Urgjenca ka bërë një tjetër reagim lidhur me ngjarjen e humbjes së dy jetëve, Sokol Prekës dhe David Dedës nga korrenti ku ka publikuar skedat e orareve. Sipas sqarimit, ambulanca ka mbërritur në vendngjarje në orën 18:44. Kjo ambulancë kishte një defekt teknik, thotë urgjenca.
Më tej shton se ora 19:44, e raportuar më herët, është orari kur ka mbërritur ambulanca e dërguar nga Spitali i Shkodrës.
Ky është sqarimi i dytë i Urgjencës së Vaut të Dejës pas protestës së familjarëve të viktimave dhe banorëve një ditë më parë. Ata pretenduan se ambulanca u vonua rreth një orë e gjysmë dhe kjo dyshohet se solli vdekjen e tyre.
Banorët thanë se qendra shëndetësore nuk ka autoambulancë dhe as shërbim urgjence. Sipas tyre mjekët kryejnë vizitat paradite dhe pasdite qendrës i vihet kyçi. Në rast urgjence, qytetarët duhet të presin që ambulanca të niset nga Shkodra.
Në qendrën shëndetësore mungojnë pajisje si bombolat e oksigjenit dhe defibrilatori, ndërsa kërkohet që të ketë mjekë dhe personel të organizuar në turne, në mënyrë që shërbimi të mos ndërpritet gjatë natës.
Postimi i plotë:
Në lidhje me ngjarjen tragjike të datës 29 gusht 2026 në Vaun e Dejës, Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore (QKUM), në kuadër të transparencës, sqaron se në rastin e pacientit të parë të goditur nga rryma elektrike, orari i mbërritjes së ambulancës në vendngjarje është ora 18:44, jo ora 19:44. Është orari i mbërritjes në spitalin e Shkodrës të ambulancës ora 19:44.
Bashkëlidhur është komunikimi dhe e njëjta skedë që është publikuar ditën e djeshme në në faqen e QKUM-së.
P.J/Shqiptarja.com





LAJMET MË TË VLERËSUARA