Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Editoriale
  3. Një shteg i rrezikshëm i Albin Kurtit – Ide
Editoriale

Një shteg i rrezikshëm i Albin Kurtit – Ide

• 19 Qershor, 2026 • 6 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
Një shteg i rrezikshëm i Albin Kurtit

Kryeministri i Kosovës ka përcjellë mesazhe shqetësuese kundër opozitës, ndërsa vendi po përballet me një krizë të re institucionale, këtë herë prej paaftësisë të parlamentit për të zgjedhur presidentin e ri. As partia në pushtet dhe as rivalët e saj nuk lëshuan pe, duke e hedhur barrën e përgjegjësisë tek qytetarët, të cilët do të detyrohen të dalin, për të tretën herë gjatë një viti, në zgjedhje të përgjithshme që nuk prodhojnë zgjidhje.

Por, deri këtu përgjegjësia për fajin mund të jetë e interpretueshme. Nga njëra anë opozita, që e bojkotoi procesin, këmbëngul se e bëri këtë për të respektuar vullnetin e popullit, që i ka dhënë Kurtit votat për të qeverisur, por pa i deleguar mandat për të uzurpuar të gjitha pushtetet. Në tjetërn, Vetëvendosja pretendon se qëllimi i kundërshtarëve të saj është vetëm bllokimi dhe moslejimi përmes mjetesh destruktive i verdiktit që kanë dhënë votuesit vetëm katër muaj më parë.

Kosova në zgjedhje/ Zbret në terren konflikti mes Albinit dhe Vjosës

Read more:Foto/ NASA vëzhgon me rreze X vrimën e parë të zezë të fotografuar ndonjëherë nga njerëzimi, zbulon detaje mahnitëse nga galaktika Messier 87

Megjithëse të dyja këto narativa përmbajnë një pjesë të së vërtetës, po aq sa edhe përpjekje për manipulim, ato qëndrojnë brenda rregullave të lojës politike që zhvillohet në një sistem demokratik. Problemi tek ajo që ndodhi në prag të mesnatës të së martës, më shumë se tek aktet e partisë në pushtet qëndron te deklaratat jashtë binarëve të liderit të saj.

Duke dashur të krijojë avantazh për zgjedhjet e reja që do të mbahen diçka më shumë se pas një muaji, në një tentativë për ta kaluar fajin për krizën tek binomi PDK, LDK, Albin Kurti i vizatoi deputetët e tyre si “qesharakë”, “të gjorë” e “të mjerë”, ndërsa formacionet e tyre si “të së kaluarës” apo, të “zanatit të vjetër”. E keqja është se ai shkoi përtej duke i kërkuar votuesit kosovar ta zhdukte këtë opozitë duke “prodhuar një te re”. Ai foli për qytetarë të venë para dilemës që ose ta zbojnë këtë opozitë nga kuvendi ose ta duan me zor. Sikur këto të mos mjaftonin ai vazhdoi: “Shpresoj e besoj që votuesit këtë mungesë të tyre, do ta shndërrojnë në një mungesë të përhershme, në mënyrë që ata të mos kenë më nevojë të bojkotojnë, sepse nuk do të munden as të vijnë këtu”, tha ai.

Read more:Qytetarët nga Kosova shijojnë fundjavën në bregdetin shqiptar, rriten lëvizjet në pikën kufitare të Morinës

Pra, këtu mesazhi është i qartë: kërkohet as më pak as më shumë asgjesimi i opozitës. Dhe ky është një mesazh që nuk do ta artikulonte dot një udhëheqës demokrat i një vendi të lirë.

KQZ propozon datën 7 qershor për zgjedhjet e reja në Kosovë

Read more:Kurti pledges to increase child allowances in the next mandate to up to 90 euros

Në të gjitha teoritë e sistemeve politike dëshira për ta likuiduar kundërshtarin, për ta mposhtur rivalin deri në alienim, të shikuarit e atij jo si një konkurent, por si një armik që i shërben të keqes, gjë për të cilën duhet punuar deri në mosekzistencën e tij, është karakteristikë tipike e liderve autoritarë. Në librin e tyre “Si vdesin Demokracitë”, dy studiuesit amerikanë Steven Levistsky & Daniel Ziblatt flasin për principet e vetëpërmbajtjes dhe tolerancës që kanë të bëjnë me moskapërcimiin e kuftijve të një udhëheqësi që e konsideron veten demokrat. Ata argumentojnë se një lider duhet të jetë tolerant dhe i vetëmërmbajtur duke e frenuar pushtetin e tij edhe për gjëra që atij ia lejon ligji.

Fiks sikur ta kishin shkruar, vite më parë, atë për të cilën foli tani Albin Kurti, në librin e tyre ata thonë: “Mendoni për demokracinë si për një lojë që duam ta luajmë pafundësisht. Për të pasur raunde të saj edhe në të ardhmen, lojtarët duhet të përmbahen nga dëshira për ta shkatërruar skuadrën tjetër deri në atë shkallë, sa ajo të mos ketë mundësi të luajë të nesërmen”.

Read more:Kjo pritet të jetë top 10-shja e parë e LDK-së

Si me sjellejen përgjatë gjithë procesit të zgjedhjes së presidentit, ku nuk përfilli realisht opozitën, duke vënë bast se ajo është aq e dobët sa do të nënshtrohet, e aq me tepër, me thirrjen drejtuar votuesve për ta shfarrosur atë, Albin Kurti ka nxjerrë në pah, në mënyrëm më të dukshme të mundshme, atë anë të personalitetit autoritarist që e kanë pjesa më e madhe e politikanëve të lartë, por që i dallon nga njëri tjetri, të kujdesshmit që dinë ta vetpërmbajnë, nga të dytët që nuk e kontrollojnë dot. Dhe ky është lajmi më i keq, si asaj që po ndodh sot në Kosovë, madje edhe me i rëndë sesa kriza aktuale dhe provokimi i zgjedhjeve të parakohshme.

Kosova pa president/ ​Abdixhiku: Po shkojmë në zgjedhje, pushteti kërkoi nënshtrim

Read more:PDK me ndryshime në listën zgjedhore, kush u hoq nga lista e 28 dhjetorit 2025 dhe cilët janë emrat e rinj për 7 qershor 2026

Natyrisht, thënë këtë, kjo nuk nënkupton se situata është në një pikë pa kthim, si tek ne në Tiranë, apo pak më larg, në Beograd. Kosova vijon të mbetet demokracia më e përparuar e Ballkanit Perendimor, ku opozita ende e ka fuqinë të shkaktojë kriza, ku mediat janë të pakapura dhe gjithë ditën nxjerin në shesh mëkatet e qeverisë, ku politikat shtetërore nuk kontrollohen nga interesat e një grupi të vogël oligarkësh, e mbi të gjitha ku zgjedhjet janë të lira.

Por, duke qenë se demokracia është një proces i pandërprerë, që kërkon gjatë gjithë kohës antikorpe të fuqishme dhe vigjilenë të vazhdueshme, sjellje si këto të fundit të kryeministrit të Kosovës duhen parë me shqetësim. Ato duhen parë si një këmbanë alarmi për atë që mund të ndodhë më pas. Pikërisht për këtë, në zgjedhjet e radhës edhe ata që mund të kenë ndërmend të votojnë Vetvendosjen, por edhe të tjerët duhet të jenë të kujdeshsëm për të mos iu bindur kushtrimit të Kurtit, që u ka këkruar asgjesimin e plotë të rivalëve.

©Lapsi.al

Lexo edhe
Editoriale

Ç’fshihet pas armiqve që shpall Edi Rama – Ide

Editoriale

Ç’mësuam të re për “folenë e peshkaqenëve” në AKSH – Ide

Tags: #7 qershor #Albin kurti #beograd #Demokracia #jetë #Kosova #kosove #Kqz

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Ç’fshihet pas armiqve që shpall Edi Rama – Ide
  • Ç’mësuam të re për “folenë e peshkaqenëve” në AKSH – Ide
  • Rama si zjarrfikës i pallatit të Arlis – Ide
  • Analiza / Cilat janë pasojat e rënies së Orbanit – Ide
  • Pse “gjyqet politike” duhet të jenë me kamera – Ide
Nga të njëjtat tag-e
  • Roskovec/ Kanalet jashtë funksionit, 20 mijë hektarë në Zharrëz dhe Luar prej vitesh pa vaditje
  • Ç’fshihet pas armiqve që shpall Edi Rama – Ide
  • Analiza / Cilat janë pasojat e rënies së Orbanit – Ide
  • Ditë tipike vere, e premtja sjell mot të ngrohtë e të kthjellët (VIDEO)
  • Provimet e lirimit/ 29 mijë minimaturantë iu nënshtruan sot testimit në Gjuhën Shqipe
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Dibër/ Zyrtarët e Kadastrës dhe një noterë tjetërsuan pronat në favor të një familje, në kërkim zv.drejtori i ASHK, noterja dhe përfituesi i pronave (EMRAT) 16 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Ata nuk kanë lidhje me qeverinë”/ Rama shpërndan deklaratën e Unionit të Gazetarëve dhe video nga protesta: Kanë rrahur shoferët se nuk i binin burisë 8 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë PS e përjashtoi 30 ditë nga Kuvendi, Shehaj: Nuk ma mbyllin dot gojën, do bëj opozitë kudo 7 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Pas disa ditësh në gjendje të rëndë, humb jetën 53-vjeçari i aksidentuar në Librazhd (EMRI) 6 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë U mbyt teksa po lundronte me motor uji, nxirret pas 2 ditë kërkimesh nga Liqeni i Ulzës trupi i 37-vjeçarit! U pikas nga dronët ujorë në disa metra thellësi 6 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Ha e pi me paratë tuaja”/ Zagani publikoi video të Ramës nga Zvicra, reagon Kryeministri: Isha i ftuar, kurrë s’kam udhëtuar privatisht me lekët e shtetit 6 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Ekstremizmi e kërkon pushtetin duke filluar me rrugën”, Rama nxjerr videon nga protesta: Fjalor me sharje, kore linçimi dhe ulërima marshuese 6 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Editoriale

Ç’fshihet pas armiqve që shpall Edi Rama – Ide

Në të njëjtën kohë që pothuajse të gjitha TV-të e lajmeve po transmetonin këtë të shtunë loghorenë anti…

• 32 minuta më parë • 6 min lexim
Editoriale

Ç’mësuam të re për “folenë e peshkaqenëve” në AKSH – Ide

Në aqualand-in e madh të peshkaqenëve, që është kthyer qeverisja e rilindjes, bazeni i AKSHI-it është ai më…

• 32 minuta më parë • 5 min lexim
Editoriale

Rama si zjarrfikës i pallatit të Arlis – Ide

Mënyra se si Edi Rama reagaoi kundrejt djegjes tragjike të një pallati, ku për pak orë u bënë…

• 32 minuta më parë • 6 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by