Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Editoriale
  3. Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin – Ide
Editoriale

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin – Ide

• 29 Gusht, 2026 • 5 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X

Prej disa ditësh, që kur Ergys Agasit i vunë prangat në mënyrë spektakolare, rrjetet sociale dhe mediat online i janë rikthyer arkivave të marëdhënies së tij me Edi Ramën. Dikush gërmon nëpër foto të para shumë vitesh, dikush tjetër i rikthehet intervistës së kryeministrit në emisionin “Report” në RAI 3, ku ai e mbronte mikun e tij si dikë që është “në punë të vet” dhe që nuk mund të akuzohet pa iu dhënë mundësia për tu mbrojtur. Qëllimi i përbashkët i gjithë këtyre “rifreskimeve”, i ndërrmarë në pjesë me të madhe nga kundërshtarë dhe kritikë të Edi Ramës është që të nxijnë imazhin e kryeministrit si dikush që ka bashkëpunuar me një njeri të arrestuar tashmë si vjedhës i fondeve publike dhe për më tepër, si kreu i një bande mafioze që rrëmbente konkurentët. Pra, mesazhi që kërkohet të jepet është: Rama është më i keq se sa e mendoni, pasi ai pranon për miq tipa të këtij kalibri.

Në fakt, në gjithë këtë fabul, ka një keqkuptim të madh. Dhe këtë e nuhat po të qëmtosh sadopak në vitet e fundit të karrierrës të njeriut që gllabëronte fondet e AKSH. Agasi është biri i një babai, që ata që e kanë dashur mund ta quajnë burrë të ndershëm, ndërsa ata që se duan mund ta etiketojnë si të leshtë. Ai qe një socialist nga të parët, nga ata që luftuan në Durrës për nxjerrjen e Nanos nga burgu dhe për tu përballur sinqerisht me regjimin e Berishës së parë. Vetë “Gysi”, me këtë trashëgimi, bubrroi nga pak për të kapur ndonjë gjë kur e majta u rikthye në pushtet. Ai u lidh fillimisht me LSI, si të gjithë marifetçinjtë e vegjël që kanë oreksin e mundësive të tyre të kufizuara. Aftësinë më të madhe kishte atë të Don Zhuanit dhe kjo i lehtësoi ndonjë ngatërrim me tendera rrugësh a tunelesh.

Read more:Dosja ‘AKSHI’/ Ergys Agasi sot para GJKKO për vlerësimin e masës! Avokati kërkon kohë për mbrojtjen, seanca shtyhet në 12:00 (VIDEO)

Pra, ai nuk binte në sy mes asaj morie të madhe xhonglerësh që katapultohen në administratë në kohë ndryshimesh.

Read more:Tedi Blushi kërkon interpelancë urgjente për TEC-et lundruese në Vlorë: Aferë me kosto të lartë për shqiptarët

Transformimi i tij ndodhi kur falë të njëjtave aftësi, tashmë të testuara iu avit AKSH-it, tek i cili, me justifikimin se po përtorte teknologjitë e reja për të reduktuar korrupsionin, Edi Rama përqëndroi të gjithë tenderat dhe garat, pra më shumë sesa gjysëm miliardi euro fonde publike.

Njeriu që më vonë do të hapte Romane Conti 33 mijë euroshe në zyrën e kryeministrit, përveç AKSH-it do të kontrollonte kadastrën, do të vendoste për emërimet në policii (se ç‘fuqi kishte e tregoi edhe momenti arrestimit) e do të bëhej edhe koordinatori politik i grupeve kriminale, duke i përdorur ato në bashkëpunim me uniformat blu edhe për rrëmbimin e konkurentëve të tij në biznes. SPAK, pretendon se banda e tij, vetëm nga AKSH-i rrëmbeu plot 80 milionë euro, 20 nga të cilat shkuan në firmën fantazën të Agasit.

Read more:Riatdhesohen nga kampet e ferrit në Siri 2 gra e 3 fëmijë! Mes tyre 79-vjeçarja që shkoi për nipërit pasi i biri iu vra në luftë, mbi një dekadë u kujdes për jetimët në ‘Al-Hol’ (VIDEO)

Po a do të ishte “Gysi” ai që u bë, nëse jeta nuk do ta kishte kryqëzuar fatin me atë të Ramës? A do kishte ai mundësi ti dyfishonte me një fjalë të vetme çmimet e tenderave, të emëronte drejtues policie, të fallcifikonte pronësi trojesh e të mbante lidhjet me bandat e Celajve apo Pojave?

Read more:Mbyllet protesta e 90, qytetarët nuk tërhiqen: Në shesh deri në largimin e Ramës!

Natyrisht që jo! Prandaj sot, të gjithë ata që i janë kthyer arkivave, për të njollosur shefin e qeverisë si mik të Agasit, po dëshmojnë një moskuptim të madh. Nuk është Ergysi që bën pis Edin, por ky i dyti që e shndërroi të parin në një monstër. Të përpiqesh të vërtetosh këtë është njësoj sikur të duash të thuash se Al Capone ishte më i keq, pasi për të punonin Albert Anselmi dhe John Scalise, apo në një fiksion si Padrino, të urresh më shumë Don Corleonen ngaqë mbante pranë Luca Brasin.

Read more:“Propagandon mirëmenaxhim”/ Denoncimi i PD: Rama me Mercedes luksoz! Mbi 10 mln euro nga paratë e shqiptarëve në duart e kunatit të Emirjana Sakos. SPAK të hetojë

Historia është krejt e ndryshme: nëse nuk do të kishte njohur Edi Ramën, Ergys Agasi do të kishte mbetur një keqbërës i vogël dhe i parrezikshëm, ashtu si qindra të ngjashëm të tij që gjuajnë për lënesha dhe kapin ndonjë lek. Kurba e jetës së tij u përmbys nga pushteti, ndaj përpara se të jetë një damkë, ai është një dëshmi shumë më e madhe sesa ajo që tregojnë rinxjerja e deklaratave apo fotove të vjetra.

LAPSI.AL

Lexo edhe
Editoriale

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt? – Ide

VA News
Editoriale

Gjakprishur, Atdheu u përket të rinjve! – Blog

Tags: #Arrestimit #Babai #Biznes #Durres #Edi Rama #ergys agasi #euro #Fonde

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt? – Ide
  • Gjakprishur, Atdheu u përket të rinjve! – Blog
  • Pse protesta qytetare po e lë anash Sali Berishën – Ide
  • Paqja e të fortëve: Pse dhuna rikthehet përherë në politikën shqiptare – Blog
  • Nga protesta me fëmijë përdore tek maskat dhe gurët – Ide
Nga të njëjtat tag-e
  • Bizneset kërkojnë lehtësi/ Paketa fiskale 2027, propozohen ulje të TVSH-së dhe grante për teknologjinë
  • “Rama kanceri i Shqipërisë”/ Protestuesit dhe policia bëjnë paqe? I riu zbulon çfarë ndodhi para Kryeministrisë: Edhe këta janë shqiptarë! Ramë dakord të…
  • Pse protesta qytetare po e lë anash Sali Berishën – Ide
  • “Rama duhet të ikë, e ka mbyllur ciklin”, studentët vijojnë protestën në Bulevard, gaz lotsjellës dhe arrestime gjatë natës
  • Paqja e të fortëve: Pse dhuna rikthehet përherë në politikën shqiptare – Blog
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Editoriale Pse protesta qytetare po e lë anash Sali Berishën – Ide 7 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Editoriale Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt? – Ide 4 lexime · 18 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Rama duhet të ikë, e ka mbyllur ciklin”, studentët vijojnë protestën në Bulevard, gaz lotsjellës dhe arrestime gjatë natës 4 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Rama kanceri i Shqipërisë”/ Protestuesit dhe policia bëjnë paqe? I riu zbulon çfarë ndodhi para Kryeministrisë: Edhe këta janë shqiptarë! Ramë dakord të… 4 lexime · 19 orë më parë
  5. 05
    Editoriale Paqja e të fortëve: Pse dhuna rikthehet përherë në politikën shqiptare – Blog 3 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Protestat/ Begaj apel për dialog! Peleshi: Dhuna po u vishte studentëve, forca malinje mund të pengojnë integrimin! Qeveria: Mbani fëmijët larg protestës 2 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Sociale Protestat/ Begaj apel për dialog! Peleshi: Dhuna po u vishte studentëve, forca malinje mund të pengojnë integrimin! Qeveria: Mbani fëmijët larg protestës 2 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Editoriale

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt? – Ide

Revolta e ditëve të fundit e studentëve dhe e të rinjëve në përgjithësi është shprehja më konsistente e…

• 18 orë më parë • 8 min lexim
VA News
Editoriale

Gjakprishur, Atdheu u përket të rinjve! – Blog

Çfarë po ndodh nuk është vetëm protestë, nuk është vetëm revoltë. Është buçima e fatalitetit të një shoqërie…

• 19 orë më parë • 4 min lexim
Editoriale

Pse protesta qytetare po e lë anash Sali Berishën – Ide

Sali Berisha, i cili i mbijetoi heroikisht një prej goditjeve më të rënda në historinë e tij politike,…

• 2 ditë më parë • 6 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin