Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Dhunuan shefin e Krimeve në Sarandë, lihen në burg administratori i ‘Orange Club’ dhe 5 personat e tjerë
Kronikë

Dhunuan shefin e Krimeve në Sarandë, lihen në burg administratori i ‘Orange Club’ dhe 5 personat e tjerë

• 20 Gusht, 2026 • 3 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Gjykata e Sarandës ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për 45 ditë për administratorin e klubit të natës ‘Orange’ në Sarandë dhe 5 personat e tjerë që morën pjesë në dhunimin e Shefit të Krimeve, Mateo Bakalli.

Shkëlzen Licaj ka qenë gjyqtari i çështjes që ka vendosur për masat e sigurisë, ndërsa prokurore e çështjes ka qenë Hava Memko, e cila ka kërkuar qëndrimin në burg për të ndaluarit.

Në pranga për ngjarjen u vunë administratori i lokalit ‘Orange’ 35-vjeçari Marjo Katiraj, 38-vjeçari Elgent Ndoj, 35-vjeçari Faik Hoxha, ⁠34-vjeçari Indrit Cullhaj, 31-vjeçari Ardit Kasemi, ushtarak në Zall-Herr dhe roje sigurie në lokal, si dhe taksisti 29-vjeçar Besnik Sullollari. Ndërsa 28-vjeçari Pjetër Doçi që punonte si roje sigurie u shpall në kërkim.

Read more:Në kërkim nga Spanja për kultivim droge, arrestohet 43-vjeçari në Gjirokastër (EMRI+VIDEO)

Ngjarja ndodhi rreth orës 03:20 të 16 gushtit, në ambientet e jashtme të lokalit. Sipas Policisë, rojet e sigurisë po konfliktoheshin fizikisht me disa persona të tjerë.

Shefi i Krimeve ka qenë duke kaluar me automjet kur ka vënë re personat duke u konfliktuar. Ai ka ndërhyrë për të ndalur konfliktin, duke u identifikuar si punonjës policie, por mësohet se rojet e sigurisë kanë nisur ta godasin me grushte.

Më pas në vendngjarje shkuan forcat “Shqiponja” dhe forca të tjera të Policisë, të cilët ndërhynë për të ndalur përplasjen dhe shoqëruan personat e përfshirë në ngjarje.

Read more:Kritika policisë në Sarandë, Lamallari: Ata që sfidojnë ligjin, meritojnë përgjigjen më shembullore nga Policia e Shtetit

Lidhur me ngjarjen, drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Skënder Hita pezulloi nga detyra dy punonjësit e Policisë, Inspektor Armando Shehi, efektiv i Repartit “RESI”, dhe nënkomisar Andon Binaku, efektiv i RENEA-s.

Kjo masë ndaj tyre sipas Policisë u mor pasi këta dy persona, të dypunësuar pa leje në lokal, nuk kanë njoftuar për konfliktin që po ndodhte dhe pavarësisht se ishin jashtë detyre, duhet të ndërhynin për parandalimin e përshkallëzimit të tij.

Read more:Dhunuan shefin e Hetimit të Krimit në Sarandë, arrestohet administratori i ‘Club Orange’ dhe 5 të tjerë! Hita pezullon edhe dy efektivë të dypunësuar si roje sigurie në lokal (EMRAT+ VIDEO)

Kujtojmë se Bakalli u paraqit në spital me hematoma në sy dhe dëmtime të tjera, mori ndihmën mjekësore dhe më pas u largua.

——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Lexo edhe
Kronikë

Paqe në Tiranë pas 8 ditësh ‘luftë’, incidente sporadike! Djegin karrigen në bulevard dhe hedhin molotovë e gurë, e mbyllin me marshim paqësor! Asnjë i shoqëruar

Kronikë

U rrëzua gjatë punës në fabrikë, lëndohet 39-vjeçari italian në Tepelenë, dërgohet te ‘Trauma’

Tags: #Ardit Kasemi #automjet #Besnik Sullollari #Burg #Elgent Ndoj #mateo bakalli #orange club sarande #sarande #sherr #Vlore

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Paqe në Tiranë pas 8 ditësh ‘luftë’, incidente sporadike! Djegin karrigen në bulevard dhe hedhin molotovë e gurë, e mbyllin me marshim paqësor! Asnjë i shoqëruar
  • U rrëzua gjatë punës në fabrikë, lëndohet 39-vjeçari italian në Tepelenë, dërgohet te ‘Trauma’
  • 10 orë protestë/ Policia strategji të re në ditën e shtatë, neutralizon sulmet që në nisje! Sulm Gjykatës së Apelit, 5 të arrestuar! Fishekzjarre e molotovë efektivëve
  • LIVE TV- Protesta/ Molotovë te Komisariati nr. 3 dhe Ministria e Brendshme, 17 policë të lënduar! Sulmohet selia e PS, protestues me maska në PD
  • Protesta përshkallëzon në zjarre! Molotovë Gjykatës së Lartë e Bankës së Shqipërisë te ish-hotel Dajti! Digjet banka private, plaçkiten biznese! 21 efektivë dhe 13 protestues të lënduar
Nga të njëjtat tag-e
  • Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm – Ide
  • Pse protesta qytetare po e lë anash Sali Berishën – Ide
  • Nga protesta me fëmijë përdore tek maskat dhe gurët – Ide
  • VËZHGIM/ Nuk ka bojkot në universitetet rajonale por studentet mbështesin protestën e Tiranës në distancë: Jetesa e shtrenjtë, s’kemi kushte
  • Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë, dënohet me 7 vite e gjysmë burg ish-shefi i Kufirit në Korçë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Editoriale Deputetë, mos iu fshihni historisë! – Blog 6 lexime · 12 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Djem e vajza me zemër luani”, Aulon Kalaja: Kjo protesta më e fuqishme ndonjëherë. Fitorja është afër 5 lexime · 12 orë më parë
  3. 03
    Editoriale Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër – Ide 4 lexime · 10 orë më parë
  4. 04
    Sociale Protestat/ Rreth 1 mijë pedagogë (nga 10 mijë gjithsej) firmosin peticionin: Rama të dorëhiqet! Nga dhëndri Malltezi te Argita Berisha, mes firmëtarëve edhe figura të atashuar me PD 4 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë U rrëzua gjatë punës në fabrikë, lëndohet 39-vjeçari italian në Tepelenë, dërgohet te ‘Trauma’ 3 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Editoriale Kriza në Shqipëri në shtatë pika – Blog 2 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Ky është revolucioni i të rinjve”, Edlira Çepani: Presidenti të ulët palët në tavolinë 2 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Paqe në Tiranë pas 8 ditësh ‘luftë’, incidente sporadike! Djegin karrigen në bulevard dhe hedhin molotovë e gurë, e mbyllin me marshim paqësor! Asnjë i shoqëruar

Incidente sporadike dhe jo të rënda, vetëm në mbrëmje dhe vetëm në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ishte epilogu…

• 12 orë më parë • 6 min lexim
Kronikë

U rrëzua gjatë punës në fabrikë, lëndohet 39-vjeçari italian në Tepelenë, dërgohet te ‘Trauma’

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tepelenë, ku një italian 39-vjeçar, me inicialet R. Sh., është rrëzuar…

• 2 ditë më parë • 1 min lexim
Kronikë

10 orë protestë/ Policia strategji të re në ditën e shtatë, neutralizon sulmet që në nisje! Sulm Gjykatës së Apelit, 5 të arrestuar! Fishekzjarre e molotovë efektivëve

TIRANË – Pas disa orësh qetësie, mbrëmja e ditës së shtatë të protestës në Tiranë riktheu përplasjet e…

• 3 ditë më parë • 29 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin