Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Trafikuan 8.1 tonë drogë, dorëzohet në polici Nazmi Shahini! Pjesë e grupit të vëllezërve Hoxhosmani e bosit të ‘Cincos’
Kronikë

Trafikuan 8.1 tonë drogë, dorëzohet në polici Nazmi Shahini! Pjesë e grupit të vëllezërve Hoxhosmani e bosit të ‘Cincos’

• 28 Korrik, 2026 • 3 min lexim • 👁 12
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Vetëdorëzohet në polici Nazmi Shahini, i njohur edhe me mbiemrin Drazhi, i kërkuar nga SPAK si pjesë e një grupi kriminal për trafik ndërkombëtar droge dhe grup të strukturuar kriminal. Vënia e tij në pranga u bë pasi ndaj Nazmi Shahini alias Drazhi, Gykata e Posaçme ka caktuar në mungesë masën e sigurisë arres në burg. Sipas SPAK, grupi ku ai bënte pjesë ka vepruar gjatë viteve 2020-2021 dhe ka trafikuar në total 8.1 ton drogë, si kokainë e kanabis. Droga transportohej nga Brazili, Ekuadori, Kolumbia, Spanja dhe Maroku drejt Italisë, Belgjikës, Holandës, Spanjës dhe shteteve të tjera evropiane.

SPAK dërgoi për gjykim grupin e sofistikuar të krimit të organizuar, ku bënte pjesë Nazmi Shahini (Drazhi) më 8 korrik të këtij viti. Ata dyshohet se trafikuan kokainë nga Amerika Latine, drejt vendeve të BE-së dhe Britanisë së Madhe në vitet 2020-2021. Një vit më parë, SPAK nxori masat e sigurisë për 15 emra të njohur pjesë e trafikut. Pjesë e grupit ishn Artur Hoxhosmani, Genti Nderjaku (i njohur edhe si Kili apo Ekil Nderjaku, Devid Patrut (i njohur edhe me 3 emra të tjerë), Ermir Ndreaj dhe Erion Alibej për SPAK ishin drejtuesit dhe financuesit e trafikut të drogës, ndërsa pjesëmarrës në grup ishin Klevis Hoxhosmani, Ramazan Rraja, Plaurent Dervishaj, Amar (alias Dritan) Shkëmbi, Amer (alias Ilir) Lloshi, Bashkim Haxhija, Julian Meçaj, Bledar Polovina dhe Endrit Sinani.

Read more:Trafiku i mbi 8 tonëve drogë nga Amerika Latina drejt Europës, SPAK dërgon për gjykim 15 të pandehurit, mes tyre vëllezërit Hoxhosmani e bosi i ‘Cincos’

Të gjithë së bashku, edhe me bashkëpunëtorë të tjerë ende të paidentifikuar, sipas SPAK, kanë koordinuar aktivitete të ndryshme kriminale edhe përmes komunikimeve në platformën e enkriptuar “SkyECC”, të cilat janë në dispozicion të drejtësisë, të siguruara nga autoritetet franceze. Gjithsej 8126 kg drogë që SPAK ka vërtetuar se është trafikuar nga rrjeti është sjellë në Evropë nga vende si Brazili, Ekuadori apo Kolumbia kur bëhet fjalë për kokainën, ndërsa kanabisi e hashashi nga Spanja. E gjithë sasia është shitur në vendet e Bashkimit Evropian.

Read more:Trafikuan 900 kilogramë drogëra drejt Finlandës, SPAK dërgon për gjykim 11 shqiptarët, mes tyre dhe drejtuesit e 4 grupeve kriminale (EMRAT)

Korrikun e vitit 2025, SPAK arrestoi vëllezërit biznesmenë Artur dhe Klevis Hoxhosmani, biznesmenin e “Cinco Cavalli” Ermir Ndreaj, Ilir Lloshajn dhe një dyshe që më herët kishin qenë rivalë, por në këtë dosje, dalin bashkëpunëtore; i penduari i drejtësisë Erion Alibej dhe ish-kreu i bandës së Durrësit, Plaurent Dervishaj, të cilëve iu komunikua masa në qelitë e paraburgimit. Gjatë kontrolleve në shtëpinë e Artur Hoxhosmanit u gjetën 3 pistoleta pa leje, ndërsa më vonë në burg atij iu gjet një Iphone 17. Grupit i janë sekuestruar sasi të mëdha parash, makina luksoze, një skaf prodhim i vitit 2025, bizhuteri, llogari bankare etj.

Read more:Pjesë e grupit të Ergys Dashit dhe Ervin Matës, Apeli i Posaçëm lë në qeli Eralbi Breçanin! Akuzohet për trafikimin e 446 kilogramëve kokainë

——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Lexo edhe
Kronikë

Në kërkim për vrasje, zhduket Inez Hajrulla? Mediat: U rrëmbye, familja ende pa denoncim

Kronikë

Kushtetuesja pranon pjesërisht kërkesën e Berishës, i kërkon Gjykatës së Lartë të rishqyrtojë masën ‘detyrim paraqitje’

Tags: #Aktivitete #Amerika #Amerika latine #Artur Hoxhosmani #Bashkim Haxhija #bizhuteri #bledar polovina #Nazmi Shahini #spak

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Në kërkim për vrasje, zhduket Inez Hajrulla? Mediat: U rrëmbye, familja ende pa denoncim
  • Kushtetuesja pranon pjesërisht kërkesën e Berishës, i kërkon Gjykatës së Lartë të rishqyrtojë masën ‘detyrim paraqitje’
  • Dështon protesta kombëtare e Berishës, as 20 mbështetës nuk i përgjigjen thirrjes! Paradite, demokratët e flamingot sulme me vezë e gurë policisë, 8 të shoqëruar (PAMJET ME DRON)
  • Zbardhet vrasja e Renis Dobrës! Autorët e nxorën me forcë nga makina, e rrëmbyen dhe ekzekutuan! SPAK çon për gjykim 3 vëllezërit Bushgjokaj dhe Petrit Çakrajn
  • Protestuesit e goditën me vezë, Bledi Mane: Porosi e Qorit e Shehajt! Qëndrova se s’kam mëkate publike! S’do të bëj kallëzim
Nga të njëjtat tag-e
  • Në kërkim për vrasje, zhduket Inez Hajrulla? Mediat: U rrëmbye, familja ende pa denoncim
  • Zbardhet vrasja e Renis Dobrës! Autorët e nxorën me forcë nga makina, e rrëmbyen dhe ekzekutuan! SPAK çon për gjykim 3 vëllezërit Bushgjokaj dhe Petrit Çakrajn
  • Me urdhër të SPAK, administratori i inceneratorit të Elbasanit arrestohet në flagrancë për korrupsion! I mori 400 mijë lekë të reja një kompanie, burime: Paratë i dha BKH
  • Audiopërgjimet e Ahmetajt për trafik armësh, SPAK kontroll te biznesmeni izraelit Ron Yeffet dhe te Kayo, sekuestron dokumente te Ministria e Mbrojtjes
  • “SPAK të merret me strukturat e shtetit që janë shkrirë me krimin”/ Korreshi: Opozita duhet të dalë me vendime drastike, ngujim në Parlament ose grevë urie
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Në kërkim për vrasje, zhduket Inez Hajrulla? Mediat: U rrëmbye, familja ende pa denoncim 9 lexime · 17 orë më parë
  2. 02
    Sociale Spahiu me prindërit e fëmijëve me spektër të autizmit: Vijojmë punën për shërbime më të mira! Mbështetje edhe për familjet (VIDEO) 8 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Protesta e 133/ “Shqipëria po bën revolucion”, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës, kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe kabinetit qeveritar 6 lexime · 16 orë më parë
  4. 04
    Ekonomi Pensionistët paguajnë, por kontributet s’u kthehen/ Qeveria mendon t’u rikthejë paratë, rillogaritje pensioni ose pagesë shtesë 3 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Editoriale Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi – Ide 3 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Ekonomi Inflacioni pritet të rritet, Sejko: Kanë ndikuar tensionet gjeopolitike, shtrenjtim i çmimeve në 6 muajt e ardhshëm 2 lexime · 16 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Bardhi si zjarrfikës, Berisha si komandant…”/ Kuvendi miratoi Territorialen, protestuesi: Janë të gjithë bashkë me Ramën! Opozita duhet të ishte në grevë 1 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Në kërkim për vrasje, zhduket Inez Hajrulla? Mediat: U rrëmbye, familja ende pa denoncim

Prej orësh, në media qarkullojnë lajme se Inez Hajrulla, një prej personazheve më të kërkuara nga drejtësia shqiptare,…

• 17 orë më parë • 1 min lexim
Kronikë

Kushtetuesja pranon pjesërisht kërkesën e Berishës, i kërkon Gjykatës së Lartë të rishqyrtojë masën ‘detyrim paraqitje’

Gjykata Kushtetuese ka kthyer për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë kërkesën e Sali Berishës lidhur me masën e…

• 2 ditë më parë • 1 min lexim
Kronikë

Dështon protesta kombëtare e Berishës, as 20 mbështetës nuk i përgjigjen thirrjes! Paradite, demokratët e flamingot sulme me vezë e gurë policisë, 8 të shoqëruar (PAMJET ME DRON)

Pasi nuk arriti të mbledhë më shumë se 100 mbështetës në protestën e paradites kundër reformës territoriale, Partia…

• 3 ditë më parë • 21 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by