Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Flakë ‘ferri’ mbi Krujë, rrezikohen shtëpi e biznese! Arrestohet autori i zjarrit, lëshohet urdhër evakuimi! 2 vatra aktive në Mallakastër (EMRI + VIDEO)
Kronikë

Flakë ‘ferri’ mbi Krujë, rrezikohen shtëpi e biznese! Arrestohet autori i zjarrit, lëshohet urdhër evakuimi! 2 vatra aktive në Mallakastër (EMRI + VIDEO)

• 8 Gusht, 2026 • 12 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Pasi u duk se vendi më në fund ra disi në qetësi pas disa ditëve betejë me flakët, një vatër e re ka shpërthyer në Krujë, si pasojë e dorës së njeriut. Autori Qemal Berhami është vënë në pranga, ndërsa është lëshuar urdhër evakuimi për banorët e zonave Llubanit e Barabit.

Kruja u vu në alarm pasi flakët e shfaqura në shpatin e malit po përparonin me shpejtësi nga era duke rrezikuar rreth 30 banesa në zonën e Abazës. Po kështu dhe restoranti që ndodhet pranë rrugës që të çon tek Mali i Krujës.

Terreni i thepisur vështirësoi punën e zjarrfikësve për shuarjen e flakëve, ndërsa nga ajri nisi menjëherë ndërhyrja me tre helikopterë. Beteja me flakët po vijon nga toka edhe në orët e mbrëmjes.

Në Krujë ishin edhe dy ministrat, ai i Mbrojtjes Ermal Nufi si dhe ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, i cili deklaroi se zjarri ishte vënë nga dora e njeriut.

“Policia e Shtetit e ka arrestuar tashmë zjarrvënësin dhe ai do të përballet me pasojat e rënda ligjore për këtë vepër penale”, shkroi ministri Lamallari në rrjetet sociale.

Strukturat zjarrfikëse dhe ato të emergjencave do të vijojnë të qëndrojnë në malin e Krujës për të izoluar flakët dhe parandalimin e përhapjes së tyre drejt banesave.

Zjarret u rikthyen pasdite edhe në Mallakastër, ku për disa ditë flakët dogjën sipërfaqe të tëra me pyje. Flakët u riaktivizuan në Panahor, kurse në fshatin Koilaç u shfaqur një vatër e re.

Të ndihmuara nga era, flakët u përhapën me shpejtësi duke djegur sipërfaqe të tëra me bimësi dhe po u afroheshin banesave. Policia ndërhyri menjëherë për evakuimin e disa familjeve.

Shërbimet zjarrfikëse nga toka dhe ndërhyrja nga ajri e një avioni zjarrfikës izoluan flakët duke shmangën rrezikun për zonat e banuara.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 22:58

Mallakastër/ Mes flakëve e panikut, zjarrfikësi qetëson fëmijën e frikësuar

1786221803_zjarrfiksidhefemija.png

Ndërsa dy vatra zjarri ende digjen në Mallakastër, një zjarrfikës ka gjetur edhe momentin për të lënë paksa mënjanë punën e tij me flakët.

Read more:Rinis beteja me flakët, 30 banesa në rrezik nga vatra e re në Krujë, ndërhyhet me 2 helikopterë zjarrfikës! Evakuohen disa familje në Koilaç të Mallakastrës (VIDEO)

Gjatë evakuimit të banorëve në Koilaç, një vend ku ka vatër zjarri, Ardit Sulaj, i cili ishte angazhuar me një familje, është përpjekur të qetësojë një fëmijë të frikësuar. Ai e mban në krahë, i jep ujë fëmijës që qan dhe luan me të, në përpjekje për t’i larguar frikën nga situata.

Ora 22:36

Arrestimi i autorit të zjarrit në Krujë, 73-vjeçari e ndezi për të djegur bar (EMRI)

Qemal Berhami është i arrestuari për zjarrin që ende po digjet në Krujë. 73-vjeçari është banor i lagjes ‘Abaze’, e cila është mjaft e rrezikuar nga flakët. Ai e ka ndezur zjarrin për të djegur bar, por flakët kanë dalë jashtë kontrollit dhe era i ka përhapur drejt zonave të banuara.

Njoftimi i policisë

Ndezi zjarr për djegien e barit pranë banesës së tij, por flakët dolën jashtë kontrollit dhe u përhapën në drejtim të malit të Krujës, reagimi në kohë i Policisë çoi në identifikimin dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar të zjarrvënies.

Në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen e rrethanave të zjarrit të rënë në lagjen “Abaze”, Krujë, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë autorin e dyshuar, shtetasin Q. B., 73 vjeç, banues në lagjen “Abaze”, Krujë.

Ky shtetas dyshohet se, më datë 08.08.2026, në afërsi të banesës së tij, ka ndezur zjarr për djegien e një sasie bari, por flakët kanë dalë jashtë kontrollit dhe, për shkak të erës, janë përhapur në drejtim të malit të Krujës, duke rrezikuar zonat e banuara

Shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me strukturat e emergjencave, kanë marrë masa për evakuimin e pjesshëm të banorëve që ndodheshin në afërsi të vatrës së zjarrit, si masë parandaluese për garantimin e jetës dhe sigurisë së tyre.

Falë angazhimit të forcave në terren, vijon operacioni për shuarjen e zjarrit, ku po ndërhyhet me forca tokësore dhe me mbështetje nga ajri, me qëllim izolimin e vatrave dhe parandalimin e përhapjes së flakëve drejt zonave të banuara.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë apelon për kujdes maksimal nga qytetarët, duke i ftuar të mos ndërmarrin veprime që mund të shkaktojnë zjarrvënie, pasi do të përballen me ligjin.

Read more:Do trafikonin 28 afrikanë drejt Malit të Zi kundrejt pagesës, 2 në pranga në Maliq! Njëri theu arrestin shtëpiak

Gjithashtu, fton qytetarët të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në numrin 112, duke u garantuar anonimat dhe reagim të menjëhershëm.

Ora 22:17

Intensifikohet zjarri në Krujë, urdhër evakuimi për banorët e Llubanit e Barabit (VIDEO)

Zjarri në Krujë ka marrë hov të ri. Vatra e zjarrit, e favorizuar nga era është shpërndarë dhe kërcënon një numër të konsiderueshëm banesash në disa lagje si Lluban e Barabit.

Në këto zona është lëshuar urdhër evakuimi duke u dhënë prioritet fëmijëve, të moshuarve, personave me aftësi të kufizuara dhe familjeve në zona të izoluara.

Urdhri i evakuimit

Në kuadër të situatës së krijuar nga zjarri, është urdhëruar evakuimi i menjëhershëm i banorëve të zonës së Barabit, Lluban, në Bashkinë Krujë.

Procesi po realizohet në koordinim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Prefektin e Qarkut Durrës dhe strukturat e Emergjencave Civile të Bashkisë Krujë, me mbështetjen e MZSH-së, Policisë së Shtetit dhe Forcave të Armatosura.

Lutemi, me prioritet fëmijët, të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara dhe familjet në zona të izoluara.

Banorët e zonës duhet të ndjekin udhëzimet e autoriteteve në terren dhe të bashkëpunojnë me strukturat e emergjencave.

Ora 21:31

Zjarri në Krujë, arrestohet autori! Lamallari: Do të përballet me pasojat ligjore! Janë evakuuar banorët në afërsi të vatrës

1786215049_helikopter.jpg

Autori i zjarrit që rrezikon banesat në Krujë, është vënë në pranga, njofton ministri i Brendshëm Besfort Lamallari. Ai thekson se autori do të përballet me pasojat ligjore për veprën penale.

“Policia e Shtetit e ka arrestuar tashmë zjarrvënësin dhe ai do të përballet me pasojat e rënda ligjore për këtë vepër penale. Vijojmë të ndjekim nga afër betejën e vështirë me zjarrin në Krujë, që fatkeqësisht edhe kësaj radhe është shkaktuar nga dora e njeriut”, shprehet Lamallari.

Read more:Flakë ‘ferri’ mbi Krujë, rrezikohen shtëpi e biznese! 3 helikopterë në aksion për shuarjen! Rindizet vatra e Panahorit në Mallakastër, në Koilaç evakuohen banorët (VIDEO)

Sipas ministrit, pas kërkesës së pushtetit vendor, Policia e Shtetit ka marrë masa për evakuimin e pjesshëm të banorëve që ndodhen në afërsi të vatrës së zjarrit, si masë parandaluese për garantimin e jetës dhe sigurisë së tyre.

“Çdo forcë është në terren dhe çdo mjet është në dispozicion deri në neutralizimin e plotë të rrezikut”, deklaron ministri i Brendshëm.

Ora 20:56

Mallakastër/ Panahori nuk gjen qetësi, riaktivizohet vatra e zjarrit (VIDEO)

Zjarri në Panahor është riaktivizuar këtë mbrëmje. Vetëm disa orë më parë, u ndez një vatër e re në Koilaç të Mallakastrës dhe flakët po përhapeshin edhe drejt Panahorit.

Ora 20:48

Zjarri në Krujë, Nufi: I shkaktuar nga njeriu, 3 helikopterë po punojnë për shuarjen

1786214674_helikopterzjarrfikes.jpg

Zjarri në fshatin Abaze në Krujë që kërcënon banesat është i shkaktuar nga dora e njeriut, bën me dije ministri Ermal Nufi. Në një postim në rrjetet sociale, ai shkruan se për shuarjen e zjarrit janë angazhuar forca zjarrfikëse nga toka dhe 3 helikopterë.

“Në zonën e Abazës në Krujë, bashkë me kolegun Besfort Lamallari, Drejtorin e AKMC dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Zjarrfikësve duke ndjekur nga afër situatën e zjarrit të shkaktuar fatkeqësisht nga dora e njeriut. Që prej pasdrekes, po punohet intensivisht me mbështetje nga ajri me 3 helikopterë të Forcës Ajrore, bashkë me forcat operacionale të strukturave vendore.

Shumë mirënjohje dhe respekt për pilotët e forcës ajrore dhe efektivët MZSH Krujë, Kamëz, Tiranë dhe Vorë, të cilët po punojnë pa ndërprerje për izolimin e vatrës dhe mbrojtjen e banesave të rrezikuara. Për shkak të terrenit të thepisur dhe vështirësisë së ndërhyrjes nga toka, operacioni po zhvillohet në mënyrë të koordinuar nga toka dhe ajri, me synim vënien sa më shpejt nën kontroll të zjarrit”, shkruan Nufi.

Ora 19:43

Zjarri në Koilaç të Mallakastrës, nis ndërhyrja me avion! S’ka më rrezik për banesat (VIDEO)

Në Koilaç të Mallakastrës ka nisur ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve pasi është angazhuar një avion zjarrfikës.

Fatmirësisht, rreziku që paraqitej më parë për banesat është larguar. Si masë mbrojtëse, policia i evakuoi menjëherë banorët.

Ndërkohë, pamjet me dron tregojnë shkallën e sipërfaqes së djegur.

Read more:Zjarret, 10 vatra aktive në vend! Ende flakë në Drenie e Ngraçan, riaktivizohen në Kostren 2! Zjarrfikësit tërhiqen, operacioni rifillon nesër (VIDEO)

Ora 18:59

Zjarri në Krujë, Nufi e Lamallari ndjekin nga afër situatën (VIDEO)

Ministrat Ermal Nufi dhe Besfort Lamallari kanë qenë në Krujë për të ndjekur nga afër situatën e zjarrit që nisi rreth pasdites.

Ndërhyrja për shuarjen e flakëve vijon ende, teksa në ndihmë janë edhe dy helikopterë.

Ora 18:02

Riaktivizohet vatra e zjarrit në Dajt, nis ndërhyrja nga ajri (VIDEO)

Zjarri në rrëzë të Dajtit, është riaktivizuar pasditen e sotme. Vatra ndodhet midis Dajtit dhe Priskës. Ka nisur ndërhyrja nga ajri me helikopter për shuarjen e flakëve.

Mbrëmjen e së premtes, u raportua se kjo vatër ishte shuar.

Ora 17:49

Vatër e re zjarri në Mallakastër, rrezikohen banesat në fshatin Koilac! Digjen sipërfaqe të mëdha toke, evakuohen disa familje (VIDEO)

Një vatër e re zjarri është rishfaqur në Mallakastër, këtë herë në Koilac. Policia ka ndërhyrë menjëherë për evakuimin e disa familjeve pasi flakët kanë përfshirë sipërfaqe të mëdha toke dhe rrezikojnë banesat e banorët.

Për shkak të erës së fortë, flakët po favorizohen në përhapjen e tyre në drejtim të zonave të banuara, ndërsa deri tani zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në bimësi.

Të gjitha strukturat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve të zjarrit të cilat për shkak të erës po përhapen në drejtim të fshatrave Hekal, Panahor, Riban dhe Ngraçan.

Njëkohësisht, grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit.

Ora 16:20

Zjarr në kufirin mes dy fshatrave në Gjirokastër, izolohet vatra! Digjen 3 hektarë sipërfaqe me bimësi (VIDEO)

Një zjarr i madh përfshiu kufirin mes fshatrave Golem e Progonat në Gjirokastër. Vatra, tashmë e izoluar dhe drejt shuarjes, ndodhet në majë të malit, në një terren tejet të vështirë.

Read more:Nga Vlora te Ceuta: a ka harruar Evropa se “ata janë njerëz”? – Blog

Nga zjarri u përshkua një sipërfaqe prej rreth 3 hektarësh me bimësi shkurre e barishte.

Shërbimi zjarrfikës vijon të jetë në vendngjarje për monitorimin e territorit për ndonjë riaktivizim të mundshëm.

Ora 16:16

Zjarri në Krujë, banorët përpiqen të ndihmojnë me mjete rrethanore: Rrezikohen 35 shtëpi, jemi mbi 500 vetë (VIDEO)

Vatra e re e zjarrit që nisi rreth një orë më parë në Krujë, është mjaft agresive. Banorët e zonës tregojnë për Report Tv se u janë bashkuar përpjekjeve të zjarrfikësve e helikopterëve për shuarjen e flakëve, por është mjaft e vështirë. Në këtë zonë janë rreth 30-35 banesa.

“Ka nja një orë që ka filluar zjarri. Janë ngritur banorët, kanë ardhur dy helikopterë. Banorët, me mjete rrethanore, janë përpjekur të fikin zjarrin. Shtëpitë këtu sipër janë komplet në rrezik, rrezikohen mbi 30-35 banesa, ullishte”, thotë një prej tyre.

Një tjetër banor tregon se po përdorin çdo mjet rrethanor që kanë në dorë për të luftuar me flakët që rrezikojnë shtëpitë ku jetojnë rreth 500 banorë.

“Jemi këtu me hunj, lopata e dhe duke u përpjekur ta shuajmë, por nuk shuhen. Jemi mbi 500 banorë vetëm këtu”, shton banori.

Ora 15:19

Situatë kritike në Krujë, zjarri përfshin pyllin në shpatin e malit, rrezikohen 30 banesa! Kërkohet ndërhyrje nga ajri (VIDEO)

Një zjarr i madh ka rënë në Krujë duke përfshirë pyllin në shpatin e malit. Flakët, të favorizuara nga era, rrezikojnë rreth 30 banesa në fshatin Abaze.

Situata është kritike pasi zjarri është fare pranë spitalit dhe po përhapet drejt majës së malit.

Kërkohet ndërhyrje nga ajri për të shuar flakët.

Lexo edhe
Kronikë

Zjarr në Topojë të Fierit, flakët përhapen me shpejtësi nga era! Rrezikohet një banesë, banorët i bashkohen aksionit për shuarjen

Kronikë

Vlorë/ Abuzoi seksualisht me një grua dhe i vodhi asaj një shumë parash, shpallet në kërkim 43-vjeçari (EMRI)

Tags: #avion #Banesa #Bari #Besfort Lamallari #Biznese #Fier #Gjirokaster #krujë #mallakaster #zjarret 2026

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Zjarr në Topojë të Fierit, flakët përhapen me shpejtësi nga era! Rrezikohet një banesë, banorët i bashkohen aksionit për shuarjen
  • Vlorë/ Abuzoi seksualisht me një grua dhe i vodhi asaj një shumë parash, shpallet në kërkim 43-vjeçari (EMRI)
  • I dërgonte mesazhe seksuale nxënëses, arrestohet mësuesi 60-vjeçar në Lushnje
  • Shoferët në Fier nuk e heqin këmbën nga gazi, 989 gjoba për shpejtësi brenda një jave! 2 të arrestuar, kontrolle edhe për transportin e nxënësve
  • Policia zbardh 6 raste vjedhjesh në Kavajë! 2 të dyshuarit kapen me një automjet të vjedhur! Njëri dyshohet edhe për grabitjen e xhiros së një karburanti (EMRAT+VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Zjarr në Topojë të Fierit, flakët përhapen me shpejtësi nga era! Rrezikohet një banesë, banorët i bashkohen aksionit për shuarjen
  • I dërgonte mesazhe seksuale nxënëses, arrestohet mësuesi 60-vjeçar në Lushnje
  • “Integrimi s’mund të përdoret si fasadë për të fshehur kapjen e institucioneve”, Albana Vokshi: Si po e mund narkoshteti shqiptar kushtëzimin evropian
  • Luftuan me zjarret në terren, Veliaj propozon shpërblim financiar për zjarrfikësit e Tiranës! Projektvendimi i kalon Këshillit Bashkiak për miratim
  • Shoferët në Fier nuk e heqin këmbën nga gazi, 989 gjoba për shpejtësi brenda një jave! 2 të arrestuar, kontrolle edhe për transportin e nxënësve
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Shkoi dhe erdhi si karafil”/ Arben Kola për vizitën e kryeministrit në SHBA: Bota i ka ‘hequr fishën’, Amerika e braktisi! Nuk ka asgjë që heq vëmendjen nga krimet 28 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Tiranë/ Në emrin e Armand Dukës, 2 të rinjtë kapen teksa tentuan t’i zhvasnin 100 mijë euro 64-vjeçarit! Dyshohet se pas tyre fshihet Florian Gjergji (EMRAT+VIDEO) 16 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Çfarë ndodh nëse Rama dorëhiqet?”, ish-presidenti Topi tregon këshillën që do t’i jepte Ramës: Fillo bëj ulje graduale… 13 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë ‘Jam Balla, më duhen 100 mijë € në kriptovaluta!’ Armand Duka i denoncon, 2 mashtruesit bien në kurthin e policisë! Ishin ‘vegël’ e Florian Gjergjit (EMRAT + VIDEO) 7 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “PD duhet të ngrejë në këmbë Shqipërinë, këta ikin për turizëm në Strasburg!”, Salianji: Berisha ‘patericë’ e Ramës. Nëse s’do ishte ai, kryeministri binte për 2 muaj 7 lexime · 24 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Kurti e hoqi, ai e mori”, Topi: Vlora Hyseni erdhi në Shqipëri kur marrëdhëniet Rama-Kurti ishin të tensionuara 6 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Rama anuloi konferencën, Noka: Duhej të jepte llogari për emërimet e tij, iu tremb pyetjeve për SHISH-in dhe Vlora Hysenin 6 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Zjarr në Topojë të Fierit, flakët përhapen me shpejtësi nga era! Rrezikohet një banesë, banorët i bashkohen aksionit për shuarjen

Njē sipērfaqe me kashtë misri ështē pērfshirë nga flakët në fshatin Topojë të bashkisë Fier. Flakët të favorizuara…

• 23 orë më parë • 1 min lexim
Kronikë

Vlorë/ Abuzoi seksualisht me një grua dhe i vodhi asaj një shumë parash, shpallet në kërkim 43-vjeçari (EMRI)

Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim një 43-vjeçar, Fatos Ymeri, pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me…

• 23 orë më parë • 1 min lexim
Kronikë

I dërgonte mesazhe seksuale nxënëses, arrestohet mësuesi 60-vjeçar në Lushnje

Mësuesi i një shkolle në Lushnje u arrestua nga policia. Sipas denoncimit, 60-vjeçari dyshohet se ka ngacmuar me…

• 23 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by