Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Lubonja për prestigjiozen franceze “Le Monde”: Protestat, lëvizje qytetare e paprecedentë. Europa të mbështesë shqiptarët dhe të detyrojë qeverinë e korruptuar të dorëhiqet
Politikë

Lubonja për prestigjiozen franceze “Le Monde”: Protestat, lëvizje qytetare e paprecedentë. Europa të mbështesë shqiptarët dhe të detyrojë qeverinë e korruptuar të dorëhiqet

• 28 Qershor, 2026 • 7 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Po bëhen gati një muaj që protestat kanë përfshirë vendin. Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Protestat janë shtrirë edhe në qytete të tjera, dhe gjithashtu edhe në Diasporë, ku shqiptarët njëzëri kërkojnë dorëheqjen e Ramës.

Analisti Fatos Lubonja për prestigjiozen franceze “Le Monde” ka bërë një panoramë të gjerë të protestave, ndërsa thekson se Europa duhet të mbështesë këtë lëvizje qytetare dhe gjithashtu të detyrojë qeverinë siç e thotë ai, të korruptuar të dorëhiqet.

Read more:“Fuck You”/ Pas furtunës në rrjet Rama zbut deklaratën që dha për Financial Times: E keqja e madhe me shumë koka ka kapur për fyti protestën

Reagimi nga Fatos Lubonja për Le Monde

Për të kuptuar plotësisht çështjet që lidhen me mobilizimin e njerëzve kundër projektit megaloman të kompleksit turistik të Jared Kushner dhe Ivanka Trump në ishullin shqiptar të Sazanit dhe lagunën e Zvërnecit, është i nevojshëm një vështrim prapa në histori.

Në vitet 1920, Mbreti i ardhshëm i shqipërisë Zog I ishte kryeministër kur fashizmi mori pushtetin në Itali. Forca politike e Zogut mbështetej në milicinë e tij prej 200 burrash, dhe ai vetë vinte nga një familje pronarësh tokash nën Perandorinë Osmane. Një ditë Zogu, që udhëhiqte një nga fraksionet në luftë për pushtet, i kërkoi qeverisë italiane të financonte milicinë e tij dhe ofroi, në këmbim, të jepte hektarë pyje që zotëronte për kompaninë kombëtare hekurudhore italiane, duke u zotuar që sapo të vinte në pushtet, do të ndiqte politika të favorshme për Mbretërinë e Italisë. Propozimi u pranua.

Read more:Analisti ironizon Ramën: Lajm është që Shqipëria shkoi në PE, protesta e ka nxjerrë mbretin lakuriq në sytë e Europës

Paralelisht me këtë transaksion privat u lidhën midis dy qeverive në vitin 1923, marrëveshja tregtare dhe ajo e transportit detar. Zogu u bë president i Republikës dy vjet më vonë, ndërkohë që kishte nënshkruar një pakt të fshehtë ushtarak, i ndjekur nga pakti i miqësisë dhe sigurise në vitin 1926 me Italinë. Nën mbretërimin e Mbretit Zog [1928-1939], Shqipëria u bë një gjysmëkoloni e Italisë deri në pushtimin e saj nga Roma.

Kjo ngjarje është emblematike përsa i përket marrëdhënies midis një vendi të vogël, udhëheqësve të tij dhe fuqive apo perandorive të huaja. HIstorikisht, fati i Shqipërisë dhe i popullit shqiptar është përcaktuar nga dy faktorë: vasaliteti dhe pozicioni periferik i vendit. Vasaliteti ka nënkuptuar që udhëheqësit vendas e kanë marrë legjitimitetin nga shërbimet që kanë kryer ndaj qendrës së perandorisë. Nën Perandorinë Osmane shërbimi kryesor ka qenë dërgimi i ushtarëve për luftë. Pozicioni periferik ka nënkuptuar që qendra i ka lejuar atyre të qeverisin sipas zakoneve lokale, duke mbyllur sytë ndaj abuzimeve të tyre dhe bllokimit të reformave ndonjëherë progresive.

Read more:Mediat e huaja jehonë protestave masive antiqeveritare në Shqipëri/ “Paga mjerane dhe korrupsion, pse shqiptarët protestojnë kundër Edi Ramës”

Kjo paradigmë ka vazhduar me Italinë, pastaj BRSS-në, Kinën dhe, që nga rënia e komunizmit, me perandorinë perëndimore. Projekti i hotelit luksoz të Jared Kushner mishëron versionin e përditësuar të kësaj paradigme dhe shpjegon pozicionimin e Kryeministrit shqiptar Edi Rama. Pushteti i tij mbështetet tek menaxhimi që i bën katër interesave: atyre të oligarkëve, të krimit të organizuar, i cili është bërë investitori kryesor në ekonominë shqiptare gjatë dy dekadave të fundit; pushtetit te mediave ku dy të parët, kanë investuar shumë; dhe së fundmi, dhe ndoshta më e rëndësishmja, të atyre që shqiptarët i quajnë “partnerët tanë strategjikë”, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian, që janë për Tiranën perandoria e re.

I bindur se garantimi i jetës së tij politike varet prej tyre, Kryeministri shqiptar nuk ka reshtur së investuari në bashkësinë ndërkombëtare perëndimore. Disa muaj para se Trump të vinte në pushtet, pavarësisht se ishte shumë afër demokratëve amerikanë, Edi Rama, ndërmori hapa për të vendosur marrëdhënie miqësore me kandidatin republikan. Kështu një ditë hipi në jahtin e Jared Kushnerit dhe i premtoi t’i jepte një copë Shqipërie, gjest ky identik në qëllim me ofrimin e tokës Giorgia Melonit për ndërtimin e një kampi refugjatësh, ashtu sikurse ai i mbretit Zog dikur që ua dha​​ pyllin e tij italianëve.

Read more:Durrës, 90 familje të komunitetit rom, protestë te bashkia: 9 muaj pa bonus qiraje, po na nxjerrin jashtë

Përjashtimi i paturp

Kjo nxjerrje në ankand e Shqipërisë kënaq jo vetëm interesat e dhëndrit të Trumpit, por edhe ato të krimit të organizuar dhe oligarkëve shqiptarë, të cilët kontrollojnë mediat më me ndikim në vend dhe të cilëve jo rastësisht qeveria u ka dhënë statusin e investitorëve strategjikë. Kjo do të thotë se shteti u jep atyre një ndihmë të fotrtë në ndërtimin e komplekseve rezidenciale dhe turistike në brigjet e Shqipërisë, duke e bërë gjithnjë e më të pamundur aksesin në det për shqiptarët.

Ky përjashtim i paturp shpjegon zemërimin e njerëzve. Ai nuk drejtohet vetëm kundër projektit të Jared Kushnerit, por, në një kuptim më të gjerë, kundër fatit të një Shqipërie të ndërtuar nga ky sistem kriminal, i cili, pasi përjashton shqiptarët nga vendimmarrja, u plaçkit atyre përditë hapësirat publike dhe të mirat e përbashkëta, deri në atë pikë sa mungesa e të ardhmes ka prodhuar dhe amplifikuar emigrimin masiv. Kjo shpjegon sloganet më të fuqishme të protestës: “Shqipëria nuk është në shitje”, “Bojkotoni median”, “Duam një Shqipëri të re”. Shkurt, nëpërmjet kësaj kryengritjeje, që tashmë quhet “revolucioni i flamingove” (flamingot janë veçanërisht të bollshëm në lagunën e Zvërnecit), populli shqiptar refuzon të reduktohet në pozicionin e vasalitetit.

Read more:Qytetarët 20 ditë në protestë, kërkojnë largimin e dyshes Rama-Berisha! Protestuesja: Argita Berisha më vodhi pronat

Në rastin e projektit të Kushnerit, paradoksalisht, objektivi i Edi Ramës për t’i shërbyer perandorisë me qëllim forcimin e mbështetjes ndaj tij doli kundërproduktiv. Kjo për shkak se kryengritja shqiptare hodhi një dritë të fortë mbi mënyrën se si menaxhohet edhe në perëndim mbrojtja e mjedisit, mbi kontrollin e vendimeve nga një pakicë e vogël si dhe për shkak të pasojave të politikave jashtëzakonisht irrituese të brendshme dhe të jashtme të Trumpit brenda perandorisë perëndimore.

Thënë kjo, problemi i paradigmës shtet vasal – perandori vazhdon për shqiptarët që shpresojnë të jetojnë një ditë në një Shqipëri shtet anëtar i BE-së ku mbizotëron sundimi i ligjit, e që mezi arrrijnë ta bëjnë zërin e tyre të dëgjohet nga institucionet evropiane. Duket se angazhimi i sinqertë i shteteve perëndimore në fillim të viteve 1990 për të kontribuar në ndërtimin e demokracisë dhe sundimit të ligjit në vende si Shqipëria është transformuar gradualisht në politika që i shohin këta vende thjesht si burime ekonomike dhe gjeostrategjike. Në këtë kontekst, duket se ka një tundim të fortë tek udhëheqësit perëndimorë për t’i mbështetur në heshtje udhëheqësit autoritarë, apo për të mbyllur sytë ndaj abuzimit të tyre me pushtetin kur ata u bëjnë oferta të dobishme (si kampi i përpunimit të azilkërkuesve) apo realizimi i tekave faraonike (si plani Kushner). Me “Revolucionin Flamingo”, populli shqiptar, dhe veçanërisht rinia e tij, kanë nisur një lëvizje qytetare të paprecedent. Le të shpresojmë që evropianët do t’i mbështesin objektivat e tij: braktisjen e planit Kushner, detyrimin e dorëheqjes së qeverisë së korruptuar dhe rindërtimin e demokracisë në Shqipëri.

Lexo edhe
Politikë

Mijëra protestues marshojnë çdo natë dhe kërkojnë dorëheqjen e Ramës/ “Associated Press”: Njerëzit e thjeshtë dhe të vërtetë pas protestës në Shqipëri

Politikë

“Associated Press”: Njerëzit e thjeshtë dhe të vërtetë pas protestës në Shqipëri

Tags: #Bashkimin evropian #Brigjet #Edi Rama #Europa #Familje #Flamingo #Flamingot #itali

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Mijëra protestues marshojnë çdo natë dhe kërkojnë dorëheqjen e Ramës/ “Associated Press”: Njerëzit e thjeshtë dhe të vërtetë pas protestës në Shqipëri
  • “Associated Press”: Njerëzit e thjeshtë dhe të vërtetë pas protestës në Shqipëri
  • Historike! Një muaj revoltë! Mbahet sot protesta e 30-të, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e pa negociueshme të Edi Ramës!
  • “Shpenzon 4.5 mln € për ‘kopshtin Eden’”/ Aktivisti thirrje SPAK: Të çojë para drejtësisë Ramën dhe Ballukun. Faktori ndërkombëtar… (VIDEO)
  • VIDEO – “Nesër më shumë”/ Tubim i pandalshëm, 29 ditë shqiptarët në shesh! Qytetarët këmbëngulin: Dorëheqja e Ramës është e panegociueshme! Shqipëri e Re!
Nga të njëjtat tag-e
  • Mijëra protestues marshojnë çdo natë dhe kërkojnë dorëheqjen e Ramës/ “Associated Press”: Njerëzit e thjeshtë dhe të vërtetë pas protestës në Shqipëri
  • “Associated Press”: Njerëzit e thjeshtë dhe të vërtetë pas protestës në Shqipëri
  • Historike! Një muaj revoltë! Mbahet sot protesta e 30-të, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e pa negociueshme të Edi Ramës!
  • VIDEO – “Nesër më shumë”/ Tubim i pandalshëm, 29 ditë shqiptarët në shesh! Qytetarët këmbëngulin: Dorëheqja e Ramës është e panegociueshme! Shqipëri e Re!
  • LIVE- Tubimi kundër qeverisë, vijon marshimi për dorëheqjen e kryeministrit/ Protestuesit: Rama, Sala f*ck you! PD, PS këlysha komunistësh
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Rama shiti 12 milje det, Butrintin dhe Vlorën”/ Malkaj: Të kalbet ai në burg, jo protestuesit! 81 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Dorëheqja e Ramës, pikë e pa diskutueshme”/ Rreth një muaj revoltë qytetare, Andi Tepelena: Po punohet për një Asamble dhe Këshill vendimmarrës si do të vijojë protesta 35 lexime · 21 orë më parë
  3. 03
    Politikë 100 efektivë “zbarkojnë” para Kryeministrisë/ Pas përplasjeve me qytetarët, sekuestrohen stolat metalikë që përdoreshin si kordon te podiumi i protestës 26 lexime · 20 orë më parë
  4. 04
    Politikë U kthye në simbolin e rezistencës së ‘5 Majit’/ “Na nxorri nga banesat me dhunë në dimër, duhet të largohet një orë e më parë”/ Nënë Liza sfidon Ramën: Kush janë delet, burri del para popullit nuk fshihet! 24 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Po vidhni vullnetin popullor”/ Kalonin natën para Kryeministrisë, largohen me forcë protestuesit, policët bëhen “gardh” para godinës. Përplasje me qytetarët 21 lexime · 21 orë më parë
  6. 06
    Politikë Protesta për dorëheqjen e Ramës/ “Bashkohen të gjithë dhe secili sjell potencialin e tij”, aktivistja Çepani: Ja çfarë mund të sigurojë qeveria teknike! 20 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë 29 ditë revoltë për dorëheqjen e tij/ Rama sulmon sërish protestuesit: Po bëjnë inkuizicion ndaj “Albanian files”, sillen si në kohën e revolucionit kinez 19 lexime · 23 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Mijëra protestues marshojnë çdo natë dhe kërkojnë dorëheqjen e Ramës/ “Associated Press”: Njerëzit e thjeshtë dhe të vërtetë pas protestës në Shqipëri

Nga Zana Cimili, “Associated Press”/ Protestat e Shqipërisë kundër një projekti zhvillimi bregdetar kanë tërhequr vëmendje globale, si…

• 19 minuta më parë • 7 min lexim
Politikë

“Associated Press”: Njerëzit e thjeshtë dhe të vërtetë pas protestës në Shqipëri

Nga Zana Cimili, “Associated Press”/ Protestat e Shqipërisë kundër një projekti zhvillimi bregdetar kanë tërhequr vëmendje globale, si…

• 47 minuta më parë • 7 min lexim
Politikë

Historike! Një muaj revoltë! Mbahet sot protesta e 30-të, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e pa negociueshme të Edi Ramës!

Sot do të mbahet protesta e 30-të kundër qeverisë, ndërsa organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve nga i…

• 1 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by