Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Vëllai i Fridman Xhaferrajt dëshmon në gjyqin ndaj Laert Haxhiut: Nuk e di kush e vrau, babai i Laertit më tha se djali i tij s’kishte lidhje
Kronikë

Vëllai i Fridman Xhaferrajt dëshmon në gjyqin ndaj Laert Haxhiut: Nuk e di kush e vrau, babai i Laertit më tha se djali i tij s’kishte lidhje

• 28 Korrik, 2026 • 5 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Në Gjykatën e Posaçme ka dëshmuar Xhuliano Xhaferraj, vëllai i Fridman Xhaferrajt, për vrasjen e të cilit akuzohet edhe Laert Haxhiu. Ai tregoi se në kohën kur u vra i vëllai ndodhej në burg dhe lajmin e mori vetëm pasi u lirua.

“Kur më kanë vrarë vëllain kam qenë në burg. Kur jam liruar kishte tre ditë që ishte vrarë. E kishin identifikuar viktimën, por nuk ishin të sigurt. Më morën në pyetje, verifikuan që isha në burg dhe pas disa orësh mësova se ishte vëllai im”, dëshmoi ai.

Xhaferraj tha se pas lirimit shkoi në banesë, ku gjeti policinë duke kryer kontroll, ndërsa më pas u shoqërua në komisariat. Sipas tij, Fridmani i kishte thënë rreth 20 ditë para vrasjes se do të shkonte në Itali, por nuk i kishte treguar më shumë për lëvizjet e tij.

Dëshmitari rrëfeu edhe lëvizjet e vëllait tjetër të familjes, Aleksandrit, duke thënë se ai kishte qenë në Greqi dhe ishte ndihmuar nga disa persona për t’u larguar.

Read more:Vrasja e Elton Mermalit, dëshmon babai i viktimës: S’e vë dot gishtin, s’i ruhej askujt! Laert Haxhiu hante bukë në shtëpinë time, e strehoja kur e rrihte i ati

I pyetur për autorët e vrasjes së Fridman Xhaferrajt, Xhuliano deklaroi se nuk e di kush e ka kryer krimin.

“Nuk e di kush e vrau Fridmanin. Babai i Laertit, Qamili, më tha se djali i tij nuk kishte dorë dhe nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjen. Jemi takuar rreth një muaj pas vrasjes, pasi kemi tokat afër. E pyeta për çfarë flitej, që Laerti kishte dhënë urdhër për vrasjen, por ai më tha se djali i tij nuk kishte lidhje. Unë nuk kam qenë fare i përfshirë. Kur flisja me vëllain, ai më thoshte të shihja hallet e mia dhe familjen time”, u shpreh dëshmitari.

——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Read more:58 ditë qëndresë kundër Edi Ramës- Aktivistët transmetojnë në shesh dokumentarin për Teatrin/ Lumi i qytetarëve nis marshimin në rrugët e Tiranës

Lajmi në përditësim…

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 12:04

Gjyqi ndaj Laert Haxhiut, dëshmon vëllai i Albi Bashaliut: Nuk e di kush e vrau, lajmin e mora nga televizioni

Në Gjykatën e Posaçme ka dëshmuar Leonard Bashaliu, vëllai i Albi Bashaliut, në procesin gjyqësor ndaj Laert Haxhiut. Bashaliu u transportua nga burgu i Peqinit, ku po vuan dënimin për vrasjen e Ylber Xhahysës.

Në dëshminë e tij, ai tha se në momentin e vrasjes së të vëllait ndodhej në burgun e Elbasanit dhe lajmin e kishte mësuar nga televizioni.

“Vëllai im është vrarë më 27 dhjetor 2021. Unë kam qenë në burg, në IEVP Elbasan, kur ndodhi vrasja. E mora vesh nga televizioni që ishte vrarë Albi. Nuk kam qenë mirë nga ana psikologjike dhe nuk kërkova takim me askënd. Më erdhi të më takonte mamaja, por nuk folëm për ngjarjen”, deklaroi ai.

Read more:U mor peng nga ish-partneri, Report Tv zbardh dëshminë të Rozalinda Plakës: Pashë babanë të mbuluar me gjak, ai bërtiste ‘do t’ju vras të gjithëve’

Leonard Bashaliu konfirmoi gjithashtu se është autor i vrasjes së Ylber Xhahysës, krim për të cilin po vuan dënimin.

“Unë e kam vrarë Ylber Xhahysën. E kam pranuar krimin, kam shprehur pendesë dhe kam marrë dënimin”, u shpreh ai.

I pyetur për vrasjen e të vëllait, Bashaliu tha se nuk ka dijeni se kush mund ta ketë kryer krimin.

Read more:Përplasi për vdekje 74-vjeçaren dhe u largua, arrestohet 65-vjeçari në Durrës! Në pranga edhe djali, fshehu dhe riparoi fugonin e përfshirë në aksident

“Nuk kam ide se kush mund ta ketë vrarë vëllain tim. Nuk më ka ardhur asnjë sinjal se kush mund ta ketë vrarë”, deklaroi ai para trupit gjykues.

Para trupit gjykues dëshmoi edhe kushëriri i viktimës, Sami Bashaliu, i cili rrëfeu momentet e atentatit.

Sipas tij, ngjarja ndodhi pranë lokalit të tij në fshatin Gjocaj të Peqinit.

Read more:Shkodër/ Vritet me armë zjarri brenda automjetit 40-vjeçari! Dyshime për hakmarrje, i vëllai në 2017-ën ekzekutoi Angjelin Shkambin për një borxh dhe çështje nderi

“Ishte një makinë Audi e bardhë me xhama të errët dhe targa shqiptare. Gruaja më tha se makina kishte kohë që rrinte aty. U afrova, por nuk pashë njeri. Pas pak një person zbriti, iu afrua Albi Bashaliut dhe më pas u dëgjuan të shtënat. Personi ishte me maskë. Qëlloi dy ose tre herë. Djemtë që ishin ulur në lokal u trembën dhe u larguan. Në makinë ishin dy persona, por vetëm njëri qëlloi. Albi ra në tokë, ndërsa autorët më pas dogjën automjetin e viktimës”, dëshmoi ai.

Sami Bashaliu tha se nuk e njihte autorin dhe nuk kishte dijeni për konfliktet e viktimës.

“Albi nuk vinte më shpesh te lokali ynë që kur iu vra vëllai. Nuk dija gjë për të kaluarën e tij. Për Albert Xhahysën u mor vesh në zonë se kishte vrarë vëllanë e Albit, por unë nuk di gjë”, deklaroi dëshmitari.

Lexo edhe
Kronikë

Dosja ‘AKSHI’/ Zhduku 950 mijë euro verëra të sekuestruara në vilën e Ergys Agasit, arrestohet në Tiranë kushëriri i tij, Eno Agasi!

Kronikë

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, plagoset një person

Tags: #Audi #Babai #Burg #burgu i peqinit #djali #Elbasan #Fridman Xhaferraj #Laert Haxhiu #Xhuliano Xhaferraj

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Dosja ‘AKSHI’/ Zhduku 950 mijë euro verëra të sekuestruara në vilën e Ergys Agasit, arrestohet në Tiranë kushëriri i tij, Eno Agasi!
  • Të shtëna me armë zjarri në Durrës, plagoset një person
  • Emailet me Ballukun, pyeten në SPAK dy vëllezërit Eftimi! Studio e tyre e arkitekturës projektoi vilën e sekuestruar në Palasë
  • Shiste kokainë dhe kanabis në lokalin ku punonte si kamerier, pranga 18-vjeçarit dhe 2 të tjerëve në Elbasan
  • Rregullorja censuruese e GJKKO, kreu i avokatëve për Report Tv: Vijon bojkoti, do mblidhemi sërish, radikalizojmë qëndrimin tonë
Nga të njëjtat tag-e
  • Ish-Presidenti u dënua me 25 vite burg nga Haga/ Djali i Hashim Thaçit: Beteja nuk ka mbaruar, historinë e UÇK-së nuk mund ta ndryshojë asnjë vendim
  • Dosja ‘AKSHI’/ Zhduku 950 mijë euro verëra të sekuestruara në vilën e Ergys Agasit, arrestohet në Tiranë kushëriri i tij, Eno Agasi!
  • “Vendimi i Speciales, pasqyrë e ndarjes së thellë ndërkombëtare”! Analiza e Ben Blushit: Pse u dënua Hashimi
  • Revolta e 109 kundër qeverisë/ “Rama në burg, Belinda në burg”, protestuesit vijojnë marshimin në Tiranë
  • ‘Eliani i vogël pret mësuesen te rruga e malit’, drejt mbylljes shkolla me histori 82-vjeçare në Seniçan të Këlcyrës! Sot kanë mbetur vetëm 3 nxënës
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë ‘Shpresoj të mos kthehesh më në Shqipëri’, kushëriri i Çim Pekës sulmon verbalisht Ramën në shkallët e avionit në Napoli, shoqërohet nga policia italiane (VIDEO) 20 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Pas përfundimit të tubimit në rrugët e Tiranës, një grup protestuesish u zhvendos te Gjykata e Lartë 10 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Hapat e Ramës, të gabuar!”, Petro Koçi s’i fsheh kritikat: Kur drejtësia të kërkon t’i heqësh imunitetin dikujt, duhet ta bësh! 10 lexime · 9 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Jemi shumë pranë fitores”/ Sot protesta e 108-të kundër Ramës, qytetarët rikthehen në shesh: Kryeministër jep dorëheqjen! 10 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Aksident i rëndë në aksin Maqellarë-Peshkopi, plagosen 4 persona! Nisen me urgjencë drejt Tiranës 9 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “KAYO skemë mafioze, “News 24” u nxor me dhunë nga godina”/ Tedi Blushi: Përgjimet e Ron Yeffet treguan se shteti i kapur nga krimi! Rama me modelin Roni dhe Gysi… 8 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Konflikti për pagat e magjistratëve, BIRN: Një kapitull i ri i përplasjeve të Ramës me drejtësinë! Qëllim shpërqendrimi nga protestat 8 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Dosja ‘AKSHI’/ Zhduku 950 mijë euro verëra të sekuestruara në vilën e Ergys Agasit, arrestohet në Tiranë kushëriri i tij, Eno Agasi!

Policia ka vënë në pranga pas 8 muajsh në arrati kushëririn e biznesmenit Ergys Agasi, Eno Agasin, për…

• 3 orë më parë • 2 min lexim
Kronikë

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, plagoset një person

Një person është plagosur me armë zjarri ditën e sotme në lagjen ‘Taulantia’ të qytetit të Durrësit. Burime…

• 6 orë më parë • 1 min lexim
Kronikë

Emailet me Ballukun, pyeten në SPAK dy vëllezërit Eftimi! Studio e tyre e arkitekturës projektoi vilën e sekuestruar në Palasë

Hetimet për ish-zëvendëskryeministren Belind Balluku, kanë çuar sot në Prokurorinë e Posaçme, dy vëllezërit Olsi dhe Alban Eftimi,…

• 6 orë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by