Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Rregullorja e re e GJKKO, avokati Ndreca: Tejkalon kompetencat, gjyqtari është zot i seancës! Siguria vendoset pa cenuar të drejtat e liritë
Kronikë

Rregullorja e re e GJKKO, avokati Ndreca: Tejkalon kompetencat, gjyqtari është zot i seancës! Siguria vendoset pa cenuar të drejtat e liritë

• 6 Gusht, 2026 • 4 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Rregullorja e re e GJKKO-së që paraqet një sërë kufizimesh për mediat dhe avokatët duke penguar ushtrimin e profesionit të secilës palë brenda sallës së gjyqit, është ndërhyrje e hapur e gjykatës te roli i gjyqtarit, thotë avokati Plarent Ndreca për Report Tv.

Në sallën e gjyqit është vetëm gjyqtari ai që menaxhon marrëdhënien me këto palë, shton Ndreca. Në çdo rast, vëren ai, rregullorja bën inkompetente GJKKO-në, por edhe cenon të drejtat e medias dhe avokatit.

Read more:Rregullorja e re e GJKKO-së, kufizime dhe për avokatët! Kreu i Dhomës së Avokatisë Haxhia, i revoltuar: Hartuar pa transparencë e bazë ligjore, do propozoj bojkot

“Kjo është ndërhyrje e hapur e funksionit administrativ të gjykatës te funksioni i dhënies drejtësi. Marrëdhënia që ka gjyqtari në seancë gjyqësore me mediat është marrëdhënie që rregullohet vetëm me Kodin e Procedurës Penale dhe Kushtetutën. Askush s’mund të ndërhyjë veç gjyqtarit të çështjes, trupës gjyqësore, as vetë institucioni i gjykatës s’mund të ndërhyjë dhe t’i tregojë si duhet ta menaxhojë. Është zot vetëm gjyqtari. Është ndërhyrje e pastër në funksionimin e lirë dhe të pavarur të avokatit duke i vendosur policin te dera apo ndërhyrja më e rëndë që i është bërë medias për të mos përdorur mjetet e punës ndërkohë që media ka rol publik në përçimin e informacionit. Kjo rregullore ka disa aspekte që e bëjnë inkompetent organin që e ka nxjerrë, por edhe sikur të ishtë kompetente, cenon të drejtat”, tha Ndreca.

Kriteri i sigurisë në gjykata nuk është i parëndësishëm, por kurrsesi s’mund të përdoret për kufizim të lirive dhe të drejtave, vijon avokati. Siguria mund të vendoset pa kapërcyer në shkelje të të drejtave dhe duke lënë hapësirat e nevojshme për aksesin në drejtësi.

Read more:PD kërkon anulimin e tenderit 15 milionë euro për blerjen e avionëve për shuarjen e zjarreve/ Vangjeli: Kompania fituese e përfshirë në skandale në Spanjë. SPAK të hetojë

“Siguria në gjykata nuk vihet në diskutim që çdo institucion duhet të marrë masa për të siguruar personat, por pa cenuar lirinë dhe të drejtat. Liritë dhe të drejtat e përcaktuara me Kushtetutë mund të kufizohen vetëm me ligj dhe kur ka interes publik. Kjo është rregullore që s’e ka aftësinë juridike të cenojë të drejtat e vendosura nga Kushtetuta. Kjo rregullore e sheh sigurinë si instrument për të kapërcyer të drejtat themelore. Ti mund të vendosësh elementë sigurie pa cenuar të drejtën e mediave për të filmuar seancën. Mund të marrësh masa sigurie pa cenuar qytetarët të hyjnë në gjykatë. Media ka rol të trefishtë, përçues, vë kontrollin demokratik të gjykimit dhe drejtësisë dhe e treta, jep opinionet dhe gjykimet e veta mbi çfarë ndodh dhe si bëhet drejtësia”, tha avokati.

Ndreca shpreh shqetësim për mohimin e seancave publike nga GJKKO.

Read more:U gjobit 50 mijë lekë për shkak të mungesës, reagon Plarent Ndreca: GJKKO imponoi njëanshmërisht ritmin, u cenua e drejta për mbrojtje të pavarur

“Është shumë shqetësuese. Parimi kushtetues që seanca është publike, është parimi që seanca jetëzohet nga mediat”, u shpreh ai.

Një ditë më parë, avokati Ndreca i drejtoi një memorandum Dhomës së Avokatisë ku i kërkoi të shprehte qëndrim publik për antikushtetueshmërinë e rregullores, t’i kërkonte Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe GJKKO ndryshim të menjëhershëm të dispozitave, të ushtronte të drejtën e ngritjes së padisë administrative nëse nuk ka reagim dhe një tavolinë të përbashkët me KLGJ, Gjykatën e Lartë dhe mediat.

Read more:“Thirrjet e qytetarëve për arrestimin e Ballukut, SPAK…”/ Agim Baçi: Rama po tenton të zbehë protestën! Qëndrimi i Berishës? Po bën sikur s’e dëgjon thelbin e revoltës

“Ka një ngërç dhe duket sikur GJKKO do të bëjë gjyqe të mbyllura kur Kushtetuta imponon tjetër qëndrim”, përmbylli Ndreca.

Lexo edhe
Kronikë

Hetimet për Agasin/ Arrest shtëpie dhe pezullim nga detyra për kreun e SHISH, Vlora Hyseni në konferencë jashtë vendit! 2 në pranga, kontrolle te Proda dhe vilat e ‘Visit të Pojës’! SPAK zbardh akuzat

Kronikë

Ankimuan masën e sigurisë, Apeli i Posaçëm lë në qeli Agasin dhe Shpatarakun

Tags: #Dera #GJKKO #Gjykata #Institucion #klgj #Kushtetuta #media #Plarent Ndreca #rregullorja e GJKKO

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Hetimet për Agasin/ Arrest shtëpie dhe pezullim nga detyra për kreun e SHISH, Vlora Hyseni në konferencë jashtë vendit! 2 në pranga, kontrolle te Proda dhe vilat e ‘Visit të Pojës’! SPAK zbardh akuzat
  • Ankimuan masën e sigurisë, Apeli i Posaçëm lë në qeli Agasin dhe Shpatarakun
  • Monitorim me dronë, radarë dhe makina inteligjente në Dibër, 4 shoferë në pranga! Mbi 2500 gjoba në 21 ditë, parakalimet e gabuara kryesojnë shkeljet (VIDEO)
  • Dhërmi/ Gomonia pëson avari, Policia Kufitare shpëton 5 persona që rrezikonin mbytjen (VIDEO)
  • SKEDA/ Si u emërua Vlora Hyseni në krye të SHISH në 2023-shin mes kontestimeve të opozitës, nga shkarkimi në Kosovë te propozimi i Ramës
Nga të njëjtat tag-e
  • Hetimet për Agasin/ Arrest shtëpie dhe pezullim nga detyra për kreun e SHISH, Vlora Hyseni në konferencë jashtë vendit! 2 në pranga, kontrolle te Proda dhe vilat e ‘Visit të Pojës’! SPAK zbardh akuzat
  • “I kërkoj Ramës dorëheqjen e menjëhershme”/ Berisha: Shefja e SHISH bashkëpunëtore në krim, sekretet e shërbimit ua ka dhënë kriminelëve
  • Ankimuan masën e sigurisë, Apeli i Posaçëm lë në qeli Agasin dhe Shpatarakun
  • Debate në Komision pas masës ndaj Vlora Hysenit/ Fatmir Xhafaj: Institucionet bëjnë detyrën e tyre! Ajo që po shohim sot është diçka që ndodh në botën normale
  • Masa e SPAK për Vlora Hysenin/ “Garanci të plotë për reformimin e shërbimit inteligjent shqiptar”, çfarë thoshte Rama për emërimin e kreut të SHISH në vitin 2023
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Masa e GJKKO për kreun e SHISH, reagon deputetja Koçeku: Në Kosovë e emëroi Thaçi, e shkarkoi Kurti! E vendosi Rama, e arrestoi SPAK-u! 17 lexime · 4 orë më parë
  2. 02
    Kronikë Spahiu: Përplasja e Gjyqësorit me Qeverinë për pagat, një debat mediatik artificial 11 lexime · 6 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Makina përplas këmbësoren në aksin Elbasan-Peqin, humb jetën 65-vjeçarja (VIDEO) 10 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Kanadaja shtet i asociuar në BE, ne në SHBA”/ Ilir Xhamalaj thirrje Ramës: Dëgjo popullin dhe jep dorëheqjen! Të enjten sa më shumë para Kuvendit 8 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë SKEDA/ Si u emërua Vlora Hyseni në krye të SHISH në 2023-shin mes kontestimeve të opozitës, nga shkarkimi në Kosovë te propozimi i Ramës 8 lexime · 4 orë më parë
  6. 06
    Politikë ‘Rama ka idhull El Chapon’/ Ahmetaj: Motoja e tij, ‘një m… të madh do ta mbulojmë me një tjetër më të madh’ 8 lexime · 16 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Albania Files”, një akuzë që mund të rrëzonte çdo qeveri”/ Këlliçi në takimin Shqipëri-BE: Shqipëria po privatizohet nga miqtë e Ramës, si Ron Yefet 7 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Hetimet për Agasin/ Arrest shtëpie dhe pezullim nga detyra për kreun e SHISH, Vlora Hyseni në konferencë jashtë vendit! 2 në pranga, kontrolle te Proda dhe vilat e ‘Visit të Pojës’! SPAK zbardh akuzat

TIRANË– Mund të rezultojë si një prej skandaleve më të rënda në çështjet e sigurisë kombëtare, një hetim…

• 4 minuta më parë • 12 min lexim
Kronikë

Ankimuan masën e sigurisë, Apeli i Posaçëm lë në qeli Agasin dhe Shpatarakun

Në mesin e provave të reja që dalin kundër këtij deri në përfshirjen e kreut të SHISH, Ergys…

• 34 minuta më parë • 2 min lexim
Kronikë

Monitorim me dronë, radarë dhe makina inteligjente në Dibër, 4 shoferë në pranga! Mbi 2500 gjoba në 21 ditë, parakalimet e gabuara kryesojnë shkeljet (VIDEO)

Katër drejtues mjetesh kanë përfunduar në pranga në qarkun e Dibrës gjatë 21 ditëve të para të shtatorit,…

• 1 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by