VLORË– Një sherr mes dy biznesmenëve të njohur, Vasil Bedinaj dhe Luan Muça raportohet të ketë ndodhur paraditen e sotme në zonën e Orikumit në Vlorë. Mbi 15 roje private sigurie, shumica të armatosur, kanë zbarkuar te Hotel Regina Palm në pronësi të Bedinajt. Siç shihet edhe në pamjet që ka sjellë Report Tv, rojet private të ‘Security Sëat’ kanë mbërritur në hotelin e Bedinajt me të paktën 8 makina private të zeza. Ato parkojnë një nga një, para hotelit, ku shihet të zbresin disa persona, disa prej tyre me veshje kamuflazhi.
Ka qenë vetë Bedinaj që ka njoftuar policinë për ngjarjen, duke pretenduar se një grup personash të armatosur e kanë kërcënuar që t’i jepte 5 milionë euro ose ndryshe të largohej nga vendi brenda 24 orëve.
“5 milionë euro gjobë ndryshe zhduku nga Shqipëria”, ka dëshmuar Vasil Bedinaj në polici,ndërsa mësohet se ka deklaruar se me grupin e armatosur ka mbërritur në hotelin e tij edhe Luan Muça, pronari i Delta Group dhe i “Deutsch Color”. Burime nga grupi hetimor thonë se para se Muça të zbarkonte te resorti i Bedinjat, mes dy biznesmenëve ka pasur një telefonatë. Bedinaj ka qenë i ulur në tavolinë, kur thotë se aty ka mbërritur Muça dhe më pas janë afruar edhe persona të tjerë. Mes palëve ka pasur edhe përplasje fizike, ku Bedinaj pretendon se është qëlluar me qytën e armës dhe ka pësuar lëndime në syrin e majtë dhe pas koke.
Me mbërritjen e policisë personat e armatosur janë larguar. Blutë kanë ndjekur njërën prej makinave, me tre persona brenda. Gjatë ndjekjes mjeti “Range Rover” është aksidentuar me 2 prej të dyshuarve që janë plagosur dhe janë transportuar në spital. Pas përplasjes, personi i tretë ka tentuar sërish t’i ikë policisë, por është kapur dhe është dërguar në komisariatin e policisë. Gjatë kontrolleve në automjet u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri.
Policia ende nuk bën të ditur se cila është arsyeja e sherrit mes dy biznesmenëve, por në media raportohet se bëhet fjalë për një konflikt për pronësinë e një toke në Palasë, ku parashikohet të ndërtohet një resort.
Personat e armatosur rezultojnë roje private të ‘Swat Security’ në pronësi të Mandrit Lleshaj, një kompani private e kontraktuar nga Luan Muça për të garantuar sigurinë në bizneset e tij. Dyshohet se disa prej makinave janë larguar në drejtim të Fierit, ndërkohë Policia ka ngritur postoblloqe në Fier, Vlorë, Himarë e Tepelenë për kapjen e personave të tjerë.

Hoteli Regina Palm ku ka ndodhur ngjarja
Lajm në përditësim….
——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Report Tv siguron fotot, ja momenti kur grupi i armatosur futet brenda hotelit të Bedinajt

Report Tv ka siguruar foto të momentit kur grupi i armatosur futet brenda hotelit të Vasil Bedinajt. Në njërën prej fotove dallohet një 3 persona të ulur në tavolinë, ndërsa brenda ambienteve të resortit Regina Palm, futen persona të tjerë, ku njëri prej tyre mban edhe armën në dorë.
Read more:Vlorë, ‘Audi’ përplas nënën me foshnjën 3-muajshe në krahë
.png)
.png)
Zbarkuan të armatosur te hoteli i Vasil Bedinajt, shoqërohet Luan Muça i Deltës dhe 4 të tjerë! Disa në kërkim

Policia ka shoqëruar pronarin e Deltës, Luan Muça pasi zbarkoi bashkë me një grup personash të armatosur në resortin e Vasil Beidnajt në Vlorë. Disa persona janë shpallur në kërkim.
Zbarkuan të armatosur në hotelin e Bedinajt, SWAT Security ‘e besuara’ e Luan Muçës për sigurinë e çdo biznesi të tij
Mandrit Lleshaj është pronari i “SWAT Security”, rojet e sigurisë të armatosura të secilës shoqëruan ditën e sotme Luan Muçën, pronarin e ‘Deltës’ në hotelin ‘Regina’ në Vlorë të Vasil Bedinajt.
“SWAT Security” mbulon sigurinë në çdo aktivitet të Luan Muçës.
Në ekstraktin e kompanisë cilësohet se ofron shërbime për “Sigurimin e objekteve publike dhe private, në pronësi ose në përdorim të personave fizikë dhe juridikë, që ushtrojnë veprimtari në Republikën e Shqipërisë. Sigurimin dhe mbrojtjen e jetës dhe të shëndetit të personave fizikë, shtetas shqiptarë ose të huaj. Instalimin e mjeteve dhe sistemeve të vëzhgimit audioviziv; instalimin, shitjen dhe përdorimin e mjeteve të mbrojtjes kundër zjarrit; përdorimin e mjeteve dhe sistemeve të radiokomunikimit, pajisjeve dhe mjeteve të mbrojtjes kundër zjarrit; si dhe përdorimin, shitjen dhe instalimin e mjeteve të kontrollit të aksesit. Furnizimin, instalimin, shitjen dhe mirëmbajtjen e pajisjeve të telekomunikacionit. Import-eksportin, me shumicë dhe pakicë, të mjeteve dhe pajisjeve të vëzhgimit, radiokomunikimit, fikjes së zjarrit, ndërlidhjes, pajisjeve elektrike dhe elektronike, si dhe të pajisjeve të navigacionit.”
Ishin mbi 15 roje të armatosura që shoqëronin biznesmenin Muça, ndërsa sipas Bedinajt, i kanë kërkuar 5 milionë euro gjobë.

Lexo këtu ekstraktin e kompanisë
Pronari i ‘Delta’ në konflikt me Vasil Bedinajn, i shkoi në hotel bashkë me personat e armatosur! Punonjës të një kompanie private sigurie

Luan Muça dhe Vasil Bedinaj
Biznesmeni Luan Muça është personi që dyshohet se është përfshirë në një konflikt me biznesmenin tjetër Vasil Bedinaj. Ky i fundit denoncoi sot se u kërcënua nga 10 persona të armatosur. Burime për Report Tv thonë se vetë Muça, pronari i delta Group dhe i “Deutsch Color”, ka qenë në ambientet e hotelit të Bedinajt në momentin kur ka ndodhur përplasja. Ndërkohë, personat e armatosur raportohet se kanë qenë punonjës të “SWAT Security”, një kompani private sigurie në pronësi të Madrit Lleshaj. Rezulton se kjo kompani është e kontraktuar nga Muça për të garantuar sigurinë në bizneset e tij.
Vasil Bedinaj denoncoi se u kërcënua, 8 makina mbërrijnë para hotelit të tij! Momenti kur zbresin mbi 15 persona (VIDEO)
Report Tv ka siguruar pamjet kur 8 automjete të zeza dhe xhama të zinj mbërrijnë në Hotel Regina Palm në Vlorë, ku sipas biznesmenit Vasil Bedinaj e kanë kërcënuar. Në pamje dallohet momenti kur mjetet ndalojnë një nga një para hotelit, ndërsa nga makinat dalin rreth 15 persona.
Pasi kërcënuan me armë Vasil Bedinajn, autorët ndiqen nga policia nëpër rrugët e Vlorës! VIDEO e ‘Range Rover’-it që përfundoi i përmbysur në rrugë (VIDEO)
Të paktën 10 persona të armatosur dyshohet se kërcënuan biznesmenin Vasil Bedinaj në një prej hoteleve të tij në Vlorë. Ai ka lajmëruar policinë duke deklaruar se autorët e armatosur i kanë kërkuar 5 mln euro. Menjëherë ata u larguan nga hoteli, por policia duke shkuar drejt vendit të ngjarjes ka pikasur në rrugë një mjet duke lëvizur me shpejtësi, së cilës iu vunë në ndjekje.
Në makinë u gjend një armë dhe 3 prej autorëve të dyshuar. Në përpjekje për t’i ikur Policisë, drejtuesi i Range Rover-it ka humbur kontrollin dhe mjeti ka përfunduar i përmbysur në rrugë, siç shihet edhe në pamjet që sjell Report Tv.
Disa persona kanë rrethuar makinën në përpjekje për të nxjerrë nga aty 3 autorët e dyshuar. Dy prej tyre kanë përfunduar në spital, ndërsa njëri është dërguar në komisariat.
“Rreth orës 11:30, pronari i një resorti në Vlorë ka njoftuar Policinë se persona të armatosur po konfliktoheshin me të. Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në drejtim të adresës së dhënë, si dhe kanë ngritur pika kontrolli. Shërbimet e Policisë, në afërsi të Pusit të Mezinit, kanë konstatuar një automjet që lëvizte me shpejtësi dhe janë vënë në ndjekje të tij.
Drejtuesi i këtij automjeti ka humbur kontrollin dhe është aksidentuar. Në automjet janë konstatuar 3 shtetas, 2 prej të cilëve janë dëmtuar si pasojë e aksidentit, ndërsa tjetri nuk ka probleme shëndetësore. Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur 1 armë zjarri, pistoletë. Është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e dinamikës së ngjarjes dhe identifikimin e të gjithë shtetasve të përfshirë.
Shërbimet e Policisë së DVP Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e disa DVP-ve të tjera, po kryejnë kontrolle dhe veprime të tjera, me qëllim identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje”, njoftoi Policia.




