Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Portugezin e vrau mjedisi i të fortëve i krijuar nga narkoshteti”/ Berisha për ngjarjen te “Principotes”: Turizmi në Sarandë, nën kthetrat e krimit
Politikë

“Portugezin e vrau mjedisi i të fortëve i krijuar nga narkoshteti”/ Berisha për ngjarjen te “Principotes”: Turizmi në Sarandë, nën kthetrat e krimit

• 19 Gusht, 2026 • 5 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër për vrasjen e 20-vjeçarit portugez në Sarandë, duke e cilësuar ngjarjen si një akt “pothuajse shtetëror”, jo për faktin se viktima u vra nga persona me uniformë, por për shkak të mjedisit kriminal që, sipas tij, është krijuar në qytetin bregdetar.

Berisha deklaron se në Sarandë “shteti dhe krimi janë një” dhe se ligji nuk funksionon, ndërsa akuzon autoritetet për tolerimin e një ekonomie që, sipas tij, lidhet me trafikun e drogës dhe qenieve njerëzore.

Read more:Kokoneshi i pandehur nga SPAK, Lefter Maliqi paralajmëron kryebashkiakun e Kuçovës: Po re nga fiku të gjithë të shesin! Kur të biesh nga karrigia do shkosh te vendi për ujësjellësin 4 mln euro

Sipas tij, situata është veçanërisht problematike në zonat e jetës së natës dhe plazheve, ku ai pretendon se aktiviteti kriminal zhvillohet deri në orët e para të mëngjesit dhe hapësirat publike dominohen nga persona që kontrollojnë shërbimet turistike.

Berisha ka ngritur gjithashtu pikëpyetje mbi rolin e tre punonjësve me uniformë të përfshirë në ngjarje. Ai pretendon se, në vend që të zbardhnin menjëherë krimin, ata e kanë fshehur atë për disa orë, duke e cilësuar këtë si tregues të shkallës së inkriminimit të strukturave të sigurisë.

Read more:LIVE- “Dorëheqja e Ramës dhe e gjithë klasës politike 36-vjeçare”/ Aktivistja, Sidorela Vatnikaj: S’mund të na sundojnë më hajdutët dhe krimi! Sundimtari i vetëm, ligji dhe e drejta

“Një turist edhe mund ta humbasë jetën, mund të ndodhë të marrë goditje fatale, por turistit portugez i ndodhën këto në një mjedis ku rojet e sigurisë ishin punonjës të shtetit dhe kishin detyrën të parandalonin”, shprehet Berisha.

Ai ka kritikuar edhe deklaratat e autoriteteve pas arrestimit të autorit të dyshuar, duke thënë se, në vend që të paraqitej si sukses kapja e tij pas disa orësh, përgjegjësit duhet të përballeshin me pyetjet mbi mënyrën se si u trajtua ngjarja.

Read more:“Protesta kundër sistemit, partitë ekzistuese janë të kompromentuara”/ Irena Beqiraj: A ka ardhur koha për një alternativë tjetër politike?

“Portugezin e vrau mjedisi kriminal i krijuar nga narkoshteti, mjedisi i dominuar nga të fortët, thika ishte vetëm instrument”, deklaron Berisha.

Në reagimin e tij, kreu i PD-së përmend edhe paralajmërimet që, sipas tij, ambasadat e vendeve partnere u japin qytetarëve të tyre për sigurinë në Shqipëri, ndërsa pretendon se lokalet e përmendura vijojnë aktivitetin normalisht.

Read more:‘Mokra n’festë’ bashkon banorët e zonës për të shtatin edicion, promovon krahinën, ushqimet dhe traditat e saj!

Berisha ka rikujtuar edhe dy ngjarje të tjera të rënda të ndodhura në Sarandë, duke i lidhur ato me klimën e sigurisë në qytet.

Në përfundim, ai ka shprehur ngushëllime për familjen e viktimës, duke deklaruar se 20-vjeçari portugez erdhi në Shqipëri për pushime dhe u kthye në atdhe në arkivol.

Read more:“Modeli i kriminelit në krye të vendit, nuk na përfaqëson”/ Aktivistja, Sidorela Vatnikaj: Rama e ka futur krimin në Parlament, s’mund ta lejojmë më!

Pjesë nga deklarata:

Vrasja e 20-vjeçarit portugez është një akt sipas të dhënave pothuajse vrasje shtetërore. E them këtë jo se u ekzekutua nga njerëz me uniformë por se turizmi në Sarandë është nën kthetrat e krimit, në Sarandë shteti dhe krimi janë një.
Ligji nuk ekziston, në Sarandë dhe jo vetëm flitet gjerësisht për një ekonomi të bazuar në trafiqe droge dhe njerëzore, e cila gëlon nga darka në mëngjes në lokalet e e natës, të cilat funksionojnë deri në agim në plazhet e pushtuara ku nuk gjendet një plazh publik, por dominohet nga të fortët që shesin shezlone qindra euro.
Në këtë akt makabër erdhi të bëjë pushime dhe përcillet në arkivol, bashkëpunëtorë ishin tre punonjës me uniformë, kjo dëshmon shkallën e lartë të inkriminimit të rojeve të sigurisë, në vend që të zbardhnin krimin e fshehën për orë, në mos edhe morën pjesë.
Një turist edhe mund ta humbasë jetën, mund të ndodhë të marrë goditje fatale, por turistit portugez i ndodhën këto në një mjedis ku rojet e sigurisë ishin punonjës të shtetit dhe kushin detyrën të parandalonin.
Nuk them se futën thkikat, por fshehën krimin e shëmtuar. Shëmtia vijon më tej kur krerët e narkoshtetit rrahin gjoksin se u kap vrasësi pas shumë e shumë orsh ndërkohë që duhet të skuqeshin me turp.
Portugezin e vrau mjedisi kriminal i krijuar nga narkoshteti, mjedisi i dominiuar nga të fortët, thika ishte vetëm instrument.
Sot ambasadat e vendeve partnere njoftojnë qytetarët e tyre apo iu tregojnë listën e lokaleve ku nuk duhet të shkojnë, por ato vazhdojnë punën pa asnjë lloj shqetësimi.
Saranda njohu dy ngjarje, ku më parë u shkelmua oficeri i policisë, një tjetër u vra në dyert e shtëpisë. Ngushëllime familjes, i biri iu kthye në arkivol nga banda shtetërore.

Lexo edhe
Politikë

Protesta nuk ndalet/ Sot dita e 83-të, qytetarët sërish në shesh kundër qeverisë: Rama jep dorëheqjen!

Politikë

“Shqipëria kërkon revolucion”/ Revolta e 82-të kundër Ramës, marshim-protestë në rrugët e kryeqytetit: Poshtë qeveria (VIDEO)

Tags: #Aktiviteti #Arrestimit #droge #Ekonomi #euro #Krimi #mjedisi #Para

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Protesta nuk ndalet/ Sot dita e 83-të, qytetarët sërish në shesh kundër qeverisë: Rama jep dorëheqjen!
  • “Shqipëria kërkon revolucion”/ Revolta e 82-të kundër Ramës, marshim-protestë në rrugët e kryeqytetit: Poshtë qeveria (VIDEO)
  • LIVE- Mbyllet dita e 82-të e protestës/ Shqiptarët të vendosur, revolta nuk ndalet deri në largimin e kryeministrit: Arrestoni Ramën, arrestoni Ballukun
  • VIDEO/ 21 ditë protestë kundër propozimit të PS për “Territorialen”, banorët marshojnë në qytet: Divjaka e qytetarëve, jo e pushtetarëve
  • “Na duhet sistem i fortë sa të mos ketë rëndësi kush është kryeministri”/ Eksperti i IT, Gent Progni: Ja si Shqipëria mund të ndryshojë brenda një viti, çdo tender publik…
Nga të njëjtat tag-e
  • Pustec/ Në aktivitetin ku ishte dhe kryeministri maqedonas Mickoski, nuk ekzekutohet himni Kombëtar shqiptar! (VIDEO)
  • “Na duhet sistem i fortë sa të mos ketë rëndësi kush është kryeministri”/ Eksperti i IT, Gent Progni: Ja si Shqipëria mund të ndryshojë brenda një viti, çdo tender publik…
  • Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë/ “Ju erdhi fundi”, protestuesit nisin marshimin në bulevard: Rama jep dorëheqje!
  • Revolta kundër Ramës/ “Sistem arsimor aspak i drejtë dhe me shumë probleme”, i riu në protestë: Nepotizëm dhe mashtrim, të mos i lëmë shkollat në këtë gjendje!
  • Pustec/ Në aktivitetin ku ishte dhe kryeministri maqedonas Mickoski, nuk ekzekutohet himni Kombëtar shqiptar!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Balluku rrezikon mbi 30 vite burg, paratë e vjedhura janë transferuar jashtë” – Poli Hoxha: Ka ardhur koha që Edi Rama të thirret nga drejtësia 19 lexime · 16 orë më parë
  2. 02
    Politikë “PPP-të 35-vjeçare po grabisin të ardhmen!” – Pano Soko para Kryeministrisë: “Ramizmi” është halli më i madh! Ecin me modelin KÇK 15 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Dinamika/ Si u vra portugezi te ‘Principotes’! Sherri nisi për zhurmën, shqiptaro-britaniku e goditi me grushte, dëshmon autori: Thikën e kishte turisti, ia mora nga dora (VIDEO) 14 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Protesta prej 80 ditësh kundër Ramës, aktivisti Alimadhi: Kjo revoltë një moment historik për të treguar dashurinë ndaj Atdheut! 11 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Aksident tragjik në Manëz të Durrësit! Vdes çifti i martuar të dielën dhe një 15-vjeçar, 2 të plagosur! Po ktheheshin nga një lokal nate (EMRAT+VIDEO) 9 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Ekskluzive/ ‘Mos bëni zhurmë’, dinamika e sherrit që i mori jetën portugezit në Ksamil! Punonjësi i Principotes: Thikën ia mora nga dora turistit! FOTO e viktimës 9 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Fati i Maliqit është marrë peng nga Gëzim Topçiu”/ Blushi: Kryebashkiaku po bën pazare në kurriz të banorëve, shkrirja thikë pas shpine 8 lexime · 22 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Protesta nuk ndalet/ Sot dita e 83-të, qytetarët sërish në shesh kundër qeverisë: Rama jep dorëheqjen!

Qytetarët do të mblidhen sërish sot në Tiranë, duke vijuar për të 83-ën ditë radhazi protestën kundër qeverisë…

• 2 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Shqipëria kërkon revolucion”/ Revolta e 82-të kundër Ramës, marshim-protestë në rrugët e kryeqytetit: Poshtë qeveria (VIDEO)

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës. Pas fjalimeve te Kryeministria ku shpalosën sërish kërkesat e tyre, qytetarët…

• 11 orë më parë • 1 min lexim
Politikë

LIVE- Mbyllet dita e 82-të e protestës/ Shqiptarët të vendosur, revolta nuk ndalet deri në largimin e kryeministrit: Arrestoni Ramën, arrestoni Ballukun

TIRANË- Ka përfunduar protesta e 82 kundër qeverisë. Revolta qytetare në Tiranë vijoi edhe në ditën e 82-të,…

• 11 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by