Një 23 vjeçare është dhunuar fizikisht në banesën e saj në Shkodër nga dy persona.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen “Xhabije”, rreth orës 22:20.
E reja ndodhet në spital, ndërkohë policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 22:20, në lagjen “Xhabije”, dyshohet se 2 shtetas të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e shtetases O. N., 23 vjeçe, dhe e kanë dhunuar fizikisht.
Shtetasja O. N., ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Lajm në përditësim…




