Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “270 tubime nga shqiptarët jashtë”/ Organizatore e protestave në Diasporë, Paola Kola: Objektiv final i revoltës popullore, dorëheqja e Ramës. Më 14-16 gusht do të jemi në shesh
Politikë

“270 tubime nga shqiptarët jashtë”/ Organizatore e protestave në Diasporë, Paola Kola: Objektiv final i revoltës popullore, dorëheqja e Ramës. Më 14-16 gusht do të jemi në shesh

• 7 Gusht, 2026 • 3 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Aktivistja e protestave të diasporës, Paola Kola, ka deklaruar në një komunikim për News24 se lëvizjet e fundit qytetare janë rezultat i një pakënaqësie të akumuluar prej 35 vitesh ndaj asaj që ajo e cilëson si “demokraci fiktive”. Sipas Kolës, ngjarjet në Zvërnec ishin momenti që “mbushi kupën” dhe i shtynë qytetarët të ngrinin pyetje mbi sigurinë, funksionimin e institucioneve dhe lirinë e medias. Ajo tha se deri më tani nga diaspora shqiptare janë mbajtur 270 protesta, ndërsa shtoi se do t’i bashkohen tubimit në shesh më 14-16 gusht. Aktivistja tha se Gjermania ngelet një nga shtetet ku shqiptarët protestojnë më shumë.

“Kjo ngritje masive e popullit shqiptar ishte në kuadër të një mllefi 35-vjeçar, të një demokracie fiktive. Ajo që ndodhi në Zvërnec ishte pika që derdhi gotën”, u shpreh ajo. Duke folur për protestat e diasporës, Kola tha se ato ishin një shenjë solidariteti me qytetarët brenda vendit dhe se organizimi u bë përmes nismave qytetare nga të rinj.

Read more:LIVE- “Më 14, 15 dhe 16 Diaspora na bashkohet në shesh”/ Aktivistja Sidorela Vatnikaj: Protesta në Europë e SHBA, kudo ku janë shqiptarët. Të vendosur deri në largimin e Ramës

“Ka qenë pjesëmarrje masive. Koordinimi ka qenë i thjeshtë, i bërë nga vajza dhe djem të rinj. Ishin nisma qytetare, njerëzit gjetën njëri-tjetrin. Ne ishim mbështetje për ta”, deklaroi ajo. Aktivistja tha se emigrimi i shqiptarëve nuk ka qenë gjithmonë një zgjedhje, por shpesh një detyrim për shkak të mungesës së meritokracisë dhe mundësive të barabarta. “Shqiptarët që janë larguar nga Shqipëria, kanë qenë më shumë si dëbim sesa si dëshirë. Nuk jemi larguar si qytetarët e shteteve të tjera, por sepse këtu nuk ka meritokraci”, tha Kola.

Ajo pretendoi gjithashtu se po shfaqen shenja të një krize politike për Partinë Socialiste, duke përmendur largime nga strukturat, reagime të disa bashkive të majta dhe vëmendjen e mediave ndërkombëtare. “Po tunden themelet e PS. Kemi pasur mbështetjen e Parlamentit Europian dhe jehonë nga mediat e huaja. Këto nuk janë arritje të vogla”, u shpreh ajo.

Read more:‘Territorialja’/ Këshillat bashkiakë të Këlcyrës e Klosit i thonë ‘jo’ shkrirjes së bashkive! Protestë edhe në Fushë-Arrëz dhe Divjakë

Sipas Kolës, qëllimi kryesor i protestave është demokratizimi i vendit, forcimi i institucioneve të pavarura dhe një sistem drejtësie që funksionon pa ndikime politike. “Dorëheqja e kryeministrit është finalizimi i kësaj proteste. Duhet të zhbëhet ky sistem që e ka lënë vendin në këtë gjendje”, deklaroi ajo. Aktivistja foli edhe për pretendimet e saj për tentativa intimidimi ndaj organizatorëve të protestave në diasporë. Ajo tha se publikimi i të dhënave personale të disa aktivistëve nga një portal ishte i papranueshëm dhe se çështja do të ndiqet në rrugë ligjore.

Read more:“Agasi kryemafiozi i Shqipërisë. Fluturime në hapësirën e NATO-s e vende të BE”/ U arrestua në Francë, Berisha: Ermal Beqiri përvetësoi 200 mln euro nga AKSHI, bashkëpunëtorë të Ramës

“Nuk intimidohemi. Ka ardhur momenti që këto shkelje t’i shqyrtojmë në rrugë ligjore. Nuk kam asnjë frikë, jam e pastër në çdo gjë”, përfundoi Paola Kola.

Lexo edhe
Politikë

“Bardhi si zjarrfikës, Berisha si komandant…”/ Kuvendi miratoi Territorialen, protestuesi: Janë të gjithë bashkë me Ramën! Opozita duhet të ishte në grevë

Politikë

“Dorëheqje”/ Protestuesit me thirrje të forta përpara Kuvendit

Tags: #Detyrim #Diaspora #Gjermania #Kola #Komunikim #Mediat #Nisma #Protesta

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Bardhi si zjarrfikës, Berisha si komandant…”/ Kuvendi miratoi Territorialen, protestuesi: Janë të gjithë bashkë me Ramën! Opozita duhet të ishte në grevë
  • “Dorëheqje”/ Protestuesit me thirrje të forta përpara Kuvendit
  • “Rama po shkatërron Shqipërinë”, aktivisti Lika: Nesër të gjithë në protestë, ta shkërrmoqim regjimin
  • “Protestojmë për të ardhmen dhe jo për parti”, Lush Susaj: Universiteti të kryejë funksionin e tij, mesazhi për studentët
  • “Dorëheqje”, protestuesit vazhdojnë marshin drejt Kryeministrisë
Nga të njëjtat tag-e
  • Pensionistët paguajnë, por kontributet s’u kthehen/ Qeveria mendon t’u rikthejë paratë, rillogaritje pensioni ose pagesë shtesë
  • Kushtetuesja pranon pjesërisht kërkesën e Berishës, i kërkon Gjykatës së Lartë të rishqyrtojë masën ‘detyrim paraqitje’
  • “Rama po shkatërron Shqipërinë”, aktivisti Lika: Nesër të gjithë në protestë, ta shkërrmoqim regjimin
  • Guvernatori pa imunitet të ri, nisma e socialistëve lë jashtë mbrojtjen nga arrestimi të drejtuesve të Bankës
  • “Protestojmë për të ardhmen dhe jo për parti”, Lush Susaj: Universiteti të kryejë funksionin e tij, mesazhi për studentët
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Ekonomi Buxheti 2027 arrin në 10 miliardë euro, dyfishim i bonusit të pensioneve dhe pagesë mujore për bebet 9 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Sociale Spahiu me prindërit e fëmijëve me spektër të autizmit: Vijojmë punën për shërbime më të mira! Mbështetje edhe për familjet (VIDEO) 6 lexime · 20 orë më parë
  3. 03
    Sociale Nëna me foshnjën 3-muajshe nuk do të rikthehet më në burg, GJKKO shtyn ekzekutimin e dënimit! Avokati ‘shkel’ bojkotin (VIDEO) 4 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Dorëheqje”/ Protestuesit me thirrje të forta përpara Kuvendit 4 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Ekonomi Pensionistët paguajnë, por kontributet s’u kthehen/ Qeveria mendon t’u rikthejë paratë, rillogaritje pensioni ose pagesë shtesë 3 lexime · 19 orë më parë
  6. 06
    Editoriale Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi – Ide 3 lexime · 18 orë më parë
  7. 07
    Teknologji Shqetësime për sigurinë, OpenAI pezullon modelin e ri të ChatGPT: Po mashtronte 2 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Bardhi si zjarrfikës, Berisha si komandant…”/ Kuvendi miratoi Territorialen, protestuesi: Janë të gjithë bashkë me Ramën! Opozita duhet të ishte në grevë

Protestuesit që prej 132 ditësh qëndrojnë para Kryeministrisë, duke kërkuar largimin e Edi Ramës, kanë akuzuar policinë për…

• 19 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Dorëheqje”/ Protestuesit me thirrje të forta përpara Kuvendit

Protestuesit në këto momente janë përpara parlamentit, teksa në Kuvend pritet të kalojë projektligji për reformën e re…

• 2 ditë më parë • 1 min lexim
Politikë

“Rama po shkatërron Shqipërinë”, aktivisti Lika: Nesër të gjithë në protestë, ta shkërrmoqim regjimin

Aktivisti Edison Lika, në fjalën e tij në protestën e 130 kundër qeverisë tha se kryeministri Edi Rama…

• 3 ditë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by