Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Editoriale
  3. Blendi Kajsiu: Çfarë është “Shqipëria e re”? – Ide
Editoriale

Blendi Kajsiu: Çfarë është “Shqipëria e re”? – Ide

• 23 Korrik, 2026 • 10 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X

“Shqipëria e Re” është ndoshta koncepti politik më i rëndësishëm dhe më pak i studiuar i protestës sociale më të bukur dhe më madhështore që ka ndodhur në Shqipëri që nga rënia e komunizmit.

Rëndësia dhe potenciali politik i këtij koncepti qëndron në dimensionin e tij të dyfishtë si aspiratë nga njëra anë dhe standart politik nga ana tjetër.

Si aspiratë politike “Shqipëria e Re” shërben si një shënjues bosh që artikulon kërkesat e grupeve të ndryshme politike dhe sociale. Është një hapësirë që mbushet me aspiratat e grupeve të shumta që janë bashkuar në protestë, majtas dhe djathtas.

Për ambientalistët Shqipëria e Re është vendi ku respektohet ambienti dhe nuk betonizohet natyra. Për socialistët e vërtetë Shqipëria e Re është vendi ku pabarazia nuk thellohet pafund dhe ku zhvillimi është përfshirës dhe jo përjashtues.

Për nacionalistët Shqipëria e Re përfaqëson shtetin ku interesi i kombit vendoset mbi atë të politikanit dhe ku llokmat më të mira të territorit shqiptar nuk nxirren në shitje për të fituar kapital politik në Uashington.

Për të rinjtë Shqipëria e Re është vendi ku ata kanë të ardhme, edukim cilësor, punësim të denjë dhe mundësi që nuk varen nga tarafi apo nga nënshtrimi brenda klientelës politike që ka thurur pushteti. Është demokracia ku liderët nuk plaken dhe riciklohen në pushtet duke e përdorur rininë si makiazh.

Read more:Afera Partizani/ Si ndryshoi ligji për Sportin për t’i hapur rrugë privatizimit, ish-ministri Pango ‘harron’ në GJKKO: S’mbaj mend gjë nga sporti, prioritet ishte turizmi

Për qytetarin demokratik, nga ana tjetër, Shqipëria e Re është një sistem politik ku ekziston demokracia brenda dhe jashtë partive, ku pushteti publik nuk privatizohet për interesa personale, ku vendimmarrja përfill dhe dëgjon zërin qytetar, ku qytetari është i lirë të shprehet, ku vota nuk jepet në shkëmbim të një vendi pune apo të parave, ku mediat qajnë hallet e qytetarëve dhe jo të pronarëve dhe pushtetarëve.

Ky artikulim i fundit është ndoshta më i rëndësishmi jo vetëm sepse përbën emëruesin e përbashkët të aspiratave të tjera por edhe sepse prezanton me forcë në skenën tonë politike një standart politik që ish zbehur prej kohësh.

Shqipëria e Re si një standart demokratik është kritika më e rëndë që i bëhet sistemit tonë politik ku pushteti dhe shteti privatizohen sipas oreksit të liderit. Ku liderët transformohen në të përjetëshëm dhe të domosdoshëm duke eleminuar garën politike, pluralizmin dhe demokracinë brenda partive.

Shqipëria e Re si një standart politik që insiston tek pjesmarrja e qytetarëve në vendimarrje, tek ruajtja e institucioneve dhe hapësirës publike nxjerr me forcë në pah sistemin aktual të qeverisjes ku merr pjesë vetëm shefi i madh. Madje ky shpesh nuk informon as ministrat dhe jo më qytetarët që i përçmon me pasion.

Përballë degradimit të qeverisjes aktuale protesta ofron një standart politik që jo vetëm ish harruar por që dukej edhe krejt i pamundur për shumicën e shqiptarëve.

Sistemi ynë politik dhe mediatik e kish normalizuar kaq thellë mungesën e alternativës politike, privatizimin e pushtetit publik për interesa private, saqë dukeshin utopike standarte demokratike minimale, siç janë vendimmarrja në funksion të interesit publik, ripërtëritja e skenës politike apo partitë politike publike dhe jo private.

Read more:Macroni ka të drejtë – e kemi humbur mirësjelljen

Debati bosh Rama-Berisha që dominonte ligjërimin tonë politik shërbente për normalizimin e degradimit të sistemit tonë politik sipas llogjikës se shqiptarët ishin të dënuar të zgjidhnin të keqen më të vogël. Dikush argumentonte se kjo e keqe ishte Berisha dhe dikush se ajo ishte Rama, a thua se kishim të bënin me dy opsione të ndryshme dhe jo me të njëjtin degradim të pushtetit politik.

Shumica e mediave, gazetarëve dhe analistëve që denonconin pafund berishizmin për privatizimin e pushtetit, korrupsionin dhe dhunimin e demokracisë brenda dhe jashtë PD-së injoronin tërësisht të njëjtat fenomene në rastin e Ramës që e ka kthyer Partinë Socialiste, ekzekutivin dhe parlamentin në zgjatime të kapriçove të tij personale.

Në të njëjtën mënyrë ata që denonconin pafund korrupsionin dhe autoritarizmin e Ramës nuk hezitonin të rrjeshtoheshin përkrah apo në mbrojtje të berishizmit. Për pasojë thirrjet e tyre në mbrojtje të votës së lirë apo kundër korrupsionit ramist binin në vesh të shurdhër, pasi shkriheshin brenda sfondit argumentues që shërbente thjesht për të mbajtur Berishën përjetësisht në krye të PD-së.

Në këto kushte mediat dhe analistët tanë kryesorë e kanë trajtuar përjetësimin e Ramës në krye të PS-së dhe të Berishës në krye të PD-së në rastin më të mirë si fatalitete të pashmangëshme politike dhe në rastin më të keq si domosdoshmëri demokratike.

Ata që rrjeshtoheshin me pushtetin deklaronin se Rama dhe qeverisja e tij, pavarësisht të metave, ishte standarti politik më i lartë që mund të ëndërronin shqiptarët. Ndërkohë që analistët e rrjeshtuar krah berishizimit argumentonin se Berisha ishte istikami i fundit demokratik përballë regjimit Rama. Ndaj shqiptarët ishn të dënuar të zgjidhnin të keqen më të vogël, por kurrësesi nuk mund të ëndërronin të mirën më të madhe.

Read more:Demokratët Evropianë për protestat kundër Ramës: Evropa duhet të qëndrojë krah të rinjve guximtarë

Protesta qytetare e rrëzoi standartin mjeran të së keqes më të vogël dhe krijoi një hapësirë politike ku shqiptarët mund të ëndërronin përsëri për një demokraci të vërtetë ku nuk ishin të dënuar të zgjidhnin përjetësisht mes Taulant Ballës dhe Flamur Nokës.

Me thirrjet e tyre “Shqipëria e Re” ringritën standartin e rrëzuar demokratik që demaskon privatizimin e partive politike, që denoncon privatizimin e pushtetit dhe kapjen e shtetit nga oligarkët, nga lideri dhe lakejtë e tij, në dëm të interesit publik. Qytetarët refuzuan reduktimin e qytetarit në rob të pushtetit apo të partive të privatizuara.

Protesta e ringriti standartin demokratik duke e trupëzuar dhe materializaur atë në praktikë. Në protestë dolën qytetarët e lirë, që nuk ishin robër të pushtetit apo të partive politike. Ndryshe nga partitë politike protesta në asnjë moment nuk u privatizua nga lidershipi i saj. Motivi i saj nuk ishte interesi privat por ai publik, mbrojtja e ambientit, e demokracisë, dhe e shtetit shqiptar nga kthetrat e autoritarizmit dhe korrupsionit në pushtet.

Në këtë mënyrë “Shqipëria e re” u transformua nga një aspiratë në një realitet që ofronte standartin e munguar në skenën tonë politike. Vetë protesta u kthye në standartin demokratik që propozonte.

Ajo u transformua në një dritare të Shqipërisë së Re që ajo aspironte dhe kërkonte si standart politik. Aty qytetarët morën pjesë me dinjitet, të lirë, pa frikë dhe në shërbim të interesit publik dhe jo të hallit të liderit. Standarti politik tashmë nuk ishte vetëm i domosdoshëm por edhe i mundëshëm.

Në fakt, nuk bëhet fjalë për një standart apo aspiratë politike tërësisht te re, por për një refren që rilind dhe artikulohet në mënyrë ciklike nga rinia shqiptare sa herë sistemi ynë politik degradon thellë.

Read more:Flamur Noka “kap” të infiltruarin e Veliajt në protestën kundër investimit në Zvërnec: Është një ndër zjarrfikësit e….

Koncepti i Shqipërisë së Re mund të gjurmohet që në luftrat tona për pavarësi nga Perandoria Osmane që mund të interpretohen si përpjekje për të krijuar një Shqipëri të Re, moderne, evropiane dhe të cliruar nga zgjedha osmane.

Në këtë kontekst mund të kuptohet edhe lindja e rrymës filozofike Neoshqiptarizma në fund të viteve 1920 nën udhëheqjen e Branko Merxhanit. Në thelb ishte një përpjekje për të krijuar një Shqipëri të Re, moderne dhe evropiane, të çliruar nga prapambetja, fanatizmi, përçarja dhe krahinorizmi osman.

Ndonëse Shqipëria u pavarësua me sukses aspirata e një Shqipërie të Re nuk u materializua plotësisht. Produkti polititk final i pavarësisë ishte monarkia Zogiste. Ndonëse me fasadë evropiane ajo ishte e mbarsur me një llogjikë qeverisëse po aq anti-demokratike, autoritariste dhe të personalizuar sa qeverisja osmane.

Ishte degradimi politik i zogizmit që krijoi hapësirën dhe kushtet për zhvillimin politik të komunizmit në Shqipëri, sidomos tek rinia, që premtonte një tjetër “Shqipëri të re” më demokratike, pa shtypje dhe shfrytëzim, pa mjerim dhe pabarazi, më moderne, më të zhvilluar dhe më të lirë.

E dimë tashmë se premtimi komunist i Shqipërisë së Re degradoi në regjimin dhe liderin politik më të errët që ka prodhuar vendi ynë, që e transformoi Shqipërinë në një burg të madh sidomos për rininë shqiptare dhe aspiratat e saj.

Read more:Illyrian Guard krijon rrjetin e parë me 100 vullnetarë për emergjencat, Lamallari: Model europian për mbrotjen civile, forcojmë kapacitetet në përballjen me zjarret

Nuk është çudi që kjo fundit u çua në protesta për të kërkuar një Shqipëri, tashmë si e gjithë Evropa. “E duam Shqipërinë si e gjithë Evropa” ishte thirrja e rradhës për një Shqipëri të re, ku artikuloheshin aspiratat demokratike, politike dhe ekonomike të koalicionit plural qytetar që rrëzoi komunizmin në fillim të viteve 1990.

Edhe kësaj rradhe premtimi i një Shqipërie të re eventualisht përfundoi në një sistem politik që gjithnjë e më shumë po i ngjan atij që rinia rrëzoi në vititn 1991. Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje.

Për pasojë sot përsëri buçet thirrja për një “Shqipëri të re”. Është një sirenë alarmi për degradimin e skenës sonë politike, një aspiratë për përmirësimin e demokracisë sonë, por edhe një standart që vazhdimisht përballet me degradimin e aspiratave tona politike.

Ndaj nuk është çudi që “Shqipëria e re” të transformohet në konceptin politik më të rëndësishëm, më përbashkues dhe më mobilizues që do të prodhojë protesta qytetare.

Shkruar nga Blendi Kajsiu enkas për Lapsi.al

Lexo edhe
Editoriale

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit – Ide

Editoriale

E respektoj Izraelin, por Labërinë e dua më shumë – Blog

Tags: #Ambienti #Burg #Demokracia #Edukim #Evropa #Lidershipi #Lindja #Mbrojtja

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Ortaku besprerë i Ron Yeffetit – Ide
  • E respektoj Izraelin, por Labërinë e dua më shumë – Blog
  • Insistimi tek krimi, arësyeja përse kryeminstri Rama duhet të dorëhiqet – Ide
  • Është krizë përfaqësimi jo informimi – Ide
  • Fabula e re e Edi Ramës: Shqiptarëve pasqyrën, për vete milionat – Ide
Nga të njëjtat tag-e
  • Më 15 shtator shqyrtimi i masës në Gjykatën e Lartë, Veliaj për EuReporter: Ende nuk e kam humbur shpresën
  • Aktivisti Bledar Meti: Nuk do të tërhiqemi, qëndrojmë në shesh! Do t’i japim fund regjimit të Ramës
  • “Në burg organizonim greva, na torturonin”, ish i burgosuri politik: Më thonë pse del në protestë, kuptojeni çfarë bën komunizmi
  • Kërkesë të re Kuvendit për imunitetin e Ballukut, i hapet rruga arrestimit? Ish-prokurori Beci: SPAK ka rënduar akuzën, janë mbledhur provat…
  • Gjyqtari i GJKKO paralajmëron: Rama nuk përjashtohet nga përgjegjësia penale për pagat. Prokuroria e Beratit ka nisur hetim për punonjësit e Thesarit
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Rama i zënë ngushtë”, Shpend Gashi: Tre muaj protestë rekord botëror. Tirana nesër do ziejë, qeveria të bjerë 11 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Rama shpërthen ndaj Gjykatës Administrative: Hapi dyert e Thesarit për rrogat e veta pa kaluar nga Parlameni 11 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Blindohen dyert e Kryeministrisë/ Gazetari Stafa: Protestues para godinës së qeverisë, disa e kanë rrethuar. Bllokohet dhe rruga tek Unaza 10 lexime · 15 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Kryeministri Rama nxiti konflikt mes pushteteve”/ Ish-prokurori Beci për pagat e magjistratëve: Qeveria konsumoi vepra penale të moszbatimit të vendimit të gjykatës 9 lexime · 18 orë më parë
  5. 05
    Politikë Rama shpërthen ndaj Gjykatës Administrative: Hapi dyert e Thesarit për rrogat e veta pa kaluar nga Parlamenti 8 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Përplasja për pagat/ “Mbreti thotë, silluni mirë, paratë i kam unë” – Gjyqtari i GJKKO i përgjigjet Ramës: Shantazh politik, tenton të kontrollojë drejtësinë 8 lexime · 18 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Edhe sa vila e pasuri të tjera duhet të zbulohen”/ Bardhi publikon videon: Tani që ra alibia e Ramës, pse SPAK nuk sjell në Kuvend kërkesën për arrestimin e Ballukut? 8 lexime · 20 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Editoriale

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit – Ide

Dalja në plan të parë e një biznesmeni kontrovers si Ron Yeffet (ky është emri i përdorur më…

• 4 ditë më parë • 6 min lexim
Editoriale

E respektoj Izraelin, por Labërinë e dua më shumë – Blog

Prej disa kohësh flitet për krijimin në Vlorë të një muzeu kushtuar historisë së hebrenjve. Në vetvete, lajmi…

• 5 ditë më parë • 9 min lexim
Editoriale

Insistimi tek krimi, arësyeja përse kryeminstri Rama duhet të dorëhiqet – Ide

Një nga arritjet e mëdha të protestës është se nxorri në pah se projekti që po zhvillohej në…

• 6 ditë më parë • 9 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by