Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, kamioni përplas makinën dhe bie nga lartësia në autostradë! 1 viktimë dhe 2 të plagosur tek Trauma (FOTO+VIDEO)
Kronikë

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, kamioni përplas makinën dhe bie nga lartësia në autostradë! 1 viktimë dhe 2 të plagosur tek Trauma (FOTO+VIDEO)

• 22 Korrik, 2026 • 5 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

TIRANË– Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në rrethrrotullimin e TEG-ut, ku një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur. Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv, një mjet i tonazhit të rëndë, pompë betoni, ka humbur kontrollin dhe ka rënë nga mbikalimi në aksin e poshtëm të autostradës.

Sipas dinamikës fillestare të ngjarjes, kamioni po lëvizte në Unazën Lindore, nga Farka në drejtim të rrethrrotullimit të TEG-ut. Në momentin që është afruar te rrethrrotullimi, ku duhej të ndalonte për t’u dhënë përparësi mjeteve të tjera, nuk ka ndaluar. Më pas është përplasur me një automjet tip “Volkswagen”, të cilin e ka marrë përpara për dhjetëra metra, ndërsa më pas ka çarë barrierat metalike mbrojtëse të rrethrrotullimit dhe ka rënë në nivelin e poshtëm të aksit rrugor TEG–Elbasan, në drejtim të Elbasanit. Në asfalt duken edhe shenjat e frenimit.

Policia bën me dije se nga aksidenti njëri prej personave që udhëtonte në kamion dyshohet se ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa personi tjetër është transportuar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Sipas njoftimit zyrtar, të dy personat që ndodheshin në kamion janë ende të paidentifikuar. Policia dyshon se ata janë me shtetësi egjiptiane dhe po punojnë për të përcaktuar nëse viktima ishte drejtuesi i kamionit apo personi që ndodhet në spital.

Read more:Humbi jetën në aksident, mbahen homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti në Teatrin ‘Petro Marko’ në Vlorë! Kryen nderimet kryeministri Rama (VIDEO)

Ndërkohë, automjeti tjetër është shkatërruar plotësisht. Drejtuesi i tij, 28 vjeçari me inicialet R. N.,është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Aksidenti ka shkaktuar radhë të gjata automjetesh në hyrje të Saukut dhe në drejtim të Elbasanit. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Read more:Kabina shkrumb e hi, digjet automjeti pranë nënstacionit elektrik në Lushnje

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 18:13

Aksidenti tragjik tek rrethrrotullimi i TEG-ut, viktima dhe i plagosuri dyshohet se janë shtetas egjiptianë

1784737515_aksidenti.jpg

Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik i ndodhur pasditen e së mërkurës te rrethrrotullimi i TEG-ut, ku një person humbi jetën dhe dy të tjerë mbetën të plagosur pasi një kamion pompë betoni u përplas me një automjet dhe ra nga mbikalimi në aksin TEG–Elbasan.

Burime bëjnë me dije se dy personat që ndodheshin në kamion dyshohet se janë shtetas egjiptianë. Për këtë arsye, identiteti i tyre ende nuk është konfirmuar zyrtarisht, ndërsa autoritetet vijojnë verifikimet. Njëri prej tyre humbi jetën në vendngjarje, ndërsa tjetri ndodhet në spital në gjendje të rëndë

Read more:Atentati në lokalin në Elbasan/ Dyshohet se objektivi ishte nipi i ‘Ot Kilës’, merret në pyetje! Autori i maskuar me paruke

Ora 18:11

Kamioni u bë copë pas rënies nga mbikalimi, pamjet nga aksidenti fatal te TEG-u (VIDEO)

Pamjet nga vendi i aksidentit të rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut tregojnë gjendjen e kamionit të betonit, i cili është shkatërruar pasi doli nga rruga, çau barrierat mbrojtëse dhe ra nga mbikalimi në aksin TEG–Elbasan. Nga aksidenti një person humbi jetën, një tjetër që udhëtonte në kamion mbeti i plagosur rëndë, ndërsa drejtuesi i automjetit me të cilin u përplas ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ora 17:45

Aksidenti te TEG-u la një të vdekur dhe dy të plagosur, Policia zbardh dinamikën paraprake, viktima ende e paidentifikuar

Policia ka dhënë detaje paraprake për aksidentin e rëndë të ndodhur te rrethrrotullimi i TEG-ut. Sipas saj, rreth orës 16:20 një kamion pompë betoni është përplasur me një automjet, më pas ka çarë barrierat metalike mbrojtëse të rrethrrotullimit dhe ka rënë në nivelin e poshtëm të aksit TEG–Elbasan. Si pasojë, njëri prej personave që udhëtonte në kamion dyshohet se ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa tjetri ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Read more:Bulqizë/ Plagoset me armë gjahu një person, autori dyshoi se kishte parë kafshë të egra

Policia bën me dije se të dy janë ende të paidentifikuar dhe po punohet për të përcaktuar nëse viktima ishte drejtuesi i kamionit apo pasagjeri. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër, 28-vjeçari me iniciale R. N., ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit

Rreth orës 16:20, te rrethrrotullimi i TEG-ut, një kamion (pompë betoni) është përplasur me një automjet. Si pasojë e përplasjes, kamioni (pompë betoni) ka çarë barrierat metalike mbrojtëse të rrethrrotullimit dhe ka rënë në nivelin e poshtëm të aksit rrugor TEG–Elbasan, në drejtim të Elbasanit. Për pasojë, njëri prej personave që udhëtonte në kamion (pompë betoni) dyshohet se ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa personi tjetër është transportuar në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore. Dy personat që ndodheshin në kamion (pompë betoni) janë ende të paidentifikuar dhe po punohet për përcaktimin nëse personi që ka humbur jetën në vendngjarje ishte drejtuesi i kamionit apo ishte personi që ndodhet në spital. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi R. N., rreth 28 vjeç, është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Lexo edhe
Kronikë

Qëlloi veten pasi liroi 24-vjeçaren, Report Tv siguron videon kur policia rrethon makinën e Nertil Buzit (VIDEO)

Kronikë

Zjarr i përmasave të mëdha në pyllin e Sodës, rrezikohen sipërfaqe me pisha(VIDEO)

Tags: #Aksident #aksident rrugor #automjet #betoniere #Bie nga lartësia #Elbasan #Foto #grupi hetimor #Tirane

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Qëlloi veten pasi liroi 24-vjeçaren, Report Tv siguron videon kur policia rrethon makinën e Nertil Buzit (VIDEO)
  • Zjarr i përmasave të mëdha në pyllin e Sodës, rrezikohen sipërfaqe me pisha(VIDEO)
  • Zjarr i përmasave të mëdha në pyllin e Sodës, rrezikohen sipërfaqe me pisha(VIDEO)
  • Kronologjia e pengmarrjes së Nertil Buzit në Londër 4 vite më parë, grupi i vlonjatëve i hoqën thonjtë me pinca! Pse prokuroria u tërhoq nga akuzat
  • Shpallet në kërkim autori i plagosjes së 22-vjeçarit në Kurbin, nën kërcënimin e armës i mori edhe mjetin (EMRI)
Nga të njëjtat tag-e
  • FOTO- “57 ditë, empati me fjalë, arrogancë me vepra”/ Protestuesit i përgjigjen Ramës: Ti thua se mund të vini deri në 2029, ne themi nesër edhe më shumë
  • FOTO- “27 korrik”/ Vizatohet data e protestës së nesërme në bulevard. Piktura epike, mesazh për deputetët
  • “Rama shpenzoi 4.2 milionë euro për tallava, ndërsa vendi po zbrazet nga shqiptarët”/ Protestuesi: Jemi paqësorë jo si Balla dhe Rama në 21 janar
  • Shpallet në kërkim autori i plagosjes së 22-vjeçarit në Kurbin, nën kërcënimin e armës i mori edhe mjetin (EMRI)
  • Ngrihet Aleanca për Mbrojtjen e Prrenjasit, banorët peticion kundër ndryshimeve territoriale (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Ish-ministrja Meksi i përgjigjet Ramës: Besa nuk fitohet me slogane, por me qeverisje që jep llogari 21 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Qëlloi me armë për të kanosur 6 persona, arrestohet 38-vjeçari në Dibër! 9 të tjerë nën hetim 19 lexime · 21 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Ata që e shohin tokën veç si truall për kulla shumëkatshe…”/ Marjana Koçeku ironizon Ramën: Nuk ia ka idenë çka asht besa 12 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Po riparonte një defekt, humb jetën elektriçisti 60-vjeçar në Pogradec (EMRI+VIDEO) 12 lexime · 21 orë më parë
  5. 05
    Politikë LIVE- “Arrestoni Ramën”, jehon thirrja në shesh/ Protestuesi: Çfarë dreq qeverie është kjo kur nuk zbaton të drejtat themelore të njeriut, të largohet 11 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë LIVE- “Rama ka gënjyer, në Theth vetëm propagandë”/ I riu në protestë: Shqipëria e korruptuar dhe me banda, kjo qeveri të largohet 10 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “I ka kryebashkiakë e ministra në SPAK”/ Qytetarja nga Durrësi: Më prishën shtëpitë se do Rama e Belinda Balluku, kam një vit që protestoj. Është hajdut, ky palloshi i gjatë… 9 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Qëlloi veten pasi liroi 24-vjeçaren, Report Tv siguron videon kur policia rrethon makinën e Nertil Buzit (VIDEO)

Report Tv ka siguruar videon e momentit kur forcat RENEA, nën drejtimin e prokurorit, kanë rrethuar makinën e…

• 3 orë më parë • 2 min lexim
Kronikë

Zjarr i përmasave të mëdha në pyllin e Sodës, rrezikohen sipërfaqe me pisha(VIDEO)

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e kësaj të diele pyllin e Sodës, pranë rrugës…

• 13 orë më parë • 2 min lexim
Kronikë

Zjarr i përmasave të mëdha në pyllin e Sodës, rrezikohen sipërfaqe me pisha(VIDEO)

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e kësaj të diele pyllin e Sodës, pranë rrugës…

• 15 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by