Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Protestuesi përhap panik për terrorizëm në shkollën ‘Emin Duraku’ në Tiranë, vihet në pranga! I shoqëruar disa herë edhe për thirrje për dhunë (VIDEO)
Kronikë

Protestuesi përhap panik për terrorizëm në shkollën ‘Emin Duraku’ në Tiranë, vihet në pranga! I shoqëruar disa herë edhe për thirrje për dhunë (VIDEO)

• 14 Shtator, 2026 • 6 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Herët në mëngjes, pa u hapur ende dera e shkollës “Emin Duraku”, një qytetar aktiv në protestat antiqeveritare, zgjodhi të përhapë panik, ndërsa në orën 08.00 do të mbërrinin mësues e nxënës të shoqëruar nga prindërit, në ditën e parë të shkollës. Rreth orës 06:30 Mandi Jatagani 47 vjeç, telefonoi policinë e shtetit.

“Sapo mora Policinë e Shtetit te 112 për të denoncuar faktin për terrorizimin me lëndë shkatërrimi në masë te shkolla. Jam te shkolla ‘Emin Duraku’ për të denoncuar faktin e terrorizmit. Të shikojmë për sa do të vijnë”, thotë ai në video.

Të gjithë procesin e pritjes së policisë, e deri në mbërritjen e uniformave blu, 47-vjeçari e ka filmuar dhe e ka shfaqur live në profilet e tij në rrjetet sociale.

“Të shohim për sa vjen patrulla për terrorizëm në shkolla së kur je te Kryeministria duke protestuar të shoqërojnë me sekonda, ndërsa tani 1 mijë fëmijë nuk vlejnë sa Kryeministri, paradoksi shqiptar”, thotë Jatagani.

Read more:Ti je produkti i algoritmit më të fuqishëm që ka ekzistuar ndonjëherë

Teksa patrulla me 3 efektivë mbërrin pas pak minutash në shkollën 9-vjeçare “Emin Duraku”, qytetari protestues, tenton të shpjegojë përse foli për terrorizëm në ditën e parë të nisjes së arsimit parauniversitar.

“Shkollat janë objekt i kategorisë së veçantë numër 3 dhe janë të bëra me polesterol të djegshëm të lutem hajde verifiko thërrit policinë shkencore dhe vëri shiritat.

Kjo është një shkollë e bërë me fondet e rindërtimit, EU4Schools, është e gjitha me polisterol të djegshëm, me fasadë të ventiluar medemek. Asnjë mësues nuk ka informacion se si të nxjerrë fëmijët në rast zjarri nga klasa, kurse një fëmijë mund t’i vërë zjarrin lehtësisht shkollës thjesht për të mos bërë një provim. Thërrit policinë shkencore ti vejë shiritin shkollës.

Read more:‘Ringritja’ nga rrënojat e tërmetit të 2019-ës, BE jep 75 mln euro për rindërtimin e shkollave dhe kopshteve

Terrorizmi që ai denoncoi me telefonatë në sallën operative në policinë e Tiranës, lidhet me një skenar hipotetik, me një zjarr po hipotetik, në shkollën ku ai ka dhe fëmijën e tij, që nëse bie, mund të rrezikojë jetë.

Kur njësia anti-eksplozive verifikoi se informacioni ishte i rremë dhe se shkollës nuk i kanosej ndonjë rrezik real, Specialistët e Njësisë Antiterror e arrestuan Mandi Jataganin për dy vepra penale “Njoftimi i rremë në organet e rendit” dhe “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”

47-vjeçari ka qenë disa herë i shoqëruar nga policia, për thirrje për dhunë në protestën anti-qeveritare të kryeministria. Shenjat e kësaj situate, Mandi Jatagani i dha në ditën e 106 të protestës para Kryeministrisë, nga podiumi ku çdo natë, kushdo përdor pushtetin e mikrofonit për thirrje të çfarëdolloj natyre.

“Nëse prindërit çojnë fëmijët nesër në shkollë dhe nuk vijnë këtu, por i çojnë drejt vdekjes së sigurt. Nesër e mos i çoni fëmijët në krematoriume, por sillini këtu para kryeministrisë, në orën 7 të mëngjesit”, tha ai gjatë fjalimit në protestë.

Read more:Natë tmerri në Himarë! Zjarri ‘përpin’ 6 banesa, evakuohen banorë e turistë! Flakët vihen nën kontroll pas 4 orësh betejë

Një thirrje, që duket se së pari nuk është pranuar as në familjen e tij.

“Kam sherr në familje se nusja nuk do t’i lë fëmijët pa shkollë, ndërkohë që fëmijët e mi janë të pasigurt”, vijon në video Jatagani.

——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Read more:“Kërcënohet e ardhmja e qytetit”/ Shkrirja e Maliqit me Korçën ngre në protestë banorët: Deputetët të dalin dhe…

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 12:20

U arrestua pas alarmit të rremë për terrorizëm në shkollë, video kur protestuesi u bënte thirrje prindërve për bojkot: Mos i çoni fëmijët në ‘krematorium’, sillini në protestë

Vetëm disa orë përpara se të telefononte policinë duke ngritur një alarm të rremë për terrorizëm në shkollën “Emin Duraku”, protestuesi Edmond Jatagani kishte bërë thirrje nga protesta që prindërit të mos i dërgonin fëmijët në shkollë.

Në një fjalim të mbajtur mbrëmjen e djeshme poshtë Kryeministrisë, në ditën e 106-të të protestës, ai kishte ngritur skenarin absurd se materialet me të cilat janë ndërtuar shkollat mund të marrin flakë lehtësisht, rrezikuar jetën nxënësve. Jatagani i quajti shkollat “krematoriume” dhe u bëri thirrje prindërve që në vend që t’i çonin fëmijët në mësim t’i dërgonin në protestë para Kryeministrisë.

“Këtu para meje ishte një fëmijë, ai fëmija nesër do iki në shkollë. A e dini që shkollat tona, 65 prej tyre janë të bëra me paratë e Europës, që janë të veshura me polisterol të djegshëm. Për një fëmijë që nuk do të futet në provim, do të mjaftonte një çakmak për të marrë në qafë 1 mijë fëmijë. Është një gjë e trishtueshme nëse prindërit çojnë fëmijët nesër në shkollë dhe nuk vijnë këtu, pori çojnë drejt vdekjes së sigurt. Kush e ka radhën nuk e di, i drejtohem gjyshërve që luajnë domino por nuk vijnë në shesh, atyre që i kanë fëmijët në emigrim dhe nipat jashtë vendit, por i qesh fytyra kur shohin fëmijën e komshiut, i drejtohem çdo prindi, edhe komunitetit LGBT, është një çështje që na përket të gjithëve. Janë 450 shkolla në të gjithë Shqipërinë të bëra në këtë mënyrë që nga 2015. Nesër e mos i çoni fëmijët në krematoriume, por sillini këtu para kryeministrisë, në orën 7 të mëngjesit, siç ka qenë 1 maji dikur që fëmijët parakalonin, ne ti tregojmë se e ardhmja jonë, nuk është në duart e korrupsionit, por në ndërgjegjen tonë”, tha ai gjatë protestës mbrëmjen e djeshme.

Lexo edhe
Kronikë

Bllokuan rrugët e Tiranës gjatë marshimit, nën hetim 20 protestues

Kronikë

Kushtetuesja tha se arresti i Erion Veliajt ishte jo proporcional, çështja nesër në Gjykatën e Lartë

Tags: #1 maji #Dera #E ardhmja #Edmond Jatagani #eu4schools #mandi jatagani #protestat kunder qeverise #shkolla emin duraku #terrorizem #Tirane

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Bllokuan rrugët e Tiranës gjatë marshimit, nën hetim 20 protestues
  • Kushtetuesja tha se arresti i Erion Veliajt ishte jo proporcional, çështja nesër në Gjykatën e Lartë
  • Tiranë/ Përhapi panik për terrorizëm në shkollë, arrestohet autori! I shoqëruar disa herë për thirrje për dhunë në protesta
  • Roskovec/ Plagosi me çekiç ish-vjehrrin, shpallet në kërkim daja i deputetes Zegjine Çaushi
  • Rregullorja censuruese e GJKKO, gazetarët padi sot në Kushtetuese: Do kërkojmë pezullimin deri në marrjen e vendimit
Nga të njëjtat tag-e
  • (VIDEO) Mosbindja civile në Tiranë – Pamje nga dhuna e policisë ndaj protestuesve, efektivët marrin flamujt kombëtarë dhe godasin qytetarët
  • Bllokuan rrugët e Tiranës gjatë marshimit, nën hetim 20 protestues
  • Nis viti i ri shkollor, mbi 330 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen për herë të parë në banka (VIDEO)
  • Tiranë/ Përhapi panik për terrorizëm në shkollë, arrestohet autori! I shoqëruar disa herë për thirrje për dhunë në protesta
  • PAMJET ME DRON/ Dita e parë e shkollës sjell trafik të rënduar në Tiranë, paralizohet qarkullimi në Unazën e Madhe! Shoqërohen disa protestues
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Ilaçi” i Ramës kundër Kushtetueses? Gjyqtari i GJKKO, Engert Pëllumbi: Rritja spekullim! 40 milionë euro per gjyqësorin ndërsa ekzekutivi abuzon me tenderat! 20 lexime · 22 orë më parë
  2. 02
    Politikë 106 ditë protestë kundër qeverisë/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Rama duhet të japë dorëheqjen! Diaspora merr në dorë mosbindjen civile kundër aferave si KAYO dhe shitjes së tokave 12 lexime · 23 orë më parë
  3. 03
    Politikë Blindohen dyert e Kryeministrisë/ Gazetari Stafa: Protestues para godinës së qeverisë, disa e kanë rrethuar. Bllokohet dhe rruga tek Unaza 11 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Kryeministri Rama nxiti konflikt mes pushteteve”/ Ish-prokurori Beci për pagat e magjistratëve: Qeveria konsumoi vepra penale të moszbatimit të vendimit të gjykatës 10 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Autokolona e diasporës “ngeci” në Mal të Zi/ Murataj: Qeveria “preu gojën”, nuk tha asnjë fjalë për shqiptarët e bllokuar 9 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Edhe sa vila e pasuri të tjera duhet të zbulohen”/ Bardhi publikon videon: Tani që ra alibia e Ramës, pse SPAK nuk sjell në Kuvend kërkesën për arrestimin e Ballukut? 8 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Përplasja për pagat/ “Mbreti thotë, silluni mirë, paratë i kam unë” – Gjyqtari i GJKKO i përgjigjet Ramës: Shantazh politik, tenton të kontrollojë drejtësinë 8 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Bllokuan rrugët e Tiranës gjatë marshimit, nën hetim 20 protestues

Tiranë- Njëzet protestues do të hetohen në gjendje të lirë pas protestës së një nate më parë në…

• 1 orë më parë • 3 min lexim
Kronikë

Kushtetuesja tha se arresti i Erion Veliajt ishte jo proporcional, çështja nesër në Gjykatën e Lartë

TIRANË– Gjykata e Lartë do të shqyrtojë nesër, më 15 shtator 2026, masën e sigurisë ndaj kryebashkiakut të…

• 2 orë më parë • 2 min lexim
Kronikë

Tiranë/ Përhapi panik për terrorizëm në shkollë, arrestohet autori! I shoqëruar disa herë për thirrje për dhunë në protesta

Një telefonatë anonime për terrorizëm në shkollën “Emin Duraku” ka shkaktuar panik dhe ka vënë në alarm Policinë…

• 2 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by