Në orët e mesditës, një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe të mbjellë me ullishte dhe shkurre në fshatin Radostinë të bashkisë së Fierit.
Flakët i janë afruar zonës së Liqenit të Levanit, ndërsa zjarri ka prekur kurorën mbi objektet dhe ndodhet rreth 200 metra larg tyre. Pronarët e lokaleve kanë nisur të largojnë stafin dhe klientët, ndërsa po nxjerrin nga ambientet edhe disa mjete dhe orendi, për të shmangur dëmet e mundshme në rast se flakët arrijnë tek objektet. Në rrezik është edhe një karburant dhe ka nisur ndërhyrja nga ajri me helikopter. Raportohet për një banesë, disa të tjera rrezikohen dhe ka nisur evakuimi i banorëve.
“Janë shpenzime të mëdha, atje punojmë. Kemi një vit e gjysmë që punojmë atje. Mos të kapë te lokali, janë miliona lekë të hedhura, punëtorë janë të gjithë, është shumë e vështirë për të gjithë. Zjarri ka përmasa të mëdha, ullinj, anash lokalit. Është katastrofë!”, thotë punonjësja e njërit prej lokaleve.
Situata paraqitet e vështirë për shkak të erës, e cila favorizon përhapjen e flakëve. Një tjetër problem për ekipet zjarrfikëse mbetet terreni i thyer, që vështirëson lëvizjen e mjeteve. Qarkullimi në Fier-Levan është vështirësuar, teksa është ndaluar edhe treni.
10 banesa të djegura në fshatrat Kalivaç e Zimaj raportohen në njësinë vendore Ungrej të bashkisë Lezhë. Flakët nuk kursyen as bagëtitë që u dogjën brenda kasolleve. S’ka ende një bilanc për numrin e krerëve. Zjarri i përmasave të mëdha vazhdon dhe sot dhe ka përshkuar rreth 200 hektarë pyje. Flakët janë përhapur dhe në territorin e Vaut të Dejës, ku janë djegur 3 shtëpi të pabanuara.
Ndërhyrja nga toka në Ungrej është e vështirë, ndaj bashkia e Lezhës ka kërkuar ndihmë nga Ministria e Mbrojtjes për ndërjyrje nga ajri me helikopterë.
Ndërkohë, një tjetër vatër zjarri vijon aktive në Malësinë e Kurbinit. Edhe në këtë zonë ndërhyrja nga toka është e vështirë megjihatë deri tani nuk përbën rrezik për zonat e banuara. Në Greps, njësia vendore e Niklës, në Krujë ka rënë zjarr në zonë pyjore dhe flakët po përhapen nga era.
Zjarri në kodrat e Radostinës, shefi i Mbrojtjes Civile të Prefekturës Fier: Kemi evakuuar 7-8 familje, s’ka banesa të djegura! 2 helikopterë në terren
Shefi i Mbrojtjes Civile në Prefekturën e Fierit, Kreshnik Ymeraj, ka treguar se zjarret e rëna në kodrat e Radostinës, nisën fillimisht në fshatin Drizë dhe Fadis dhe u përhapën për shkak të erës së fortë dhe terrenit të vështirë malor.
Për Report Tv, Ymeraj tha se në aksionin për shuarjen e flaëkve janë angazhuar jo vetëm strukturat vendore të Bashkisë, por edhe strukturat vendore të bashkive fqinje.
Ymeraj tregoi se janë evakuuar 7-8 familje, ndërkohë që sipas tij, nuk raportohet për banesa të dëmtuara.
Ai tha gjithashtu se 2 helikopterë po ndihmojnë nga ajri për shuarjen e flakëve, teksa shtoi se në zonën e prekur nga zjarri ka jo vetëm banesa, por edhe biznese.
“Zjarri ka nisur që në mesditë, në fshatin Drizë dhe Fadis. Për shkak të erës dhe terrenit të vështirë ka marrë një përhapje edhe në zona të tjera. Ka arritur deri këtu në zonën e liqenit që i themi ne, në pyllin e Peshtanit. Ka prekur edhe masivin pyjor të zonës së mbrojtur këtej. Menjëherë me marrjen e njoftimit janë angazhuar strukturat vendore të bashkisë me 4 mjete zjarrfikëse për vënien nën kontroll të zjarreve. Duke vlerësuar situatën që paraqitej problematike, kemi angazhuar edhe kapacitete të tjera të bashkive fqinje.
Kemi bërë kërkesë menjëherë për ndërhyrje nga ajri, me qëllim izolimin e vatrës dhe vënien nën kontroll të zjarreve. Në këtë perimetër zjarri ka edhe njësi ekonomike dhe zona të banuara. Kemi bërë edhe evakuimin e disa familjeve, mund të jenë diku te 7-8 familje që janë evakuuar. Aktualisht nga të dhënat paraprake nuk kemi banesa të dëmtuara, por kemi vetëm prezencë të zjarreve në oborret e banesave. Falë ndërhyrjes në kohë është bërë e mundur deri tani që të mos kemi djegie të banesave.
Të gjitha forcat nga toka dhe ajri po operojnë për vënien nën kontroll të zjarreve. Aktualisht janë 2 helikopterë që po operojnë. Ndërhyrja nga ajri nuk është e vonuar. Ndërhyrja nga ajri ka filluar që kur vatra e zjarrit ka qenë në zona të tjera. Për shkak të frikës që kanë qytetarët, mund ta konsiderojnë si ndërhyrje të vonuar. Do të punohet me të gjitha forcat dhe kapacitetet për ta vënë zjarrin nën kontroll”, tha mes të tjerash shefi i Mbrojtjes Civile në Prefekturën e Fierit, Kreshnik Ymeraj.
Krujë/ Zjarr në mes të zonës së banuar në Bilaj, flakët rrezikojnë banesat! Në terren vetëm polici i zonës, lufton me mjete rrethanore
Një vatër zjarri është regjistruar pak më parë në fshatin Bilaj, në mes të një lagjeje të banuar, ndërsa flakët po përhapen të favorizuara nga era dhe rrezikojnë disa banesa.
Zona ku ka rënë zjarri ka bimësi të dendur dhe është e mbuluar me shkurre e ferra, çka po favorizon përhapjen e flakëve dhe po shton rrezikun që ato t’u afrohen shtëpive.
Deri në këto momente, në vendngjarje nuk kanë mbërritur ende forcat zjarrfikëse apo shërbimet e emergjencës.
I vetmi që po ndërhyn për të frenuar zjarrin është oficeri i Policisë së zonës, i cili po përpiqet me mjete rrethanore të mbajë nën kontroll flakët dhe të pengojë përhapjen e tyre drejt banesave.
Situata mbetet shqetësuese, pasi zjarri vijon të përhapet i favorizuar nga era, ndërsa pritet mbërritja e forcave zjarrfikëse dhe të emergjencave.
Izolohen flakët në fshatin Qinam të Niklës, shmanget rreziku nga banesat

Zjarri në Qinam të Niklës ka mundur të izolohet, falë ndërhyrjes nga forcat zjarrfikëse të Kamzës. Flakët vijojnë të jenë intensive, por fatmirësisht është mundur të shmanget rreziku nga banesat.
Zjarri në kodrat e Radostinës në Fier, punonjësja e lokalit: Miliona lekë të hedhura, katastrofë!

Punonjësja e njërit prej lokaleve që rrezikohen nga zjarri në kodrat e Radostinës në Fier e përshkruan situatën me fjalën “katastrofë.” Ajo shpreh keqardhje për punonjësit e tjerë dhe pronarin të cilët të gjithë bashkë po përpiqen të shuajnë flakët.
“Janë shpenzime të mëdha, atje punojmë. Kemi një vit e gjysmë që punojmë atje. Mos të kapë te lokali, janë miliona lekë të hedhura, punëtorë janë të gjithë, është shumë e vështirë për të gjithë. Zjarri ka përmasa të mëdha, ullinj, anash lokalit. Është katastrofë!”, thotë punonjësja.
Zjarri u afrohet lokaleve në Levan, flakët vetëm 200 metra larg! Pronarët evakuojnë stafin: Duhet ndërhyrje nga ajri
Një zjarr i përmasave të mëdha që ka përfshirë kodrat pranë Radostinit është drejtuar me shpejtësi drejt zonës së liqenit të Levanit, duke krijuar një situatë serioze për disa biznese dhe banesa në këtë zonë.
Flakët janë afruar në mënyrë të rrezikshme pranë dy lokaleve, ndërsa zjarri ka prekur kurorën mbi objektet dhe ndodhet rreth 200 metra larg tyre, duke rritur ndjeshëm rrezikun për përhapjen e flakëve drejt ambienteve të shërbimit.
Pronarët e lokaleve kanë nisur të largojnë stafin dhe klientët, ndërsa po nxjerrin nga ambientet edhe disa mjete dhe orendi, për të shmangur dëmet e mundshme në rast se flakët arrijnë tek objektet.
Read more:Autorë të disa vjedhjeve në Elbasan e Peqin arrestohen dy ‘skifterët’! Lëviznin me makinë me qira
Sipas pronarëve, ndërhyrja nga ajri është tashmë e domosdoshme, pasi terreni e vështirëson ndërhyrjen tokësore dhe zjarri po avancon me shpejtësi.
Fier/ Zjarr në kodrat e Radostinës, era dhe terreni i thyer sfidojnë zjarrfikësit (VIDEO)
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mesditën e sotme një sipërfaqe me ullishte dhe shkurre në kodrat e Radostinës në Fier, në vendin e quajtur “ Fiqtë”.
Zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e flakëve që favorizohen nga era e fortë duke vështirësuar ndërhyrjen. Një tjetër problem për ekipet zjarrfikëse mbetet terreni i thyer.
Zjarr në Greps të Niklës, flakët djegin pyje e shkurre (VIDEO)
Një vatër zjarri është regjistruar në Greps të Niklës. Zjarrfikëset nga Kruja e Tirana po përpiqen të lokalizojnë flakët e favorizuara nga era, të cilat po përhapen drejt pyjeve e shkurreve.
P.J/R.Xh/Shqiptarja.com





LAJMET MË TË VLERËSUARA