Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. ‘Pse më sheh’, vrau bashkëmoshatarin në derën e shtëpisë, Gjykata e Shkodrës lë në burg autorin! (VIDEO)
Kronikë

‘Pse më sheh’, vrau bashkëmoshatarin në derën e shtëpisë, Gjykata e Shkodrës lë në burg autorin! (VIDEO)

• 11 Shtator, 2026 • 3 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

“Arrest me burg” ka vendosur gjykata e shkallës së parë në Shkodër për shtetasin Andri Vulaj, autor i dyshuar i vrasjes të Ylber Lulit, ngjarje e ndodhur më 8 shtator në lagjen “Kongresi i Përmetit”.

Autori i dyshuar nuk ka dhënë asnjë dëshmi as në gjykatë dhe as në policinë vendore të Shkodrës rreth ngjarjes së rëndë. E vetmja dëshmi është ajo e avokatit mbrojtës Arbër Raja i cili deklaroi se autori i dyshuar ka dëmtime me thikë në fytyrë, qafë dhe pjesën e krahut në njërën dorë.

Pala mbrojtëse i kërkoi prokurorisë që të vlerësojë këto dëmtime që ka autori i dyshuar se përse kanë ardhur dhe nga kanë ardhur.

Ndërkohë babai i viktimës Qamil Luli ka deklaruar në dëshminë e tij se ka qenë në gjumë dhe ka dëgjuar zhurma nga sherri mes djalit të tij dhe autorit të dyshuar.

Read more:Dosja ‘AKSHI’, GJKKO lë në burg Ergys Agasin! Biznesmeni: S’kam marrë pjesë e as kam përfituar nga tenderët, nuk kam qenë pjesë e grupeve kriminale

Pasi ka dalë në oborr, babai ka pranuar se kanë goditur me thikë autorin e dyshuar dhe më pas është qëlluar djali i tij Ylber Luli i cili ka marrë një plagë në pjesën e barkut duke humbur jetën.

Po ashtu prokuroria ka cituar gjatë masës së sigurisë se autori i dyshuar ka shkuar me dy persona që viktima i ka njohur dhe e kanë shoqëruar deri tek banesa.

Sipas organit të akuzës, viktima Ylber Luli përmes SMS i ka kërkuar dy shokëve të tij që ta sjellin në shtëpi autorin Andri Vulaj që të sqaroheshin.

Read more:Spahiu: Konflikti i dy pushteteve qeveri-gjyqësor për rrogat, i paprecendentë për një shtet juridik

Pasi kanë shkuar tek shtëpia ka ndodhur konflikti mes dy të rinjve, të cilët fillimisht janë përleshur dhe pas plagosjes me thikë të Andri Vulaj, dyshohet se ky i fundit ka qëlluar me një pistoletë të vogël, me forcë tejshpuese nga afërsia duke lënë të vdekur Ylber Lulin.

Prokurorja Albulena Kuliçi kërkoi masën e sigurisë “arrest me burg”, kërkesë të cilën gjyqtarja Zamira Lila e pranoi duke lënë në paraburgim autorin e dyshuar të dyshuar të vrasjes Andri Vulaj.

Sherri mes tyre deri më tani pretendohet se ka ndodhur në një lokal në pedonalen e Shkodrës mes dy të rinjve, të cilët kanë debatuar duke i thënë njëri-tjetrit “pse më sheh”.

Read more:I riu plagos me armë zjarri babë e bir pas një sherri, ndërron jetë 24-vjeçari në Shkodër! Në pranga autori

Ky konflikt u zhvendos në banesën e viktimës duke përfunduar në mënyrë tragjike me vdekjen e Ylber Lulit i cili u qëlluar me armë zjarri.

Pala mbrojtëse është duke pritur të njihet me aktet dhe provat që ka prokuroria. Më pas autori i dyshuar mund të dëshmojë për ngjarjen e rëndë ndërsa për momentin sipas burimeve, ai është në gjendje të rëndë psikologjike.

Lajm në përditësim…

——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Lexo edhe
Kronikë

Gati 3 orë protestë, pjesëmarrja e tkurrur! ‘Maskat’ rikthejnë skenarin e dhunës, sulme me gurë e molotovë te Kryeministria! Policia i shpërndan me ujë e gaz lotsjellës

Kronikë

Trafik i rënduar automjetesh në aksin Tiranë-Elbasan, Policia Rrugore ndërhyn për menaxhimin e situatës (VIDEO)

Tags: #Andri Vulaj #Armë #arrest me burg #Babai #Banesa #Burg #gjykata e shkodres #Shkoder #Ylber Luli

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Gati 3 orë protestë, pjesëmarrja e tkurrur! ‘Maskat’ rikthejnë skenarin e dhunës, sulme me gurë e molotovë te Kryeministria! Policia i shpërndan me ujë e gaz lotsjellës
  • Trafik i rënduar automjetesh në aksin Tiranë-Elbasan, Policia Rrugore ndërhyn për menaxhimin e situatës (VIDEO)
  • Komisioni Europian kërkon forcimin e mëtejshëm të AAPSK, rritjen e ripërdorimit social të pasurive të konfiskuara
  • Tensione në protestë/ Protestuesit kundërshtojnë shoqërimin e Edison Likës dhe Dritan Goxhajt, rrethojnë furgonin dhe përplasen fizikisht me policinë (VIDEO)
  • Bulqizë/ U sulmua nga një ari, humb jetën 53-vjeçari
Nga të njëjtat tag-e
  • Gati 3 orë protestë, pjesëmarrja e tkurrur! ‘Maskat’ rikthejnë skenarin e dhunës, sulme me gurë e molotovë te Kryeministria! Policia i shpërndan me ujë e gaz lotsjellës
  • Ana groteske dhe ajo kriminale në përplasjen Rama-Veliaj – Ide
  • ‘Sa të kem jetë, dua pushtet’! Grupi i protestuesve djeg pankartat me imazhin e Ramës dhe Berishës përpara Kryeministrisë (VIDEO)
  • “Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta në Tiranë, qytetarët nuk tërhiqen: Rama jep dorëheqjen!
  • Dosja ‘Revanshi’/ U ekstradua dy ditë më parë nga Gjermania, GJKKO lë në burg Ardit Gjokrosën! Siguroi kushtet për atentatin ndaj Hamza Terziut
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Editoriale Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale – Ide 6 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Trafik i rënduar automjetesh në aksin Tiranë-Elbasan, Policia Rrugore ndërhyn për menaxhimin e situatës (VIDEO) 2 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Teknologji Meteori më i vjetër marsian i gjetur në Tokë, zbulon se në Mars ka pasur ujë 2 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Ekonomi Tirana pasurohet, qarqet mbeten pas/ Kryeqyteti prodhon gati gjysmën e ekonomisë, Kukësi i fundit për PBB-në për frymë 2 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Sociale VËZHGIMI/ Pasojat e dhunës në protesta ende të dukshme, policët ‘zëvendësojnë’ semaforët! Deri në 90 efektivë në ditë në rrugët e Tiranës, qytetarët: Shumë rrëmujë 1 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Plas në Serbi, drejtësia në aksion! Kulla: Po bien njerëzit më represivë të pushtetit të Vuçiçit. Të shohim kush do zgjidhet president… 1 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Gati 3 orë protestë, pjesëmarrja e tkurrur! ‘Maskat’ rikthejnë skenarin e dhunës, sulme me gurë e molotovë te Kryeministria! Policia i shpërndan me ujë e gaz lotsjellës

Pasi i lanë hesapet edhe këtë herë me zyrtarët e Partisë Demokratike, të cilët tashmë ishin larguar, protestuesit…

• 2 orë më parë • 7 min lexim
Kronikë

Trafik i rënduar automjetesh në aksin Tiranë-Elbasan, Policia Rrugore ndërhyn për menaxhimin e situatës (VIDEO)

Edhe këtë të premte, në aksin Tiranë-Elbasan, në rrethrrotullimin e Bradasheshit, ka pasur trafik të rënduar automjetesh. Qytetarë…

• 1 ditë më parë • 1 min lexim
Kronikë

Komisioni Europian kërkon forcimin e mëtejshëm të AAPSK, rritjen e ripërdorimit social të pasurive të konfiskuara

Komisioni Europian kërkon forcimin e kapaciteteve të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK),…

• 2 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin