Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Pamje me dron/ Dëmet e zjarrit në Priskë e Lundër të Tiranës, çfarë ka mbetur 48 orë pas flakëve që ‘pushtuan’ hektarë të tërë
Kronikë

Pamje me dron/ Dëmet e zjarrit në Priskë e Lundër të Tiranës, çfarë ka mbetur 48 orë pas flakëve që ‘pushtuan’ hektarë të tërë

• 14 Gusht, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

48 orë pasi zjarri pushtoi hektarë të tërë në kodrat mes Priskës, Farkës dhe Lundrës, tym i hollë vijon të dalë tek-tuk në zonat e shkrumbuara.

Rreziku tashmë ka kaluar, por forcat zjarrfikëse po kujdesen në terren për të fikur nga toka çdo vatër që mund të rikthehet në problematike.

Edhe një helikopter i forcës ajrore shihet duke hedhur ujë hërë pas here. Vëmendjen e ka të përqendruar më shumë, lartë mbi Priskë, në zonën e Dajtit, aty ku flakët vijojnë të jenë aktive, tashmë prej rreth një jave.

Zjarri pranë fshatrave Gurrë e Madhe, Gurrë e Vogël dhe Daias, për fat të mirë, u ndal kryesisht në parcelat me të mbjella.

Pamjet me dron të siguruara nga Report Tv shfaqin këto 2 parcela me ullinj, te të cilat zjarri ka kaluar dhe besohet se janë shkatërruar.

Disa banesa që ndodhen në pjesën poshtë luginës, ishin më të rrezikuarat. Njëra që raportohet të jetë e pabanueshme është djegur.

Pak metra më tutje duket skeleti i një makine të shkrumbuar.

Më tej, zjarri ktheu në hi, hektarë të tërë me shkurre dhe drurë pylli në luginën poshtë.

Zjarri i tmerrshëm që nisi pasditen e së mërkurës rrezikoi disa fshatra në zonë, por ndërhyrja emergjente e dhjetëra forcave zjarrfikëse, dhe 2 helikopterëve të Forcës Ajrore, shmangu afrimin pranë shtëpive.

Zjarri u vendos nën kontroll mesditën e së enjtes, falë dhe ndihmës së disa rrebesheve të shkurtra shiu.

Ndërsa autoritetet janë ende duke monitoruar zonën, nuk ka për momentin një bilanc të plotë dhe të detajuar të dëmeve të shkaktuara.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 17:20

Tre ditë në luftë me flakët, Zjarrfikësit e Tiranës ndajnë momentet e betejës 72-orëshe në Priskë-Lundër: Misioni nuk përfundon kur lodhesh, por kur zjarri shuhet! (VIDEO)

Pamjet flasin më shumë se fjalët. Flakë që përpijnë kodrat, tym i dendur dhe zjarrfikës që ngjiten në terren të vështirë për të frenuar përhapjen e zjarrit. Këto janë momentet e operacionit 72-orësh në Priskë-Lundër, të publikuara nga Zjarrfikësja e Tiranës.

Videoja sjell nga afër betejën e efektivëve me një nga zjarret më të mëdha që përfshiu ditët e fundit kryeqytetin, ku ndërhyrja vijoi pa ndërprerje, si gjatë ditës nën temperatura të larta, ashtu edhe gjatë natës, mes errësirës dhe flakëve. Krahas pamjeve, Zjarrfikësja e Tiranës e përshkruan këtë operacion si 72 orë sakrificë, lodhje dhe përkushtim për të vënë nën kontroll zjarrin dhe për të mbrojtur zonën e rrezikuar, duke theksuar se për një zjarrfikës misioni nuk përfundon kur lodhet, por vetëm atëherë kur zjarri shuhet.

Lexo edhe
Kronikë

SPAK hap garën për 40 pozicione hetuesish në BKH, kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët dhe afati i aplikimit

Kronikë

11 vatra aktive/ Përhapen në 3 drejtime flakët në Parkun e Lurës, ndërhyjnë 2 avionë e 2 helikopterë, 300 ha pyje të djegura! S’ka qetësi për Krujën, zjarr pranë Zidollit

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • SPAK hap garën për 40 pozicione hetuesish në BKH, kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët dhe afati i aplikimit
  • 11 vatra aktive/ Përhapen në 3 drejtime flakët në Parkun e Lurës, ndërhyjnë 2 avionë e 2 helikopterë, 300 ha pyje të djegura! S’ka qetësi për Krujën, zjarr pranë Zidollit
  • Pamje me dron/ Dëmet e zjarrit në Priskë e Lundër të Tiranës, çfarë ka mbetur 48 orë pas flakëve që ‘pushtuan’ hektarë të tërë
  • Lura në flakë, eksperti ngre dyshime: Çfarë tregon shpërndarja e vatrave? A mund të jetë e qëllimshme?
  • Kamioni mbërriti nga Ankona, kontrolli në Portin e Durrësit zbulon 120 shishe verë, 238 kremra dhe kondicionerë të padeklaruar
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Po nxisni protestat”/ Rama përplaset me kryebashkiakët e Divjakës dhe Selenicës për hartën e re territoriale. Çfarë ndodhi në mbledhjen me dyer të mbyllura 16 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Sociale Bashkimi me Korçën përçan Maliqin, banorët ndahen për reformën territoriale (VIDEO) 15 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Rama dje dhe sot/ “Nuk është kryeministër, por përfaqësuesi i një qeverie në regjim. Flet gjithë ditën për ju dhe punon vetëm për vete”! Premtimet në opozitë që u harruan në pushtet-VIDEO 14 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë 76 ditë protestë/ Muçollari: Qytetarët i kanë dhënë zemër edhe socialistëve të revoltohen ndaj Ramës 12 lexime · 8 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Është krijuar një kryeministër monstër!” – Kulluri në News24: Rama po përdhos Kushtetutën, në PS ka grup kritik pas çështjes ‘Balluku’ 11 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë VIDEO/ “Nuk është kryeministër, por përfaqësuesi i një qeverie në regjim. Flet gjithë ditën për ju dhe punon vetëm për vete”! Rama dje dhe sot, premtimet në opozitë që u harruan në pushtet 11 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Zjarri në Priskë të Madhe/ Tedi Blushi: Rama shpenzoi 4.3 mln € për një koncert. Nuk janë braktisur vetëm qytetarët, por edhe zjarrfikësit 8 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

SPAK hap garën për 40 pozicione hetuesish në BKH, kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët dhe afati i aplikimit

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka hapur thirrjen për aplikim për 40 pozicione të reja hetuesish në Byronë Kombëtare…

• 40 minuta më parë • 16 min lexim
Kronikë

11 vatra aktive/ Përhapen në 3 drejtime flakët në Parkun e Lurës, ndërhyjnë 2 avionë e 2 helikopterë, 300 ha pyje të djegura! S’ka qetësi për Krujën, zjarr pranë Zidollit

Zjarri në Parkun Kombëtar të Lurës është përhapur në 3 drejtime. Në pjesën fundore të fshatit Borie-Lurë, flakët…

• 1 orë më parë • 7 min lexim
Kronikë

Pamje me dron/ Dëmet e zjarrit në Priskë e Lundër të Tiranës, çfarë ka mbetur 48 orë pas flakëve që ‘pushtuan’ hektarë të tërë

48 orë pasi zjarri pushtoi hektarë të tërë në kodrat mes Priskës, Farkës dhe Lundrës, tym i hollë…

• 2 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by