Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. 600 kamera në 20 shkolla në Tiranë e Kamëz, zv.ministrja e Arsimit: Nuk do të vendosen në klasa! Oficerët e sigurisë do kenë akses te pamjet
Sociale

600 kamera në 20 shkolla në Tiranë e Kamëz, zv.ministrja e Arsimit: Nuk do të vendosen në klasa! Oficerët e sigurisë do kenë akses te pamjet

• 17 Korrik, 2026 • 3 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

20 ndër shkollat më të frekuentuara në Tiranë dhe Kamëz janë pajisur tashmë me kamera inteligjente, ndërsa sistemi do të vihet në funksion nga shtatori, me nisjen e vitit të ri shkollor. Në total janë instaluar rreth 600 kamera, të cilat synojnë të rrisin sigurinë për rreth 14 mijë nxënës.

Zv.ministrja e Arsimit Orjana Osmani e ftuar sot në ‘Sot Live në Shqipëri’ tha se këto shkolla ku përfshihen arsimi bazë, gjimnazet dhe shkollat profesionale janë zgjedhur në bashkëpunim me policinë e shtetit.

“Këto shkolla janë zgjedhur në bashkëpunim me policinë e shtetit, veçanërisht te shkollat që kanë numër të lartë. Shkollat e përzgjedhuar janë ato të arsimit bazë, gjimnazet dhe ato profesionale. Këto janë kamera që në kohë reale tregojnë se çfarë po ndodh në shkolla. Duhet theksuar se në shkollat që kanë numër të lartë nxënësish kanë 2 oficerë shkolle. Ata janë të trajnuar dhe janë së bashku me shërbimin psiko-social”, tha Osmani.

Read more:Shisnin drogë pranë shkollave në Tiranë, policia çmonton grupin kriminal me 20 anëtarë! 14 në burg, 1 në arrest shtëpie, 5 në kërkim

Osmani theksoi se në klasat e nxënsëve nuk ka kamera të instaluara, ndërsa shtoi se oficerët e sigurisë në shkolla akses te pamjet

“Kamerat do të ketë edhe në pjesën e jashtme dhe në pjesën e brendshme të shkollës. Shërbimi do të shtohet në të gjitha shkollat. Kamerat nuk do të jenë të vendosura në klasa apo në mjedise ku nuk lejohet. Këto pamje do të jenë në shkolla dhe në qendrën e monitorimit dhe në asnjë vend tjetër. Oficerët e sigurisë në shkolla do të kenë akses te pamjet. Është një shërbim që ofrohet për rritjen e sigurisë në shkolla”, tha ajo.

Read more:“Kryeministri përdor emrin e djalit tonë për propagandë” – Familja e Martin Canit kritika ndaj Edi Ramës: Pse nuk ka kërkuar falje për dështimet e sistemit që ai drejton?

Për vendosjen e tyre edhe në shkolla të tjera të vendit, Osmani tha se puna do të vijojë gradualisht.

“Shtrirja në pjesën tjetër të vendit do të bëhet gradualisht. Tani po shohim shkollat publike por më vonë do të ketë edhe një vëmendje për ato private edhe pse ata kanë kamera”, shtoi Osmani.

Read more:Matura shtetëtore, Kumbaro: Keqardhje për 31 maturantët e përjashtuar! Këtë vit patëm rezultate më të larta

Teksa u pyet nga moderator Nertil Agalliu për suksesin e këtij projekti, Osmani nënvizoi se nëse do të ketë parandalime të ndonjë situate të pakëndshme në shkolla –ky do të cilësohet sukses.

“Suksesi është kur rastet parandalohen. Nëse do të kemi parandalime të rasteve ky do të jetë suksesi i këtij projekti”, përfundoi Osmani.

Lexo edhe
Sociale

Në prag të Ditës së Shën Terezës, Bashkia e Tiranës rigjelbëron sheshin në qendër të kryeqytetit

Sociale

Breshëri shkatërron fasulen e Devollit, dëmtohen mbi 40 hektarë! Fermerët: Pasojat janë të mëdha, s’kemi fare ndihmë nga shteti!

Tags: #Arsimi #jetë #Kamera #Live #Ministria e arsimit #ministrja e arsimit #orjana osmani #Shkolla #Smart City

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Në prag të Ditës së Shën Terezës, Bashkia e Tiranës rigjelbëron sheshin në qendër të kryeqytetit
  • Breshëri shkatërron fasulen e Devollit, dëmtohen mbi 40 hektarë! Fermerët: Pasojat janë të mëdha, s’kemi fare ndihmë nga shteti!
  • ‘Rreze Dielli’ nis sezonin e ri më 7 shtator, plot surpriza, ide të reja dhe imazh të ri në kuzhinë
  • Nga spitalet e Europës dhe Amerikës në Shqipëri, tre mjekë nga diaspora i bashkohen sistemit shëndetësor shqiptar
  • Në rrugët e vendit u shtuan 66.5 mijë makina për 8-mujorin, bien me 10% regjistrimet në gusht
Nga të njëjtat tag-e
  • LIVE- Dita e 97 e protestës/ “Shqipëria kërkon revolucion”, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Arrestoni Ramën
  • Konstituimi i Kuvendit/ Seanca e radhës më 9 shtator, Avni Dehari: Kosova nuk ka nevojë për një tjetër krizë
  • U liruan pas 72 orësh në qeli, aktivistët njëzëri: Arrestimi ishte i paligjshëm, protesta nuk do të ndalet! Ky regjim duhet rrëzuar
  • “Për Ballukun, përse nuk e lëshon imunitetin?”/ Mjeku, Ermal Pashaj: Rama duhet të shkojë i pari në SPAK të hetohet, nëse mendon se është i kulluar! Shqipëria po kthehet në monarki
  • A do të jetë ai kandidati i PD për Tiranën? Ilir Alimehmeti nuk e fsheh: Partia do e diskutojë me aleatët. Do të futem në proces
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Vlorë/ Luan Muça i ‘Deltës’ gjobë 5 mln € Bedinajt të ‘Regina’: Mi jep, ose zhduku për 48 orë! I mësyn në hotel me grup të armatosur, vihet në pranga bashkë me 4 të tjerë! Digjet një ‘Audi A8’ (VIDEO) 28 lexime · 23 orë më parë
  2. 02
    Politikë Sot dita e 96 e protestës kundër Ramës/ Aktivisti Artan Daci nga Londra: Më 12 shtator do të zbarkojmë në Shqipëri, rezistenca nuk ndalet! Të nisim mosbindjen civile… 14 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Vlorë/ Luan Muça i ‘Deltës’ gjobë 5 mln € Bedinajt të ‘Regina’: Mi jep, ose zhduku për 48 orë! I mësyn me grup të armatosur në hotel, vihet në pranga bashkë me 4 të tjerë! Digjet një ‘Audi A8’ (VIDEO) 14 lexime · 24 orë më parë
  4. 04
    Politikë Njoftoi platformë për shqetësimet e qytetarëve, Ina Zhupa-Ramës: Nëse do realisht të dëgjosh shqiptarët, jep dorëheqjen! 10 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Rama gjen zëvendësuesen e Evis Salës, Klodiana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë 10 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Mali i zi, Greqia e Maqedonia, komplot kundër Ramës”/ Ironia e Këlliçit: Ulin çmimet që kryeministri të dalë keq para qytetarëve! Nuk e arrijnë dot standardin e verës 33 mijë euro 9 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Vlorë/ Mbi 15 të armatosur të ‘Swat Security’ zbarkojnë te ‘Regina Palm’ të Vasil Bedinaj: Më gjobitën 5 mln €, Luan Muça i Deltës më erdhi në tavolinë! ‘Range’ përmbyset gjatë arratisë, 3 të ndaluar (VIDEO) 9 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Në prag të Ditës së Shën Terezës, Bashkia e Tiranës rigjelbëron sheshin në qendër të kryeqytetit

Në prag të Ditës së Përkujtimit të Shën Terezës, Bashkia e Tiranës ka nisur rigjelbërimin e sheshit që…

• 9 minuta më parë • 2 min lexim
Sociale

Breshëri shkatërron fasulen e Devollit, dëmtohen mbi 40 hektarë! Fermerët: Pasojat janë të mëdha, s’kemi fare ndihmë nga shteti!

Breshëri që përfshiu të enjten fshatrat Dobranj dhe Braçanj në Devoll ka shkaktuar dëme të mëdha në bujqësi.…

• 39 minuta më parë • 2 min lexim
Sociale

‘Rreze Dielli’ nis sezonin e ri më 7 shtator, plot surpriza, ide të reja dhe imazh të ri në kuzhinë

Emisioni “Rreze Dielli” nis sezonin e ri televiziv në datën 7 shtator, çdo ditë nga e hëna në…

• 1 orë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by