Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Përplasja me armë te ‘Regina Palm’, biznesmenët kundërshtojnë njëri-tjetrin edhe në dëshmi! 5 mln € gjobë, apo konflikt prone në Dhërmi? Në kërkim ish-deputeti Bujar Muça (VIDEO)
Kronikë

Përplasja me armë te ‘Regina Palm’, biznesmenët kundërshtojnë njëri-tjetrin edhe në dëshmi! 5 mln € gjobë, apo konflikt prone në Dhërmi? Në kërkim ish-deputeti Bujar Muça (VIDEO)

• 4 Shtator, 2026 • 6 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Përplasja Luan Muçës së kompanisë Delta Group dhe Vasil Bedinajt të rrjetit të hoteleve Regina, ka hapur dy pista të kundërta për motivin e ngjarjes: gjobëvënie apo konflikt pronësie. Bedinaj i qëndron se ndaj tij është vendosur një gjobë 5 mln euroshe ndaj tij, ndërsa Muça thotë se në mes, është një hapësire toke në bregdetin e jugut. Policia ndërkohë ka shpallur në kërkim edhe Bujar Muçën, ish deputetin e PDIU.

***

Biznesmeni i njohur i rrjetit të hoteleve ‘Regina’ në Vlorë, Vasil Bedinaj, i qëndron pretendimit se Luan Muça, sipërmarrësi i ‘Delta group’ dhe bizneseve të tjera të mëdha i ka vendosur një gjobë 5 milionë euro pasi i mësyu në resort me një grup personash të armatosur. Në dëshminë e parë që ka dhënë në polici, të cilën Report Tv e ka mësuar me burime, Bedinaj thotë se ka qenë vetë Luan Muça i cili i është ulur fillimisht në tavolinë, dhe më pas e kanë ndjekur të tjerët me armë, që edhe e kanë dhunuar.

Read more:Vlorë/ Luan Muça i ‘Deltës’ gjobë 5 mln € Bedinajt të ‘Regina’: Mi jep, ose zhduku për 48 orë! I mësyn në hotel me grup të armatosur, vihet në pranga bashkë me 4 të tjerë! Digjet një ‘Audi A8’ (VIDEO)

“Mendova se do të takoheshim për çështje biznesi, pasi ai merret me hidrosanitare. Ndërkohë që kam qenë vetëm në ‘Regina Palm’, Luani ka ardhur dhe ka thënë: ‘Dua 5 milionë euro dhe ke afat 48 orë të zhdukesh nga Shqipëria’. Më pas, mu afruan shumë persona dhe nuk më linin të çohesha. Punonjës të tjerë të stafit janë mbajtur nën kërcënimin e armës që të mos afroheshin. Disa prej truprojave të tij më qëlluan në kokë”, mësohet të ketë deklaruar Vasili Bedinaj, pronar i ‘Regina group’.

Por krejtësisht të kundërtën pretendon pala tjetër. Burimet thonë se Luan Muça i ka thënë policisë se nuk bëhet fjalë për gjobvënie por në hotelin e Bedinajt ishte për të sqaruar një çështje pronësie në bregdetin e Dhërmiut. Të njëjtit version i kanë qëndruar edhe dy të arrestuarit e tjerë, Klaudio dhe Mandrit Lleshaj, pronar në kompaninë e sigurisë “Sëat Security”, punonjës të së cilës ishin shumica e personave që shkuan të armatosur në hotel.

Read more:Ekzekutimi i Viktor Bardhit në Lezhë, Report Tv siguron foton e viktimës! Shoqërohen dhe pyeten 10 persona, mes tyre edhe nga fisi Reçi! Zona pa kamera sigurie

Të njëjtin qëndrim mbajti për mediat edhe mbrojtja e Luan Muçës, sipas së cilës takimi ishte për tu sqaruar “lidhur me një investim në bregdetin e Jugut ku palët kanë pretendime për ligjshmërinë e dokumentacionit”. Grupi hetimor po i verifikon këto pista.

Deklaratën e shkurtër, pasi ende nuk ka dhënë dëshminë e plotë, Luan Muça e bëri nga spitali i Vlorës, ku ndodhej pasi u lëndua dje nga përmbysja e Range Roverit, e sot u transferua drejt spitalit të Traumës. Para aksidentit Muça kishte djegur Audin A8, më të cilin kishte dalë nga resorti, dhe ishte marrë nga mjeti Range, në tentativë për t’i ikur policisë, por që i zgjati vetëm pak kilometra.

Read more:“Kush s’mban mend se ça ka thënë dje, nuk kërkon dot besim sot!”, Rama frymëzohet nga protesta për ‘Pasqyrën e flamengove”: Nëse qeveria nuk është në gjendje të merret me veten, të hapë krahun!

Report Tv mësoi se në kërkim është shpallur edhe vëllai i Luan Muçës, Bujar Muça, një personazh shumë i njohur i botës së biznesit, politikës por edhe i përmendur edhe në kronikën e zezë. Policia ende nuk ka bërë të ditur nëse ishte i pranishëm në përplasje apo rolin që mund të ketë pasur në këtë ngjarje.

Në 2017 Bujar Muça u zgjodh deputet nën logon e PDIU. Ai e mbajti mandatin vetëm 2 muaj, duke dhënë më pas dorëheqje. Bujari ka qenë themelues dhe aksioner thuajse në të gjitha bizneset Delta por që më pas aksionet janë transferuar te vëllai dhe anëtarë të tjerë të familjes. Ai u vë në qendër të vëmendjes kur në tetor 2025 u arrestua nga policia e Elbasanit, në shoqërinë e disa personave me precedentë kriminalë, të cilëve iu gjetën edhe armë. Interesant është fakti që mes të arrestuarve atëherë ishte dhe Blerim Heta, shtetasi kosovar, që u prangos dje duke u larguar, pasi kishte marrë pjesë në ngjarjen e ‘Regina Palm’.

Read more:Vlorë/ Mbi 15 të armatosur të ‘Swat Security’ zbarkojnë te ‘Regina Palm’ të Vasil Bedinaj: Më gjobitën 5 mln €, Luan Muça i Deltës më erdhi në tavolinë! ‘Range’ përmbyset gjatë arratisë, 5 të ndaluar (VIDEO)

Heta ishte në Range Roverin, që kishte një shenjë plumbi në xham, pasi dyshohet se u qëllua nga njeriu i Bedinajt, Angjelo Breshani, teksa grupi i Muçës po largohej nga hoteli. Pikërisht në këtë mjet u gjetën edhe njolla gjaku, që shton dyshimet se mund të ketë pasur një person të plagosur në ngjarje.

E gjithë përplasja mes dy biznesmenëve të njohur Muça dhe Bedinaj ka nisur në orën 11:30 të 3 shtatorit, kur Luan Muça mbërriti me të paktën 7 makina dhe mbi 10 persona të armatosur mbërriti në ‘Regina Palm’. Edhe 24 orë më pas mbetet një mister arsyeja e vërtetë e përplasjes.

Read more:Vlorë/ Mbi 15 të armatosur të ‘Swat Security’ zbarkojnë në hotelin ‘Regina’ të Vasil Bedinaj: Më gjobitën 5 mln €, Luan Muça i Deltës më erdhi në tavolinë! ‘Range’ përmbyset gjatë arratisë, 3 të ndaluar (VIDEO)

Versioni i konfliktit pronësor dyshohet se mbështetet mbi një investim strategjik të kompanisë Delta Group për një resort gjigand në bregdetin mes Drimadhesit dhe Palasës, për truallin e të cilit dyshohet se të dyja palët pretendojnë se kanë letra të rregullta.

Lexo edhe
Kronikë

Protesta zbehet në ditën e 11-të, studentët e mjekësisë të veshur me uniformën e bardhë dhe të maskuar para Kryeministrisë: Jo dialog me Ramën (VIDEO)

Kronikë

I sanksionuar nga SHBA dhe BE/ Televizioni iranian raporton protestat e dhunshme në Tiranë, i ‘shet’ si tubime mbarë-popullore (VIDEO)

Tags: #angjelo breshani #Armë #Bizneset #Biznesi #bujar muca #Luan Muca #Mandrit Lleshaj #perplasja muca bedinaj #Regina Palm Resort #Vasil Bedinaj #Vlore

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Protesta zbehet në ditën e 11-të, studentët e mjekësisë të veshur me uniformën e bardhë dhe të maskuar para Kryeministrisë: Jo dialog me Ramën (VIDEO)
  • I sanksionuar nga SHBA dhe BE/ Televizioni iranian raporton protestat e dhunshme në Tiranë, i ‘shet’ si tubime mbarë-popullore (VIDEO)
  • Paqe në Tiranë pas 8 ditësh ‘luftë’, incidente sporadike! Djegin karrigen në bulevard dhe hedhin molotovë e gurë, e mbyllin me marshim paqësor! Asnjë i shoqëruar
  • U rrëzua gjatë punës në fabrikë, lëndohet 39-vjeçari italian në Tepelenë, dërgohet te ‘Trauma’
  • 10 orë protestë/ Policia strategji të re në ditën e shtatë, neutralizon sulmet që në nisje! Sulm Gjykatës së Apelit, 5 të arrestuar! Fishekzjarre e molotovë efektivëve
Nga të njëjtat tag-e
  • Bizneset kërkojnë mbrojtje/ Mbi 15 filiale bankash të dëmtuara, punonjësit denoncojnë mungesën e policisë
  • Defekti në tubacionin kryesor la Vlorën pa ujë, përfundon riparimi i avarisë dhe nis rikthimi gradual i furnizimit (VIDEO)
  • ‘Përditësoni menjëherë sistemet!’ Autoriteti i Sigurisë Kibernetike identifikon cenim të gjuhës së programimit të faqeve të internetit
  • LIVE TV- Protesta/ Molotovë te Komisariati nr. 3 dhe Ministria e Brendshme, 17 policë të lënduar! Sulmohet selia e PS, protestues me maska në PD
  • Protesta përshkallëzon në zjarre! Molotovë Gjykatës së Lartë e Bankës së Shqipërisë te ish-hotel Dajti! Digjet banka private, plaçkiten biznese! 21 efektivë dhe 13 protestues të lënduar
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Editoriale Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër – Ide 4 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë I sanksionuar nga SHBA dhe BE/ Televizioni iranian raporton protestat e dhunshme në Tiranë, i ‘shet’ si tubime mbarë-popullore (VIDEO) 3 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Të paguajnë prindërit e studentëve”/ Shpërthen Korreshi ndaj kryeministrit: Po miliardat e vjedhura nga Balluku e taborë kush i kthen? 3 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Teknologji ChatGPT dhe marrëdhëniet njerëzore, ekspertët paralajmërojnë për rrezikun e izolimit emocional 3 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Protesta zbehet në ditën e 11-të, studentët e mjekësisë të veshur me uniformën e bardhë dhe të maskuar para Kryeministrisë: Jo dialog me Ramën (VIDEO) 2 lexime · 2 orë më parë
  6. 06
    Editoriale Populli dhe banda me uniformë – Blog 2 lexime · 1 orë më parë
  7. 07
    Politikë Të dielën zgjedhje në Serbi, kush fiton? Ilir Kulla: Studentët ia rrezikojnë pushtetin Vuçiçit 2 lexime · 1 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Protesta zbehet në ditën e 11-të, studentët e mjekësisë të veshur me uniformën e bardhë dhe të maskuar para Kryeministrisë: Jo dialog me Ramën (VIDEO)

Protesta kundër qeverisë vijoi edhe në ditën e 11-të, ndonëse me tkurrje të ndjeshme të numrit të qytetarëve…

• 2 orë më parë • 8 min lexim
Kronikë

I sanksionuar nga SHBA dhe BE/ Televizioni iranian raporton protestat e dhunshme në Tiranë, i ‘shet’ si tubime mbarë-popullore (VIDEO)

Protestat e dhunshme që po zhvillohen në Tiranë, duket se po monitorohen me kujdes nga televizioni shtetëror iranian,…

• 1 ditë më parë • 2 min lexim
Kronikë

Paqe në Tiranë pas 8 ditësh ‘luftë’, incidente sporadike! Djegin karrigen në bulevard dhe hedhin molotovë e gurë, e mbyllin me marshim paqësor! Asnjë i shoqëruar

Incidente sporadike dhe jo të rënda, vetëm në mbrëmje dhe vetëm në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ishte epilogu…

• 2 ditë më parë • 6 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin