Një orë luksoze ngjyrë e bardhë, tërhoqi vëmendjen në pamjet e arrestimit të biznesmenit Ergys Agasi.
Ora i përket modeleve luksoze të Richard Mille, mes tyre edhe seria RM 61-01 Yohan Blake.
Nga fotografia, ora që mban në dorë Agasi përkon pikërisht me modelin më poshtë, që sipas kërkimeve në internet kushton deri në 300 mijë euro.

Model i orës Richard Mille
Por gama e Richard Mille përfshin edhe ora shumë më të shtrenjta. Modelet më ekskluzive, veçanërisht ato tourbillon dhe edicionet e kufizuara, mund të kalojnë 1 milion euro, ndërsa disa prej tyre arrijnë në treg rreth 2 milionë euro ose më shumë.




