Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Kombinimet e ushqimeve që po ju rrezikojnë shëndetin – E pabesueshme, mund të na rrezikojnë edhe jetën!
Aktualitet

Kombinimet e ushqimeve që po ju rrezikojnë shëndetin – E pabesueshme, mund të na rrezikojnë edhe jetën!

• 29 Prill, 2026 • 4 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kombinimet e vakteve kanë një rëndësi të jashtëzakonshme në organizmin tonë. Ato ndikojnë si në shëndetin fizik, ashtu edhe në atë mendor. Nutricionisti Altin Joka, në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, shpjegoi kombinimet e duhura dhe ato të gabuara të ushqimeve.

“Shpesh e shohim ushqimin në mënyrë të gabuar, duke harruar se ai ka ritmin dhe rregullat e veta. Ushqimi është një strukturë e kombinuar me minerale, vitamina, enzima etj. Një ushqim edhe pse i shëndetshëm mund të bëhet i dëmshëm kur kombinohet me një tjetër. Çdo vakt që marrim i jep një sinjal trupit; nëse kombinohet siç duhet sjell balancë, përndryshe sjell ndryshime në tretje, enzimat nuk veprojnë në mënyrë optimale, rritet fermentimi dhe prodhimi i gazrave”, shpjegoi Joka.

Sipas tij, kombinimet e gabuara ndikojnë edhe në mikrobiomë, duke pakësuar bakteret e mira në zorrë. Kjo rrit inflamacionin në zorrë dhe rrezikon kalimin e toksinave në gjak. Këto procese, sipas Jokës, ndikojnë edhe në aspektin metabolik, duke sjellë lodhje, rritje të tensionit, rezistencë ndaj insulinës dhe rritje të kortizolit, deri në shfaqjen e sëmundjeve të ndryshme.

Rregullat bazë të ushqyerjes

Vakti duhet të jetë i vogël, i thjeshtë dhe pa shumë përzierje të rënda. Vaktet e mëdha, të pasura me yndyrna dhe sidomos kur pas tyre konsumohen ëmbëlsira apo fruta, sjellin rëndim të stomakut.

Kombinimi i bukës me mishin, ëmbëlsirat dhe patatet krijon ngadalësim të tretjes.

“Duhet të dëgjojmë më shumë trupin: të hamë ngadalë dhe të ndiejmë lehtësi. Duhet t’i japim kohë tretjes dhe të përtypim ushqimin mirë. Nuk duhet të ulemi në tavolinë kur jemi të nervozuar. Ka raste kur ngrënia në gjendje emocionale të rënduar mund të jetë shumë e dëmshme, madje dhe fatale për jetën”, theksoi Joka.

Read more (Deti):“Nëse do të priteshin kabllot nënujore në Hormuz, do të shkaktohej katastrofë e madhe”, Irani bën kërcënimin e radhës

Ngrënia e tepërt pa pushim dëmton metabolizmin. Ushqimi nuk duhet të krijojë “kaos” në organizëm. Yndyrnat dhe proteinat e kombinuara gabim sjellin probleme me tretjen dhe fermentimin.

Duhet treguar kujdes edhe ndaj nivelit të vitaminave, mineraleve dhe hekurit në ushqime. Mikrobioma duhet ushqyer me baktere të mira, përmes fibrave, probiotikëve dhe antioksidantëve.

Kombinimet më të shëndetshme sipas vakteve

Në mëngjes mund të përgatisni:

  • Smoothie me spinaq ose lakër kale, mollë, limon, fara chia, vaj ulliri dhe avokado
  • Avokado me qumësht dhie, kanellë, alga deti dhe kripë deti
  • Kefir me fruta pylli, bajame, mjaltë, fara chia dhe arra
  • Read more (Rreze Dielli):Rama sjell pamje pranverore nga Durrësi, plazhi mbushet me njerëz që marrin rreze

  • Lëng panxhari, molle, limoni dhe xhenxhefili
  • Lëng portokalli me xhenxhefil dhe karrotë
  • Lëng molle, kastraveci, limoni dhe menteje (i përshtatshëm për stomak me gastrit)

Një drekë e balancuar

  • Supë me lëng kockash, vaj ulliri, selino, karrota, patate të kuqe, majdanoz dhe qepë
  • Supë thjerrëzash me vaj ulliri, limon, hudhër dhe karrotë
  • Supë jeshile me karrotë, spinaq dhe fara kungulli
  • Read more (Ushqimi):Disa ushqime që ndihmojnë në uljen e teshtitjes, bllokimit të hundës dhe simptomave të alergjisë

  • Supë me kungull të verdhë, xhenxhefil, mente, karrotë dhe fara susami
  • Supë pule me karrotë, kopër, gjalpë dhe selino
  • Supë me borzilok, vaj ulliri dhe hudhër
  • Bukë e bërë në shtëpi me miell të mirë pa maja, me vaj ulliri dhe shoqëruar me domate, qepë, rigon dhe djathë
  • Karrota dhe domatja të kaurdisura në vaj ulliri, pasi rritet përthithja e ushqyesve
  • Tarator me hudhër, kopër, vaj ulliri, arra dhe fara – shumë i mirë për mikrobiomën
  • Mish me perime (jeshillëqe, patate, karrota dhe kunguj në furrë)
  • Read more (Vitamina):ElitaPlus prezanton pakot e analizave me zbritje deri në -33% – kontroll i plotë shëndetësor në një vend

  • Mish me oriz apo oriz me fasule
  • Mollë me arra, kanellë dhe kos – ndihmon në stabilizimin e glicemisë dhe uljen e oreksit emocional
  • Banane me kos dhe gjalpë kikiriku

Kombinimet e gabuara

  • Lengjet e frutave miks pa shoqërim me arra apo fara
  • Supë me bukë të bardhë
  • Kapuçino me briosh
  • Pizza dhe hamburger me Coca-Cola dhe patate – rrisin sheqerin, dëmtojnë zorrën dhe krijojnë stres metabolik
  • Kotoleta të skuqura në vaj
  • Drithëra mëngjesi me sheqer dhe qumësht
  • Fruta të thata me çokollatë
  • Mish me patate të skuqura
  • Bukë e bardhë me reçel
  • Proshutë dhe sallamra me djathë – rrisin rrezikun kardiovaskular
  • Ushqim i skuqur me alkool – rrit inflamacionin në organizëm
Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Altin Joka #Bakteret #Deti #Gabimet ushqimore #Intervista #Kombinimet e duhura te ushqimeve #Rreze Dielli #Ushqimi #Vitamina

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • “Nuk lëvizim nga sheshi deri sa ta largojmë. As deti s’e shpëton”/ Qytetari ia numëron Ramës: Erdhi në pushtet me mashtrime. Rrafshoi shtëpitë, shëndetësi falas nuk ka
  • Cilësia e ujit përkeqësohet në tri lagunat kryesore, Butrinti bie një kategori
  • Të shtëna me armë nga jahti, 4 të ndaluar në Palasë! Tentuan arratinë drejt Greqisë, njëri prej tyre u hodh në det! Mjeti lundrues kapet pas 2 orësh ndjekje (VIDEO)
  • Delfinët ‘vallëzojnë’ në Gjirin e Vlorës, dhurojnë spektakël në ujërat e kristalta të qytetit bregdetar (VIDEO)
  • “Dobësoi demokracinë lokale!”/ Reforma territoriale, ish-ministri socialist Arben Malaj shpërthen ndaj Ramës: Centralizoi pushtetin dhe injoroi rekomandimet e BE!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Rikthimi i fundit i Diasporës për të larguar Ramën. Jemi të mobilizuar”/ Aktivisti nga Londra, Bledi Meti: Qeveria ka humbur legjitimitetin 33 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Histori mafioze dhe korrupsioni” – Berisha për Aeroportin e Vlorës: Treshja faqezezë Rama-Balluku-Balla donin t’i merrnin aksionet Pacollit! Lubia donte vjedhjen më të madhe në Ballkan! 11 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Kjo s’është çudi që do të zgjasë 3 ditë”/ Rama e parashikoi revoltën kundër tij 15 vjet më parë? Rrjeti ironizon kryeministrin (VIDEO) 11 lexime · 24 orë më parë
  4. 04
    Kronikë Aksident në aksin Korçë-Pogradec, vdes shoferi 26-vjeçar! Plagosen 2 të tjerë (VIDEO) 10 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Dubai i Durrësit ka ngecur”/ Këlliçi i numëron dështimet Ramës: Kriza transferohet tek projektet! Aeroporti i Vlorës, do t’i kushtojë taksapaguesve shqiptarë 10 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Editoriale Rama të shpjegojë pse shpall non grata shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë – Blog 9 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Edhe zvarrë do vijmë në këtë shesh, derisa të largoheni”/ I riu në protestën kundër Ramës: Duam një Shqipëri të re, votën nuk e japim që të na vidhni 8 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 2 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 2 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 2 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by