Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Bakie Marra e paralizuar, familja kërkon pension të plotë invaliditeti dhe pagesë kujdestarie: Jetojmë me 12 mijë lekë në muaj, s’na del as për ilaçe
Sociale

Bakie Marra e paralizuar, familja kërkon pension të plotë invaliditeti dhe pagesë kujdestarie: Jetojmë me 12 mijë lekë në muaj, s’na del as për ilaçe

• 20 Qershor, 2026 • 4 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

ELBASAN–Prej më shumë se dhjetë vitesh, Bakie Marra nga fshati Shirgjan i Elbasanit vuan nga probleme të rënda shëndetësore. Gjendja e saj është përkeqësuar pas një tromboze qe pesoi 5 muaj më parë, duke e lene te paralizuar.

Sot, 68-vjeçarja dergjet në shtrat dhe ka nevojë për kujdes të vazhdueshëm.

“Ka 10 vjet që është e sëmurë, por vitin e fundit është rënduar më shumë. Më parë lëvizte vetë, por tani nuk ngrihet fare. Nuk flet, nuk bën asgjë, vetëm shikon dhe qan”, tha motra, Burbuqe Paeshti.

Pranë shtratit të saj qendron, e motra Burbuqe Paeshti e cila thotë se ka lënë punën, për t’u kujdesur çdo ditë për të, por e ka të pamundur ta përballojë shpenzimet.

Read more:Makina devijoi dhe i ndërpreu rrugën, autobusi përplaset me pikën e karburantit në Elbasan (VIDEO)

“Kam lënë shtëpinë, fëmijët dhe burrin dhe jam përqendruar te kjo. Çfarë të bëj? Më dhemb, është motra ime. Natën e lë me djalin, ndërsa ditën rri vetë këtu.”

Gjendja ekonomike e familjes është po aq e vështirë sa ajo shëndetësore. Bakie Marra përfiton pension invaliditeti të shkallës së parë, me vlere 12 mijë lekë në muaj i cili nuk mjafton as për ilaçe.

“Merr 120 mijë lekë/muaj. Me ato para, rreth 100 mijë lekë i kam vetëm për ilaçet. Doktorët na kanë ndihmuar shumë, por problemi është se nuk mjaftojnë”, thotë ajo për mikrofonin e Report TV.

Read more:Dita e 18 e protestës për Zvërnecin, mikrofoni ‘u dorëzohet’ pensionistëve! Rikthejnë ‘flamingot’ dhe bëjnë paradë, në shesh dhe një tufë me dhi

Vështirësitë janë shtuar pasi djali i të sëmurës, 35 vjeç, është detyruar të lërë punën për t’u kujdesur për nënën. Familja përballet me mungesë të ardhurash.

“Edhe djalin e saj nuk e lë të shkojë në punë. Nuk mund ta përballoj vetëm. Ai punonte te peshku, por kur u rëndua motra e la punën për t’u kujdesur për të”, tregon më tej.

Nënë e bir jetojnë në një banesë të vjetër e të amortizuar që ka nevojë për riparime, ndaj kërkojnë ndihmë ekonomike nga bashkia.

Read more:Ekskluzive/ Dyshohet se u vra, vëllai i Eglant Koçit thyen heshtjen në ‘Pa Gjurmë’: Nuk dua ta besoj se ai është autori, i thërriste mamasë sime ‘o nënë’

“Gjendja e shtëpisë është katastrofë. Muri është dëmtuar, dhoma tjetër ka rënë fare. Nuk dimë çfarë të bëjmë dhe ku të shkojmë.”

Motra e Bakie Marrës kërkon ndërhyrjen e institucioneve për rritjen e pensionit të invaliditetit si dhe njohjen e pagesës së kujdestarisë.

“Do të doja t’i rritej pagesa asaj dhe të përfitoja edhe unë pagesën e kujdestarit. Nuk dua të jem e detyruar të kërkoj ndihmë te të tjerët”, apelon motra e të sëmurës.

Read more:I shpëtoi 9 datave të ekzekutimit dhe konsumoi tre herë “vaktin e fundit”, lirohet pas 30 vitesh amerikani që u dënua me vdekje

Mjekja e familjes, e kontaktuar me telefon nga Report Tv, tha se gjendja e pacientes është e rënduar ndaj i ofrohet kujdes në shtëpi dhe një karrocë për lëvizje. Sa i perket, pageses se kujdestarise, sqaron se motra e Bakie Marres e ka bërë aplikimin në qendren shëndetësore dhe tashmë pritet të vendosë Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punë.

Ndërsa, kryetari i njësisë vendore Shirgjan, Ibrahim Roçi, u shpreh i gatshëm për të ndihmuar familjen në nevojë, por si fillim duhet të bëjnë kerkese zyrtare për të përfituar ndihmën ekonomike.

Lexo edhe
Sociale

Spektakël në ujërat e Darëzezës, delfini lodron pranë bregut (VIDEO)

Sociale

Piku i sezonit sjell fluks! Mbi 8 mijë e 500 udhëtarë mbërrijnë në Portin e Durrësit dhe Vlorës! Mbi 25 mijë shqiptarë të Kosovës u futën nga Morina në 3 orë

Tags: #Bakie Marra #djali #e paralizuar #Elbasan #Familja #familje ne nevoje #Fëmijët #Ilaçet #pension invaliditeti

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Spektakël në ujërat e Darëzezës, delfini lodron pranë bregut (VIDEO)
  • Piku i sezonit sjell fluks! Mbi 8 mijë e 500 udhëtarë mbërrijnë në Portin e Durrësit dhe Vlorës! Mbi 25 mijë shqiptarë të Kosovës u futën nga Morina në 3 orë
  • Piku i sezonit sjell fluks turistësh! Mbi 25 mijë shqiptarë të Kosovës hyjnë nga Morina në vetëm 3 orë! Mijëra udhëtarë edhe në Portin e Durrësit dhe Vlorës
  • Piku i sezonit sjell fluks turistësh! Mbi 25 mijë shqiptarë të Kosovës hyjnë nga Morina në vetëm 3 orë! Mijëra udhëtarë edhe në Portin e Vlorës, trafik në qytet
  • Piku i sezonit sjell fluks turistësh! Mbi 25 mijë shqiptarë të Kosovës hyjnë nga Morina në vetëm 3 orë! Mijëra udhëtarë edhe në Portin e Vlorës, trafik në qytet
Nga të njëjtat tag-e
  • LIVE- Vajza e ish-ministrit Beqaj hoqi dorë nga shtetësia shqiptare, protestuesi: Po fsheh pasuritë e vjedhura!
  • Tre vëllezërit me precedentë tritol në banesën e 72-vjeçarit në Tufinë, shpallen në kërkim! Shkak borxhi që iu kishte i biri për mobilie
  • “KAYO trafikon armë, do zbërthejmë aferat”, Berisha: Një Yfet tjetër është bërë gati, Rama do të ndajë qindra milionë euro nga tregtia e ilaçeve
  • Dogji 3 makina, arrestohet 43-vjeçari në Elbasan! Në pranga edhe një tjetër, u kap me pistoletë, fishekë e kokainë
  • Përmirësohet situata e zjarreve, shuhen 4 vatra! Nën kontroll flakët në Çikallesh, Klos e Mallakastër, ende aktive në Memaliaj (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Mirditë/ Humbi kontrollin e motorit, ndërron jetë shqiptari i Kosovës 23 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë LIVE- Protesta kundër Ramës, shqiptari nga Gjermania: Jam socialist, por nuk e dua më Ramën. Duhet ta marrë rinia në dorë, as e majta dhe as e djathta 20 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Anëtarët e grupeve kriminale sherr brenda Burgut të Fierit, plagoset Denis Bajri e një tjetër! Aldo Gjini i ‘Rrajave’ futet në izolim (VIDEO) 17 lexime · 8 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Njerëzit u ndjenë të përdhosur deri në palcë”/ Protesta në ditën e 69-të, mjeku Ermal Pashaj: Vokacioni ynë nuk është një parti, por Shqipëria! 16 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Pse të mos hetohet Rama, kush është?” – Pashaj: Nuk mund t’ia hedhë fajin vetëm administratës për dështimet! Të mbahet përgjegjësi 12 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë VIDEO/ Mbyllet protesta e 68-të kundër qeverisë, qytetarët mesazh të prerë: Revolta vazhdon deri në dorëheqjen e panegociueshme të Ramës. Paralajmërojnë përshkallëzim dhe bllokim rrugësh 10 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Dorëheqje e qeveri tranzitore”/ Aktivisti: Për 69 ditë kemi përmbysur propagandën e Ramës, më i korruptuari! Janë munduar të na intimidojnë, s’na trembin më 10 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Spektakël në ujërat e Darëzezës, delfini lodron pranë bregut (VIDEO)

Një delfin është shfaqur sot në ujërat pranë Darëzezës, duke tërhequr vëmendjen e pushuesve dhe banorëve të zonës.…

• 38 minuta më parë • 1 min lexim
Sociale

Piku i sezonit sjell fluks! Mbi 8 mijë e 500 udhëtarë mbërrijnë në Portin e Durrësit dhe Vlorës! Mbi 25 mijë shqiptarë të Kosovës u futën nga Morina në 3 orë

Sezoni turistik ka kapur pikun dhe fluksi i emigrantëve që kthehen për pushime, por dhe i turistëve të…

• 6 orë më parë • 6 min lexim
Sociale

Piku i sezonit sjell fluks turistësh! Mbi 25 mijë shqiptarë të Kosovës hyjnë nga Morina në vetëm 3 orë! Mijëra udhëtarë edhe në Portin e Durrësit dhe Vlorës

Mijëra automjete nga Kosova po i drejtohen Shqipërisë, përmes pikës kufitare të Morinës për të kaluar një fundjavë…

• 9 orë më parë • 5 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by