Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Rama nga Thethi sulmon protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh e ekstremistë, nuk duan investimet e huaja
Politikë

Rama nga Thethi sulmon protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh e ekstremistë, nuk duan investimet e huaja

• 21 Korrik, 2026 • 3 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kryeministri Edi Rama sulmoi nga Thethi protestuesit që prej 52 ditësh mblidhen çdo ditë në bulevardin përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e tij dhe largimin e kastës së vjetër politike.

Gjatë një takimi me banorët e zonës, kreu i qeverisë i akuzoi protestuesit se kundërshtojnë investimet e huaja dhe i cilësoi me terma si “sharlatanë”, “delirantë” dhe “ekstremistë”.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të banorëve për Paketën e Maleve dhe ndërhyrjet e qeverisë ndaj ndërtimeve pa leje në Theth, Rama argumentoi se zhvillimi ekonomik vjen përmes investimeve dhe mori si shembull projektin për ndërtimin e rrugës së Dukagjinit, që sipas tij do t’i shërbejë zhvillimit të turizmit dhe zonës.

Read more:PD kërkon anulimin e koncesionit Milot-Balldren, Këlliçi: Në konsorcium kompani e hetuar nga SPAK për pastrim parash në Aruba

“Nga vijnë fondet? Fondet vijnë nga investimet. Edhe shtetet më demokratike bëjnë garë për të sjellë më shumë investime të huaja. Në Shqipëri dalin lloj-lloj sharlatanësh, delirantësh e ekstremistësh dhe thonë nuk duam investime të huaja, nuk duam të huaj në Shqipëri. Kujt po ia shesim Shqipërinë?”, u shpreh Rama, duke përmendur edhe investimet e Katarit si shembull.

Kryeministri tha se qeveria do të nisë ndërtimin e rrugës së Dukagjinit, ndërsa kujtoi se dikur zona vuante nga mungesa e infrastrukturës, energjisë elektrike dhe ujit.

Read more:Shqiptarët 52 ditë revoltë për dorëheqjen e tij, Rama sulmon protestuesit: Sorra, korba, delirantë, injorantë e dështakë-zemërakë

Në të njëjtin takim, Rama sqaroi edhe Paketën e Maleve, duke theksuar se ajo nuk është një skemë në favor të oligarkëve, por synon t’u japë zgjidhje çështjeve të pronësisë për trashëgimtarët në zonat malore.

Ai mohoi gjithashtu se kishte premtuar legalizimin e ndërtimeve të reja pa leje në vizitën e tij të mëparshme në Theth, duke theksuar se qeveria do të legalizojë vetëm ndërtimet ekzistuese që plotësojnë kriteret ligjore.

Read more:“Armiku i mjedisit dhe i zhvillimit është korrupsioni”/ Nikola Kedhi: Rama po keqpërdor raportin e Yale, renditja e Shqipërisë nuk është arritje e qeverisë

“Nuk kam thënë vazhdoni ndërtoni se do t’i legalizojmë. Kam folur vetëm për ndërtimet ekzistuese. Pas vizitës sime shpërtheu vala e ndërtimeve të paligjshme, u dëmtua zemra e Thethit dhe lëndina pranë kishës u zaptua me ndërtime pa leje. Këto nuk mund t’i lejonim”, deklaroi Rama.

Takimi në Theth u zhvillua në prani të ministrave Ervin Demo dhe Enea Karakaçi, kryebashkiakut të Shkodrës, Benet Beci, si dhe zyrtarëve vendorë.

Lexo edhe
Politikë

6 policë e dhunuan me shkopa gome dhe e shoqëruan, deputeti Kapri viziton të riun te Trauma

Politikë

Raporti i Kongresit të Autoriteteve Lokale në KiE për çështjen Veliaj: Paraburgimi i zgjatur cënon të drejtat e tij dhe të votuesve

Tags: #Benet Beci #Edi Rama #Enea Karakaçi #ervin demo #Investime #Malore #qeveria #rama

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • 6 policë e dhunuan me shkopa gome dhe e shoqëruan, deputeti Kapri viziton të riun te Trauma
  • Raporti i Kongresit të Autoriteteve Lokale në KiE për çështjen Veliaj: Paraburgimi i zgjatur cënon të drejtat e tij dhe të votuesve
  • Protesta e 134-të, vijon marshimi i qytetarëve: Poshtë qeveria, Rama jep dorëheqjen
  • Protesta e 133/ “Shqipëria po bën revolucion”, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës, kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe kabinetit qeveritar
  • “Bardhi si zjarrfikës, Berisha si komandant…”/ Kuvendi miratoi Territorialen, protestuesi: Janë të gjithë bashkë me Ramën! Opozita duhet të ishte në grevë
Nga të njëjtat tag-e
  • ‘Shqipëria në vëmendjen e botës, përmes shijeve të saj’- Rama: 20 sipërmarrje të përzgjedhura për identitetin dhe vlerat e kuzhinës gjenden në ‘MICHELIN Guide’
  • Protesta e 134-të, vijon marshimi i qytetarëve: Poshtë qeveria, Rama jep dorëheqjen
  • Pas furtunës qetësohet moti, reshje të dobëta edhe të hënën
  • Protesta e 133/ “Shqipëria po bën revolucion”, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës, kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe kabinetit qeveritar
  • Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi – Ide
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale ‘Shqipëria në vëmendjen e botës, përmes shijeve të saj’- Rama: 20 sipërmarrje të përzgjedhura për identitetin dhe vlerat e kuzhinës gjenden në ‘MICHELIN Guide’ 11 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë, dënohet me 7 vite e gjysmë burg ish-shefi i Kufirit në Korçë 5 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Keqpërdorimi i Teorisë së Edmund Burke nga Sara e paditur – Blog 3 lexime · 15 orë më parë
  4. 04
    Politikë Raporti i Kongresit të Autoriteteve Lokale në KiE për çështjen Veliaj: Paraburgimi i zgjatur cënon të drejtat e tij dhe të votuesve 2 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Protestues të maskuar futen në Bashkinë e Tiranës, ndezin brenda flakadanë! Sulm Ministrisë së Arsimit, shkatërrojnë biznese e vënë zjarre në rrugë! 13 të lënduar, 6 prej tyre policë, dhjetëra të shoqëruar (VIDEO) 2 lexime · 16 orë më parë
  6. 06
    Politikë 6 policë e dhunuan me shkopa gome dhe e shoqëruan, deputeti Kapri viziton të riun te Trauma 2 lexime · 15 orë më parë
  7. 07
    Ekonomi Euro zbret deri në 87 lekë, Banka e Shqipërisë shton blerjet, rezerva valutore arrin 8.4 miliardë euro 1 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

6 policë e dhunuan me shkopa gome dhe e shoqëruan, deputeti Kapri viziton të riun te Trauma

Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri ka vizituar në spital të riun që u dhunua nga 6 efektivë…

• 15 orë më parë • 1 min lexim
Politikë

Raporti i Kongresit të Autoriteteve Lokale në KiE për çështjen Veliaj: Paraburgimi i zgjatur cënon të drejtat e tij dhe të votuesve

Çështja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ka zënë vend në raportin e katërt të monitorimit të zbatimit…

• 2 ditë më parë • 4 min lexim
Politikë

Protesta e 134-të, vijon marshimi i qytetarëve: Poshtë qeveria, Rama jep dorëheqjen

Vijon marshimi i protestuesve në protestën e 134-të kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Qytetarët marshojnë në rrugë…

• 3 ditë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin