Edhe pas uljes së temperaturave dhe reshjeve të shiut në disa zona, duket se vendi ynë nuk po gjen qetësi nga zjarret. Sonte një zjarr masiv ka rënë në Gjirin e Lalëzit. Sipas informacioneve paraprake flakët i janë afruar edhe një hoteli. Në zonë ndodhen 5 mjete zjarrfikëse dhe po punojnë për izolimin e flakëve.
Ndërkohë pas disa orësh në luftë me flakët zjarri që ra pasditen e sotme kodrat e Pojanit, në afërsi të Parkut Arkeologjik të Apolonisë, Fier është vendosur nën kontroll.
Për neutralizimin e flakëve përveç shërbimit zjarrfikës pati edhe ndërhyrje nga ajri. Zjarri i favoroizuar edhe nga era u përhap në disa zona përreth parkut teksa u dogj edhe një sipërfaqe të konsiderueshme me ullishte dhe shkurre.
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja pas zjarrit shkoi zonë dhe në një prononcim për mediat tha se asnjë monument i parkut nuk është dëmtuar. Ndërkohë Gonxhja tha se policia ka nisur hetimet, pasi dyshohet se zjarri është vënë nga dora e njeriut.
Ndërkohë disa vatra zjarri u regjistruan në Vlorë edhe Gjirokastër. Fatmirësisht u vunë nën kontroll pas ndërhyrjes së zjarrfikësve.
lajm ne perditesim…
Zjarr masiv në Gjirin e Lalëzit, flakët i afrohen një hoteli (VIDEO)
Një zjarr masiv ka rënë sonte në Gjirin e Lalëzit.
Flakët iu janë afruar edhe një hoteli, paraprakisht nuk paraqet rrezik.
Specialistët që ndodhen në vendgjarje shprehen se për fikjen e zjarrit duhet ndërhyrje nga ajri.
Gjirokastër/ Zjarr në Lazarat, flakët përhapen me shpejtësi! Forcat zjarrfikëse në terren për izolimin e vatrës
Një zjarr ka rënë ditën e sotme në fshatin Lazarat të Gjirokastrës. Ka qenë ora 20:00 ku u konstatua zjarri në fshatin Lazarat, ndërkohë që forcat zjarrfikëse me të mbërritur në vendngjarje, u ndeshën me një zjarr me përmasa të konsiderueshme, i cili rrezikonte edhe banesat përreth.
Forcat zjarrfikëse ndërhynë menjëherë për izolimin e flakëve, duke bërë të mundur ndalimin e përhapjes së tij në drejtim të banesave.
Aktualisht, zjarri është nën kontroll dhe forcat zjarrfikëse po vijojnë punën për shuarjen e plotë të tij dhe eliminimin e çdo vatre të mbetur.
Flakët pranë parkut të Apolonisë, Gonxhja: Zjarri i shkaktuar nga njeriu, policia po heton
Pas zjarrit pranë parkut të Apolonisë ministri Blendi Gonxhja në një prononcim për mediat tha se zjarri mund të jetë i vendosur nga njeriu dhe jo i shkaktuar nga temperaturat.
“Aksioni për fikjen e zjarrit po vijon. Kemi forca të shtuara nga toka dhe ajri. Me temperarua kaq të ulëta nuk mund të kemi një zjarr të tillë. Shkak është gabimi njerëzor, policia po heton. Nuk është dëmtuar asnjë monument brenda parkut”, tha Gonxhja.
Zjarr në fshatin Jorgucat të Gjirokastrës, flakët u përhapën pas rënies së rrufesë në majë të malit
Një zjarr ka rënë ditën e sotme në fshatin Jorgucat të Bashkisë Dropull të Gjirokastrës.
Burime për Report Tv bëjnë të ditur se flakët nisën pas rënies së një rrufeje në majën e malit dhe u përhapën me shpejtësi.
Menjëherë në terren u angazhuan zjarrfikësit, të cilët po luftojnë me flakët, që po favorizohen edhe nga era e fortë.
Zjarr i përmasave të mëdha në fshatin Delisuf të Vlorës, flakët djegin sipërfaqe të mëdha me pemëtari dhe një stallë bagëtish
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë edhe fshatin Delisuf, në Njësinë Administrative Novoselë, në Vlorë.
Burime për Report Tv bëjnë të ditur se flakët, të favorizuara edhe nga era e fortë, janë përhapur me shpejtësi në zonë, ndërsa zjarrfikësit vijojnë përpjekjet për shuarjen e tyre.
Nga zjarri janë përfshirë kryesisht sipërfaqe me pemëtari, ndërsa flakët kanë përfshirë edhe një stallë bagëtish.
Fatmirësisht, në momentin e rënies së zjarrit nuk ka pasur bagëti brenda, por balla bari për bagetinë.
Pamjet tregojnë sipërfaqe të mëdha të djegura, ndërkohë në operacionin për shuarjen e zjarrit janë angazhuar edhe banorë të zonës, të cilët po punojnë krah zjarrfikësve për të vënë nën kontroll flakët.
Xh.K/E.H/Shqiptarja.com





LAJMET MË TË VLERËSUARA