dispozicion dhe 135 punonjës policie, të cilët do të jenë në shërbim përgjatë bregdetit, në Vlorë, Himarë dhe Sarandë’.

“Një apel të veçantë dua t’iu drejtoj qytetarëve, operatorëve turistikë, administratorëve të plazheve dhe çdo subjekti që ushtron aktivitet gjatë sezonit veror, që të respektojnë ligjin dhe standardet e sigurisë, pasi çdo shkelje që cenon jetën, shëndetin apo sigurinë e qytetarëve, do të trajtohet me seriozitet maksimal dhe në përputhje me ligjin”, shtoi ai.

Ndërkohë, kryekomisari Arbër Zemani tha se në këtë periudhë kanë hyrë rreth 3.2% më shumë turistë se qershori i kaluar.

Read more:Nga shpejtësia tej normave te humbja e kontrollit të shoferit, eksperti i sigurisë rrugore zbërthen çfarë ndodhi me autobuzin në autostradën Tiranë-Durrës

“Gjatë muajit qershor 2026, në pikat e kalimit kufitar në juridiksionin e DVKM Vlorë janë përpunuar 202 013 shtetas dhe 40 059 automjete, me një mesatare ditore prej 6 734 shtetasish dhe 1 335 automjetesh. Nga shërbimet e portit të Vlorës, portit të Sarandës dhe pikës së kalimit kufitar Qafë Botë janë përpunuar në hyrje gjithsej 78 456 shtetas të huaj, rreth 3.2% më shumë se gjatë muajit qershor të vitit 2025.

Fluksi maksimal i regjistruar brenda 24 orëve ka arritur në 3 057 shtetas dhe 586 automjete, tregues që konfirmojnë rritjen e ndjeshme të lëvizjeve ndërkufitare gjatë sezonit turistik”, tha ai.

Zemani shtoi se siguria e turistëve do të jetë primare, ndërsa toleranca do të jetë zero.

Read more:Administratë dhe nxënës shkollash, BIRN: Si po e mbush qeveria stadiumin për Kanye West

“Po kryhet monitorim i vazhdueshëm nga toka dhe ajri nëpërmjet dronëve. Çdo shkelje që cenon sigurinë e pushuesve trajtohet me tolerancë zero dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi. Nga shërbimet në juridiksionin e DVKM Vlorë është regjistruar një fluks i lartë i mjeteve turistike lundruese në të gjithë vijën bregdetare. Gjithsej janë kontrolluar 1 555 mjete lundruese, me prezencë intensive në Triport, Sarandë dhe Dhërmi.

Nga Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare janë bllokuar 66 mjete lundruese. Janë vendosur 68 masa administrative, me vlerë totale 2 700 000 lekë, për shkelje të perimetrit të sigurisë në det, mungesë dokumentacioni në bord, mungesë të regjistrimit të pronësisë së mjetit brenda afatit, tejkalim të numrit të lejuar të personave në bord, qëndrim ose lundrim në ujërat e brendshme përtej afatit 18-mujor, si dhe lundrim pa certifikatën e operatorit turistik”, tha ai ndër të tjera.

Lexo edhe
Kronikë

Berat/ U mbyt në lumin Osum, 15-vjeçari përcillet në banesën e fundit, banorët: I mituri nuk dinte not

Kronikë

Ra nga lartësia dhe u mbyt në lumin Mat, gjendet pas 2 ditësh trupi i pajetë i 38-vjeçarit të apasionuar pas alpinizmit (VIDEO)

Tags: #Aksidente #Aktivitet #Arber Zemani #Armë #Automjete #Ervin Ndreu #euro #sezoni turistik #Vlore

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Berat/ U mbyt në lumin Osum, 15-vjeçari përcillet në banesën e fundit, banorët: I mituri nuk dinte not
  • Ra nga lartësia dhe u mbyt në lumin Mat, gjendet pas 2 ditësh trupi i pajetë i 38-vjeçarit të apasionuar pas alpinizmit (VIDEO)
  • Bllokohen 110 litra verë e padeklaruar në portin e Durrësit, shoferi gjobitet me trefishin e detyrimit
  • Protestat/ Review-të negative nëpër biznese, 15 denoncime nga pronarët në Policinë e Shtetit, identifikohen më shumë se 200 të dyshuar
  • Fraksioni i dosjes ‘Meta’/ GJKKO rrëzon kërkesën e Fatime Kryemadhit për tu tërhequr nga procesi i gjykimit të shkurtuar! SPAK jep konkluzionet
Nga të njëjtat tag-e
  • “Rama grabiti 4.2 milionë euro nga taksat e shqiptarëve për të financuar një festival privat”/ Blushi: SPAK duhet ta marrë të pandehur atë dhe çdo zyrtar që miratoi shpërdorimin
  • Debat i ashpër në Kuvend/ Kapri: Vuani nga Agronofobia, e shantazhuat dhe i mbyllët bizneset”. Balla: Mandatin ta ruajtën numëruesit e PS-së, kam një vit që të them mos…
  • “Shpërdorimi i detyre” dhe “Shkelja e barazisë në tendera”/ PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen: Financuan 4.2 mln euro koncertin privat të Kanye West
  • Vrau bashkëshorten për xhelozi, Gjykata e Shkodrës lë në burg 64-vjeçarin! Asnjë fjalë në seancë (VIDEO)
  • Revolta kundër Ramës/ Eurodeputetja holandeze Tineke Strik, mesazh qytetarëve: Vazhdoni rezistencën! Kauza për të cilën po luftoni është shumë e drejtë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “E votova tre herë Ramën, jam gati të pres dorën”/ Qytetarja: Punoj në administratë, rrezikoj shumë por e vrava frikën 41 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Berat/ Po ndihmonte të atin në arë dhe u fut në lumë për t’u larë, mbytet 15-vjeçari (EMRI+VIDEO) 17 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Shqiptarët kërkojnë masivisht largimin e Ramës nga zyrat e OKB në New York: Qeveria të japë dorëheqjen menjëherë! 14 lexime · 21 orë më parë
  4. 04
    Politikë Revolta kundër Ramës/ Eurodeputetja holandeze Tineke Strik, mesazh qytetarëve: Vazhdoni rezistencën! Kauza për të cilën po luftoni është shumë e drejtë 13 lexime · 4 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Rama-Berisha, ortakë”/ Opozita bojkotoi seancën plenare, Salianji: Shërbimi më i madh që mund t’i bëhet kryeministrit! Sot Kuvendi duhet të ziente 14 lexime · 2 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Biri i Hamzait, nuk mund ta frikësojë popullin. Shqipëria nuk do të pranojë kurrë rikthimin e diktatit”/ Protestuesi: Rama ka harruar se pushteti nuk është pronë e tij! Jep dorëheqjen 11 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë LIVE – Sot dita e 43-të e revoltës në Tiranë, protestuesit mblidhen në Sheshin Skënderbej 10 lexime · 20 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Berat/ U mbyt në lumin Osum, 15-vjeçari përcillet në banesën e fundit, banorët: I mituri nuk dinte not

Fatjon Sadushi, 15-vjeçari që u mbyt një ditë më parë teksa po lahej në lumin Osum, pranë fshatit…

• 1 orë më parë • 2 min lexim
Kronikë

Ra nga lartësia dhe u mbyt në lumin Mat, gjendet pas 2 ditësh trupi i pajetë i 38-vjeçarit të apasionuar pas alpinizmit (VIDEO)

Pas dy ditësh kërkimesh, është gjetur trupi i pajetë i Erkin Likës në rrjedhën e lumit Mat. 38-vjeçari…

• 1 orë më parë • 1 min lexim
Kronikë

Bllokohen 110 litra verë e padeklaruar në portin e Durrësit, shoferi gjobitet me trefishin e detyrimit

Administrata Doganore ka bllokuar rreth 110 litra verë të paketuar në ambalazh tetra-pack, të konstatuara gjatë kontrollit të…

• 2 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by