Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Festivali Ndërkombëtar i Bandave rikthen atmosferën festive në Korçë me pjesëmarrjen e rreth 200 artistëve
Sociale

Festivali Ndërkombëtar i Bandave rikthen atmosferën festive në Korçë me pjesëmarrjen e rreth 200 artistëve

• 18 Korrik, 2026 • 3 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Korça është kthyer edhe këtë vit në qendrën e muzikës frymore, duke mirëpritur edicionin e dytë të Festivalit Ndërkombëtar të Bandave, një aktivitet që synon të shndërrohet në një traditë të rëndësishme kulturore për qytetin dhe gjithë vendin.

Rreth 200 artistë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Italia janë bërë pjesë e festivalit, i cili përfshin parada artistike, koncerte në hapësirat publike të qytetit, si dhe ëorkshop-e për të rinjtë dhe të apasionuarit pas instrumenteve të frymës.

Organizatori i festivalit, Ilir Kodhima, u shpreh se ky aktivitet ka si synim jo vetëm të sjellë në Korçë banda me traditë nga vende të ndryshme, por edhe të krijojë ura bashkëpunimi mes artistëve dhe të promovojë muzikën frymore tek brezat e rinj. Sipas tij, në festival marrin pjesë Banda e Qytetit të Korçës, Orkestra Frymore e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, si dhe banda italiane me mbi 200 vite histori.

Read more:Lezhë/ Abuzimi me çmimet në plazhe, vijojnë kontrollet nga bashkia! Pushuesit: Kemi paguar 10 euro

Drejtoresha e Artit dhe Kulturës, Blerta Belliu, tha se festivali nisi vitin e kaluar si një eksperiment i suksesshëm dhe tashmë po kthehet në një traditë. Ajo theksoi se ky është i vetmi festival i bandave në Shqipëri dhe se, përveç promovimit të turizmit kulturor, ai synon të nxisë interesin e të rinjve për instrumentet e frymës, të cilat, sipas saj, janë drejt zhdukjes në Korçë dhe në vend.

Pjesëmarrësit e huaj vlerësuan organizimin dhe mikpritjen korçare. Dirigjenti i orkestrës nga Kotori i Malit të Zi, Dario Krivokapiç, u shpreh se kjo është hera e parë që ansambli i tij performon në Shqipëri, duke e cilësuar organizimin si të shkëlqyer. Ai bëri të ditur se orkestra, e themeluar në vitin 1842, do të interpretojë marshime, muzikë klasike, kolona zanore filmash dhe vepra të njohura.

Read more:Media franceze ngre alarmin: Evropa i mbyll dyert, qeveria Rama i jep fond të majmë këngëtarit kontrovers

Edhe drejtuesi i bandës italiane, Giuseppe Buccucci, shprehu vlerësimin për atmosferën dhe mikpritjen në Korçë. Ai tha se banda që përfaqëson ka rreth 200 vite histori dhe merr pjesë rregullisht në festivale ndërkombëtare, duke e konsideruar pjesëmarrjen në Korçë një eksperiencë të veçantë.

Ndërkohë, dirigjenti i Orkestrës Frymore të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, major Altin Babameto, vlerësoi rolin historik të Korçës në zhvillimin e muzikës frymore shqiptare. Ai kujtoi se Korça është vendlindja e orkestrës së parë zyrtare të shtetit shqiptar dhe e cilësoi festivalin si një nismë me vlera të mëdha artistike dhe edukative, që meriton të zhvillohet çdo vit.

Read more:“Do spastroja etnikisht Kosovën”/ Redi Muçi: Rama sulmon protestuesit por nuk mbron shqiptarët jashtë vendit! Balla: Karagjoz! Kadet i ri, laj gojën kur përmend kryeministrin

Festivali Ndërkombëtar i Bandave vijon me parada dhe koncerte në zonën këmbësore dhe në Pazarin e Vjetër, duke sjellë një atmosferë festive për qytetarët dhe vizitorët e Korçës, ndërsa synon të forcojë traditën e muzikës frymore dhe bashkëpunimin kulturor mes vendeve pjesëmarrëse.

lajm në përditësim…

Lexo edhe
Sociale

Tragjedia në Elbasan, inxhinieri kërkon ndalimin e bombolave të gazit në pallate: Kanë efektin e tritolit, të hiqen nga përdorimi! (VIDEO)

Sociale

Aksi rrugor Tale-Lezhë, Rama: Lehtëson qarkullimin dhe i jep një shtysë të re zhvillimit të turizmit bregdetar (VIDEO)

Tags: #Aktivitet #artistë #Italia #Kolona #Korce #Kosova #Mali #mali i zi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Tragjedia në Elbasan, inxhinieri kërkon ndalimin e bombolave të gazit në pallate: Kanë efektin e tritolit, të hiqen nga përdorimi! (VIDEO)
  • Aksi rrugor Tale-Lezhë, Rama: Lehtëson qarkullimin dhe i jep një shtysë të re zhvillimit të turizmit bregdetar (VIDEO)
  • Një grup protestuesish hyjnë në auditorët e Politeknikut: Rama diktator! Marshojnë nëpër universitete, thirrje për bojkot! Ndalen te Ministria e Arsimit (VIDEO)
  • Një hapësirë për komunitetin në Durrës, stadium dhe fushë futbolli në Katund të Ri (VIDEO)
  • Ballist Morina takon Erjon Vishkullin në spitalin në Romë, e surprizon me bluzën e veçantë: Për autoktonin!
Nga të njëjtat tag-e
  • Një platformë politike për Revolucionin e Flamingove: Për një Shqipëri të Re të demokratizuar! – Ide
  • Kanioni më i madh në Sistemin Diellor është ende aktiv, tërmeti në Mars zbulon lëvizje tektonike miliarda vjet pas formimit të tij
  • Konsumi rrit të ardhurat në buxhetin e shtetit, suficiti arrin në 70.3 mld lekë, por investimet ngelen pas
  • Bizneset kërkojnë mbrojtje/ Mbi 15 filiale bankash të dëmtuara, punonjësit denoncojnë mungesën e policisë
  • Priten pishat në Korçë për ndërtimin e Liceut Francez, aktivisti: Masakër mjedisore, transparencë nga institucionet! Kryebashkiaku Filo: Projekt i Fondit të Zhvillimit
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit 9 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë VIDEO/ Pas debatit të ashpër, Noka dhe gazetari Muka shtrëngojnë duart dhe kërkojnë falje 7 lexime · 21 orë më parë
  3. 03
    Editoriale Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale – Ide 5 lexime · 19 orë më parë
  4. 04
    Teknologji Zbulim historik në Brazil, qeliza të kuqe të gjakut të fosilizuara gjenden në kockat e një dinosauri 115 milionë vjeçare 4 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Ekonomi I “shkriu” Territorialja, por jo buxheti! Fondet për 2027 ndahen për 61 bashki 3 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Tensione në protestë/ Protestuesit kundërshtojnë shoqërimin e Edison Likës dhe Dritan Goxhajt, rrethojnë furgonin dhe përplasen fizikisht me policinë (VIDEO) 1 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Teknologji Meta arrin marrëveshje me një tjetër adoleshente, 18-vjeçarja tërhoqi akuzat për varësinë nga Instagram dhe Facebook 1 lexime · 20 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Tragjedia në Elbasan, inxhinieri kërkon ndalimin e bombolave të gazit në pallate: Kanë efektin e tritolit, të hiqen nga përdorimi! (VIDEO)

Shpërthimi tragjik në Elbasan, ku humbën jetën dy persona dhe u dëmtuan 10 të tjerë, ka rikthyer në…

• 22 orë më parë • 3 min lexim
Sociale

Aksi rrugor Tale-Lezhë, Rama: Lehtëson qarkullimin dhe i jep një shtysë të re zhvillimit të turizmit bregdetar (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të mërkurë një video që prezanton investimet infrastrukturore në qarkun e Lezhës,…

• 2 ditë më parë • 1 min lexim
Sociale

Një grup protestuesish hyjnë në auditorët e Politeknikut: Rama diktator! Marshojnë nëpër universitete, thirrje për bojkot! Ndalen te Ministria e Arsimit (VIDEO)

Një grup protestuesish kanë hyrë brenda ambienteve të Universitetit Politeknik të Tiranës dhe u kanë bërë thirrje studentëve…

• 3 ditë më parë • 4 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin