Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Maturantët nisin garën për universitetet, 21,700 janë regjistruar në portal, mbi 10 mijë kanë bërë zgjedhjen e parë, Xhelaj tregon në Report TV degët më të preferuara
Sociale

Maturantët nisin garën për universitetet, 21,700 janë regjistruar në portal, mbi 10 mijë kanë bërë zgjedhjen e parë, Xhelaj tregon në Report TV degët më të preferuara

• 28 Korrik, 2026 • 3 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Mbi 10.400 maturantë kanë plotësuar formularin e aplikimit për universitet vetëm një ditë pas hapjes së portalit UAlbania. Sipas Drejtorit të Rrjetit Akademik Shqiptar, Arjan Xhelaj, në portal janë regjistruar 21.700 maturantë, ndërsa pritshmëria është që pjesa më e madhe e tyre të aplikojë në raundin e parë.

“Aktualisht ne jemi në 24 orëshin e parë dhe ka një ecuri të mirë. Po afrohemi tek 50%. Dëshirën për të vijuar studimet në këtë raund të parë e kanë shprehur 21,700 maturantë që kanë bërë regjistrimin në portal. Mbi 10,400 maturantë e kanë plotësuar formularin aty. Portali u hap dje në orën 10 në e-albania dhe deri tani kemi një trend në rritje të maturantëve që duan të kryejnë studimet në universitetet publike shqiptare. Pritshmëritë tona janë që këta 21.700 do të regjistrohen. Nga të gjithë maturantët që regjistrohen në raundin e parë mbi 95% aplikojnë”, tha Xhelaj në një intervistë për emisionin “Sot Live në Shqipëri” në Report TV

Edhe këtë vit, mjekësia vijon të jetë ndër zgjedhjet kryesore të maturantëve. Xhelaj tha se, krahas mjekësisë së përgjithshme, më shumë preferohen edhe stomatologjia, infermieria dhe fizioterapia, ndërsa në listën e degëve më të kërkuara janë edhe inxhinieria, teknologjia e informacionit, ekonomiku, juridiku, bujqësia dhe mësuesia.

Read more:Nga 27 korriku, maturantët zgjedhin 10 degët e preferuara! Për herë të parë fatura e aplikimit do të ngarkohet online

Ai u kërkoi maturantëve të mos kufizohen vetëm te një ose dy programe studimi, por të përdorin të gjitha 10 preferencat që lejon sistemi, pasi degët si mjekësia, stomatologjia dhe arkitektura kanë kuota të kufizuara.

“Maturantët të hedhin 10 preferenca qoftë edhe degë që nuk i rendisin në vendet e para, që nëse nuk fitojnë në degët e dëshiruara për shkak të rezultateve mund të zgjedhin një program tjetër. Në varësi të programit mund të përzgjedhin degë të ngjashme që në cikjlin e dytë mastër të vijojnë në atë program. I këshilloj maturantët që të shfrytëzojnë në maksimum të drejtën e tyre për të aplikuar” tha ai.”, u shpreh ai.

Read more:Kanye West dhe tre dështime të qeverisë shqiptare para tij – Blog

Xhelaj ndaloi edhe te një nga gabimet që, sipas tij, duhet shmangur gjatë aplikimit. Ai sqaroi se preferencat mund të ndryshohen vetëm deri në momentin e konfirmimit të formularit.

“Këtu duhet të bëjnë kujdes . Edhe nëse plotësojnë formularin dhe hedhin vetëm një degë, duhet të mos konfirmojnë se konfirmimi bëhet në fund kur ke hedhur të gjitha preferencat. Portali i kërkon të konfirmojë aplikimin duke futur kodin unik. Nëse bëhet kjo nuk ka më kthim mbrapa se të dhënat hidhen në databazë dhe u shpërndahen universiteteve. Në 1 gusht mbyllet aplikimi dhe në 3-4 shkarkohen të dhënat dhe brenda datës 6-7 dalin listat.”, tha ai.

Read more:Risia te italishtja, për herë të parë diplomë e dyfishtë! Studentët 2 vite në Shqipëri, i treti në Itali

Aplikimet për raundin e parë do të qëndrojnë të hapura deri më 1 gusht. Pas mbylljes së tyre do të përpunohen të dhënat, ndërsa më pas do të publikohen listat e fituesve dhe do të nisë procesi i regjistrimeve.

Lexo edhe
Sociale

Pogradec, për herë të parë një hapësirë e posaçme për takimet e fëmijëve me prindërit e divorcuar

Sociale

Shqipëria arrin objektivat europiane për kontrollin e hepatitit B, OBSH i dorëzon certifikatën Spahiut gjatë takimit me drejtuesin e ri

Tags: #Arjan Xhelaj #Arkitektura #Bujqësia #E-albania #jetë #Juridiku #Kryesore #maturantet #universitete

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Pogradec, për herë të parë një hapësirë e posaçme për takimet e fëmijëve me prindërit e divorcuar
  • Shqipëria arrin objektivat europiane për kontrollin e hepatitit B, OBSH i dorëzon certifikatën Spahiut gjatë takimit me drejtuesin e ri
  • Tre aktet nënligjore për Turizmin ende pa miratuar, Kuvendi i lë 10 ditë kohë Ministrisë: Arsyetoni shkaqet, na jepni afatet e reja
  • Dyfishohen pagesat për 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe, nga tetori nis shlyerja e kontributeve për 14 mijë kujdestarë
  • Luhatjet e motit vijojnë edhe të martën… kthjellimet e vranësirat shoqërohen me reshje shiu (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Arresti për Vlora Hysenin/ Karanxha: SHISH ka bashkëpunuar edhe me organet e vettingut, me shkresat e tyre janë shkarkuar gjyqtarë e prokurorë! Kthupi: Rama të ndajë shapin nga sheqeri!
  • Zjarr masiv në Gjirin e Lalëzit, flakët pranë banesave dhe hoteleve! Neutralizihet vatra pranë Parkut Arkeologjik të Apolonisë
  • Arresti për Vlora Hysenin/ Karanxha: SHISH ka bashkëpunuar edhe me organet e vettingut, me shkresat e tyre janë shkarkuar gjyqtarë e prokurorë! Kthupi: Rama të ndajë shapin nga sheqeri!
  • Humbi kontrollin e motorit, ndërron jetë 50-vjeçari në Lezhë (EMRI)
  • Fier/ Zjarr në kodrat e Pojanit pranë Parkut Arkeologjik të Apolonisë, nis ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Masa e GJKKO për kreun e SHISH, reagon deputetja Koçeku: Në Kosovë e emëroi Thaçi, e shkarkoi Kurti! E vendosi Rama, e arrestoi SPAK-u! 23 lexime · 17 orë më parë
  2. 02
    Kronikë Spahiu: Përplasja e Gjyqësorit me Qeverinë për pagat, një debat mediatik artificial 11 lexime · 19 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Makina përplas këmbësoren në aksin Elbasan-Peqin, humb jetën 65-vjeçarja (VIDEO) 10 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë SKEDA/ Si u emërua Vlora Hyseni në krye të SHISH në 2023-shin mes kontestimeve të opozitës, nga shkarkimi në Kosovë te propozimi i Ramës 10 lexime · 17 orë më parë
  5. 05
    Politikë ‘Rama ka idhull El Chapon’/ Ahmetaj: Motoja e tij, ‘një m… të madh do ta mbulojmë me një tjetër më të madh’ 8 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Albania Files”, një akuzë që mund të rrëzonte çdo qeveri”/ Këlliçi në takimin Shqipëri-BE: Shqipëria po privatizohet nga miqtë e Ramës, si Ron Yefet 7 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë ‘Nuk kanë guxim të prekin Ballukun’/ Ahmetaj: Do ta sjellin imunitetin kur t’i duhet Ramës për te Marta Kos 6 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Pogradec, për herë të parë një hapësirë e posaçme për takimet e fëmijëve me prindërit e divorcuar

Një ambient i posaçëm dhe miqësor për fëmijët është inauguruar pranë Zyrës Përmbarimore Pogradec, ku do të zhvillohen…

• 11 orë më parë • 3 min lexim
Sociale

Shqipëria arrin objektivat europiane për kontrollin e hepatitit B, OBSH i dorëzon certifikatën Spahiut gjatë takimit me drejtuesin e ri

Shqipëria ka marrë certifikatën që konfirmon arritjen e objektivave europiane për kontrollin e hepatitit B përmes imunizimit. Dokumenti…

• 11 orë më parë • 2 min lexim
Sociale

Tre aktet nënligjore për Turizmin ende pa miratuar, Kuvendi i lë 10 ditë kohë Ministrisë: Arsyetoni shkaqet, na jepni afatet e reja

Kontrolli parlamentar mbi zbatimin e ligjit të turizmit ka nxjerrë në dritë vonesa të konsiderueshme administrative. Nga 14…

• 11 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by