Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “270 tubime nga shqiptarët jashtë”/ Organizatore e protestave në Diasporë, Paola Kola: Objektiv final i revoltës popullore, dorëheqja e Ramës. Më 14-16 gusht do të jemi në shesh
Politikë

“270 tubime nga shqiptarët jashtë”/ Organizatore e protestave në Diasporë, Paola Kola: Objektiv final i revoltës popullore, dorëheqja e Ramës. Më 14-16 gusht do të jemi në shesh

• 7 Gusht, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Aktivistja e protestave të diasporës, Paola Kola, ka deklaruar në një komunikim për News24 se lëvizjet e fundit qytetare janë rezultat i një pakënaqësie të akumuluar prej 35 vitesh ndaj asaj që ajo e cilëson si “demokraci fiktive”. Sipas Kolës, ngjarjet në Zvërnec ishin momenti që “mbushi kupën” dhe i shtynë qytetarët të ngrinin pyetje mbi sigurinë, funksionimin e institucioneve dhe lirinë e medias. Ajo tha se deri më tani nga diaspora shqiptare janë mbajtur 270 protesta, ndërsa shtoi se do t’i bashkohen tubimit në shesh më 14-16 gusht. Aktivistja tha se Gjermania ngelet një nga shtetet ku shqiptarët protestojnë më shumë.

“Kjo ngritje masive e popullit shqiptar ishte në kuadër të një mllefi 35-vjeçar, të një demokracie fiktive. Ajo që ndodhi në Zvërnec ishte pika që derdhi gotën”, u shpreh ajo. Duke folur për protestat e diasporës, Kola tha se ato ishin një shenjë solidariteti me qytetarët brenda vendit dhe se organizimi u bë përmes nismave qytetare nga të rinj.

Read more:LIVE- “Më 14, 15 dhe 16 Diaspora na bashkohet në shesh”/ Aktivistja Sidorela Vatnikaj: Protesta në Europë e SHBA, kudo ku janë shqiptarët. Të vendosur deri në largimin e Ramës

“Ka qenë pjesëmarrje masive. Koordinimi ka qenë i thjeshtë, i bërë nga vajza dhe djem të rinj. Ishin nisma qytetare, njerëzit gjetën njëri-tjetrin. Ne ishim mbështetje për ta”, deklaroi ajo. Aktivistja tha se emigrimi i shqiptarëve nuk ka qenë gjithmonë një zgjedhje, por shpesh një detyrim për shkak të mungesës së meritokracisë dhe mundësive të barabarta. “Shqiptarët që janë larguar nga Shqipëria, kanë qenë më shumë si dëbim sesa si dëshirë. Nuk jemi larguar si qytetarët e shteteve të tjera, por sepse këtu nuk ka meritokraci”, tha Kola.

Ajo pretendoi gjithashtu se po shfaqen shenja të një krize politike për Partinë Socialiste, duke përmendur largime nga strukturat, reagime të disa bashkive të majta dhe vëmendjen e mediave ndërkombëtare. “Po tunden themelet e PS. Kemi pasur mbështetjen e Parlamentit Europian dhe jehonë nga mediat e huaja. Këto nuk janë arritje të vogla”, u shpreh ajo.

Read more:‘Territorialja’/ Këshillat bashkiakë të Këlcyrës e Klosit i thonë ‘jo’ shkrirjes së bashkive! Protestë edhe në Fushë-Arrëz dhe Divjakë

Sipas Kolës, qëllimi kryesor i protestave është demokratizimi i vendit, forcimi i institucioneve të pavarura dhe një sistem drejtësie që funksionon pa ndikime politike. “Dorëheqja e kryeministrit është finalizimi i kësaj proteste. Duhet të zhbëhet ky sistem që e ka lënë vendin në këtë gjendje”, deklaroi ajo. Aktivistja foli edhe për pretendimet e saj për tentativa intimidimi ndaj organizatorëve të protestave në diasporë. Ajo tha se publikimi i të dhënave personale të disa aktivistëve nga një portal ishte i papranueshëm dhe se çështja do të ndiqet në rrugë ligjore.

Read more:“Agasi kryemafiozi i Shqipërisë. Fluturime në hapësirën e NATO-s e vende të BE”/ U arrestua në Francë, Berisha: Ermal Beqiri përvetësoi 200 mln euro nga AKSHI, bashkëpunëtorë të Ramës

“Nuk intimidohemi. Ka ardhur momenti që këto shkelje t’i shqyrtojmë në rrugë ligjore. Nuk kam asnjë frikë, jam e pastër në çdo gjë”, përfundoi Paola Kola.

Lexo edhe
Politikë

Kuvendi i Kosovës mbetet pa u konstituuar/ Seanca vazhdon të shtunën, megjithëse afati kushtetues përfundon në mesnatë

Politikë

“Bashkitë që rrezikojnë shkrirjen u frymëzuan nga revolta në Tiranë”/ Mentor Kikia: “Territorialja” po trajtohet si hartë elektorale. Protesta fenomen unik në histori

Tags: #Detyrim #Diaspora #Gjermania #Kola #Komunikim #Mediat #Nisma #Protesta

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Kuvendi i Kosovës mbetet pa u konstituuar/ Seanca vazhdon të shtunën, megjithëse afati kushtetues përfundon në mesnatë
  • “Bashkitë që rrezikojnë shkrirjen u frymëzuan nga revolta në Tiranë”/ Mentor Kikia: “Territorialja” po trajtohet si hartë elektorale. Protesta fenomen unik në histori
  • “Rama përdor politikën fiskale për të privilegjuarit”/ Tabaku: Përfituesi kryesor në fushën e mbrojtjes është “KAYO” dhe interesat që qëndrojnë pas tij
  • “Lëvizjet e Ramës nuk e ndalin protestën qytetare” – mjeku Ermal Pashaj: Shqiptarët po besojnë te njëri-tjetri!
  • Harta e re territoriale, Bashkia Cërrik nis konsultimet publike. Kryebashkiaku Doka: Vendimi të merret mbi zërin e qytetarëve, jo mbi debatet politike
Nga të njëjtat tag-e
  • GJKKO censurë mediave, Reporterët pa Kufij për Report Tv: Rregullorja e re i trajton gazetarët si të dyshuar! SafeJournalist: Të pezullohet
  • “Lëvizjet e Ramës nuk e ndalin protestën qytetare” – mjeku Ermal Pashaj: Shqiptarët po besojnë te njëri-tjetri!
  • “Njerëzit u ndjenë të përdhosur deri në palcë”/ Protesta në ditën e 69-të, mjeku Ermal Pashaj: Vokacioni ynë nuk është një parti, por Shqipëria!
  • 2800 tonë mbetje toksike në periferi të Durrësit/ Deputeti Igli Cara: Pse hesht Sako dhe Ministria e Mjedisit?
  • Protesta kundër qeverisë hyn në ditën e 69-të/ Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Edi Ramës
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Mirditë/ Humbi kontrollin e motorit, ndërron jetë shqiptari i Kosovës 17 lexime · 12 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Kjo s’është çudi që do të zgjasë 3 ditë”/ Rama e parashikoi revoltën kundër tij 15 vjet më parë? Rrjeti ironizon kryeministrin (VIDEO) 11 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Njerëzit u ndjenë të përdhosur deri në palcë”/ Protesta në ditën e 69-të, mjeku Ermal Pashaj: Vokacioni ynë nuk është një parti, por Shqipëria! 10 lexime · 5 orë më parë
  4. 04
    Editoriale Rama të shpjegojë pse shpall non grata shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë – Blog 9 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë VIDEO/ Mbyllet protesta e 68-të kundër qeverisë, qytetarët mesazh të prerë: Revolta vazhdon deri në dorëheqjen e panegociueshme të Ramës. Paralajmërojnë përshkallëzim dhe bllokim rrugësh 9 lexime · 21 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Edhe zvarrë do vijmë në këtë shesh, derisa të largoheni”/ I riu në protestën kundër Ramës: Duam një Shqipëri të re, votën nuk e japim që të na vidhni 8 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Pse të mos hetohet Rama, kush është?” – Pashaj: Nuk mund t’ia hedhë fajin vetëm administratës për dështimet! Të mbahet përgjegjësi 7 lexime · 4 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Kuvendi i Kosovës mbetet pa u konstituuar/ Seanca vazhdon të shtunën, megjithëse afati kushtetues përfundon në mesnatë

Seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës do të vijojë të shtunën në orën 11:00, pavarësisht se afati…

• 25 minuta më parë • 2 min lexim
Politikë

“Bashkitë që rrezikojnë shkrirjen u frymëzuan nga revolta në Tiranë”/ Mentor Kikia: “Territorialja” po trajtohet si hartë elektorale. Protesta fenomen unik në histori

Analisti Mentor Kikia, në një bisedë në “Programin e Drekës” në News24 me moderatoren Ola Bruko, e cilësoi…

• 3 orë më parë • 4 min lexim
Politikë

“Rama përdor politikën fiskale për të privilegjuarit”/ Tabaku: Përfituesi kryesor në fushën e mbrojtjes është “KAYO” dhe interesat që qëndrojnë pas tij

Deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetarja e Komisionit për Çështjet Europiane, Jorida Tabaku, ka kundërshtuar vendimin e qeverisë…

• 4 orë më parë • 6 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by