Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Rekord në Gjermani: Mbi 4100 qytetarë nga Kosova morën shtetësinë në landin e Bavarisë gjatë vitit 2025
Aktualitet

Rekord në Gjermani: Mbi 4100 qytetarë nga Kosova morën shtetësinë në landin e Bavarisë gjatë vitit 2025

• 9 Maj, 2026 • 2 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Viti 2025 ka shënuar një rekord historik në landin e Bavarisë në Gjermaninë jugore, numri i personave që kanë marrë pasaportën gjermane ka arritur nivele të papara deri më tani.

Sipas të dhënave më të reja, qytetarët nga Kosova renditen ndër grupet kryesore që kanë përfituar nga ky proces.

Sipas gazetës gjermane “Süddeutsche Zeitung”, rreth 60’000 njerëz janë bërë shtetas të rinj të Bavarisë gjatë vitit të kaluar. Në këtë statistikë rekord, Kosova zë një vend mjaft të rëndësishëm.

Read more:"Operacioni Germanija“: Si po veprojnë agjentët e Putinit në Gjermani

Raporti specifikon se rreth 4100 persona me origjinë nga Kosova kanë marrë shtetësinë gjermane në këtë land, duke u renditur në vendin e tretë, së bashku me Rusinë dhe Bosnjë-Hercegovinën, menjëherë pas Turqisë (6495) dhe Sirisë (4979).

Zyra e Statistikave e Bavarisë bëri të ditur se numri total prej 59’573 personash të pajisur me shtetësi është pothuajse 10 për qind më i lartë se në vitin paraprak. Po ashtu, “Süddeutsche Zeitung” bën të ditur se krahasuar me vitet 2021 dhe 2022, numri i nënshtetësive të dhëna është dyfishuar, ndërsa krahasuar me vitin 2014, kjo shifër është katërfishuar.

Ministri i Brendshëm i Bavarisë, Joachim Herrmann, e cilësoi këtë si një sukses, duke theksuar se marrja e shtetësisë është një vendim i vetëdijshëm për Gjermaninë dhe Bavarinë. Shumica e personave të pajisur me shtetësi (58 për qind) janë të moshës midis 18 dhe 44 vjeç.

Read more:Limaj shprehet i gatshëm t’i bashkohet PDK-së në zgjedhje

Për të marrë shtetësinë, aplikantët duhet të dëshmojnë njohuri të mjaftueshme të gjuhës gjermane, të sigurojnë jetesën vetë, të kalojnë testin e nënshtetësisë dhe të mos kenë dënime penale. Megjithëse ligji aktual i reformuar në verën e vitit 2024 e shkurtoi kohën e qëndrimit të nevojshëm nga tetë në pesë vjet dhe lejoi dyshtetësinë, ministri Herrmann ka bërë thirrje për rregulla më të rrepta.

Ai kërkon rikthimin e kriterit prej tetë vitesh qëndrim, duke argumentuar se kjo kohë garanton një integrim më serioz dhe të plotë në jetën gjermane. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Bavaria #Diaspora #gjermani #Integrimi #Joachim herrmann #Kosova #Raporti #Telegrafi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • “Sulmi i shtetit, hileqar dhe i padrejtë”/ Erebara i përgjigjet Ballës: E drejta për të protestuar është kushtetuese. Përdorimi i fuqisë ekzekutive, shqetësues
  • Debat i ashpër në Kuvend për Kosovën/ Kapri: Ministrja serbe e gjen guximin tek aleati në Tiranë që hesht. Deputeti i PS: Partizat e vogla nuk reaguan për gjenocidin në Çamëri
  • “Do spastroja etnikisht Kosovën”/ Redi Muçi: Rama sulmon protestuesit por nuk mbron shqiptarët jashtë vendit! Balla: Karagjoz! Kadet i ri, laj gojën kur përmend kryeministrin
  • “Dua Lipa qëndron në krah të flamingove”/ 47 ditë revoltë! Media publike italiane, RAI: Protestuesit janë ngritur kundër kryeministrit Edi Rama
  • Zgjedhja e kupolës drejtuese të PD/ Berisha prezanton 6 kandidatët për nënkryetarë dhe emrat për sekretariatet
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë 46 ditë revoltë për dorëheqjen e Ramës/ Presidenti i EDS nga Brukseli: Rinia shqiptare po frymëzon gjithë Europën 15 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Mos thoni të japë dorëheqjen, por…”/ Thirrja e fortë e pensionistit për Forcat e Armatosura nga protesta: Bashkohuni me ne. Merreni Ramën dhe… 13 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Qytetarja mesazh të fortë nga sheshi Skënderbej: Zgjohuni shqiptarë. Koha për revolucion 11 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Deklaratat e ministres së Vuçiçit nuk janë spontane”/ Mediu: Serbia mike e Ramës, por armike e hapur e Kosovës dhe e kombit shqiptar 11 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Rama po mban të bllokuar çështjen ‘Balluku’ deri në shtator? Braho-deputetes së PD: Nëse keni prova, bën kallëzim! Të gjithë të barabartë para ligjit! 11 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “PS në koma, anija duhet braktisur nga socialistët”/ Robert Aliaj “shuplakë” Ramës: As Ramiz Alia nuk u soll kaq zorraxhi sa ai. Protesta e jashtëzakonshme! 9 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Qytetarët, protesta në Bruksel për t’i treguar Marta Kos të vërtetën e qeverisjes shqiptare”/ Aktivistja: Vetëm kryeministri dhe shërbëtorët e tij nuk e shohin mbështetjen ndaj nesh 8 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 1 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 1 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 1 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by