Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Devijuan lumin Devoll me gërryerjet në shtratin e tij, arrestohen 2 punonjësit e kompanisë! Në kërkim administratori 22-vjeçar, pranga të afërmit për ndërtim pa leje (EMRAT)
Kronikë

Devijuan lumin Devoll me gërryerjet në shtratin e tij, arrestohen 2 punonjësit e kompanisë! Në kërkim administratori 22-vjeçar, pranga të afërmit për ndërtim pa leje (EMRAT)

• 4 Gusht, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

3 persona janë vënë në pranga në Cërrik për devijimin e rrjedhës së lumit Devoll dhe ndërtim pa leje.

Bëhet fjalë për 2 punonjës, Lorenc Xibraku, 35 vjeç dhe Lalchand Bhuria, 42 vjeç (indian), të një subjekti në pronësi të një 22-vjeçari që gërryente shtratin e lumit Devoll duke rrezikuar përmbytjen e tokave bujqësore në Gostimë. Gjithashtu, gërryerja kishte kaluar koordinatat e përcaktuara. Një ekskavator dhe një kamion teknologjik janë sekuestruar.

I treti në pranga është 46-vjeçari Behar Troka që kishte ndërtuar pa leje pranë zonës ku ndodhej biznesi që administrohej nga 22-vjeçari, i afërm i tij. Ky i fundit është shpallur në kërkim.

Njoftimi i policisë:

Cërrik/Goditet një rast i krimeve kundër mjedisit, me pasoja devijimin e rrjedhës së lumit Devoll dhe rrezikimin e tokave bujqësore në fshatin Gostimë.

Arrestohen 2 punonjës në subjektin për llogari të të cilit kryhej gërryerja e shtratit të lumit.

Read more:Traktori ngec në lumin Devoll, shpëtohen i moshuari, nipi i tij dhe shoferi! Mjeti bujqësor ishte zhytur deri te kabina (VIDEO)

Shpallet në kërkim një 22-vjeçar, administrator i subjektit.

Në pranga dhe 1 shtetas (i afërm i 22-vjeçarit) që kishte ndërtuar pa leje në afërsi të vendndodhjes së subjektit.

Sekuestrohen 1 ekskavator dhe 1 kamion teknologjik, që përdoreshin për kryerjen e kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Në vijim të kontrolleve dhe verifikimeve, si dhe administrimit të shqetësimeve të qytetarëve, për subjekte që dyshohet se kryejnë krime kundër mjedisit dhe/ose cenojnë regjimin juridik të tokës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik goditën një rast në këtë fushë, me pasoja në lumin Devoll. Për rastin:

-u arrestuan në flagrancë shtetasit L. X., 35 vjeç, banues në Cërrik, L. B., 42 vjeç (shtetas indian), banues në Cërrik dhe B. T., 46 vjeç, banues në fshatin Shalës;

Read more:Ndotje mjedisore në Dhërmi nga përpunimi i inerteve të gurit, IKMT pezullon dhe gjobit 5 kompani

-u shpall në kërkim shtetasi shtetasi K. H., 22 vjeç.

Nga veprimet hetimore rezultoi se për llogari të subjektit që administronte 22-vjeçari dhe kishte të punësuar shtetasit L. X. dhe L. B., gërryhej me mjete të rënda, shtrati i lumit Devoll, veprimtari nga e cila ishte devijuar rrjedha e lumit dhe rrezikohej përmbytja e tokave bujqësore në fshatin Gostimë.

Gjithashtu, nga këto veprime rezultoi se subjekti e kryente gërryerjen jashtë koordinatave të përcaktuara në lejen që kishte për këtë veprimtari.

Përveç ndëshkimit penal për shtetasit përgjegjës, subjekti u ndëshkua dhe administrativisht nga strukturat kompetente të IKMT, Tiranë, dhe IMT, Cërrik.

Read more:Konfiskohet objekti 12-katësh në Tiranë, 3 katet e fundit ishin ngritur në shkelje të lejes së ndërtimit (VIDEO)

Nga verifikimet e mëtejshme, rezultoi se 46-vjeçari kishte ndërtuar pa leje, në afërsi të zonës ku ndodhej subjekti që administronte i afërmi i tij, shtetasi K. H.

Punohet intensivisht për kapjen e 22-vjeçarit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Lexo edhe
Kronikë

Dyshohet se kryenin veprimtari kundër Shqipërisë, Ministria e Brendshme shpall non grata dy shqiptarë nga Maqedonia e Veriut

Kronikë

Sarandë/ Kishin zënë pritë pranë një lokali në fshatin Gjashtë, 5 të arrestuar! Policia: Dyshohet se do të kryenin vrasje! Me precedent penal për drogë, ‘kyçin’ gojën në hetuesi (EMRAT+VIDEO)

Tags: #Arrestim #Behar Troka #Biznesi #cerrik #devoll #Elbasan #IKMT #IMT #Lalchand Bhuria #Lorenc Xibraku #lumi devoll

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Dyshohet se kryenin veprimtari kundër Shqipërisë, Ministria e Brendshme shpall non grata dy shqiptarë nga Maqedonia e Veriut
  • Sarandë/ Kishin zënë pritë pranë një lokali në fshatin Gjashtë, 5 të arrestuar! Policia: Dyshohet se do të kryenin vrasje! Me precedent penal për drogë, ‘kyçin’ gojën në hetuesi (EMRAT+VIDEO)
  • Hajdutët godasin marketin në Korçë, ia mbathin me 100 mijë lekë (VIDEO)
  • Incidenti me armë pranë Palasës, jahti i Bruno Çelës erdhi nga Italia! Të gjithë pasagjerët u regjistruan më vonë, dyshime të jetë qëlluar edhe nga mjet tjetër
  • Sarandë/ Kishin zënë pritë pranë një lokali në fshatin Gjashtë, 5 të arrestuar! Policia: Dyshohet se do të kryenin vrasje! Me precedent penal për drogë, ‘kyçin’ gojën në hetuesi(VIDEO+EMRAT)
Nga të njëjtat tag-e
  • Shkolla e Shushicës në Elbasan drejt përfundimit, së shpejti hap dyert për 350 nxënës dhe 35 mësues
  • Cërriku në protestë kundër “Territoriales”: Banorët kundërshtojnë bashkimin me Elbasanin, kërkojnë ruajtjen e bashkisë
  • Aksident i 3-fishtë në aksin Elbasan-Peqin, përplasen 3 automjete! 4 persona të plagosur (VIDEO)
  • Vjedhje në banesat e biznese, policia zbardh 6 raste dhe arreston një 44-vjeçar në Durrës
  • Dardha e Librazhdit prej 6 ditësh në flakë, temperaturat e larta dhe era e fortë vështirësojnë shuarjen (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Frikë e madhe te politika nga qytetarët, deputetë të PS gati për dorëheqje”/ Çepa zbulon prapaskenat nga protesta 65-ditore: PS po çahet nga brenda, revolta popullore po trondit Ramën 27 lexime · 23 orë më parë
  2. 02
    Politikë VIDEOLAJM/ Fishekzjarre në qiellin e Tiranës gjatë marshimit kundër Ramës, protestuesit njëzëri: Jepe dorëheqjen 23 lexime · 15 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Në një shtet normal, Rama do të kishte dhënë dorëheqjen dhe PS do e largonte”, Lubonja: Jemi në një regjim kriminal, pakënaqësitë do të ushqejnë protestën! 21 lexime · 22 orë më parë
  4. 04
    Politikë Protestat për hartën e re territoriale – Rama “shpërthen” ndaj socialistëve të revoltuar: Djegia e teserave të PS, akt i turpshëm! Dokumenti i reformës në konsultim publik 21 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Dobësoi demokracinë lokale!”/ Reforma territoriale, ish-ministri socialist Arben Malaj shpërthen ndaj Ramës: Centralizoi pushtetin dhe injoroi rekomandimet e BE! 11 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Paratë e shqiptarëve u shndërruan në jahte e avionë” – Berisha për arrestimin e Ermal Beqirajt në Francë: Hetimi të zbulojë nëse kështjella është e tij apo e Edi dhe Olsi Ramës 11 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Kryeministri e ka trajtuar vendin si plaçkë”/ Këlliçi: Alabar paralajmëroi dështimin për Portin e Durrësit, SPAK të marrë Ramën të pandehur 8 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Dyshohet se kryenin veprimtari kundër Shqipërisë, Ministria e Brendshme shpall non grata dy shqiptarë nga Maqedonia e Veriut

TIRANË- Dy shqiptarë të tjerë, nga Maqedonia e Veriut, janë shpallur non grata nga Ministria e Brendshme pasi…

• 21 minuta më parë • 2 min lexim
Kronikë

Sarandë/ Kishin zënë pritë pranë një lokali në fshatin Gjashtë, 5 të arrestuar! Policia: Dyshohet se do të kryenin vrasje! Me precedent penal për drogë, ‘kyçin’ gojën në hetuesi (EMRAT+VIDEO)

Pesë persona janë arrestuar në Sarandë si të dyshuar se do të kryenin një vrasje. Arrestimet kanë ndodhur…

• 51 minuta më parë • 5 min lexim
Kronikë

Hajdutët godasin marketin në Korçë, ia mbathin me 100 mijë lekë (VIDEO)

Një vjedhje ka ndodhur gjatë natës në lagjen 16 të qytetit të Korçës. Sipas informacioneve paraprake, autori ose…

• 1 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by